E premte, 19.04.2024, 06:53 PM (GMT+1)

Faleminderit

Neki Lulaj: Për Jusuf Gërvallën

E enjte, 14.01.2010, 09:29 PM


Neki Lulaj

PËR JUSUF GËRVALLEN

Të vranë ,he ata i vrafët zoti
njerëz të territ që kafshojnë lirinë
Po ti nuk ke vdekë O Jusuf Bardhoshi
Ishe lajmtar qe na thirre Lirinë

Plumb trathetije,mbrëmje janari,
qe ty te mori, ne na plagoi
mbetesh i gjallë ne zemrat tona 
Gjithemonë do te shenderritësh ,si meteor

Nata u ndal në ,at bore janari,
pikoi gjak mbi Untergruppenbach,
kur ato krisma te pushkëve vrastare
kryen at krim, te mallkuarit ata.

Lajmi u hap i pushkës vrastare 
plagoi shqipet ne katër anë
po në Dubovikun e Nanës Aishe
atë lajm te hidhur , kush me ja dhanë?

Te vranë ata he i vraftë mordi,
pa e mbarue krejtë historinë
vepra e jote për Shqiptarinë.
do ta fitoi përjetësinë.

Të vranë ata,pa e pa Kosovën
N janarin e ftohët ja këtheve shpinen
Me punen tënde patriotike
Ti e fitove pavdekësinë.


(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora