E enjte, 25.04.2024, 02:50 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Kosova ofron ndihmë për familjet e përmbytura në Shqipëri

E marte, 12.01.2010, 10:56 PM


KOSOVA  OFRON NDIHMË PËR FAMILJET E PËRMBYTURA NË SHQIPËRI

Nga Milazim KADRIU

Pas ndihmës nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ka ndarë një shumë prej 200 mijë eurosh ndihmë për zonat e goditura nga vërshimet në Shqipëri,po vazhdojnë edhe grumbullimi I ndihmave tjera anekënd Kosovës.

Po ashtu Qeveria e Kosovës në Shqipëri ka dërguar edhe pjesëtarë të FSK-së të cilët po i kryejnë punët me përkushtim të madhe dhe për këtë puna  e tyre po vlerësohet lartë.

Bizneset e Kosovës ndihmojnë banorët e zonave të përmbytura me 100 mijë euro

Një delegacion i Odes Ekonomike te Kosovës dhe përfaqësuesve të biznesit, të kryesuar nga kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, kanë udhëtuar  për në Tiranë për të dërguar ndihmën financiare prej më shumë se 100 mijë euro, për banorët e prekur nga vërshimet, që kanë përfshirë pjesën verilindore të Shqipërisë. Ftesës së Odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve për të dhënë ndihma materiale për banorët e zonave të përmbytura i janë përgjigjur numër i madh i bizneseve, të cilat kanë dhënë ndihmën në shumën prej mbi 100 mijë eurosh, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike të Kosovës. Këto ndihma do t’i dorëzohen udhëheqësit të komisionit ndërministror të Shqipërisë, ministrit të Punëve të Brendshme, Lulëzim Basha. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe Bordi Menaxhues i “NLB Prishtina” ka vendosur që të ndajë 5000 euro në emër të solidaritetit me banorët e zonës, që ta përballojnë më lehtë këtë situate.

KKK-ja fton të gjithë qytetarët për të ofruar ndihma për banorët që pësuan nga përmbytjet në Shqipëri 

Kryqi i Kuq i Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që brenda mundësive të tyre të ofrojnë ndihma për të ndihmuar banorët që pësuan nga përmbytjet në Shqipëri. Aksioni do të zhvillohet në të gjitha komunat,  ndërsa qytetarët mund të ofrojnë ndihmat e tyre në të gjitha zyrat e degëve të Kryqit të Kuq të Kosovës. Ndihmat mund të jenë në ushqime të paketuara (si vaj, miell, sheqer, pasta, konserva etj.), mjete higjienike, veshmbathje dhe batanije apo edhe gjësende të tjera. Kryqi i Kuq i Kosovës apelon te të gjithë qytetarët dhe bizneset që të ndihmojnë popullatën e dëmtuar nga përmbytjet në Shqipëri.

BIK: Më 15 janar në të gjitha xhamitë e Kosovës aksion për ndihmë zonave të përmbytura në Veriun e Shqipërisë
 
 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me vëmendje dhe e shqetësuar po përcjell gjendjen në veriun e Shqipërisë, ku  përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatbardhësisht jo edhe viktima në njerëz.  Kryesia, duke parë gjendej e rënd me të cilin po përballet popullate e atakuar nga  përmbytjet, këtyre ditëve ka vendosur që të premten më 15 janar 2010, në të gjitha xhamitë e Kosovës të organizoj aksion për grumbullimin e mjeteve financiare me destinim ndihmë zonave të përmbytura. Aksioni do të zhvillohet pas namazit të xhumasë në gjitha xhamitë e Kosovës. Ndërsa për të sensibilizuar xhematin, Kryesia ka udhëzuar imamët që hytben e xhumasë t’i kushtojnë solidaritetit dhe ndihmës me njerëzit në rast të fatkeqësive.

Kryesia e BIK për këtë aksion, përmes një qarkoreje ka njoftuar të gjithë Këshillat vendor që të bëjnë përgatitjet e duhura, në mënyrë që aksioni të jetë sa më masiv, porse ka kërkuar nga Këshillat vendor një mobilizim të posaçëm.
Kryesia e BIK apelon tek xhematlinjt dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, e që kanë mundësi materiale të kontribuojnë me pasurinë e tyre që sado pak t’ua lehtësojmë vështirësitë vëllezërve tanë që këto ditë po kalojnë në një situatë të rënd. 
Për këtë qëllim Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës pran NLB Prishtina, ka hapur edhe një xhirollogari bankare ku të gjithë të interesuar mund të japin kontributet e tyre. 
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për ndihmë Shkodrës,
NLB Prishtina 17080009000003687.

Termokosi ndihmon me 3 mijë euro rajonet e vërshuara në Shqipëri...

Me qëllim të ardhjes në ndihmë të banorëve të prekur nga tragjedia natyrore në rajonet e vërshuara në Shqipëri, NQ "Termokos" i është bashkangjitur apelit për ndihmë, përmes disa mjeteve solide materiale.

Kjo ndihmë humanitare në lartësi prej 3 mijë Euro nga ana e Menaxhmentit të NQ "Termokos", është dhënë për t'u lehtësuar banorëve pasojat nga dëmet e shkaktuara, thuhet në një komunikatë për media.

Kjo ndihmë erdhi pas kërkesës, përkatësisht apelit të Odës Ekonomike të Kosovës për ndihmë humanitare, për shkak të përmbytjeve në Shqipëri.

''Raiffeisen Bank'', 10 mijë euro për Shqipërinë

Pas situatës së krijuar nga përmbytjet në rrethin e Shkodrës në Shqipëri, Bordi Drejtues i "Raiffeisen Bank" në Kosovë ka vendosur që të ndihmojë banorët e këtij rajoni me një shumë prej 10,000 euro.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga "Raiffeisen Bank", njoftohet se kjo shumë do të transferohet në llogarinë e hapur nga Qeveria e Shqipërisë për të ndihmuar banorët e zonës.

"Ne kemi përcjellur me vëmendje ngjarjet e fundit pas përmbytjeve që kanë ndodhur në Shqipëri, prandaj "Raiffeisen Bank" në Kosovë ka vendosur që të kontribuojë sadopak për banorët e zonave të prekuraö, thotë Robert Wright, drejtor i përgjithshëm i "Raiffeisen Bank" në Kosovë.

Edhe komunat e Kosovës ndihmojnë Shqipërinë

Edhe komunat e Kosovës që këto ditë janë duke bërë konstituimin e Kuvendeve komunale të dalë nga zgjedhjet e15 nëntorit po solidarizohen dhe po ndajnë ndihma për vëllezërit në Shqipëri , Kështu Ferizaj, ka ndarë 12 mijë euro ndihmë për Shqipëri, Podujeva, 20 mijë euro, Prizreni, 15 mijë, Deçani,10 mijë euro si dhe komunat  tjera  Gjakova, Peja, Gjilani, Mitrovica  etj kanë shprehur solidaritetin e tyre duke ndihmuar materialisht me shuma të konsiderueshme .

Edhe Posta dhe Telekomi i Kosovës ka ofruar ndihmë në vlerë prej 10 mijë eurosh. Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, deklaroi se PTK-ja i është bashkëngjitur ndihmës së Qeverisë së Kosovës për banorët që kanë pësuar nga vala e rëndë e përmbytjeve në Shqipëri. Ndihmat për qytetarët e që pësuan nga përmbytjet në Shqipëri po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe më në të gjitha meset e Republikës së Kosovës.


(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora