E enjte, 28.03.2024, 06:12 PM (GMT)

Faleminderit

Sabile Keçmezi- Basha: Ajshe Gërvalla - Nënlokja e madhe që rriti trimat e kombit

E marte, 12.01.2010, 10:30 PM


AJSHE GËRVALLA-NËNËLOKJA E MADHE QË RRITI TRIMAT E KOMBIT

Nga Prof. dr. Sabile Keçmezi- BASHA
sabile_basha@hotmail.com

Një kaptin të veçantë në historinë e popullit shqiptarë pa dyshim zënë edhe gratë. Ajo, asnjëherë nuk u pajtua me padrejtësitë, që i ndodhën gjatë historisë. Jo vetëm që nuk u pajtua me të, por lirisht mund të thuhet se ishte pjesëmarrëse aktive në të gjitha lëvizjet dhe organizimet, që u ndërmorën për daljen nga robëria shekullore, që populli shqiptar me sakrifica të mëdha pagoi çdo gjakim të lirisë. Ajo me dashurin që kishte për lirinë, gjeti mënyra dhe mundësi për tu aktivizuar në të gjitha format e rezistencës që u ndërmorën për lirinë e popullit, herë në mënyrë direkt, e herë në prapavijë, ajo me një dinjitet të lartë ishte aty, ku ishin burrat dhe ku vendosej për fatet e mprehta të vendit.
Pas vitit 1945, Gruaja shqiptare ishte po ajo grua e Rilindjes Kombëtare, vetëm ca më e avancuar në kuptimin e ngritjes arsimore. Ajo nuk mundi të qëndronte duarkryq duke i parë sulmet e një pas njëshme dhe masakrat e shumta, që ndodhnin ndaj popullsisë shqiptare. U angazhua duke treguar trimëri të rrallë në organizatat nacionaliste dhe luftoi me këmbëngulje për realizimin e qëllimeve më të larta kombëtare.
Numri i tyre, që dolën për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe lirin aq shumë të pritur ishte i madh. Vepruan ato, në mënyrë të organizuar, por edhe aty ku e lypte nevoja. Me formimin e organizatës Nacional Demokratike Shqiptare, në kuadrin e saj, në komitete komunale të NDSH-es, si formë organizimi, u aplikuan edhe komitetet e grave të NDSH-së, që vepronin kryesisht me gra, ndonëse ato vepronin edhe në forma të tjera, ngase në disa pjesë të Kosovës organizimi i tyre nuk ishte edhe aq i mundshëm.
Vlen të përmendim procesin gjyqësor  në Prizren të Marie Shllakut, ku me 24 nëntor u ekzekutua me tre bashkëvendës të saj.
Një vit më vonë, në Gjilanin e Idriz Seferit, filloi një proces tjetër po aq makabër se ai i Prizrenit, ku para gjyqit dolën 36 atdhetar, për tu dënuar me vite drakonike nga pushtuesi jugosllav. Para trupit gjykues, në bankën e zezë me një krenari të paparë gjerë më atëherë, qëndronte kokëlartë amvisja e më vonë aktorja e njohur e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, nga Ferizaj, Katarina Josipi- Pjetri, motra e devotshme e atdhetarit, Lazër Josipit, që edhe ai dënohej po në këtë proces gjyqësor. 
Në kohen kur organizohej procesi, Katarina kishte vetëm 23 vjet, e martuar, por megjithatë rrezikoi çdo gjë vetëm e vetëm që ti ndihmoj lëvizjes së NDSH-së. Maria, Katarina e shumë të reja shqiptare dolën para gjyqit dhe në mënyrën më të vrazhdë u ballafaquan me realitetin historik, se liria megjithatë, pa sakrifica nuk mund të fitohet. Por, çfarë të thuhej për të gjitha ato gra që në mënyrë të tërthorët, duke qëndruar në prapavijë, e ndihmuan popullin, i fshehën dhe u kujdesën për krerët dhe anëtarët e tjerë të lëvizjes së rezistencës. Mund të themi se gruaja shqiptare gjatë tërë periudhave të historisë kishte zgjedhë një rrugë më pak ekspozuese, por që epte një kontribut të jashtëzakonshëm në lëvizjet kombëtare. Ajo me një devotshmëri u kujdes për fëmijët që ti edukojë në tabanin kombëtar, ruajti me krenari postulatet e të parëve për luftërat kundër robërisë, mbrojti familjen si gjënë më të shenjët dhe çdo gjë që nënkuptonte atributet më sublime etike e kombëtare.
Një rrugë të vështirë dhe me plotë sakrifica e vazhdoi edhe nënëmadhja Ajshe Gërvalla, e cila ishte e lindur në Kryeshec, komuna e Deçanit. Për nënën Ajshen kisha dëgjuar shumë herët, por pas viteve të tetëdhjeta, pasi kishte ndodhur vrasja makabër e bijve të saj, ajo në një mënyrë të thjesht dhe padiktueshëm u bë edhe nënë e jona dhe e mbar popullit shqiptar. Ishte viti 1994, kur u takova për herë të parë me nënën Ajshe. U takuam në përvjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe mikut të tyre Kadri Zekës. Në fshatin Bresalc ishte organizuar manifestimi i përvjetori. Nëna Ajshe si rëndomtë kishte zënë një vend meritor të sallës dhe thënë më ndryshe rrezatonte amësi dhe trimëri. Ajo të bënte për vete në qysh me takimin e parë. Por, nuk ishte e rastësishme, se gjatë viteve tëaksionit për pajtimin e gjaqeve, në emër të nënëmadhes, anë e këndë Kosovës u falën shumë e shumë gjaqe, kjo plagë ende e pashëruar e popullit tonë.
  Në të dhënat biografike që i kam hasur ( e që janë të pakta, sa i përket nënës Ajshe), thuhej se ajo ishte bija e Jusuf Buzhalës, i cili për shkak të rrethanave të rënda politike e ekonomike detyrohej që të shpërngulej për Pejë. Nëna Ajshja ishte martuar e re, dhe thuhej se fisnikëria, virtytet dhe trimëria e saj erdhën, dhe u bënë më të shprehura, kur u martua me trimin e njohur Bardhosh Gërvallën. 
Familja Gervalla ishte një familje me tradita atdhetare. Dhe ishte absurde të mos binte në sy të okupuesve. Andaj pushtetarët ndaj familjeve dhe individëve të tillë ishte e pamundur që të mos merrte masa të jashtëzakonshme presioni. Një gjë e tillë ndodhi edhe ndaj familjes ku ishte martuar vajza krenare e Buzhalajve. 
Me 22 maj 2004, me rastin e vdekjes së nënës së madhe, për “Epokën e Re” shkruante  Rrahman Jashari se “Nëna Ajshe, një nënë që i shtoi namin truallit dhe figurës së femrës shqiptare ndër shekuj, ishte burim frymëzimi për shumë atdhetar në përpjekjet sublime për liri”. Ndërsa, unë do të shtoja se karakteristik e imazhit të saj nëpër vite ishte shamia e bardhë që e mbante në kokë. Nëna lajmëronte paqen nëpër mes shamisë, por ajo atdheut i kishte falur edhe dy bijtë e saj trima: Jusufin e Bardhoshin, që i quante se ata ishin bijtë e Kosovës, bijtë e shqiptarisë. Jashari në shkrimin e tij thotë se “nëna ishte roje e bardhë e tyre, roje e bardhë e truallit ... për të vazhduar se shoqëria me gurët e kullave  është histori tjetër e shkruar me heshtjen e bardhë, Secili është një fëmijë, secili është një djalë, dhe secili ka vetëm një nënë. Nëna i mban mbi tokë, ndërsa trualli nën të” theksonte ai.  
Nënë Ajshja në martesë kishte lindur katër djem, me kalimin e viteve ata u rritën dhe me kohë u bënë rrezik për pushtetin dhe okupuesin.

Djemtë trima të nënës Ajshe

Më 1 tetor 1945, u lind heroi i kombit Jusuf Gervalla, ne fshatin Dubovik te Deçanit. Ai fillimisht ishte poet, romancier, këngëtar dhe atdhetar i përkushtuar gjer ne çastet e fundit te jetës, e cila u pre ne mes nga gjakataret serb. Gjyshi i Jusuf Gervalles ka qene kaçak i njohur i cili luftoi kundër forcave pushtuese serbe. 
Vitet të cilat i jetoi ai në Kosovë ishin me plotë luftë dhe me plotë sakrificë. Por, pas daljes nga Kosova në jetën e tij fillon një etapë e re, e mbarsur me kobë dhe fatkeqësi. Ai si i ri, mbi supet e veta e kishte ndjerë rëndë peshën e skllavërisë, andaj edhe ishte krejt e pritur që ai të angazhohej në lëvizjen atdhetare ilegale. U angazhua dhe punoi deri në çastet e fundit të jetës për lirinë e Kosovës dhe trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavi. Udbashët sllavë e kishin hetuar veprimtarin dhe angazhimin e madh të tij për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, dhe në një mënyrë ciklike po iu prishte llogarit të bëra gabimisht për Kosovën. Ata , pas këtij zbulimi nuk rrinë duarkryq. Vendosin që në një mënyrë ose tjetër, ta arrestonin ose ta likuidonin në një afat sa më të shkurtër. Dihej se në vitet e shtatëdhjeta e tetëdhjeta ilegalja shqiptare ishte shumë e organizuar, andaj edhe qëllimet e hetuesve kishin arritur ti zbulonin, dhe Jusuf Gërvalla informohet me kohë, dhe me ndihmën e shokëve, arratiset dhe  ilegalisht kalon kufirin për tu vendosur tek i vëllai që ndodhej në Gjermani,  ku më herët kishte shkuar vëllai Bardhoshi. Rezistenca shqiptare që vepronte në perëndim pati fat që në radhët e veta pati edhe atdhetarin e devotshëm, organizatorin e mirëfilltë të veprimtarisë ilegale atdhetare. 
Me angazhimin e Jusufit në veprimtarin atdhetare në diasporë, ai angazhohej kryesisht në organizimin e tyre që në rrugën e nisur të rezistencës, që të jenë sa më unik dhe më të bashkuar. UDB-eja jugosllave ishte tej mase e shqetësuar. Andaj rrjeti i krimit dhe i kriminelve me të madhe u sensibilizua. U dërguan me urgjencë edh jashtë shtetit gjithandej ku vepronte Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla dhe shokët e tyre. Dhe, nuk shkoi gjatë, një ditë të ftohët janari (17 Janar 1982), nënë Ajshja mori lajmin e zi, se në vendin e quajtur Untergrupenbach afër Shtutgardit ishin likuiduar atdhetarët Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, të cilët në historinë e re të popullit shqiptar mbeten si figurat më madhore të Kombit tone.
Në librin “Fati i luleve...”, të Kadri Rexhës thuhet edhe kjo se “Nënë Ajshja këtu në Dubovik, lajmin do ta marrë nga lajmet e Radio Prishtinës, që kohëve të fundit i kishte kaluar në një shprehi për të dëgjuar lajmet. Besa, siç thotë më vonë, kisha edhe një parandjenjë të keqe se do të ndodhë diçka e papritur dhe e zezë” për të vazhduar më tej, dhe vazhdimisht duke vu në spikamë krenarin dhe pa përulësin e nënës para armikut. Në momentin kur merë lajmin tragjik për djemtë e saj, ajo të nesërmen shkon në burgun e Pejës për ta ngushëlluar të birin Hysenin. Gardianët dhe roja e burgut ishin të informuar mirë dhe dinin çdo gjë për ngjarjen që kishte ndodhur një ditë më parë. Me një vetëkënaqësi të pa përmbajtur, e ironizonin nënën e kombit, siç do të shkruante Kadri Rexha, në librin e lartpërmendur, në momentin kur do i shprehin ngushëllime udbashët e fëlliqur, duke iu drejtuar me fjalët se “a mërzitesh për djemtë që tu vranë”. E nëna me mençurin që kishte do t’iu përgjigjet “Jo, nuk mu ka mbyllur dera me ferrë...Në shtëpi i kam edhe dhjetë burra të tjerë. Pastaj tërë shokët e djemve të mi, i kam në vendin e tyre. Tash po e marr vesh se paskam pasur djem, ndryshe nuk do të ngrihej një shtet në këmbë për të mi vrarë...”, përfundon nëna.
 Veprimtaria liridashëse dhe atdhetare e heronjve, në mënyrë të drejtpërdrejtë do të pengonte shërbimet jugosllave brenda dhe jashtë vendit. Ata, që të tre në mes veti kompletoheshin e harmonizonin veprimet, sa që një lëvizjes atdhetare do ti nevojiteshin vite për të pasur këso kuadrosh në radhët e tyre. Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë, Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe kishte krijuar raporte të shkëlqyeshme edhe me organizata të tjera të shteteve të huaja që luftonin për liri dhe pavarësi të popujve të tyre. Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim.
Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi. Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër rezistencës shqiptare, që me një përkushtim të madh u organizua dhe ia doli që ta kurorëzoi me sukses. Dhe vërtet Nënë Ajshja ngeli pa dy djemtë e saj, por një shqiptari ishte e saja dhe i qëndroi pranë deri në ditët e fundit. Nënëmadhja –Ajshe Gërvalla, vërtet shkoi në amshim, por gratë trimëresha, dhe nënat që lindin trima ato nuk vdesin kurrë, në kujtimet, në dashurin dhe në historinë e kombeve.


(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora