Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Everest Haxhi: 69 vjet duke kerkur fajtorin!

| E marte, 12.01.2010, 09:58 PM |


69 vjet duke kerkur fajtorin!

Nga Everest Haxhi

Rreshjet e shumta dhe te pazakonta per kete periudhe kane krijuar nje situate tejet te veshtire ne liqenet e hidrocentraleve dhe banoret ne zonen e Shkodres. Fusha te permbytura, njerez qe perpiqen te shpetojne ato pak placka te pademtuar nga uji dhe te tjera situata si keto jane pjese e kesa anormalie qe po zhvillohet ne kete pjese te Shqiperise. 
Ne ndihme te banoreve kane shkuar te gjithe. Jo vetem Presidenti I Republikes, Kryeministri, Kryetarja e Parlamentit, njesite ushatarke dhe funskionare shteterore lokale, por edhe banore te viseve te tjera te vendit jane bashkuar me lutjet e tyre ne support te banoreve te Shkodres.
Deri ketu pamja eshte e ngjashme me ate cka mund te ndodhe ne cdo vend tjeter te botes; ndihme, solidaritet dhe lutje qe situate te normalizohet sa me shpejt. Me pas vjen paradoksi shqiptar.
Ende pa u neutralizuar pasojat e kesaj gjendjeje te rende, ende ne lageshtiren e permbytjeve dhe demtimeve te pallogaritshme, nga “200 Petrita” behet thirrje per te gjetur fajtorin.
Thirrjet histerike, procedurat e nderlikuara te propozuara per gjetjen dhe me pas ndeshkimin dhe ekzekutimin public te fajtorit vazhdojne fatkeqesisht te jene pjese e mentalitetit te sotem te pandryshuar per me se 69 vjet, qe prej themelimit te institucionit qe prodhonte me shumice fajtore dhe grupe fajtoresh.
Ne pothuaj te gjitha krizat qe shoqeria shqiptare post komuniste ka kaluar eshte bere thirrje per te gjetur fajtorin pa menduar per menyrat praktike dhe me kosto me te ulet per te kapercyer krizen.
Jo, harroje dhimbjen, harroje katastrofen, harroje fatin qe nje force politike ne drjetim I ra Shansi I keq I te perballurit me fatkeqesi natyrore apo njerezore. Duam fajtorin qe ta peshtyjme ne fytyre, ti themi armik I popullit dhe I shoqerise dhe ta ekzekutojme publikisht. Oh sa mire ndihemi. 
Fajtori ne shoqerine shqiptare eshte nje figure shume komplekese. Kompleksiteti I tij nuk eshte figurativ dhe as conceptual por, ka te beje me kohen dhe menyren e perdorimit te fajtorit. 
Instituti I Studimeve Marksiste-Leniniste ka bere studime te shumta qe sipas kohes dhe rrethanes ti ofroje shoqerise nje fajtor te fajshem por, ne pamundesi shpesh ( e them per delikatese), jane ofruar edhe fajtore te pafajshem pasi jane me kosto me te ulet dhe me te lehte per tu gjendur. 
Menyra e perdorimit te fajtoreve eshte gjithashtu komplekse edhe pse ata keshillohen te perdoren nga te gjithe, pa recete, mjafton qe te ndihemi mire nga perdorimi I tyre. 
Fatkeqesisht kuadrot e atij Instituti jane ende te gatshem te kerkojne dhe ti ofrojne shoqerise fajtore packa se nje fare fjale “MORAL” te detyron qe gishtin ta kthesh nga vetja dhe ne retrospective te shohesh “sukseset” dhe “fitorjet” e arritura gjate turnit te tyre te menaxhmit te vendit.
Oponenca kryesore e ketij mentaliteti fajtoresh duhet te vije nga shoqeria shqiptare qe supozohet e emancipuar pas 19 vjet hapje drejt mendesise perendimore. Pyetja qe duhet te na mundoje sot eshte nese eshte fajtori pjese e zgjidhjes se problemit apo fokusimi mbi fajtorin tregon nje mendesi te kalbur te nje grupi apo klase politike qe nuk ofron dot zgjidhje?
Konflikti me I madh sot eshte mendesia e shoqerise ne raport me institucionin dhe nese kjo ka me pak gjasa te jete gjenetike ( te kerkuarit per vetegjyqesi), cdo lloj tentative per te ofruar fajtorin si zgjidhje do te jete nje hap mbrapa ne krijimin e nje raporti te drejte shoqeri-institucion. 
Vendi I kapur nga nje katastrofe natyrore, klasa politike e kapur ne nje krize qeverisjeje, shoqeria e kapur nga nje krize identiteti jane probleme qe vendet perendimore, bile dhe ato me te zhvilluara, jane te detyruara te perballen cdo moment.
Pse duhet te jemi ne ndryshe? Pse duhet ne qe ne cdo moment te kerkojme te etiketojme njerzit qe jane ne keto moment ne detyre si te paafte kur ne ne te njejtat rrethana nuk do te kishnim me shume shanse te tregonin sa te afte jemi. C’fare I duhet femijeve te zonave te permbytura fajtori kur ne nuk perpiqemi per tu sjelle atyre normalitetin dhe lodrat qe ata humben me rrymen e ujit. 

Koha kalon dhe integrimi I vendit ne familjen e madhe europiane nuk kerkon vetem integrim te institucioneve por integrim te gjithe shoqerise shqiptare. Vetem nje mendesi e ndryshuar do te jete nje hap substancial perpara per te bere te mundur qe niveli I manipulimit te shoqerise te jete sa me I ulet. Duke rritur emancipimin dhe duke sjelle eksperiencen perendimore do te arrihet te demaskohet mendesia e trasheguar duke beret e mundur qe efektet e helmit te injektuar prej institucionit famekeq te “Luftes se Klasave” te zvaniten dhe te shpetojne shoqerine shqiptare dhe fajtoret a pafajshem.