E marte, 23.04.2024, 02:35 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Promotheu i simbolikës lirike (II)

E hene, 11.01.2010, 10:20 PM


2. JUSUF GËRVALLA - ERË E RE E DASHURISË? !

Nga Ferit RAMADANI

Janë të rralla ndodhitë, si ndodhia e Jusuf Gërvallës së vrarë me vllaun e tij Bardhoshin dhe shokun e idealit Kadri Zekën! Është i rrallë edhe misteri edhe mistika e kësaj domethënie! Megjithatë është unikate vetëm ringjallja e shenjtëruar! Rizgjimi i cili u flet brezave si ta sëndërtojnë idealin për të cilin Jusufi bashkë me Bardhoshin dhe Kadriun flijoi jetën për t?u kthyer të jetojë në çdo zemër të shqiptarit me mall e dhembje, me krenari e guxim , se një ditë në trupin e ?Nënëlokes Kosovë ? do të kthehet ? ta puthë rrezja e qartë ngazëllyese ? e pavarësisë" !


Një shekull burg përfundon për Kosovën! Veçmas dy dekada arbitrazhi dhe përndjekjesh nëpër të cilat kaloi shqiptari i trajtuar nga ? Gjuhë e vjetër e kafshës së zezë?!, që nuk dinte tjetër pos mallkimit dhe ngritjes së çdo mekanizmi veprues për ta përdorur dhunën dhe terrorin mbi ta ! Ashtu, siç e përdori krim -mjeshtrinë socialfederalizmi jugosllav atë natë të 17 janarit 1982 në Untergruppenbach të Shtutgardit të Gjermanisë , për t?ia shtuar dhembjen Atdheut dhe plagën shqiptarëve të shpërndarë në çdo skaj të botës, për kafshatën e bukës, dhe për një rreze drite të lirisë!

Tronditja shqiptare prej këtij terrori të trefishtë ishte e madhe! Ajo nga ky krim përjetoi lëngatë në fushën e krijimtarisë! Në art dhe kulturë! Në këngë e gazetari! Megjithatë fitoi në rezistencë dhe iu kthye asaj me promotorët e vet! Veçmas me Jusuf Gërvallën i cili u ringrit edhe më i rreptë, për ta kundërshtuar praktikën kriminale të kaurrëve të sërbosllavisë dhe mashave të saj! Sadoqë armiqtë e shqiptarëve e kishin menduar gjatë se nga mund ta bënin rrënimin e tyre, shkapërderdhjen në organizim dhe lëvizje, kurrë nuk ia qëlluan! Sepse shpirti i shenjtëruar i Jusufit u bë ngjizje e mobilizimit dhe i përfshiu përmasat deri në paskajshmëri! E, kush ishin ata kaurrë të shkinës sërbosllave që deshën ta mposhtin Atdheun e legjendarit ?! Kosovën e cila kaloi nëpë kalvare e mundime, por, kurrë s?u dorëzua përpara kaurrosllavisë milosheviqiste!
Rruga nëpër të cilën kaluan shqiptarët e Kosovës ishte rrugë e sakrificës. Ishte rugë e rënieve! Të gjithë ata që shkelën në binarët e saj ishin të gjykuar të flijohen! Dhe të mbesin jashtë rrjedhave të jetës së Atdheut! Këtë kusht e kishte ngritur në ligjësi sërbosllavia! Dhe me përkushtim e zbatonte për t'i rrënuar e rrafshuar gjithë ata bij e bija shqiptare që deshën të bëjnë një shenjëzim Kosove! Po kështu veproi edhe me trupat e pajetë të të tre martirëve, Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, duke ua pamundësuar varrimin në Kosovë!
Por parandjenja prej shenjtori, Jusufin e preokupoi përpara vrasjes kriminale nga kriminelët e sërbosllavisë, dhe ai rrugën e kthimit të tij e prejudikoi kështu:
?A do t? ketë akoma natë dimri rreth një stufe
A do të rrapllojnë shkallët a do të thonë siç thoshin prore
Na u kthye së largu dimri i paska hyrë në eshtra
Është atje një rrugë e largët përbri fjalësh të nënës sime?
(Rruga që shkela dikur)

Është kjo një porosi apo amanet për brezat të cilët, edhe pas vrasjes së Jusufit , duhet të qëndrojnë deri në pavarësinë e Atdheut, për të cilin , ai , ka dilemë se si do të kthehet përjetësisht për t?u vendosur :
?Vermëni atje tek do të tregojë guri për udhën
Deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë?!

Edhe në gjendje prehjesh, siç trajtohen vend-varrimet, edhe në situata të jashtëzakonshme, Jusufi e qartëson në poezinë ?Fletë testamenti? rivendosjen e tij menjëherë pas ndryshimit të rrethanave të cilat ai në vargje i quan:
?Le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
Ballin time mërrolën e çastit plot mëllef
Se ja tek po zgjohet er?e re e dashurisë së tokës...!

- Për ku po niset ky feniks?
- Për në Kosovën martire e të Pavarur ku prehen Adem Jasharajt...! Niset Prometheu t'ia hapë Kosovës kontestin e historisë në Shekullin e ri...!



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora