E enjte, 28.03.2024, 06:23 PM (GMT)

Kulturë

Pilo Zyba: Festivali i 48 i Këngës në Radio - Televizion

E hene, 11.01.2010, 09:11 PM


FESTIVALI  I  48  I KËNGËS   NË  RADIO -  TELEVIZION

Nga PILO  ZYBA, Greqi

K isha ditë që mendoja të bëja një shkrim për festivalin e 48 kombëtar të këngës në R.T. Këtë dëshirë ma nxiti  festivali i fundvitit të kaluar. Por nëse nuk e hodha në letër më parë  ishte se, mendova të mos shkruaj i ndikuar nga festivali, kushtet në të cilët u zhvillua, njerzit që morën pjesë në të etj.
Tani që ëmbëlsira e fundviti u pre, dhe copën që kishte brënda lekun e florinjtë ja dhanë Ardit Gjebresë ( Të cilin nuk e njoh personalisht), tani që u davaritën retë e turbullta të konkurencës dhe luftës për titull, mendova të bëj një analizë për ato që pamë, që dëgjuam, që shijuam apo nuk shijuam, për të nxjerrë në pah sukseset, të metat, e për të nxjerrë mësime ( jo për të nxjerrë sytë),
që në të ardhmen të jemi më të matur, më të drejtë, më të kujdesshëm, e më të sinqertë në punën
dhe vepren krijuese të artistëve të këtyre zhanreve. Festivali i Këngës! Kështu jemi mësuar ta quajmë atë për të cilin do flasim e do shtjellojmë, si rrallë ndonjëherë.
Ky festival, ka një traditë 48 vjeçare. Pra, është një lumë artistik i cili ka krijuar shtratin e tij në kulturën tonë të muzikës së lehtë.Vështroj e dëgjoj me keqardhje ( dhe nga vetë drejtuesit artistik, regjisorë e kompozitorë, si dhe vetë Gjebrea që e përmëndi në emisionin televiziv 7 x 7) se, ky festival eshte një kopje e festivalit të Sanremos në Itali.
Dua të qëndroj pak gjatë në këtë mendim i cili pak a shumë më acaron e më shqetëson njëkohësisht. Po  jap një shëmbull të thjeshtë. Këngët Labe, shpesh i quajmë polifonike, nga fjala greke poli ? shumë,  foni ? zëra. Këtë këngë në ballkan e këndojnë Grekët, Bullgarët, Serbët, Malazezët etj. Por pasuri e Uneskos u bë kënga jonë labe, pse? Sepse ajo u vlerësua si arritje kulmore në këtë fushë. Mund të ishte një Sanremo e vogël kënga jonë e muzikës së lehtë, por gjatë këtyre 50 vjetëve të zhvillimit të saj , Ajo, krijojë burimin e saj të pastër, të rrjedhura nga meloditë e
 pranverave kombëtare të shpirtit artistik të popullit, të traditës, ndërthurur me ngjyrat e veçanta të Shqiptarizmës. Nëse nuk e bëri këtë pesha e fajit bie mbi krijuesit tanë të vjetër e të rinj. Por unë kem mendimin se ka arritje e veçori. Veçori këto, që e largojnë katërcipërisht nga ato  dhe ata, që mundohen ti fusin në një kallëp me muzikën Italiane, apo ta bëjnë një violinë, që luan nën hijet e pemës së saj.Kjo sa për hyrje.
Ti kthehemi konkurencës së sivjetme:
Festivali i Këngës është një panair artistik për të vlerësuar kompozitorin më të suksesshëm, por jo vetëm kaq. Për ata që shikojnë më tej, kjo është vetëm një pikë e vogël në detin e madh të këngës.
Ja ato që në pamje të parë nuk duken, por së bashku me kompozimin krijojë një atmosferë të tërë
të larmishme për sytë, mëndjet, shijet, dhe dashurinë për këngën dhe veshjet artistike, vizuale,
prezantuese, instrumentuese, harmonizuese etj. Pas një festivali ? të zakonshëm ? rutinë e fundvitit,
fshihen një paradë e tërë mode në veshje, në reklamë, në artin e fjalë siç është teksti, skenografia,
ngjyrat, dritat, prezantuesit, dirixhentet, publiku etj, etj.
E pra kur flasim për festivalin, në fjalë të parë përdorim atë, por për të vënë kurorën e fituesit janë një rreth i tërë me lule, që në fund, përbëjnë buqetën e madhe të suksesit, që ne e quajmë thjesht,
Festivali i këngës në Radia-Televizion.
Nisur nga gjithë këto faktorë do desha ta filloja analizën time  për festivalin ( në të vërtetë nuk kishte brënda një festë të tillë valësh artistike). Festivali i sivjetëm, ishte ndarë në katër net, pse? Thjesht, për fitime nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, për të marrë pjesë sa më shumë autorë, këngëtarë, thjesht për tu bërë qejfin shumë të tjerëve, që mund të gjëndeshin jashtë konkurencës.Për ti hedhur hi syve publikut, një natë quhet e vipa ?ve, një e rrypave, apo  e  dueteve. Dua të më falni të dashur lexues. Unë që shkruaj këto radhë jam një njeri i dashuruar pas muzikës, jetoj prej 20 vjetëve jashtë, por, jam rritur me festivalin që në moshën time 10 ? vjeçare. Këto ditë për mua ( ashtu si dhe për ju ) janë ditë të veçana. Ditë që na mbushin botën e brëndshme për një vit të tërë me krijimtarinë artistike. Janë ditë të shumëpritura, të një burimi ku pimë ujë prej 50 vjetësh. Jemi rritur me emocionet, gëzimet që rrjedhin prej tij. E pra nuk mund të pajtohemi me të metat ( sipas meje) që vihen re në festimin katër ditor të tij.
Po e filloj nga dy prezantuesit, të cilëve nuk kam pse tua përmënd emrat. Detyra e tyre, është të krijojnë një urë të harmonishme, të shumngjyrshme, të këndshme ndërmjet këngës e publikut, istrumentistit e këngëtarit. Të më falni, por unë këtë nuk e vura re. Prezantimi i tyre vlente për të dëshëruar. Kapërcimi ndërmjet fjalës e humorit për të vajtur te kënga e te publiku, në të shumtën e
rasteve stononte. Për këtë ka faj dhe e pa dukshmja, ai krijuesi i thjeshtë dhe hartuesi i programit.
Disa herë prezantuesit u duartrokitën me tallje nga publiku ( nuk po i përmënd rastet por po m?i kërkuat do ti shpreh, ose shikoini të përsëritura në internet). Prezantuesi, të dashur organizatorë, dallon nga njeriu i zakonshëm  nga diksioni i veçantë i zërit të tij, nga lirshmëria, thjeshtësia dhe forca bindëse për atë që thotë, dhe për atë që nuk e thotë, por e thotë vështrimi i tij, qëndrimi, shprehje të talentit të tij aktoresk, si mimika, plastika, ëmbëlsia apo përkëdhelja e fjalës. Këtyre veçorive, drejtuesit nuk u kishin vënë rëndësi. Po kujt i vunë rëndësi ?
Ata, nuk bënë dot dallimin e këngëtarit nga prezantuesi apo krijuesi, ose akoma më keq, qëllimi i tyre ishte, të vinin në dukje talentin e tyre në këngët që ata kënduan, në kompozimet që bënë, në vallet që luajtën, në humorin që krijuan ( në të shumtën i shtirur). Thua se ky ishte festivali i talenteve të reja për të gjith gjinitë. Të më falni, ky nuk është profesionalizëm. Prezantuesit, orkestruesit, këngëtarët, mbollën, prashitën dhe korrën prodhimet e botës. Muzika, kënga e tyre, hëngri bukën e një profesionisti ndaj nuk e ngopi publikun artistikisht. Kjo nuk ndodhi vetëm me prezantuesit por dhe në fushat e tjera të skenës.
Motoja e festivalit më duket se ishte ? Ne i bëjmë të gjitha?.
Lë të futemi në moton e saj dhe të shikojmë me kujdes. Gjysma e kompozitorëve, krijuan këngë,
bënë tekstin, e kompozuan, e orkestruan dhe në fund i futën një të kënduar vetë. Profesionizëm i rrallë, për tu admiruar. Ç?të keqe ka do thotë dikush ? Unë them se ka! Kënga, është një lidhje
fizike e shpirtërore e kompozimit me tekstin, këngëtarin, orkestrën, shtojmë këtu dhe harmonizimin artistik.
Të gjithë këta koponentë janë profesionalë, pra, nuk mund ti direxhojë një njeri i vetëm, qoftë ky  sado i talentuar. Por kjo vëllezër është një metodë pune e krijuar qëllimisht. Pas saj vijnë dhe mendimet e shprehura për këtë qillim.
Përse dallon kompozitori nga poeti, baletmasteri nga këngëtari, prezantuesi nga aktori ?
Nga profesionalizmi. Por për këtë nuk është dakort as zoti Çako dhe as zoti Gjebrea. Ja si shprehen ata një ditë pas festivalit në emisionin 7 X 7.
Çako:
?Kompozitori është profesionist edhe për tekstin, në të vërtetë këtë punë mund ta bëjë edhe një poet ?
Gjebrea :
? Kompozitorët sot në botë i krijojnë të gjitha vetë, këtë e kemi arritur edhe ne ?.
Ja dhe teksti i zotit Gjebrea, pasi ka luajtur dhe ka shpalosur në pjano talentin e tij, Çako këndon:
 
Një tjetër jetë.
?Një tjetër një tjetër jetë unë dua,
Një tjetër një tjetër jetë të jetoj?.
Ju lutem lexues, gjeni te ky tekst poezinë, figurën, frymëzimin.
 
Më poshtë kompozitori  Mancaku krijon në tekst e muzikë.
?Je larg dhe një puthje kur unë ndaj,
Ty të shikoj në tjetrin skaj?.
 
Çlirim Leka....
Nata ime.
?Nuk e mendoja se atë natë
Në rrugën time do takoj ty,
Ma more zëmrën pak nga pak
Se si jetoj jo nuk e di.
 
Vitmar Basha
Dëgjon, por nuk kupton asnjë fjalë.
Kush arrin të përkthejë një teks të tillë mërr çmim kombëtar.
 
Më shumë bie në sy te grupet, ku janë qesharakë dhe emërtimet e tyre.
? Yje të pa shuar?, ? Supërnova? etj.
Më falni zotërinj kompozitorë, çfar do ndodhte nëse në kohën 2/4 do ta zëvëndësonim me 4/4?
Pasi kjo ka ndodhur me tekstin e kengëve. Një mishmash, mjegull, paqartësi. Poezi eshte art si dhe muzika. Artisti i saj që quhet poet, eshte artist i fjalë ashtu si ti i notës. Të lutem pse birëson dhe përkëdhel fëmijët e botës, nuk të mjafton fëmija yt? Ti nuk mund të bëhesh babai i të gjithë fushave artistike. Po bëre mirë punën tënde, je i nderuar. Muzika dhe teksti janë dy këmbët mbi të cilat kënga hapëzon, ecën. Ju këmbën poetike ja vini me protezë dhe ajo është e detyruar të çalojë.
Në çalim e sipër, çalon dhe këmba juaj e kompozimit.
Me përjashtim të teksteve të A.Doçit, D.Gjergjit,J,Papingjit, e ndojë tjetër, tekstet ishin raketikë, pa frymëmarrje, pa artin e bukur të fjalës së shkruar.
Teksti është gjuha me të cilën flet kënga, (përsa i përket shijes dhe bukurisë  fjalës).Por çfar mund të themi për bukurinë e saj, kur të gjithë artistët nuk flasin shqip por e sakatojnë gjuhën e nënës.
Ja shëmbujt:
Alban Skënderaj, në vënd të fjalës  Ekpliksi- suprizë, nga greqishtja, përdor eklipsi ?( i hënës), po nga greqishtja, për shqipen nuk bëhet fjalë.
Olen Çezari, Moment- nga italishtja, çast në shqip.
Gjebrea, Polivalente-  nga greqishtja -shumëpolshe, shumëdegshe, shumëllojshme. Metamorfozë ?
nga greqishtja, pas ndryshimit, pas zbukurimit në shqip.
Apo fjalën ?preformancë?, që e përdorin vënd e pa vend në përgjithësi të gjithë.
Në të gjitha rastet që u përdorën fjalët e huaja ato asnjëherë nuk u vunë në funksion të vërtëtë të mendimit që shprehte fjalia.
Po e njëjta gjë ndodh me kompozitorin dhe orkestruesit e saj. Talenti i orkestruesit është të harmonizojë muzikën me veglat muzikore, në kohë, veçori  dhe diapazon, në varësi të zhvillimit të saj muzikor. Si mund ta bëjë punën e doktorit agronomi? Ja që në festivalin tonë është arritur ky sukses.
Nuk mund të them ato që thashë më sipër përsa i përket koreografisë ( fjalë e huaj), grupit të baletit, të cilët ishin më të saktë, më profesionistë, më të harmonizuar e të lidhur me muzikën dhe tekstin e saj. Po kështu ekrani i madh dhe dritat skenike, sidomos natën e tretë e të katërt ishin vërtet profesionale. Mund të them se i erdhën në ndimë dhe dobësive muzikore, duke u hedhur një vello të lehtë bukurie e për të fshehur disi të metat.Po kështu mirë u paraqitëm instrumentistet, qoftë grupi qoftë solistët.
Mund të them me bindje se, profesionalizmi dhe tradita, bukuria dhe vlerat, qëndronin te këngët
e Agim Krajkës,Dorian Ninit, Edmond Zhulalit, Bledar Skënderi, si dhe për dobësi të thekësuar
Alfred Kaçinari, Mark Lulit, Supërnova,Yje të pa shuar, të gjitha sipas mendimit tim personal, pasi dihet, që dhe gjinia e muzikës është çështje ndjenjash dhe shijesh.
Përsa u përket këngëtarëve vlen të përmëndet interpretimi i mirë i Flaka Krelani, Geldi Halili, Anjeza Shahini, Juliana Pasha, Erga Halilaj etj, ndërsa për dobësi të thekësuara ranë në sy, Guximtar Rushani, Klaudio La Rexhina, Jona Koleci, Nazmie Selimi, Yje të pa shuar, Supernova.
Mënyra e konkurimit?
Si të gjitha të tjerat më lart edhe vendosja e çmimit nuk mund të qëndronte jashtë skemave të parapërgatirura.Antarët e jurisë, njerës të vlerësuar e të nderuar, lexojnë e vëndosin. Në çdo pikë të
dhënë publiku fillon të mos reagojë fare, pasi ka kuptuar vendimin e jurisë. Njëri nga antarët e saj
jep një mendim të kundërt në pikë, Gjebrea mërr më pak pikë. Ndërkohë duartrokitjet dhe brohoritjet tregojnë kënaqësinë dhe vlerësimin e drejtë.Mendimi i publikut nuk paska asnjë vlerë? Mendoj se dhe një duartrokitje e përsëritur tregon seriozitet dhe vlerësim. Juria  dhe njerzit e saj i njohin mirë këto vlerësime.Por, nuk e vinë ujin në zjarr. Dhe në fund ajo që nuk ka ndodhur ndonjëherë, kënga fituese
këndohet me sallën gjysëm të zbrazur apo të zbrazur fare ( me falni për fjalët jo të zgjedhur që përdor).Këtë e vunë re antarët e jurisë?
 Këtu mbyllet historia, për tu hapur të nesërmen në emisionin 7X7.
Aty fodulli Gjebrea, tashme me kurorën e ullirit, nuk diskuton më për këngën por për festivalin Europian. ? Unë, thotë ai, këngën e kam shkruar anglisht, e kam përmbledhur në tre minuta si e kerkijnë në jurinë e festivalit Europian, më falni, shprehimisht tha, në euro song. Të gjitha të sakta,
vetëm se nuk tha, që kënga e tij ishte e porositur dhe e parazgjedhur.
Pasi u diskutua si duhet të paraqitemi në Europë, filloi humori i padijes dhe injorancës.
Skënderaj.
Në Europë në të ardhmen të paraqitemi me rrok, pop.
Drejtori:
Nuk është aq e lehtë, ne duhet ti përshtatemi muzikës dhe traditës sonë.
Gjebrea:
P...Europa për muzikën ballkanike.
Po të kishte qënë gjallë gjyshja ime do thoshte ? Bythë e plasur?.
Nuk e di nëse e njeh muzikëm ballkane zoti Gjebrea. Turqia, Greqia, Serbi,  të cilat kanë marrë çmime në këtë festival , a bëjnë pjesë në ballkan?
Nese fituan, pse fituan? Pse u vlerësuan ?
Po ua them unë, një amator që nuk di sa ju nga muzika,një kitarist gjysëm amator, por di më mirë se ju, nga rrjedh muzika e tyre, rrugën që ajo ka bërë deri atje, dhe mesazhin që i ka çuar Europës. Atë mesash të thjeshtë të shpirtit të tyre artistik, të ndërthurur me kulturën e lashtë e të gjithanshme. Dhe po shprehem pak ashpër duke thënë, Europa zoti Gjebrea, vlerëson orgjinalitetin, thjeshtësinë. Ajo nuk vlerëson
atë që ska ëmër dhe dinjitet artistik. Nota është një shpirt i kthyer në tingull, një thirrje marrë nga gurgullima e artit të pasur të popullit e të zbritur në skenat artistike me dalikatesë e bukuri, pa i humbur vlerat dhe virtytet nga ka ardhur. E pra, ajo, muzika e ballkanasva ka fituar se ka brënda
ritmin e jetës së tyre, zhdërvjellësinë e lëvizjeve luftarake të kthyer në art koreografik, shpirtin e
tyre të kthyer në muzikë. Prandaj dhe kanë marrë çmime të para, të dyta, e të treta, pra kanë atë që ju nuk e bëni dot, apo ne nuk e bëjmë dot për shumë arsye të tjera, që ju nuk e dini, dhe që unë nuk kam ndërmënd tua shpjegoj. Konkurenca artistike është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, ajo kalon në shumë stade, pengesa, trille, interesa, të cilat ju që morët çmimin duhet ti dini më mirë.
Më vjen keq edhe për organizatorët, ndonse drejtori e tha hapur mendimin e tij në 7 x 7, ?nuk patëm rritje në festivalin e sivjetëm,por edhe rënie nuk patëm?. Me pak fjalë, livadhisëm në lëmin e zakonshëm, thjesht hëngrëm atë që na dhanë dhe ikëm për tu shfaqur përsëri vitin e ardhshëm.
Nuk e di në i dëgjuan drejtuesit e R.T.Sh. të Ministrisë së Kulturës, Gjebrea, Çako e të tjerë fjalën e tij, apo tullumbacia e tyre ?ishte fryrë  me çmimin dhe fodullëkun? dhe ishte ngritur për të fluturuar për në Europë?
Do tu duket qesharake por, kur u largova nga Shqipëria përpara 20 vjetësh, gjyshja më përcolli
me një këngë labe për mërgimin, që më ushton edhe sot e më bie pranë vëndlindjen, gurgullimat
e krojeve ( folklorike), fëshfërimën e ninullat e flladit, mërmërimën e Vjosës, pa të cilën nuk më zë gjumi në mbrëmje po nuk e solla në mëndje.
Zotërinj kompozitorë, poetë, këngëtarë, mundeni ti zbrisni në fushat e partiturave këto ndjenja ?
Nëse po, arti juaj do mbetet, në të kundërt i bini kot legenit, muzika juaj do mbetet zhurma e pikave të shiut mbi llamarinën e çatisë ku prehen bagëtia.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora