| E hene, 11.01.2010, 09:34 PM |
Gazeta “Ora e Maleve” në Nr. 31, boton nga Don Lazër Shantoja (Ipsilon):
Duem... Republikë!!?
E rrebtë shungllove – porsi rrufè,
ndër veshë t’ praksuemvët, – o fjalë e rè!
Kercnim i frigshëm – për njerz bakqi,
ti i premton popullit – gzim e lumni!..
pse kur ti shfaqesh – vorfnia ikë,
o Republikë!..
Mjaft, kler me dogma – t’ kalbta ti ké
ndër shkolla ushqyemun – masen e ré:
Agoi sot dita – me t’i hjekë dore
të gjitha shkollat – t’ mesme e fillore...
Asht e programit – kjo e para pikë
n’ një Republikë...
Kumbonët me tinglle – na kanë shurdhue;
hoxha n’ minare – s’ do lanë me kndue;
idena tjera – qet koha e re:
Kisha e xhamia – me i rrxuem përdhe!
Hoxhën e priftin – me i tretë n’ Afrikë!..
Duem Republikë!..
Ç’ ka asht besimi? – Robni shpirtnore!
Lypset shrranjosun – prej tokës Arbnore...
Kur shtet mund t’ bahemi? – Kur masa e re,
t’ rritët e lirshme – pa Zot, pa Fé...
Kur para ltereve – qirat t’ jenë fikë,
kem Republikë!
Shka i duhet vakfit – gjith’ ajo gjâ?
Pasunit’ kisha – ç’ ka ka me i bâ?
Hoxha dhe prifti – veç, duen me u mâjë,
me sa ky popull – ngjyen bukën n’ vâjë...
Ktyne “ngopçarvet” – xhepat m’ ja shpikë
për Republikë!..
Gzonju e gasmonju! – Prej qiellve t’ nalta
agim i ndritshëm – praroi kto balta...
S’ ka ma zi buke, – s’ ka ma vobsi:
Syt’ e përlotshëm, – mori Shqipni,
qé, vetë Mazzini, – delka e t’i fshika...
Rrnoftë Republika !?!
Ipsilon.
No koment…nga Fritz RADOVANI…Melbourne, 11 Janar 2010.