Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jeton Ameti: Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe mbrojtja e trojeve etnike

| E hene, 11.01.2010, 06:14 PM |


Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë -tetor 1879-janar 1880

Nga Jeton Ameti

Jeton Ameti

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e vendosur që fare të mos bënte asnjë lëshim në trojet e veta etnike ku pjesa dërmuese përbëhej nga popullsia shqiptare. Ngjarjet e Gjakoves dhe aksioni diplomatik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e ndaluan rrugën Perandorisë Osmane që të fliste në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, presioni i vazhdueshëm i Malit të Zi dhe i Greqisë, ndaj Perandorisë Osmane për zbatimin e vendimeve të mara në Kongresin e Berlinit,i acaroi edhe më shumë mardhënjet në mes Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Presion më të fortë ndaj Perandorisë Osmane ushtroi Rusia cariste, dhe kështu në fillim të vitit 1879 Porta e Lartë vendosi ti zbatonte detyrimet territoriale kundrejt Malit të Zi, nga ana tjetër Lidhja Shqiptare e Prizrenit mori vendime që ti mbrojë edhe me armë krahinat shqiptare siç ishin Plava dhe Gucia dhe të mos bëjë asnjë lëshim për këta treva, meqenëse Plava dhe Gucia bënin pjesë në vilajetin e Kosovës, barrën e drejtimit dhe të organizimit të luftës për mbrojtjen e tyre e mori përsipër Komiteti Ndërkrahinor i Prizrenit, i cili nga ana e vet formoi një shtab ushtarak të posaçëm me Ali Pashë Gucinë në krye, në shkurt të vitit 1879 në afërsi të liqenit të Shkodrës komisioni turko-malazez nënshkroi marrëveshje dypalëshe, mirpo Porta e Lartë në këtë marrëveshje nuk pranoi të përfshinte dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, nga frika e kryengritjes së shqiptarëve. Sipas marrëveshjes dorëzimi i Podgoricës, i Shpuzës dhe i Zhabjakut nuk u kundërsh tua nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, sepse pjesa dërmuese e këtyre krahinave përbëhej nga popullsi sllave malazeze, por me këtë marrëveshje Mali i Zi mbeti i paknaqur dhe menjëherë Knjaz Nikolla iu drejtua Fuqive të Mëdha, duke kërkuar prej tyre që të detyronin Perandorinë Osmane ti dorëzonte dy krahinat shqiptare Plavën dhe Gucinë Malit të Zi, nga ana tjetër Perandoria Osmane u kërkoi Fuqive të Mëdha të dërgonin në Plavë dhe Guci një komision ndërkombëtar për caktimin e vijës së kufirit, të përbërë nga gjashtë përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha. Komisioni i gjashtë Fuqive të Mëdha i filloj punimet e veta në maj të vitit 1879 dhe për disa muaj u mor me caktimin e pikave të kufirit turko-malazez në vilajetin e Shkodrës. Por gjatë verës kur Komisioni Ndërkombëtar donte të shkonte në Plavë dhe Guci, përfaq ësuesit e Komitetit Ndërkrahinor të Prizrenit, në gusht të vitit 1879 u paraqitën një notë proteste Fuqive të Mëdha ku deklaruan qartë se nuk do të njihnin asnjë ndryshim të kufirit me Malin e Zi pa vullnetin e popullit shqiptar, pas kësaj note të rreptë Komisioni Ndërkombëtar i ndërpreu punimet e veta dhe e pezulloi udhëtimin për në Plavë dhe Guci Pas këtij dështimi marrdhëniet e Shqiptarëve me Malin e Zi erdhën duke u keqësuar vazhdimisht ku u futën në një erësirë të pakthyeshme. Tashmë rruga diplomatike nuk gjente zgjidhje dhe konflikti ishte i pandalshëm gjatë muajit tetor të vitit 1879 Mali i Zi filloi ti përqendroj ushtritë e veta në kufi me Shqipërinë, duke çuar numrin e tyre në 5,600 veta, këtyre masave Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu përgjigj me forcat e veta të armatosura,dhe kështu komisioni ushtarak i Lidhjes së Prizrenit nën kryesinë e Ali Pashë Gucisë, shpalli zonën e Plavës dhe Gucisë zonë lufte.

Perandoria Osmane nga ana tjetër për të ndaluar këtë konflikt të rezikshëm në vend të Plavës dhe Gucisë, i propozoi Malit të Zi disa vise sllave të Hercegovinës, por këtë propozim e kundërshtoi fortë Austro-Hungaria por as Mali i Zi nuk e pranoi. Në fillim të nëntorit të vitit 1879 forcat sllave malazeze duke dashur të tërheqin vëmendjen e Fuqive të Mëdha, dhe njëherazi të masin pulsin e shqiptarëve kryen dy sulme kundër forcave të Lidhjes Shqiptare, të parin në fshatin Pepaj, dhe të dytin në fshatin Arzhanicë, duke vrarë në befasi 30 fshatarë dhe dogjën mjaft shtëpi, por për një kohë të shkurt u dëbuan prej forcave të Lidhjes Shqiptare. Më 4 dhjetor të vitit 1879 ushtria sllave malazeze e përbërë prej 4 mijë ushtarësh nën komandën e Mark Milanit, ndërmori një sulm të fuqishëm në sektorin e Nokshiqit ndërmjet Plavës dhe Gucisë, nga ana tjetër shtabi ushtarak i Lidhjes i përbërë nga Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, Molla Haxhi Zeka ,Filip Çeka, Jusuf Sokoli etj. iu përgjigjën në mënyrë të rreptë ushtrisë malazeze duke u hedhur në sulm mbi 2 mijë ushtarë të Lidhjes. Në këtë betejë të ashpër pati humbje të mëdha nga të dy palët por disfata apo humbja kaloj tek Mark Milani dhe ushtria malazeze,gjithashtu në këtë betejë u vra një nga udhëheqësit kryesor të Lidhjes Shqiptare Jakup Ferri. Pas këtyre ngjarjeve Perandoria Osmane vendosi të zgjidhte me çdo kusht dorëzimin e dy krahinave shqiptare, për këtë qëllim ajo nisi për në Kosovë mareshalin Ahmet Muhtar pashën i cili në atë kohë ishte komandant i armatës osmane të Rumelisë me qendër në Manastir, mareshalli i shoqëruar nga 11 batalione dhe mbi gjashtë mijë ushtarë shkoi në Prizren, ku takoj udhëheqësit e Lidhjes për ti bindur ato që të mos e kundërshtonin dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, mirpo përgjigja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte e qartë para mareshalit turk që shqiptarët nuk do të bëjnë asnjë lëshin në dëm të tokave shqiptare dhe do ti mbrojnë ato deri në fund, dhe kështu dështoi edhe plani i mareshalit turk që të caktoj kufirin me Malin e Zi. Dështimi i mareshalit Ahmet Muhtar pashës e detyroi edhe një herë ndërhirjen me forcë të Malit të Zi për të marë Plavën dhe Gucinë, pothuaj ku mori pjesë e gjithë ushtria malazeze me 25 batalione dhe rreth 9 mijë ushtarë,të udhëhequr nga Mark Milani nga ana tjetër me thirjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u mobilizuan me mijëra shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, nga Plava, Gucia, Shkodra, Dibra, Gjakova, Prizreni, numri i ushtarëve të Lidhjes nën udhëheqjen e Ali Pash Gucisë arinte deri më 7 mijë veta. Luftimet në mes ushtrisë malazeze dhe Lidhjes Shqiptare filluan prej 5 janar të vitit 1880 dhe zgjatën deri më 9 janar 1880, betjat u zhvilluan në Nokshiq, Pepjan, Arazhnicë, e Velikë, fitorja i takoi përsëri forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës pranverë 1880

Fitoret e mëdha që i korrën shqiptarët për mbrojten e Plavës dhe Gucicë e shtuan besimin tekë popullsia shqiptare e sidomos tekë krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në pranverë të vitit 1880 mardhëniet midis shqiptarëve dhe Portës së Lartë u acaruan përsëri,sepse shqiptarët ishin të vendosur deri në fund ti mbrojnë trojet e veta etnike,pa dallim feje apo krahine. Pas një kohe të gjatë bisedimesh në mes Fuqive të Mëdha, në prill të vitit 1880 lindi ideja e gabuar politike e këtyre Fuqive të Mëdha,ku ambasadori Italian në Stamboll,Korti sugjeroi që ti jepeshin Malit të Zi viset e Hotit,e të Grudës, së bashku me një pjesë të Kelmendit, të cilat banoheshin krejtësisht me popullsi shqiptare. Ideja e gabuar e ambasadorit Italian Korti dhe mbështjen që i dhanë Fuqitë e Mëdha këtij synimi, me të vetmen arsye menduan se popullsia e këtyre viseve duke qenë katolike, dhe jo myslimane nuk do ta kundërshtonin bashkimin me Malin e Zi, këtë vendim e pranoi edhe Porta e Lartë, vendimi për dorzimin e këtyre viseve u vendos të zbatohej më 22 prill të vitit 1880, ky vendim i padrejtë i Fuqive të Mëdha ringjalli paknaqësi të madhe në të gjithë Shqipërinë. Meqenëse Hoti, Gruda dhe Kelmendi bënin pjesë nga pikëpamja etnografike, në Malësinë e Madhe, kurse nga ana administrative në vilajetin e Shkodrës, dhe barra e organizimit të luftës për ti mbrojtur këta vise shqiptare i takoj Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës. Më 11 prill të vitit 1880 Komiteti Ndërkrahinor i Shkodrës formoi shtabin ushtarak të Lidhjes për të mbrojtur Hotin dhe Grudën, në krye të shtabit u zgjodh Hodo Bej Sokoli, një përfaqësues i parisë qytetare shkodrane, kolonel i karrierës,ndërsa zëvendës i tij u zgjodh Preng Bibë Doda të cilit ju premtua se do të njihej si kapidan i malësive të Mirditës, Lezhës, dhe Pukës, në të njetë kohë filluan përgatitjet ushtarake ndërsa më 19 prill në Shkodër u zhvillua një miting i madh popullor nën udhëheqjen e Hodo Bej Sokolit, ky miting madhështor e bëri të qartë se shqiptarët janë të vendosur që të mbrojnë deri në funt Hotin dhe Grudën,po atë ditë u nisën mbi 1 500 qytetarë e vullnetarë, për tu bashkuar me mijëra vullnetarë të tjerë nga malësitë e veriut, ndërsa më 21 prill aritën edhe 3 mijë veta nga Shkodra, të cilët së bashku me shtabin ushtarak nën komandën e Hodo Bej Sokolit u vendosën në kalanë e Tuzit.

Më 22 prill Porta e Lartë respektoi vendimin e marë nga Fuqitë e Mëdha dhe i largoi trupat e sajë nga kalaja e Tuzit, por forcat shqiptare i ndaluan forcat malazeze të mernin pa luftë Hotin dhe Grudën, ku numri i forcave shqiptare kishte arritur mbi 8 mijë veta, nga ana tjetër ushtria malazeze kishte rreth 10 mijë veta. Beteja për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës në mes forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe ushtërisë malazeze u zhvillua më 22 prill të vitit 1880, tekë ura e Rzhanicës.
Sapo filloi përleshja e armatosur ndërmjet forcave të Lidhjes dhe ushtërisë malazeze forcat vullnetare të Malësisë së Madhe nën drejtimin e Ismail Markut,dhe Baca Kurtit, u hodhën në sulim të furishëm kundër forcave malazeze që ndodheshin në Helm, në breg të lumit Cem në këtë betejë të ashpër pati humbje të mëdha njerzish nga të dy palët, por forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit arritën ta përballojnë me sukses ushtrinë malazeze dhe korrën një fitore të madhe, ku më në fund ushtria malazeze u thye dhe u tërhoq për në Podgoricë.

 Fitorja e betejës së Rzhanicës ngjalli entuziazëm në mbarë Shqipërinë, kjo fitore i dha një goditje tjetër qeverisë së Cetinës pas asaj të Plavës dhe Gucisë. Pas betejës së Rzhanicës viset e Hotit, e të Grudës,të liruara nga ushtritë osmane, por të papushtuara nga ato malazeze,mbetën de fackto nën sovranitetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për 8 muaj, prej 22 prill të vitit 1880 deri më 28 dhjetor të vitit 1880 kur në Tuz u rivendos administrata osmane, ku qeveriste Komiteti i Lidhjes Shqiptare për në Shkodër i kryesuar nga Hodo Bej Sokoli. Në fakt lufta e drejtë dhe e realtë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Hotit e të Grudës, pati jehonë të thellë edhe jashtë Shqipërisë, ku Fuqitë e Mëdha u bindën përfundimisht se as Protokolli i Stambollit nuk mund të zbatohej me anën e presionit diplomatik, Anglia dhe Rusia propozuan një ndërhyrje ushtarake të përbashkët të Fuqive të Mëdha kundër shqiptarëve të përqendruar në kufi, por Austro-Hungaria bashk me Gjermaninë e kundërshtuan këtë propozim. Fuqitë e Mëdha miratuan më 15 qershor të vitit 1880 propozimin e Anglisë e të Austro-Hungarisë për ti dhënë Malit të Zi në vend të Hotit e të Grudës, qytetin bregdetar të Ulqinit së bashku me rrethinat e tij, por ky vendim i padrejtë i Fuqive të Mëdha përsëri nuk gjeti komromis tekë Lidhja Shqiptare e Prizrenit, dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e gatshme përsëri edhe këtë vendim që të mos e respektojë.