E shtune, 20.04.2024, 12:26 AM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Vizita e Tadiçit në Kosovë

E diele, 10.01.2010, 11:56 PM


VIZITA E TADIQIT NË KOSOVË

T’i çasemi pak më realisht kësaj vizite

Nga Halit Bogaj

Pas vizitës së Tadiqit në Kosovë disa mediume, analistë, specialistë dhe –istë të tjerë, i dhanë zjarr dhe’’ prenin e grinin’’serbë me patriotizmin e tyre grotesk.Në mesin e tyre ishte  edhe një provokator fort i madh nga fotelja e butë e KTV-së së Veton Surroit, i cili sonte përpiqej ta zinte ngushtë Presidentin e Kosovës përkitazi me ardhjen e  Tadiqit në Kosovë.Të gjithë ata përpiqeshin të bëheshin heronj të mëdhenj të këtij vendi dhe kërkonin nga përgjegjësit tanë qeveritarë : Se përse kishin lejuar që të vinte Tadiqi tek ne?!Ata tani flasin shumë lehtë nga pozitat e veta të ngrohta, pa u futur fare në diplomaci, e cila përherë i ka nga dy anë të medaljes.Të gjithë e dinë se as Tadiqi nuk e kishte lehtë që të kërkonte leje /nga organet tona qeverisëse,përkatësisht nga Bashkësia ndërkombëtare /nëse Kosova do të ishte pjesë e Serbisë, siç e mashtron ai veten/dhe të vinte tinëzisht  në Manastirin e Deçanit pa pasur mundësi të shkonte as në një fshat të cilin duhej ta vizitonte sipas agjendës.Pra edhe aty pogaçja i kishte mbetur në fyt..Gjithashtu as ne nuk guxojmë të veprojmë në mënyrë të pamatur që Presidentin e një shteti që vjen për t’i uruar bashkëqytetarët e vetë për festat ortodokse mos ta lejojmë ose ta dëbojmë nga Kosova, aq më tepër kur Kosovën e kanë pranuar  mbi 60 shtete/në mesin e të cilave edhe  fuqitë më të mëdha financiare dhe politike botërore/ .Si të vepronim ndryshe  kur në vendin tonë i kemi dhjetra mijra forca të KFOR-t /që e ruajnë kufirin e Kosovës/dhe mbi 2000 policë të EULEKSIT që janë të angazhaur për mbarëvajtjen dhe përparimin e sisetemit juridik tek ne..Disa nga ata njerëz që e kundërshtonin ardhjen e Tadiqit/thuajse ne të tjerët paskemi pasur dëshirë që ai të vinte / janë brengosur pse ai paska thënë ‘’Se Serbia nuk do të hyjë në Evropë pa Kosovën’’, dhe thuajse kjo është diçka e re prej tyre, kur edhe vremçat e dinë se çfarë përpjekjesh kolosale është  duke bërë Serbia në GJND/kinse/ për ta kthyer sovranitetin e saj mbi Kosovën!!!.Ajo e potencon vazhdimisht ngase atë ditë kur nuk do ta thotë këtë duhet të përgatitet për njohjen e vendit tonë. Dita gjithsesi ajo ditë do të vijë , por nuk e dimë kur.E dinë ata që na kanë sjellur deri këtu, prandaj të mos brengosemi fort ngase nuk kemi kaçik për veprime tjetërfare.

Ti shikojmë deklaratat e dy palëve/atë të qeveritarëve tanë dhe ato të Tadiqit/.Që të dya janë të mjera dhe del haptazi se nuk kanë asgjë në dorë dhe sa më shumë t’i pyesim, aq më shumë i mundojmë.

Pas vizitës së Tadiqit në Manastir dhe pas disa pyetjeve që ia bënin atij gazetarët, ai në njëfarë mënyre  ‘’ishte shumë konfuz'' se çka kishte thënë dhe qeshte si i mjerë!

Pra edhe njëherë po theksojmë se edhepse e ka thënë Tadiqi ‘’Se Serbia nuk duhet të hyjë në Evropë pa Kosovën’’ ai gati po çmendet nga gëzimi që e ka paraqitur kandidaturën e vendit të vetë për të hyrë në Union.Thuajse ai qenka krejt budallë e të mos i dijë kriteret të cilat duhet përmbushur për pranimin e një shteti në BE.

Nga perspektiva e anëtarësimit në Unionin evropian Serbia parasëgjithash duhet t’i zgjidhë problemet e kufijve të jashtëm.  Dhe shikuar në këtë kontekst, të gjithë e dinë se Kosova është pranuar në kufijt e saj ekzistues dhe nuk ka bir nëne që mund ta luajë atë vendim gjigantesk të  Bashkësisë më të fuqishme ndërkombëtarte së cilës nuk mundën t’i bënin asgjë/edhepse boll u munduan/ Kina dhe Rusia.Evropianët kanë problem me Çipron dhe atyre nuk do t’u ndodhë që të pranojnë ndonjë shtet tjetër me probleme të tilla.Prandaj Tadiqi mund t’i bëjë çejf vetes dhe të provokojë duke ‘’u shitur mjegull’’ serbëve të Kosovës dhe duke i lënë peng të politikës së sëmurë qindravjeçare kolonialiste të Serbisë e cila  ra në fund të pusit, prandaj ardhja e tij e sërishme në Kosovë është vetëm një marketing tjetër politik i radhës të cilin do ta hajë qeni akoma pa u kthyer Tadiqi në  Beograd, kurse  në Kosovën e pavarur është duke vazhduar jeta me trendet e saj të pandalshme dhe me zhvillimin e pandërprerë, kuptohet aq sa po kemi mundësi me takatin tonë.

Mes tjerash po e theksojmë edhe faktin se Tadiqi e di fare mirë se ku ishte për vizitë dhe sikur të ishte’’Kosova e tij’’atëherë ai do të vinte sot në Prishtinë që të shpallej ‘’Qytetar nderi’’, e jo Mesiqi, ardhjen e të cilit/nga sikleti/ janë duke e sulmuar të gjithë serbët e botës, kurse ne themi, sipas asaj thënies popullore’’Qentë le të lehin ndërsa karvani le të vazhdojë’’.

Sa i përket pranimit ose mospranimit të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë/i cili , siç u tha edhe më lart, do të ndodhë një ditë/është shprehur dhjetra e dhjetra herë edhe kolosi Riçard Hollbruk i cili ka thënë: Se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovë nëse don të hyjë në Evropë përndryshe ,do të mbetet edhe pa Kosovën, edhe pa Evropn’’.Më duket se Hollbruku i di’’ pak më mirë’’ gjërat se na.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora