E merkure, 30.09.2020, 11:32 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani & Behxhet Dibrani: Gërmime klandestine në fshatin Gumnishtë (komuna e Vushtrrisë)

E diele, 10.01.2010, 10:36 PM


Gërmime klandestine në fshatin Gumnishtë (komuna e Vushtrrisë)

Nga Qazim Namani & Behxhet Dibrani

Gumnishta është fshat malor në Shalë të Bajgores i cili ruan shumë gjurmë të qytetërimit që nga koha antike. Fshati Gumnishtë është vendbanim i shpërndarë në tri lagje. Në piken më të lartë të fshatit  në kufi me fshatin Bajgorë shtrihet lagjja Zeka, në brendi të fshatit lagjja Ismajli dhe në jug-lindje në fund të fshatit është lagjja Hyseni që kufizohet në jug me fshatin Terpezë dhe Karaqë, ndërsa  në lindje me fshatin Skrom.
Shaban Zeka, arsimtar i lindur në këtë fshat kohë të gjatë e kishte ruajtur një altar i cili ishte gjetur në fshatin e tij. Shabani këtë altar  na e dha, mua Qazim Namani dhe Behxhet Dibrani në vitin 2004. Altarin ne e dorëzuam në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prishtinë, i cili sot ruhet në oborrin e këtij Instituti. Altari është i skalitur me shkronja latine, por germat janë mjaftë të dëmtuara.

Altar i gjetur në Gumnishtë
Altar i gjetur në Gumnishtë

Për gjurmë të lashtësisë në fshatin Gumnishtë ne ishim njoftuar qysh në vitin 1994 prej Rrustem Hysenit student i historisë në atë kohë. Rrustemi na fliste për gjurmët e civilizimit në fshatin e tij të lindjes, dhe për 4 vite me radhë bëri hulumtime në rajonin e komunës së Vushtrrisë dhe më gjërë. Rrustemi pasi u mobilizua në UÇK në qershor 1998,  ai ra dëshmor me 26 prill 1999 në betejën e Majdanit të Rahovës. Me vizionin dhe punën e tij për të hulumtuar dhe studijuar lashtësinë e historisë shqiptare ai e ngriti vetëdijen në mesin ku jetonte dhe vepronte. Nga përkushtimet e tij për ruajtjen e vlerave kulturore ishin frymëzuar familjarët por dhe fshatarët e tij. Bajram Hyseni vëlla i Rrustemit dhe Shaban Zeka kushëri i tij pasi kishin kuptuar për gërmime klandestine në fshatin e tyre na lajmëruan dhe gjetën kohë dhe  për të na shoqëruar deri në fshatin Gumnishtë. Sipas rrëfimeve të tyre një bashkatdhetar i yni më punë të përkohshme në Austri, pasi përmes hartave kishte kuptuar për qytetërimin e Gumnishtës një dite ishte dukur në fshatin e tyre. Ky kishte ra në kontakt me një fshatar dhe e kishte lutur fshatarin që ta shoqëronte deri te lokaliteti antik të quajtur Katunishta dhe te kisha në lagjen e sipërme të fshatit. Sipas rrëfimeve të fshatarit bashkëatdhetari ynë kishte pasur me vete detektor, dhe i kishte hasur në monedha. Ai kishte gjetur monedha te kisha dhe në Katunishtë në dy vende, në njërin

Shtëpinë e Xhevatit të Isës
Shtëpia e Xhevatit të Isës

vend ai e kishte paguar një eskavator dhe kishte bërë gërmime. Sipas pohimeve të tyre ai kishte gjetur sasi te madhe të monedhave dhe disa gjetjetë metalit në form katrore. Fshatarin që e kishte shoqëruar ai e kishte paguar me 25 euro  dhe ishte larguar i kënaqur me gjahun e tij. Ai i kishte folur fshatarit që e ka shoqërusr se monedhat i shet në Austri me një çmim mjaftë të shtrenjtë. Nën shoqërimin e Bajram Hysenit dhe Shaban Zekës ne arritëm që ti fotografojmë 2 vend gërmime klandestine në lokalitetin e Katunishtës. Vend gërmimin te kisha në lagjen e sipërme të fshatit nuk arritëm që ta fotografojmë pasi vendi ishte i pyllëzuar dhe gjithëçka ishte mbuluar me gjethe.
                                 
Pas luftës së vitit 1999 gërmimet klandestine janë shtuar shumë e sidomos në vendet e pasura me minerale. Si lokalitete më të prekura nga klandestinët ishin vendbanimet pranë minierave në anën veri-lindore të Kosovës së sotme. Sidomos gërmime të tilla janë vërejtur në Artanë me rrethinë, në komunën e Dardanës, në Malet e Karadakut, në Janjevë, në rajonin e Llapit e Gallapit , në rajonin e Trepçës dhe në disa lokalitete dhe kisha të vjetra  në trevën e Rrafshit të Dukagjinit.
Me rëndësi është për të cekur se pikërisht në trevat e rrezikuara nga gërmimet klandestine në brezin kufitar veri-lindor të Kosovës është investaur fare pakë, në këto anë nuk është bërë as përnjohja sipërfaqësore për të regjistruar vlerat e trashëgimisë kukturore. Rrezikimi i zhdukjëssë artefakteve dhe vlerave të trashëgimisë kulturore do të jetë shqetësues nese nuk bëhet fushatë për vetëdijësimin e popullatës përmes mediave publike të informimit.
Shembulli i Shaban Zekës dhe Bajram Hysenit për vetëdijen e tyre të treguar për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në fshatin e tyre, shpresojmë se do të ndikoj edhe te qytetarët tjerë që këto raste të lajmrohen në Institucione përkatëse për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Gërmime klandestine në lokalitetin antik të quajtur Katunishtë
Gërmime klandestine në lokalitetin antik të quajtur Katunishtë



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora