E enjte, 18.04.2024, 01:31 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Rekuiem për Atdhetarin e Komandantin e UÇK-së z. Sali Çekun

E diele, 10.01.2010, 11:00 PM


REKUIEM  PËR  ATDHETARIN  E  KOMANDANTIN  E UÇK-së  z.  SALI  ÇEKUN

ATIJ  QË  NUK  I  KERSET  PUSHKA  PER 3% - SHIN,
ATIJ  NUK  DO  TI  KËRSET  AS  PËR  KOSOVËN.

   
Nga Ramiz Dërmaku

Kosova  gjithmonë  dha  burra, por ju ishit (dhe mbetët) burrë mbi burrat, ishit më trimë se trimi, më  i  ëmbël se jeta, e më i butë se flladi i pranverës. Dhe kur në Kosovë, krisi  pushka  serbe  ai u vërsul për ti dalë në ndihmë popullit e ne mbrojtje të Atdheut.
Sot i kam dhanë vehtes  një detyrë shumë të rëndë, që ne emrin tim personal, ti shkruaj ca rreshta  ne  shenjë përkujtimi e nderimi për intelektualin, luftëtarin e devotshëm, komandantin e brigadës 134, të zonës së Dugagjinit, për themeluesin e bërthamave të para të UCK-ës, për njeriun i cili i pari hapi kufirin shqiptaro shqiptarë, për martirin Salih Cekun, i cili ra dëshmor ne mbrojtje të atdheut  me 24.04. 1999, te rrasat e Koshares. Meqë Salih Cekun e kam njohur që nga fundi i vitit e 1992, kur unë isha strehuar në Gjermaani- Ravensburg. Me te isha takuar për herë të parë në mbledhjen e aktivit të LD K-ës, në Ravensburg. Ai  merrte pjesë ne të gjitha takimet, aksionet, tubimet, protestat, demostratat,  tryezat e rrumbullakta që  mbaheshin në Gjermani e më gjërë . Unë merrja pjesë në cilësin e gazetarit ne takoheshim e bisedonim, por nga një herë edhe e kritikonim njëri tjetrin. Është interesant se sa plakej  Salihu aq më  tepër i shtohej dashuria ndaj atdheut e urrejtja ndaj armikut , i cili  shkelte dinjitetin  kombit të tij. Që nga ditët e rinisë së herëshme duke e parë gjendjen e rëndë ne të cilen jetonte populli shqiptarë në Kosovë, e jashtë sajë nga barbaria sllave, duke e ditur se arma më e fortë për t`ju kundërvu armikut pra ne  rastin konkret edhe shkaut është  arsimimi, ai i mobilizoi të gjitha forcat e tij fizike, materiale e mendore për kryerjen e shkollës. I paisur me nji kulturë të veçantë dhe i etur për dituri , Salihu, ne kushte shumë të vështira regjistrohet në vitin 1978 në Fakultetin Juridik pranë Univerzitetit të Prishtinës. Pas nji pune sistematike e intelektuale arriti që  mbrenda një afati rekord të diplomoi në vitin 1982. Duke e dashurë çështjen kombëtare më tepër se jetën Salihu me interesim të madh i përcillte ligjeratat nga profesorët e tij., por më tepër ishte i preokupuar me të drejtat e liritë e popullit shqipëtar ( që ishin te garantuara me konventa ndërkombëtare) shkileshin ne mënyrë drastike nga regjimi serb e kriminel i Millosheviqit.
  Pasi Salihu kreu  fakultetin e drejtësisë, tek ai ndodhi një ndryshim i madh shpirtëror.., dhe çdo  herë gjatë bisedave, apo ne shkrimet e tij fliste-shkruante hapur para regjimit serbë. Sa më tepër që kalonte koha tek Salihu shtohej urrejtja ndaj   regjimit barbarë serbë, e në anën tjetër me përkushtim dhe vendosmëri të madhe i rreket kërkimit të rrugëve  më të mira më të drejta e më demokratike për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare (pra dihet bashkimin kombëtarë) dhe çlirimin e Kosovës. Ai i ri e kuptoi se shtypja,presioni, rrahjet, dhuna,masakrat, burgosjet, e shpeshë herë likuidimet e kokave të afta intelektuale shqipëtare qe i bënte regjimi kriminel serbë dhe UDB-çetnike, ishin dëshmi dhe tregonin qartë se çka mendonte regjimi kriminel serbë për shqiptarët.  Aktivitetin e tij patriotik ai e kishte shtrirë shumë heret- duke mbajtur kontakte të rregullta me kolonel Ahmet Krasniqin ( sa ishte në Kroaci ) ,Pjeter Frrokun , etj. Krahas punës aktive që bënte në Kosovë, ai mbante kontakte të drejtpërdrejta edhe me komandantin e UÇK-ës e atdhetarin  z. Adem Jasharin në Shqipëri. Mirëpo, veprimtaria atdhetare e intelektualit  e atdhetarit të shquar nuk mbaron me largimin e tij nga vendlindja, por ajo do të shtohet edhe më tepër në mërgim., sepse kushtet për ti ndihmuar zgjidhjes e internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare ishin më të mira. Kjo kokë intelektuale pasë largimit nga Kosova, me vehte kishte marrë zjarrin e dashurisë, i cili zjarrë do ta përcjell deri në vdekje. Se vërtetë martiri Salih Ceku, e donte më tepër çështjen kombëtare se vetë jetën e tregoi dhe e dëshmoi puna dhe vepra e tij që bëri për Kosovën. Ai pasi u largua nga Kosova (jo me dëshirën e tij, por i ndjekur nga regjimi) gjatë rrugës për Gjermani përjetoi  shumë   sakrifica. Ai që nga ditët e para të vendosjes në Gjermani,  deklaron  vëllau i tij Ismajli, ia filloi punës intenzive për organizimin, unitetin, ndihmimin dhe internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare në arenën ndërkombëtare. Vëllau i tij Ismajli thotë: Salihu kurrë nuk kërkoi punë . Kur i thonim ne, pse spo kërkon punë ? ! . Qeshte .., nga pak dhe thonte. Po unë jam duke punuar. Unë një punë e kamë e ajo  është:  TI  NDIHMOJË  ATDHEUT. Por sa po mund ta realizoj at nuk e dijë. Posë punës qe bënte ne zyrën e LDK-ës në Shtuttgart, potencialin e vet të dijes dhe guximin e lartë intelektual do ta shfrytëzojë ne të gjitha fushat e jetës organizative ne mërgim. Ai sa ishte i strehuar në Gjermani shumë herë e kaloi kufirin shqiptaro shqiptarë, dhe kryente shumë detyra të cilat ia kishte vënë vehtes. Posë detyrave të shumëta që kryente ne zyren e LDK-ës, Salihu punoi edhe drejtë internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare, por cdo herë duke kërkuar unitetë për zgjidhjen e saj dhe nëse e kërkon populli bashkimin kombëtar. Kur ai ishte ne vlugun më të madh të punës në zyren e LDK-ës, kur atij ju kishin besuar shumë detyra në LDK-ës dega në  Gjermani, kur ne Kosovën martire filloi të derdhet gjakë  i pastër shqiptari, kur filloi masakrimi,  i nënave, motrave, fëmijëve, kur toka e Kosovës u mbush me çetnik, paramilitarë, kur fshatërat dhe qytetet e Kosovës digjeshin flakë, kur dhunoheshin nënat e motërat tona..., u revoltua shumë, ditë të tëra nuk i mbylli sytë, dhe një mëngjes u përshëndet me familje, miqë e shokë të idealit, shkoi dhe iu bashkua rradhëve të UÇK-ës. Pranvera e vitit 1999 martirin Salih Çeku, do ta gjejë ne tokën e përgjakur të Kosovës, me armë në dorë. Atdhetari Salih Çeku, shumë shpesh thonte: KOSOVA, DIJTI ÇDO HERE..., ME  FALË...,  PRA..,  DO  TË  NA  I  FALË  EDHE  NE,  KËTË  GABIM ? ! . Ditë pas dite duke I parë aftësitë, vendosmërin, trimërin, guximin e shumë shkathtësi tjera, Salihun  do ta gradojnë komandant te brigadës 134, ne zonën operative te Rrafshit të Dugagjinit . Të shkruash për nji intelektual, atdhetar dhe luftëtarë të lirisë, ne këto momente të dhembjes është shumë vështirë, sepse të mungojnë fjalët sidomos kur je i emocionuar e i ngarkuar me dhembje. Salih, linde në rrasë të gurit (Broliq te Deqanit) dhe u bëre më I fortë se guri. Gjatë këtyre viteve te vështira  pushteti  kriminel serb bëri orvatje që të shkatërrojë, ligin, e dobësojnë por kurr nuk ia arriti qëllimit, sepse Ti, ishe i vendosur, i fortë, atdhetarë. Sulmet ndaj jush nga disa të mjerë, ndikuan që me seriozitet më të madh t`i përkushtoheni çështjes kombëtare. Shpifjet intrigat dhe akuzat ndaj jush, nuk munden ta thejnë vullnetin tuaj për ti ndihmuar çështjes kombëtare. Akuzat, intrigat e shpifjet çdo herë të motivuan që me seriozitet edhe më të madh ti përkushtoheni çështjes kombëtare  drejtë bashkimit kombëtar. Ishe i vendosur dhe kurr su dorëzove para armikut serbë.  Krenaria jote prej nji malësori e luftëtari kurrë nuk u thye. Edukaten dhe gjakun e more nga toka e përgjakur e Kosovës, e ruajte dhe e mbrojte me nderë e krenari deri ne vdekje. Gjaku juaj filloj ta ujitë tokën e do ta ushqen token dhe popullin e Kosovës, deri sa të jetojnë shqiptarët mbi te. Kosova gjithëmon dha burra, por ju ishit burrë mbi burrat. Ishe më trimë se trimi, më I ëmbël se jeta, e me I butë se flladi I pranverës. Ne bisedat, takimet, mbledhjet, tryezat e rrumbullakta, protesta , demostrata , etj, nuk dijte ta  lëndosh askend, edhe pse nganjëherë të sulmonin, akuzonin.., ti ishe I urtë  gojë ëmbël. Çdo herë i la punët tua anash për ti ndihmuar të tjerëve. Ne diskutimet tua të qeta  atdhetare e kombëtare ne I harronim të gjitha gjërat …, harronim se jemi ne gyrbetë e fluturonim si ne ëndërr mbi tokën e Kosovës. Ai na thonte; " që sa më parë  të kthehemi në Kosovë". Kosova na pretë. Kosova, dijti  çdo herë.., me falë .., pra.., do t`na i falë edhe ne, këtë gabim.., sepse ne jemi bijtë e sajë. Ne ia këthyem shpinën atdheut-Kosovës, kur ajo përjetonte ditët më të vështira të jetës.
        Salih Çeku, shumë shpesh thonte; Atij që si kërset pushka për 3 %-shin .., atij nuk do ti kërset as për Kosovën ". Ai kishte frikë nga mërgimi, sepse i dinte dhe i shihte pasojat që po sjellë ai..., në diaspor. Ai pjesën më të madhe te diskutimeve te tij ia kushtonte organizimit e unitetit të mërgatës. Ai ne diskutimet e tij thoshte ; " asnjë parti nuk ka program të keq kombëtar, por ato programe duhet realizuaar e zbatuar. Salihu, frikësohej se nji pjesë e madhe e rinisë sonë nuk do të kthehet në Kosovë ? ! . Na jepte sygjerime se si të orgnizohemi na mobilizonte, por kur ishte nevoja dinte edhe të na qortonte. Kurr nuk lejoi që interesat personale ti vë para  atyre kombëtare. I sulmonte me një tonë më të ashpër të gjithë ata që nuk i kryenin detyrat dhe obligimet ndaj atdheut-3 %-shin. Ai me një çeshje magjepse u thonte të rinjëve : " Atyre që nuk u kërset pushka 3 %-shin , atyre nuk do tu kërset as ne mbrojtje të Kosovës". Salihu jo që morri pjesë ne të gjitha orgaanizimit, ai ishte njëri ndër përgjegjësit kryesor. Gjatë 7 viteve sa unë e njoha ne diaspor, ai jo që ishte i pa ndashëm por ishte edhe përgjegjësi kryesor për çdo gjë . Salihu të gjitha forcat e tij mendore, fizike, mteriaale dhe intelektuale i kishte mobilizuar drejtë organizimit sa më të mirë të mërgatës sonë, unitetit dhe interncionalizimit të çështjes kombëtare në arenën ndërkombëtare.  Dhe kur ne Kosovë krisi pushka serbe, ai u vërsul për ti dalë në ndihmë popullit te tij. Ai i pari hynte ne luftë e pas tij ushtarët. Së bashku me Komandantin e strategun e luftës z. Agim Ramadani, humbje te mëdha i shkaktuan armikut dhe hapën kufirin shqiptaro-shqiptarë në Koshare. Dy kolosët e luftës u vranë në krye te detyrës me 20.o4. 1999 , te Rrasa e Koshares, duke luftuar ballë për ballë me armikun, për çlirimin e Kosovës. Historia jonë bashkëkohore u pasurua edhe me dy emra të rinjë të cilët u lanë amanet gjeneratave të reja se si duhet punuar, luftuar e mbrojtur Atdheun. Ne e dijmë se fizikishtë ata nuk ndodhen me ne.., por emri dhe vepra e tyre, do të jetojë për jetë të jetërave, puna dhe aktiviteti i tyre , gjeneratave të reja duhet të ju shërbej si shembull, se si duhet punohet e mbrohet atdheu. Emri i tyre ne historinë kombëtare do të shënohet me shkronja të arta, sepse ata këtë e merituan dhe e dëshmuan me sakrificën më sublime për atdhe pra -  flijuan jetën.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora