E premte, 26.04.2024, 12:11 AM (GMT+1)

Editorial

Vladimir Bruçaj: Eshte fale emigrateve qe Shqiperia do te antarsohet ne BE

E shtune, 09.01.2010, 10:59 PM


Eshte fale emigrateve qe Shqiperia do te antarsohet ne BE

Nga Vladimir Bruçaj

Pas impaktit te pare me boten e cilivizuar, ku jo te gjithe emigrantet shqiptar e perfaqesonin vendin e tyre ne menyre dinjitoze, sot mund te thuhet pa frike se ata jane ambasadoret me te shkelqyer te Shqiperise ne Europe. Koha kur shqiptaret mbushnin kronikat e zeza te mediave perendimore sikur eshte ndalur disa vite me pare. Ata qe sfidonin kriminalitetin nderkombetar duke qene ne krye te te gjitha statistikave, sot, konsiderohen si kombesia me e integruar ne shoqerite perendimore. Ishte koha qe punoi per shqiptaret, duke thyer disa mite te krijuara, sikur kriminaliteti duhej peshuar sipas kombesise. Qe gjithmone koha qe ndau ne njeren ane kriminelet dhe ne anen tjeter shqiptaret e vertete, kriminelet moren ate qe merituan, duke u perballur me ligjet e drejtesise, shqiptaret jo gjithmone arriten te marrin ate qe u takonte por, atehere kur paten mundesi te paraqiten si te tille(si shqiptar) nuk u ndien me kurre te turperuar, perkundrazi.

Ndoshta tingellon banale fjala "integrim", por eshte ai integrimi qe Europa pretendon nga te gjithe emigrantet, e te gjitha feve e kombesive, ne te njejten kohe eshte po ai integrimi qe Shqiperia e pret me pa durim, ndoshta edhe me shekuj. Dhe nese integrimi i shumedeshiruar eshte kaq afer sa ç'qendron sot, eshte mbi te gjitha fale emigranteve, atyre qe, Europa i konsideron me te integruarit mes dhjetra kombesive dhe racave te tjera. Ne Italine fqinje jetojne rreth 430 mije emigrante shqiptar, kombesia e dyte ne numer pas asaje rrumune. Me punen dhe sjelljen e tyre jane integruar thedhe ne shoqerine dhe kulturen italiane, duke mos vene ne evidence diferencat por duke forcuar vlerat dhe karakteristikat e perbashketa europiane,mes dy popujve qe jetojne me shekuj ne dy anet e adriatikut. Sa qe edhe vete lideri i partise ultrakonservatore italiane Lega Nord, Umberto Bossi, deklaron se: "emigrantet e tjere duhet te marrin shembull nga emigrantet shqiptar".

Europa aktualisht kalon nje periudhe shume delikate ne mardheniet me emigrantet qe jetojne ne vendet e ndryshme te kontinentit te vjeter. Emigrantet e ardhur nga Azia dhe Afrika veriore jane duke u bere nje pengese serioze ne mardheniet me popullsine vendase europjane, kjo si shkak i diferencave te theksuara kulturore, shoqerore dhe fetare. Ne shume vende nuk konsiderohen me si emigrante ne nevoje por, si pushtues invazor. Nga ana tjeter te gjithe flasin per integrimin e emigranteve, por çfare duan te thone me fjalen "integrim" mbetet nje mister. Vihen ne dukje gjithmone detyrimet, pa folur kurre per te drejtat.

Shqiptaret jane nder emigrantet qe nuk kane krijuar probleme te ngjashme. Pershtatja e shqiptareve ka qene totale, si nga ana kulturore ashtu edhe nga ana fetare. Familjet shqiptare qe jetojne ne vendet prendimore, edhe se ndoshta te besimit musliman nuk jane bere pengese per femijet e tyre qe te kene te njejten kulture dhe te njejtin besim fetar me moshataret e tyre vendas. Kjo eshte per disa "intelektual" shqiptar, qe pas lenies se Shqiperise jashte liberalizimit te vizave, dolen me teorine se, Europa nuk i don shqiptaret sepse jane musliman. Ne te vertete Europa nuk e la Shqiperine jashte liberalizimit te vizave, vetem e shtyu kyte proçes gjashte muaj me vone. Nje milion e 500 mije shqiptar qe jetojne ne kontinentin europjan, askush me pare nuk i kishte konsideruar si musliman, perkundrazi. "Intelektualet" shqiptar me mediokritetin e tyre provincal, harrojne se ne Shqiperi kemi nje klase politike te djegur, gjithmone te njejtit fetyra qe, dalin dhe hyne ne skenen politike, duke u rigjeneruar ndoshta ne emer por jo ne ide. Pa permendur pastaj korrupsionin, krimin e organizuar, gjendjen ekonomike te shqiptareve, mungesen dritave dhe te ujit, plehrat neper rruge dhe pazaret neper trotuare. Jane disa nga qindra problemet e tjera qe jane bere pengese per t'u antarsuar ne BE, dhe jo feja e imponuar e shqiptareve. Ne qofte se Europa do t'i vlersonte kombet ne baze te politikaneve dhe intelektualeve qe kane, shqiptaret ne Europe nuk do te shkonin kurre.

Nderkohe kontributi i emigranteve vazhdon. Jane ata qe me punen dhe kontributin e tyre kane mbajtur ne kembe nje ekonomi te tere. Rritja ekonomike ne Shqiperi ndryshon nga muaji ne muaj. Ne periudhen Dhjetor-Janar dhe ne ate Korrik-Gusht kemi rritjen me te madhe ekonomike. Eshte edhe periudha kur qeveria e radhes fillon te abuzoje me shifrat, duke ja veshur rritjen ekonomike punes se shkelqyer te qeverise dhe politikave te saje ekonomike. Bile jane keto periudhat kur behen statistikat vjetore te rritjes ekonomike. Dhe si rastesisht koinçidojne me ardhjen per pushime te emigrateve shqiptar. Emigrantet ne 20 vitet e fundit kane qene ata qe kane "qeverisur" fatet e ketije vendi. Pa kontributin e tyre, ekonomia shqiptare nuk do te ishte vetem e fundit ne Europe, por ne nivelin e ekonomive afrikane. Por ne vend qe te konsiderohen, si shpetimtaret e atdheut (ne kuptimin e plote te fjales) shpesh here trajtohen si te huaj ne shtepine e tyre. Mjafton te shikojme radhet neper dogane per te krijuar nje opinion. Paradoksalisht, shpesh here trajtohen me mire ne doganat greke se sa ne ato shqiptare. Dhe kjo eshte e papranueshme. Pa folur pastaj per policine rrugore qe, per te rrumbullakosur rrogat ndalojne gjithmone makinat me targa te huaja. Per te vazhduar tek paisjet me dokumenta, gjithçka don rryshfetin. Siç thoshte i madhi Fishta, haja qenit e pija qenit.

Te gjithe duam te besojme se, se pari liberalizimi i vizave dhe se dyti antarsimi ne BE jane me afer se kurre me pare. Per te evituar vrapin se kush me pare duhet te hype ne qerren e fitimtareve, nuk duhet te harrojme se integruesit e vertete te Shqiperise ne Bashkimin Europjan jane emigrantet shqiptar. Nje shembull per t'u ndjekur ne vendet europjane, nje pasuri i pazevendesueshme per vendin e tyre.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora