E enjte, 25.04.2024, 08:33 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ferit Ramadani: Isa Boletini - Përmasa e ndergjegjes për flamur e pavarësi

E shtune, 09.01.2010, 11:00 PM


ISA BOLETINI - PËRMASA E NDERGJEGJES PËR FLAMUR E PAVARËSI

Nga Ferit RAMADANI

Sa herë në skenën e djallëzive u vërsulën okupatorët dhe lanë me gjak tokën arbërore, aq herë ajo rriti trimat e saj. Dhe lavdia nuk mundet të përmbyllet në kaptinat e librit ku shkruhet tragjika, qëndresa, heroizmi.Se legjenda lind dhe u rrëfen brezave si shpalohen kujtimet mbi viganët. Këtë çast ajo nuk vjen për të hapur dritaren e një ndodhie për të vënë në gjumë voglushët.Ajo hap flegrat e Portës së Lartë ku qëndrojnë të mpleksur turqit e xhonturqit me hidhërimin nyje në gjoks e me shpatat e mbërthyera në shokë. Vetëm nën këmbët e tyre gjakoset Arbëria.Vyshken lulet dhe blerimi i livadheve, lëngojnë lisat e lartë në pyje. Vajtojnë lumenjt duke gurgulluar.Dhe rrezet e diellit pikojnë gjak ! Por:
Legjenda thotë se: Trimat nuk thyeheshin.Ata të udhëhequr nga Isa Boletini iu kundërvunë marrëveshjes që bënë xhonturqit e rinj me shqiptarët përpara revolucionit xhonturk.
-Përse ? , mund të pyesin kurreshtarët.
-Se nuk ishte bazuar në marrdhënie të sinqerta ! , përgjigjet historia , ajo mësuese e jetës.Pastaj shton:
-Qëllimi i turqve të rinj ishte të shfrytëzojnë fuqinë e popujve të robëruar dhe të përmbysnin absolutizmin e sulltan Hamidit.
-E shqiptarët?,sërish do të pyesin kurreshtarët!
-Shpresuan se në kuadër të Perandorisë Osmane do të krijojnë autonominë!
Demek, kjo ëndërr qenka e gjatë .Edhe në ditët tona po shfaqet!, do të shtonin ata kurreshtarët sygaca!
-Mjaft!Mjaft! i ndërpret legjenda.Isa Boletini më 1908 në vjeshtë, kur kajmekami i Mitrovicës urdhëroi çarmatimin e shqiptarëve i pari kundërshtoi:
-Jam unë Isë Boletini! Kam ëndërruar qysh në bark të nënës të jem i armatosur.Dhe pa të s’jetoj dot!Ajo është liria ime!Pastaj vu dorën mbi vetullat e syve , për të hedhur shikimin anë e mbanë Arbërisë.Kushedi se deri ku drejtoi shikimet.Kushedi deri ku valoi flamuri e u shfaq pavarësia e atdheut.Megjithatë Isa bluante mendimet se si do t’ia dalë kundër kajmekamit që me 1500 ushtarët u nis me topa e xhephane të bëjë përleshjen në Boletin.Megjithatë la 30 ushtarë turq dhe vrau tre shqiptarë në mesin e të cilëve dhe xhaxhai i Isait.
Pas kësaj përleshjeje në mes reaksionarëve xhonturq e shqiptarëve liridashës, në Parlamentin e Perandorisë u formua një grup i deputetëve shqiptarë :Ismail Qemali, Hasan Prishtina,Nexhip Draga, Shahin Kolonja, e të tjerë që të pakënaqur nga zhvillimi i situatave do të protestojnë:.
-Nuk e përligjim këtë shtypje !, tha Ismaili.
-Për një pagë deputeti nuk shitet atdheu!, shtoi Hasani.
-Ma mirë t’i kthehemi popullit se sa Portës së Lartë!,vazhdoi Nexhipi.
-Dhe, ligjit të të parëve !tha Shahini.
Megjithatë Abdyl Hamiti me lajka e me premtime përmes bashibuzukëve dhe jeniçerëve sahanlëpirës deshi ta ndërpresë këtë hap.U bëri premtime e premtime.
-Do të sjellim kushtetutën!Do të vendosim rendin.Pastaj do të aprovojmë ligjet!Do të zbatojmë nenet, alinetë dhe pikat! Aty ju do të gjeni hapësirë.Aty do të pushtoni dimensionet e zhvillimit dhe do të jemi të barabartë!Do të mësoni nëpër shkollat fillore në gjuhën shqipe e me qitabët tonë.Historinë e baba Dovletit do ta mësoni lirisht!...çirreshte me premtime ai sulltan Hamiti duke shtuar theksin se:
-Edhe në gjimnaz do të mësoni për sulltanët e tufanët.Edhe për karamanët e porcomanët!Për tiranët!
Por deputetët nuk dëgjuan e nuk dëgjuan më për Parlamentin e Portës së Lartë!
-Do të bëjmë Parlament të Arbërisë ! thanë.
Perandorëve të Arbërisë s’u mbeti tjetër vetëmse t’i godasin e t’ i shtojnë represionet e shtypjes!Por sulmi i hapur i kësaj perandorie e nxiti aq shumë vetëdijen e shqiptarëve që pas një viti të hidheshin në një Lëvizje shqiptare.Më 9 maj 1909 ata kishin formuar kërkesat për Vilajetin e Kosovës.
Perandoria duke parë këtë lëvizje të fuqishme të shqiptarëve u dërgon Xhavit Pashën me ekspedita me 5 batalione kambësorie dhe katër bateria topash nga Shkupi në Gjakovë e Pejë.Vrau e preu për rruge.Shkretoi e dogji fshatra e shtëpi.Dhe më 12 qershor në Qafën e Morinës nga shqiptarët trima u detyrua me bishtin nën shalë të tërhiqet në Gjakovë.Megjithatë hasi në rezistencën e Nikollë Ivanajt dhe Isa Boletinit.
Lëvizja për pavarësi zgjërohej në Prizren, Shkodër, Pejë, Gjakovë, Tetovë,...,e po me këto pulse zgjërohej nëpër të gjithë qytetet ku jetonin shqiptarët.Në Parlamentin e Osmanëve e njëjta strategji : Flitej se çdo gjë do të qetësohej ndërsa nga ana tjetër dërgoheshin ekspedita për ndëshkimin e shqiptarëve!
Sërish Isë Boletini vu dorën mbi vetulla dhe drejtoi sytë mbi Arbëri!Mjegullat e zeza e mbulonin atë!Përmbytej Preveza e Janina!Tretej Çamëria.Lëngonte e shtërzonte Pollog-Pellagonia! Ngrinte Malësia, Plava, Gucia...!Për Kosovën!Ah!Për Kosovën nuk flet baca Isë!
-Heu ! klithi.Sikur u përmend nga ankthi që e kishte rrëmbyer.Në përmasën e Atdheut pa ndërgjegjen për pavarësi dhe flamur!Megjithatë pa se si rënkonte nën kthetrat e zeza të robëruesve. Zemra i pikoi gjak e vrer.Dhe heshti për një çast!
-Përse po mendohesh Isë! oshtiu zëri i diplomatëve të Evropës!
Ai vështroi rretherrotull.Në atë katandi iu rrotulluan Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës, Paqa e Versajës!Dhe kapi revolen në brez!
-Nuk dorëzohet Isa Boletini! Në tokën e Arbërisë kurrë s’do të harrohet kënga e lirisë.Dhe gjaku s’ do të shterrë derisa të mos agojë drita e pavarësisë!
-Mos u ngut Isë Boletini! Erëra të tjera kanë filluar të fryjnë! Diplomacia e zhvillimit kuptime tjera i jep jetës.Patjetër shqiptarët do t’i binden!
-Jo nuk shartohet shqiptari ! Betohem për të që them!
-Mashtrohesh Isë Boletini ! Mashtrohesh ! Në kabinetin e dreqërisë sonë politike gjellëra të tjera zihen.Kazani i hashasë flet se ju do të ngopeni duke ngrënë!
-Kurrë!Kurrë!, klithi Isa dhe sikur përmendej nga ai makth i rëndë!Sërish vu dorë mbi sy për të parë çdo të ndodhë pas pesëdhjetë , gjashtëdhjetë, tetëdhejetë vjetëve.Mbase pas një shekulli,...pas shekujve tutje - tutje!
-Kuku!Kuku! Ç’po më shohin sytë!tha,dhe në heshtje filloi të pëshpërisë:Vallë është e mundur!Preveza, Janina ,Çamëria me kryqin ortodoks!Me greqishten në gojë?Me biznesin!Me...! Po Pollogu, Pellagonia! Ç’janë këto Sahat Kulla me kryqe!Bit Pazari, Ladorishta..., Reçica, Gostivari...!Ç’ bëjnë me Jusuf Gërvallat, Selim Rushitët, Abidin Hysenët, Abdulselamët....! Ç’ bëjnë me Mehmetë Gegajt,Shaban Xheladinët, Rafi Halilët, Zaim Beqirët...? Po me Fadil Sulejmanët, Rufi Osmanët !Medet! Medet!
-Po këta xhuxhë!Këta karakanxhollë.Honxhobonxhë? Ç’ ka janë këta që rendin për në Skopje?Deputetë janë?Ministra ?! O zot !Si turren të mjerit për të lëpirë në sahanin e hashasë! Si nuk u kujtohet se unë në Londër nuk shkova për të shartuar nënën time!!!Për cilën karakurvë po mbyten e përmbyten shëmtakët! Në djall vafshin me kryqin dhe erën e temjanit.
- Ditët për Arbërinë do të vijnë! tha më në fund dhe ngiti dorën mbi vetulla për të pa përmasën e atdheut ta mbulojë me flamur...!

Atë çast jehoi kenga e Agim Gashit kushtuar Bacës Isë !

Agim Gashi

KANGË PËR ISA BOLETININ

Hej, krisi pushka e na duel timi
Ja ka mbërri Isa Boletini,
Mbi anmikun, vëllazën, bini,
More, asnji t´gjallë kund mos e lini!
Asnji i gjallë kund mos t´na jesë,
Të luftojmë, vëllazën, si e kem´ adet.
Bini, vëllazën, tha bini!
Burrat e malësisë!
Bini, vëllazën, bini,
Ju dielli i lirisë!
Hej, krisi topi e ra n´kullë,
S´ja lëviz frengjitë, jo, kurrë!
Se atë e ndërtoi vetë dora e shqiptarit,
E Isa Begi na rri ma i pari,
Rri i parë, e ambël na flet:
-Të lidhim besë, vëllazën, si e kem adet!
Bini,vëllazën, bini,
Burrat e malësisë!
Bini, trima, bini,
Ju dielli i lirisë!
O, jarga n´gojë Pashës po i shkon:
-Due gjallë, Isën m´e zanë.
Por, mashtrue Pasha ish kanë,
Se kurrë dragoni gjallë nuk o´ zanë.
E Isa Begi tash urdhën po jep:
-Bini, vëllazën, si e kem adet!
Bini,vëllazën, bini,
Burrat e malësisë!
Bini, vëllazën, bini,
Ju dielli i lirisë!

1980-Lipjan



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora