Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shaban Peraj: Veprimi i përbashkët

| E shtune, 09.01.2010, 10:59 PM |


Veprimi i përbashkët

Shkruan: Shaban Peraj

Hapja e detyruar e portave në hidrocentralet e Shqipërisë shkaktoi përmbytje masive të fshatrave të Nënshkodrës, po edhe të fshatrave përreth lumit Buna në Anë të Malit dhe kjo bëri që e gjithë zona të gjasojnë në një liqe. Duhet pranuar se kjo situatë krijoj një panikë te banorët e këtueshëm dhe ajo që u dëgjua më së shumti ishin bisedat e bëra për këtë problem, i shaktuar ngas faktori natyrorë për çka strukturat shtetërore reaguan menjëherë për t’u dalë në ndihmë banorëve, ndihmë e cila nuk mungoi në asnjë moment për të bërë evakuimin e komunitetit të rrezikuar. Nga përmbytjet e fshatrave përreth lumit Buna të gjithë ne disi u djemë keq në këto ditë të para të janarit, një fatkeqësi kjo e krijuar nga natyra e cila nuk pyet dhe nuk njeh askend. Të gjitha këto shqetësime i përjetuam bashkë me banorët e këtueshëm, të cilët dorën në zemër nuk është se këtë e pësuan për herë të parë, por si duket dhe si shpjegohet nga disa të moshuar nuk mbahet mend që heret e kaluara kjo të ketë  ndodhur në fillim të janarit. Sido që të jetë tani nuk është koha e momenti për t’u marrë me gjëra të tilla, së paku jo ndaj atyre që kanë halle, ndaj atyre që kanë humbur gjithë djersën e krijuar gjatë vitit që lamë pas. Edukimi i tyre në nivel të duhur si dhe ndnjeja ndaj të keqes tregoi për të satën herë se banorët e këtueshëm nuk janë vetëm, aty u pa se solidariteti në mes njerëzve ka arritur untetin e qëllimit, atë unitet që gati filluam ta harrojmë. Kjo është edukata jonë dhe burrëria për t’i shtri dorën tjetrit pikërisht në ditë të vështira. Në raste të tilla duhet besuar se kur duam mund të presim përparim nga shoqëria, nga institucionet vendore e ato shtetërore.
Për të kaluar këto qëndresa në këto momente të vështira për qytetarët e këtueshëm nuk na duhen veprimet e disave që u munduan të hapin panikë, që trilluan, çfarë nuk trilluan të bindur edhe ata vet se nuk janë në rrugë të zotit, ndaj nuk u pinë ujë veprimet e mbrapshta, veprimet primitive sikur duan të kënaqen në rrezikun e të tjerëve! Jo, këtë nuk ka për t’ua pranuar askush dhe të kota i kanë përpjekjet për të destabilizuar shpirtin e lodhur të këtyre banorëve që përballen me fatkeqësinë natyrore. Njerëzit janë të fortë dhe ai bashkim, ai solidaritet dëshmoi se paraqet gurthemel për dashuri me njëri-tjetrin, gjë që edhe më shumë u dha shpresë atyre që përjetuan fatkeqësinë, se nuk janë vetëm, ata kanë pranë shtetet, institucionet si një simbol të qendresës, bashkimit dhe në ditë të vështira. Kjo u pa edhe nga përfaqësuesit e institucioneve që me ditë, me javë u qëndruan pranë duke u shtrirë dorën për të eliminuar streset, për të eliminuar dëmet, për të shpëtuar shumë fëmijë që nuk ia dinë “huqet” lëvizjes së ujit e me premtim për t’u kompenzuar dëmet e krijuara.
Kjo traditë e shqiptarëve, po edhe të tjerëve u dëshmua si diçka që bënë përpjekje për të ftuar një natyrë tjetër duke zhvilluar gjërat në të mirë të masës, megjithëse akoma kanë mbetur ca endacakë të pajisur me mëkate e që ruajnë rastin e volitshëm për t’u kënaqë fatkeqësive.Edhepse rasti ishte tragjik për shumë banorë të rrethit të Shkodrës e fashatrave të anës së lumit Buna në Anë të Malit, pushtetarët, prijësit e institucioneve të cilëve ajo masë u ka dhënë besimin për t’i udhëhequr dukej qartë se e ndjenin vetën fatlum që orë pas ore gjendeshin bashkë me të dëmtuarit, për t’u bë të mundshmen e së mundshmes vetëm e vetëm për t’i siguruar ata banorë se nuk ka nevojë për panikë, se i gjithë kombi sytë i ka ë kthyer nga ata për të ndarë fatin e katastrofës natyrore. Të gjithë këta patën guximin, nderin, burrërinë të bashkohen e të jenë pjesë e hallexhinjëve të këtyre anëve, pa pyetur për sakrificat dhe kjo ndezi zemrat e gjithë shqiptarëve për solidaritet, edhe të atyre në Kosovë dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët. Për katastrofa të tilla  si rëndomë solidaritet shprehin edhe kancelaritë më të mëdha botërore, gjë që e bënë edhe më bindës qytetarin se nuk është vetëm, se në vuajtje të tilla nuk ka ndarje, se plaga e krijuar në zemrat e tyre mund të shërohet vetëm në një shoqëri ku vetëdija për vendlindje është e madhe.
Ata që përhapin panikë të mos fajsojnë këtë e atë, por të pranojnë të metat që u janë bërë njëlloj kanceri i pashërueshëm që u ka zënë frymën, dhe tashti bëjnë turr atje ku masa e institucionet vendore e shtetërore po bëjnë përpjekje për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, atë që është e vërtetë e që e dinë edhe ata vet por ja që u dha mundësia atyre për përfitime politike. Kjo që ndodhi me banorët e këtyre anëve është një zhgjëndërr e trishtueshme, një e keqe e trishtueshme, për të cilën askush nuk e diti se mund të ndodhë, ndaj zgjidhja që filloi shkallë-shkallë është mençuri, mirëkuptim për të qenë më të fortë nesër, për të hapur sytë që rastet e tilla të mos përsëriten pavrësisht kush drejton pushtetin. Nuk duhet dyshuar fare në rrespektimin e rregullores për shkarkimin e digave, gjë që banorëve u premtua se nuk ka rrezik për ndonjë “cunam” të mundshëm siç përmendën ca të sëmurë për përfitime politike, të cilat thënie nuk i “hëngrën” banorët e këtueshëm dhe përpjekjet e mediave të rreshtuara përkrah tyre nuk dhanë rezultatet e pritura, sepse nuk bëhet politikë me natyrën e zotin, atë qytetarët tashmë  kanë kuptuar, për ta ka një mentalitet tjetër duke e njohur mirë “lazdrimin e ujit”, ndaj politikës së tyre të mbrapshtë i dhanë një leksion të qartë. Shtet dëshmuan se janë në gjendje të garantojnë pronën dhe jetën e qytetarëve duke i inkurajuar, mbështetur ata të zonave të përmbytura me çka u dëshmua se edhe në raste të tilla mund të zgjidhen problemet e tyre duke u ofruar atyre kushte optimale me aq sa kishin mundësi.