E enjte, 23.01.2020, 05:16 AM (GMT)

Editorial

Dibran Demaku: Të huaj jashtë e të huaj brenda

E shtune, 09.01.2010, 09:59 PM


TË HUAJ JASHTË E TË HUAJ BRENDA

Nga Dibran Demaku

Jo vetëm popullata,por edhe organet shtetërore,mërgimtarët në vende të ndryshme sot i quajnë jo mërgimtarë ,por „jorezident“ d,m,th. Të jashtëm. Dhe kështu shqiptarët e lindur në Kosovë, por të mërguar në vende të ndryshme sot janë të huaj në vendet ku jetojnë (përkohësisht) e të huaj në vendin e vet?!

Kur në vitet e 90-ta të shekullit të kaluarshqipterët e Kosovës për arsye që dihen(politike dhe ekonomike)ia mësynë vendeve të ndryshme të Europës perendimore,por edhe më larg,asnjëherë nuk u ka shkuar në mendje se një ditë nga vandi i tyre i origjinës do të trajtohen si të huaj apo si të Jashtëm.Në fillim të atyre viteve“Të mbrapshta" siç do t`i quante Kadareja ynë i madh,e kanë marrë atë rrugë me synimin se një ditë do të kthehen në vendin e vet,kur atje do të përmirësoheshin kushtet politike dhe ekonomike.
Edhe sot pas kaq vitesh na kujtohen fjalët e njerëzve tanë që në momentet kur e lëshonin Kosovën dhe niseshin në atë rrugë të kurbetit në ndarje me të afërmit apo me njerëzit e dashur thonin:“Mirupafshim në Kosovën e lirë“.Ishte kjo atëherë vetëm një thënie e momentit apo ishte një fjalë dhe dëshirë e tyre e dalë nga thellësitë e zemrës dhe shpirtit të tyre.? Do të dëshironim të ishte kjo e dyta.
Me kalimin e viteve ata sikur zunë të nguliten në vendet ku u vendosën.Filluan të integrohen në ligjet dhe zakonet e atyre vendeve.Shumica prej tyre edhe filluan të marrin nënshtetësinë e vendeve ku u vendosën.Filluan të ëndërrojnë një jetë më të mirë ndërsa ndjenjën e fillimit (të kthimit në atdhe) e kaluan në vendin e dytë dhe të tretë.
Koha e gjatë e qëndrimit larg vendlindjes(ta kujtojmë kohën kur Kosova ishte e robëruar dhe nën sundimin serb)dhe ata nuk mund t`i vizitonin vendin dhe njerëzit e dashur,ndikoi në humbjen e ndjenjës se një ditë duhet të kthehen.Me njerëzit e dashur në atdhe kontaktonin vetëm nëpërmes të telefonit.Koha e gjatë e mostakimit fizik me vendin e vet dhe me njerëzit e dashur sikur i tëhuajsoi ca.Dhe jo vetëm kaq.Edhe nga atdheu dhe nga njerëzit e dashur ata filluan të quhen përveç mërgimtarë edhe të jashtëm.Pra shumica e njerëzve të vendlindjes ata filluan t`i quajnë me nofkën“Të jashtëm“.Në biseda të ndryshme filluan të shprehen në stilin:“A jeni dëgjuar me ata të jashtmit?!A ju kanë dërguar para ata të jashtmit?!“ etj.Dhe kështu një ditë dhe kështu çdo ditë.Kjo shprehje aspak e këndshme filloi të zër vend në fjalorin e njerëzve të vendlindjes,pa menduar se mund të jetë e dëmshme dhe e pakëndshme për njerëzit e gjakut që pa dëshirën e tyre ikën dhe zunë vendatje ku ishin dje e ku janë edhe sot.E gjithë kjo filloi atëherë kur mërgimtarët nuk mund ta vizitonin venin e vet.Por,ja që një praktikë e tillë( e dëmshme) vijoi edhe pas çlirimit të Kosovës.Pas çlirimit të Kosovës mërgimtarët filluan të vizitojnë vendin dhe të afërmit, por nga njerëzit e tyre të dashur vazhduan të quhen:“Të jashtëm“.Fenomen ky shqipotar sa i dëmshëm aq edhe i rrezikshëm.Të quash të jashtëm vëllain,shokun,mikun me të cilin je rritur dhe ke kaluar një pjesë të jetës me të a ka  gjë më apsurde dhe njëkohësisht tragjike.Dhe e tëra kjo pa menduar se kështu me vëllain tënd,me shokun,me mikun krijon një ndasi,një distancë,një kufi që dikur do të bëhet i pakalueshëm.
Por,ja që të tillë jemi ne.Njerëzit e afërm fillojmë t`i trajtojmë jo më si tanët,por si plaçkë tregu.A ka vallë gjë më të tmerrshme se kjo? Jo vetëm kaq.Jo vetëm popullata,por edhe organet shtetërore,mërgimtarët  vende të ndryshme sot i quajnë jo mërgimtarë,por „jorezident“ d.m.th. të jashtëm.Me këtë qëndrim me vetëdije apo pa të vazhdon të qojë ujë në mullirin serb,i cili regjim ishte kujdesur që ata të lëshojnë Kosovën për të mos u kthyer kurrë më.
Dhe kështu shqiptarët e lindur në Kosovë,por të mërguar në vende të ndryshme sot janë të huaj në vendet ku jetojnë(përkohësisht) e të huaj në vendin e vet?!
(E se çfarë ka bërë kjo mërgatë për vendin dhe njerëzit e vet kur Kosova ishte e okupuar e pastaj për luftën çlirimtare është përgjithësisht e njohur).
Lind pyetja: Deri kur kështu?!
Pason përgjigja:Gjithmonë derisa shqiptarët të mbushen mend!Prandaj,sa nuk është bërë ende vonë është e udhës që organet e qeverisë së Kosovës të mendojnë dhe të veprojnë më shumë për njerëzit e vet në mërgatë.
Dhe koha e fundit është tash,kur Kosova është e pavarur dhe në shumë vende të Europës i ka edhe ambasadat e veta.Njerëzit që punojnë në këto ambasada do të duhej që të vënin kontakt me mergimtarët kudo ku ndodhen dhe së bashku t`i zgjidhnin shumë kërkesa të mërgimtarëve.Në këtë mënyrë njerëzit e mërgatës do të afroheshin me njerëzit e vendlindjes dhe në të ardhmen e afërt ata nuk do të quheshin më me atë nofkën e mallkuar:Të jashtëm.Dhe largimi(të shpresojmë i përkohshëm) do të kalonte e ne do të jetonim sërish me atë ndjenjën se jemi një dhe të gjithë të brendshëm,të gjithë në vend dhe në mërgatë:Qytetarë të Kosovës.
Dhe krejt në fund:Mbase tashmë është koha që Qeveria e Kosovës ta themelojë edhe Ministrinë e migracionit e cila do të mirrej me problemet dhe hallet e mërgimtarëve tanë kudo ku janë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT