E premte, 29.03.2024, 01:01 PM (GMT)

Editorial

Halit Bogaj: Cenzura ndaj këngëve kushtuar Dr. Rugovës

E enjte, 07.01.2010, 09:58 PM


CENZURA NDAJ KËNGËVE KUSHTUAR DR. RUGOVËS

Nga Halit Bogaj
 
Duke lexuar një intervistë të Albërie Hadergjonajt në '' Zemrën Shqiptare '' në të cilën flet për personalitetin legjendar të dr. Rugovës dhe për këngën që ia ka kushtuar atij, më erdhi edhe mua  të shkruaj diçka në këtë drejtim.
Këngëtarja jonë e famshme na tregon arsyen se përse e krijoi dhe e këndoi atë këngë të fuqishme , duke na e sjellur ndër mend edhe një dukuri negative të mjeteve tona audiovizuele të cilat asnjëherë nuk e transmetojnë këngën e saj të bukur kushtuar dr.Rugovës, me emrin e të cilit mahnitej bota, kurse disa njerëz tanë, jo vetëm që nuk lejojnë të këndohen këngët kushtuar atij , por edhe ia heqin fotografitë nga atje ku e kanë vendin përgjithmonë,sikur  që e kanë Ataturku në Turqi ose Xhorxh Washingtoni në Amerikë.
Mjeranët , puthadorët dhe kameleonët e televizioneve tona të sotme , jo vetëm që nuk emetojnë asnjë këngë kushtuar dr. Rugovës , por mendojnë se vërtet janë në shërbim të popullit.Sikur të ishte ashtu do të duhej të mendonin pak se kush ishte presidenti Rugova dhe çfarë bëri bota dhe populli ynë gjatë ceremonialit të varrimit të tij. Do të duhej por ç'ti bësh kur ato televizione të qullta i udhëheqin njerëzit që përfitojnë donacione të ndryshme nga dreqi dhe i biri i dreqit dhe u hyjne nën sjetull pushtetarëve të sotëm ( të cilët si qyqarë e patën hequr dhe fshehur fotografinë e dr. Rugovës në ditën e shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë ), e  ku kishte reaguar vetëm Melihate Tërmkolli.
Madje , siç jemi dëshmitarë të gjallë , me rastin e vdekjes së presidentit tonë të madh , RTK-ja në mengjesin e asaj dite të kobshme për të gjithë ne ( përmes gojës së spikerit Mustafë Muçaj ) , dr. Rugovën gati e shpalli tradhtar !!!.
Në të njejtën kohë , në vend që të jepnin lajme bombastike përkitazi me vdekjen e presidentit tonë , flenin edhe televiziionet e Surroit dhe Afërdita Saraçinit ( KTV dhe RTV 21).
Për t'u ndryshuar rrjedhat me shpejtësi drite, fati deshti kur të gjithat televizionet në Shqipëri u ngritën në këmbë  për ta kumtuar lajmin e hidhur i cili e kishte pllakosur Kosovën.Në televizionet nga Shqipëria u mblodhën njerëz të profileve të ndryshme : politikanë , analistë dhe gazetarë të ndryshëm për të folur për rrugën maratonike të dr. Rugovës drejt pavarësisë së Kosovës të cilën e gëzojmë sot falë angazhimit të tij permanent për 20 vite të tëra. Të gjithë ata njerëz ndienin dhembje të thella për humbjen e figurës kolosale e cila ishte nderi dhe krenaria e mbarë kombit tonë. Filluan të bëhen edhe përgatitjet shtetërore nga Shqipëria për të ardhur në varrimin e liderit tonë të shquar i cili e solli Kosovën këtu ku jemi sot.
Pra këta mjeranat tanë televizivë kur e panë se çka u bë në Shqipëri u përpoqën që edhe ata t'ia jepnin sadopak hakun figurës poliedrike të dr.Rugovës.U ngutën disi për ta zënë hapin e humbur në krahasim me vëllezërit tanë nga Shqipëria , prandaj dhe filluan t'i bënin transmetimet e drejtperdrejta nga rrjedhat spontane të atyre ditëve kur e tërë Kosova ndiente dhimbje të madhe për shuarjen e jetës së njeriut të saj më të dashur.Pra edhe ato televizione të cilat në fillim hezituan të ishin në nivelin e duhur e panë se ishin nisur në një rrugë shumë të gabuar ngase bëhej fjalë për presidentin tonë shekullor me të cilin do të frymojë përherë çlirimi dhe pavarësia e këtij vendi.Por pas vdekjes së presidentit Rugova , bukshkelësit e tij , të cilët e kanë shtrirë kurrizin për t'u bërë urë kaluese për realizimin e interesave të tyre personale , kanë filluar të distancohen edhe nga partia e tyre e mëparshme për të zënë ndonjë post ministror , siç po ndodh me disa prej tyre , siç është edhe rasti i vogëlushit Shatri i cili kaloi në një parti tjetër për ta fituar sërish ndonjë vend të ëmbël/ndonse më parë e kishte provuar shijen ministrore!/.
 
Nga të gjitha këto lëvizje të njerëzve, nga njëra në tjetrën parti , është çudi e madhe se si kanë besim liderët e atyre partive tjera , kur dihet se ''ai që ka tradhtuar njëherë tradhton edhe herën tjetër''.
Unë e fillova këtë shkrim që ta përfundoja pak më shpejtë , por siç thotë populli fjala fjalën e nxjerr . Duke shkruar për cenzurën që iu bëhet këngëve kushtuar dr. Rugovës ( për çka dëshmon edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ) u ktheva në një kohë kur e kisha njohur këngëtarin e madh Luan Zhegun i cili në ato vite erdhi në Kosovë me Ansamblin shtetëror të këngëve, që me zërin e tij të bukur ta joshte dëgjuesin e kësaj ane të atdheut.
Luan Zhegun e kisha parë në Prizren në fund të viteve 70 , me të cilin atëherë zhvillova
një bisedë shumë të këndshme vëllazërore të cilën nuk mund ta harroj kurrë. E përmenda këtë këngëtar të madh , i cili sipas intervistës të Albërie Hadergjonajt e kishte bërë kompozimin e këngës së saj kushtuar Ibrahim Rugovës.Prandaj do t'i jemi tepër mirnjohës Luan Zhegut ngase na e dhuroi një këngë të pavdekshme e cila do të jetojë përherë në zemrat tona , edhe pse akoma ekzistojnë disa televizione që e ndalojnë transmetimin e saj. S'di se ç'të them tjetër përveç jazëk u qoftë dhe haram buka e Kosovës që e hanë , ashtu siç i kanë haram edhe paret e taksapaguesve tanë që i vjedhin ( me metodat staliniste ) përmes faturave të rrymës elekrike , siç nuk ndodh askund në botë.
Ata po harrojnë , se nëse nuk i transmetojnë këngët kushtuar idhujve tanë , ne do të gjejmë metoda të tjera për t'i dëgjuar ato dhe është interesant të theksohet se gati për çdo ditë dëgjojmë llojlloj këngësh pa kurrfarë vlerash kulturore artistike, nga të cilat na vjen gërdi.



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora