Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Ftesa

| E merkure, 06.01.2010, 10:57 PM |


F T E S A

Nga Dibran Demaku

Institucionet shtetërore të Kosovës edhe pas dhjetë viteve në liri dhe dy viteve në Pavarësi,pothuajse ende nuk kanë ndërtuar një strategji për veprim karshi proceseve politike që ngjajnë në rajon.Ato edhe pas kaq vitesh nuk u paraprijnë proceseve të ndryshme politike,por edhe sot e gjithë ditën mirren me raste të ndryshme që paraqiten si sfida të kohës.Dhe gjithnjë pas rasteve të ndryshme provokuese që vijnë herë pas here dhe në mënyrë kronologjike nga shteti i Serbisë.Dhe gati në të gjitha këto raste në fillim reagojnë në mënyrë nervoze duke ngritur zërin se nuk do të lejojnë që të ngjajë Kjo e Ajo!Pastaj me kalimin e kohës dhe nën presionin e ndërkombëtarëve që ndodhen në Kosovë,sikur i ulin shigjetat e ngrehura të fillimit dhe krejt në fund në heshtje i pranojnë kërkesat e ndryshme të Serbisë!
Ditë më parë nga presidenca e Kosovës,në mjete të ndryshme të informimit u hap lajmi se Presidenti i Kosovës,u kishte bërë ftesa presidentëve të shteteve të rajonit,për një takim kokë më kokë që do të mbahej në Prizren.U tha në atë njoftim se në atë takim të pritshëm do të merrnin pjesë që të gjithë presidentët e shteteve të rajonit,përveq atij të Serbisë të cilit nuk i ishte bërë ftesa.
Lind pyetja se një veprim i tillë a ishte veprim i drejtë politik në këtë rast?!
Mbase përgjigjja më e drejtë në këtë rast do të ishte:Jo!Dhe pse në këtë rast nxirret një konkluidim i tillë?!
Sikur presidenca e Kosovës të kishte të hartuar një strategji afatgjate të veprimit të saj politik,do të vepronte krejt ndryshe.Për takimin e pritshëm në Prizren,do të duhej që një ftesë të ia bënte edhe presidentit të Serbisë,Tadiqit.Me një ftesë të tillë?topin politik? thënë kushtimisht do ta nxirrte në fushën e kundërshtarit dhe pastaj do të ishte në avantazh politik ndaj saj!Jemi shumë të sigurtë që pas një ftese të tillë,për shkaqe që dihen,presidentii Serbisë do ta refuzonte një ftesë të tillë.Në këtë mënyrë,presidenca e Kosovës në veçanti dhe institucionet shtetërore në përgjithësi do të fitonin një avantazh politik karshi Serbisë.
Dhe pastaj ku presidenti i Serbisë të bënte kërkesë për vizitë në Kosovë,organet e Kosovës do ta kishin më të lehtë që një kërkesë të tillë ta refuzonin,me arsyetimin e presidenti i Serbisë kishte refuzuar ftesën zyrtare të presidencës së Kosovës,andaj karshi kësaj edhe ata kishin të drejtë ta refuzonin kërkesën e tij.Atëherë,po,edhe organet  ndërkombëtare që ndodhen në Kosovë,do të bindeshin në të drejtën për refuzim të Kosovës.
Andaj,kësaj radhe presidenca e Kosovës,me mosbërjen e ftesës me kohë presidentit serb,me vetëdije apo pa të mbeti në bisht të ngjarjeve politike.Dhe tash kur presidenti serb bëri kërkesë për vizitë në Kosovë,presidenca e Kosovës në veçanti dhe organet tjera shtetërore në përgjithësi të gjendura sërish të befasuara si edhe herave të tjera,në fillim reaguan me pompozitet të madh se një vizitë të tillë nuk do ta lejonin?!Pastaj me kalimin e ditëve sikur u ftohën gjakrat dhe krejt në fund pothuajse në heshtje,pranuan ,që presidenti serb Tadiq ta vizitojë Kosovën!
Dhe krejt në fund për ta qetësuar opinionin kosovar ,deklaruan se e lejonin një vizitë të tillë pasiqë ajo ishte e karakterit privat dhe fetar!Dhe se presidentit serb i është tërhequr vërejtja që gjatë qëndrimit në Kosovë mos të përdorë fjalor politik!
Por,a do të ndidhë ashtu siç deklarojnë dhe dëshirojnë organet udhëheqëse të Kosovës?!
Frikësohemi se edhe këtë herë do të ndodhë ajo që ka ndodhur edhe viteve të tjera.Presidenti serb sa herë që ka ardhur në Kosovë,jo vetëm që është prononcuar politikisht,por ai në fjalimet e tij çdo herë e ka provokuar dhe sfiduar shtetin e Kosovës dhe pavarësinë e saj duke deklaruar se :?ajo,Kosova,ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e shtetit serb!?! Andaj karshi kësaj,sigurisht që edhe kësaj here ai do të lëshojë deklarata të këtilla provokuese dhe sfiduese!
Shteti serb,president i të cilit është Tadiqi,ditë më parë bëri provokimin politik të radhës karshi Kosovës.Në hartën e re të Serbisë,sipas mjeteve të informimit,u përfshi edhe Kosova si pjesë përbërse e Serbisë?! Dhe mbase këtë hartë,me Kosovën brenda kufijëve të saj,Serbija do ta dërgojë edhe në Bruksel! Është çështje tjetër se si do të reagojë Brukseli me këtë rast,dhe a do të reagojë fare?!Dhe pse të reagojë për këtë gjë Brukseli,kur vetë organet kompetente të Kosovës nuk dimë të kenë reaguar!
Me vizitën e fundit të Tadiqit në Kosovë,organet udhëheqëse të Kosovës edhe njëherë dështuan politikisht.Ato në vend se ta hartojnë një strategji afatgjate dhe t`u paraprijnë proceseve të ndryshme politke në forcimin e shtetit të brisht të Kosovës,edhe sot e kësaj dite mirren me pasojat e rasteve të ndryshme që paraqiten herë pas herë,raste këto provokuese dhe sfiduese për shtetin e Kosovës.
Me vizitën e tij të fundit në Kosovë,presidenti i Serbisë,Tadiqi,edhe njëherë i provokoi dhe sfidoi organet udhëheqëse të Kosovës.Përveq kësaj ai me këtë vizitë edhe njëherë e provokoi dhe sfidoi Pavarësinë e Kosovës!Me këtë vizitë të tij,ai e sfidoi edhe takimin e pritshëm të presidentëve të shteteve të rajonit të caktuar që të mbahet në Prizren,i cili nuk dihet se kur do të mbahet,por edhe nëse mbahet do të mbahet nën hijen e vizitës së Tadiqit!Dhe a tëra kjo për shkak të një ftese që s`u bë!Sikur ajo ftesë të ishte bërë me kohë mbase edhe gjërat do të zhvilloheshin krejt ndryshe.