E premte, 29.03.2024, 01:49 AM (GMT)

Editorial

Agim Vuniqi: Shteti pa kufijë

E merkure, 06.01.2010, 09:56 PM


Shteti pa kufijë

Në Kosovë nuk janë të instaluara strukturat paralele serbe por janë të instaluara strukturat okupuese të pushtetit serb

Nga Agim Vuniqi

Reçaku i cili futi në lëvizje diplomatët botërorë për të ndëshkuar politikën shfarosëse të Serbisë para mbi 10 vitesh, po rikthehet si një ngjarje e paharruar, si sfidë e të ardhmes së Kosovës, duke dhënë mesazhin e qartë se Kosovës po i shemben kufijtë. Paralajmërimi i vizitës së Tadiqit dhe ngritja e leckës së bardhë të kapitulimit politik të qeverisë kosovare për hirë të "paqes dhe të ardhmes", po le të kuptohet si ulje e heshtave të luftës, si "përpjekje" për  të zbehë ekstremizmin e skajshëm serb për të "goditur" inspiruesit e logjikës sekrete dhe konspirative, duke lënë të hapur shtigjet e reja të kooperativitetit dhe bashkangjitjes në familjen evropiane, që po kuptohet nga shumica që mendojnë esull se po mbahet zvarrë statusi kushtetues i Kosovës, duke mos e kuptuar akoma se kush është sovrani i vërtetë, kështuqë populli i Kosovës po dënohet me kartuqin e kuq, duke u nxjerrë jasht loje, meqë përfaqësuesit e votuar dhe "selektori" e dorëzuan lojën, sa do të zgjatë ankthi, deri kur?

"Rusët nuk kanë trupat në Kosovë, as sërbët, trupat amerikane janë atje, pra as pavarësia e Kosovës nuk është punë e tyre, është çështje e amerikanëve.. ."  CNN , më 12 janar 2008; kështu deklaroi korespondentja e CNN-it Suzanne Malvoux e akredituar në "White House", duke u bazuar në informatat e zyrtarëve të qeverisë amerikane. Shpeshherë zyrtarët amerikanë e kanë përsëritur, por edhe kanë konfirmuar këtë, edhe në GJND, në favor të shteteve që përkrahën shpalljen e pavarësisë së Kosovës si veprim të drejtë dhe në koherencë me Ligjin Ndërkombtarë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhe se nuk mund të ketë kjo ndonjë risi, apo ndryshim rapid të politikës ndërkombëtare të SHBA-së, edhepse prioritet e saj kanë ndryshuar, si në shtimin e trupave amerikane në Afganistan, por edhe në ashpërsimin e gjuhës diplomatike në raport me Iranin, por edhe luftimin e çelulave të Al Kaidës në Jemen. Si duket Serbia ka filluar të futë në lojë prap modelin "domono", por mundë të gabohet rëndë ngase SHBA ka kapacitete të mjaftueshme diplomatike dhe ushtarake të angazhimit në shumë vatra krize përgjatë rruzullit tokësor. Ata që dyshojnë se politika e jashtme amerikane mund të ndryshojë kohë pas kohe kanë gabuar, ngase qëndrimet e politikë së saj të jashtme janë konsekuente dhe janë shumë të qëndrueshme, ashtu siç ishte intervenimi amerikan dhe i aleatëve të tjerë të NATO-s kundër politikës Millosheviqiane, e që kishte kulmuar me vrasjen masive të shqiptarëve gjatë viteve të 1998-1999, i cili kishte shfrytëzuar APJ-në për të realizuar spastrimin etnik për qëllime plitike, gjë që shtyri forcat e NATO-s të sulmoi ushtarakisht caqet ushtarake serbiane për të penguar katastrofën humanitare, duke u mbështetur në kapitullin VII të OKB-së, meqë në fakt rrezikohej paqa rajonale dhe ndërkombëtare.

Serbia dhe kreu i saj politik dhe ushtarak nuk ka lëvizur fare nga logjika ekspanzioniste dhe logjika e rrezikshme politike që me luftë të realizoi qëllimet e parashtruara politike, përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbiane e cila gjithnjë ka qenë  inspiruese shpirtërore e krimeve te vazhdueshme në Ballkan, dhe konkretisht në Kosovë. Ajo që u pa tash së fundi; hartimi i listës së gjykatësve  dhe emrimi i tyre në Kosovë, pastaj tendenca për shembjen e sitemit financiar të Kosovës, duke përulur parlamentin e Kosovës, me ndarjen e mjeteve buxhetore të qeverisë serbe për strukturat okupuese-jo paralele, po ngulfatë institucionet demokratike kosovare dhe po pengon drejtpërdrejtë zbatimin e Marrëveshjes Ahtisaari, jo vetëm kaq por serbët as që përfillin institucionet e dala nga vota e popullit, dhe qytetarët serb nuk i paguajnë tatime qeverisë kosovare... Shuëmçka që ndodhë brenda enklvave serbe, as që bëhet publike dhe nuk publikohet, por është vazhdimësi e një logjike konspirative e instaluar në mbamendjen e serbëve që nga Beteja e humbur e Kosovës, logjikë që u shndërrua në tragjedi ndërkombëtare viteve të 14 të shekullit XIX, atëherë kur disa nga oficerët serb planifikuan atentatin kundër perandorit austriak Franc Ferdinand.

Serbia e cila është një shembull i keq  i rrezikimit permanent të paqes botërore, po përpiqet që me politikën e saj destruktive, të implikojë si gjithëherë gjatë historisë Rusinë, për të shkaktuar krizën botërore, qëllim politik i së cilës është dobësimi i unitetit brenda evropianë, duke dashur që të futë pengesa të reja për të ngadalsuar reformat e projektuara në Evropë. Nuk është ky provokimi i vetëm, ngase ajo me prononcimet e kohëpaskohshme të kreut më të lart shtetërorë, që u prinë politikani i vijës së ashpër Didik, në BEH, tash edhe presidenti serb Tadiq, po i lënë të hapura burimet e reja të konfliktit, duke u përpjekur ta  ndajnë Republikën Serbe nga Federata e BEH dhe ta coptojnë Kosovën. 

Serbia e cila ishte shkaktare edhe e esklaimit të Luftës së Parë Botërore, po pretendon edhe tash të ndikojë në çrregullimin e raporteve brenda BE-së, për të rikthyer gjendjen e tensioneve të reja në Ballkan, por që është një përpjekje spekulative aspak reale, meqë fuqia e Ariut siberian nuk është siç ishte në Kohën e Paktit të Varshavës, dhe në kohën e Kremlinit të kuq, meqë BRSS ishte shumë më e shtrirë në Evropë, ndërsa tash është e rrudhur dhe e kufizuar me shtetet e ndara të cilat kërkojnë anëtarësimin në NATO. Për atë nuk besoj se historia mund të përsëritet, por duhet rikujtuar ngjarjet hisorike kur Serbia jo vetëm njëherë, kërcnohej edhe me mundësitë e sabotazhit në liqenin e Ujmanit, të cilat edhe pse në nivelin e spekulimeve rrisin skepticizmin e popullatës dhe është formë e e luftës speciale.

Përvoja historika spjegon se nuk ka konflikte të mëdha apo të vogla meqë mund të përhapen shpejt, nëse nuk u paraprihet me diplomaci të fuqishme. Historikisht nuk është aspak e rastësishme që fillet e terrorizmit global janë vazhdimësi e organizimeve të fshehta sekrete dhe terroriste, që nga vrasja e perandorit austriak Franc Ferdinandit, që ishte njëra ndër vrasjet më të mëdha të realizuara nga një organizatë terroriste që shkaktojë edhe Luftën e Parë Botërore. Në një artikull të Michael Shackelford të titulluar "The Black Hand, the secret Serbian Terrorist society", jepë detaje për shtrirjen e terrorizmit serb.

Fillet janë që nga tetori i vitit 1908, vetëm dy ditë pas aneksimit të Bosnie e Hercegovinës nga Austria. Shumë njerëz disa syresh të ranguar në pozita të larta si ministër, zyrtarë dhe gjeneralë, mbajtën takimin në hallën e qytetit në Beograd. Ata formuan shoqatën gjysmë sekrete "Narodna Odbrana" (Mbrojtja popullore) të cilës i dhanë karakter pansllavist në fokus dhe organizim. Qëllimi i grupit ishte të regrutojë dhe ushtrojë partizanët për luftë të mundshme në mes të Serbisë dhe Austrisë. Ata gjithashtu ndërmorrën një propagandë anti Austriake dhe organizuan spiujë dhe saboterë për të operuar brenda krahinës (provincës) së perandorisë Kjo organizatë terroriste fshehte karakterin e njëmendët duke u koncentruar në edukim dhe propagandë brenda Serbisë, duke u përpjekur ta paraqiste vetën si organizatë kulturore. Propaganda e fuqishme por edhe ndihma shumë e madhe ushtrisë, e xhandarmërisë dhe qeverisë serbe (në prapavi Rusisë) mundësojë krijimin e organizatës së parë terroriste me reperkusione globale, lindjen e "Dorës së Zezë". Dhjetë prej tyre u takuan me 9 maj, 1911 për të formuar "Ujedinjenje ili smrt" (bashkimi apo vdekja), e njohur gjithashtu si Dora e Zezë. Qëllimi kruesor i grupit ishtë formimi i Serbisë së madhe, duke shfrytëzuar dhunën si mjet politik. Dora e Zezë bëntë trajnimin e guerilës dhe saboterëve duke aranzhuar vrasje politike. Dora e Zezë në fillim ishte e organizuar në atë shkalle të 3 deri 5 qelulave, organizativisht dëgëzohej në komitetet e rretheve, në krye të së cilës ishte komiteti qendror në Beograd. Në piramidë të kësaj organizate ishtë dhjetësha udhëheqëse e Komitetit ekzekutiv herë pas herë me më shume ose me më pak anëtarë. Anëtaret e rinjë betoheshin " ...para zotit, në nderin dhe jetën time do të ekzekutoj të gjitha misionet dhe komandat pa pyetje. Unë betohem para zotit, në nderin dhe jetën time që do t'i marrë të gjitha sekretet e kësaj organizate në varrë se bashku me veten". Grupet satelite u formuan në Slavoni, Bosnje ë Hercëgovinë dhe Istër. Grupi i Bosnjes u emërua Mlada Bosna (Bosna e Re). Puna e "Narodna Odbrana" (Mbrojtja Popullore ishte mjaft efektive ashtu që më 1909 Austria bëntë presion furioz në qeverinë serbë për të ndale rebelimin. Rusia nuk ishte tërsishtë e gatshme të qëndronte prapa Serbisë pasi që gjerat do të vinin në gremisje, kështuqë Beogradi jashtë vullnetit  ishte forcërisht i shtyerë të lëshojë pe. Logjika terroriste e ndërtuar dhe e kultivuar nga shteti bekohej dhe vazhdimisht kishte mbështetje nga Kisha Ortodokse Serbe duke i dhënë asaj karakter politik dhe fetar ku ortodoksizmi serb rivalorizonte qëllimet një shekullore të "Dorës së Zezë" që në fokus kishte pansllavizmin dhe Serbinë e madhe. Propagandimi i krimit dhe terrorizmit shtetëror si akt patriotik përfshinte tërë shoqërinë serbe pa përjashtim, aty këtu dëgjihej zëri i vonuar i ndonjë intelektuali që ishte "zë nga shkretira" për sjelljet devijante të shoqërisë serbe. Shtypi dhe televizioni serb në vazhdimësi "edukon" dhe indoktrinon popullatën me urrejtje patologjike kundër jo serbëve, kjo pasqyrohet edhe përmes rezultateve të anketimit të opinionit serbë të shprehura në përqindje dhe urrejtja kundër të tjerëve është në shkallë shumë të lartë dhe se indeksi i urrrejtjes kundër shqiptarëve arrinte deri në 92%. Rezultatet tregonin se serbët nuk janë të gatshëm të jetojnë në një shoqëri multietnike, kërkesë immediate e BE-së. Eshtë edhe një gjë që shton kokëdhimbjen, është klima e krijuar luftënxitëse, meqë serbët ende madhërojnë krimelët më të mëdhenjë të pas Luftës së Dytë Botërore si heronjë, edhe Graçanica shpesh mbulohej me fotot e krimelëve serb që shkelën ligjet ndërkombëtare duke shkaktuar krime të shumta kundër njerëzimit, si ai në Srebrenicë, por edhe i të tjerëve që kanë mbetur të pazbuluar duke bërë masakrën e Reçakut.

Decentralizimi nuk duhet të keqinterpretohet nga serbët si tendencë për ndarje të Kosovës, meqë ashtu nuk zgjidhen nevojat e të gjithë qytetarëve në mbarë Kosovën, përkundrazi ashpërsohen raportet me tendencë të zgjërimit të mëtejmë, gjë që mund të rritë tensionet jasht kontrollit. Përpjekjet për ndarjen e Kosovës mund të jenë shumë shqetësuese, meqë do të nënkuptonin lëvizjet e popullatës dhe shumë dhunë në rajon. Kjo nuk është alternativë që e çon Kosovën dhe rajonin përpara, nga kjo nuk kanë asnjë dobi as për shtetet përreth që nuk e kanë pranuar ende Kosovën, si Maqedonia e Mali i Zi, por as Serbia dhe vet Rusia. Prandaj duhet që menquria të triumfojë dhe të pranohet pa asnjë hezitim realiteti i ri, dhe të gjitha palët të bëjnë përpjekje të vullnetit të mirë, që të gjejnë një gjuhë të përbashkët(?). Kjo është në të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të përmbushjes së kritereve për anëtarësim më të përshpejtuar në BE dhe në NATO, në këtë të gjitha palët kanë pajtueshmëri, bile së paku ashtu po deklarohen.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora