E hene, 10.08.2020, 11:40 AM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Trathtarët e atdheut nuk përkujtojnë as 69 vjetorin e vdekjes së At Gjergj Fishtës

E marte, 05.01.2010, 08:58 PM


TRATHTARËT  E  ATDHEUT  NUK  PËRKUJTOJNË
AS  69  VJETORIN  E  VDEKJES  SË  AT GJERGJ  FISHTËS..!

Nga Fritz RADOVANI

 Asht e vërtetë... apo, …kllapi!?
 Politika e “heshtjes” i paraprinë “harresës” ndërsa, “harresa” asht maska e trathtisë!..
 At Gjergj Fishta OFM, asht Poeti Kombëtar i Popullit Shqiptar.
 Ai nuk ka nevojë fare për kujtesen tonë, po, na dhe brezat që vijnë kemi nevojë për Te!
 E çka thotë Presidenti i Republikës së Shqipnisë, “shoku” Bamir Topi?
 – I shkreti...Vazhdon me kenë në kllapi ç’ prej darkës me “presidentat” tek “shoku” i vjetër Alfred Mojsiu...Ende nuk i ka dalë pija...! Ramizit gabimisht i paska shkue goja dhe i paska thanë: “Përshëndetje, shoku Haxhi...!”. Bamiri kenka mundue me u justifikue se nuk asht kenë në Arabi, po në Stambollë, por Ramizi, e kishte nga matuflleku se i dukej si Haxhi Lleshi...
 Po, Kuvendi Popullor, çka ban..?
 – Nuk ka sesi me ia prishë qejfin qeverisë jugosllave, se i duhet me i hjekë dekoratën që i ka pasë dhanë “shoku” Tito, Enver Hoxhes me 1 korrik 1946, “Hero i Popujve të Jugosllavisë” kur, deklaroi në Konferencën e Paqës në Paris, se: “Ne nuk kemi asnjë problem me Jugosllavi...”
Mos harroni, se ka protokoll, ka dokumenta, Kuvendi Popullor nuk asht pazar..!
Po, Qeveria, ku asht..?
 – Qeveria nuk merret me katundarë nga Fishta, t’ ishte malok po, tjetër gja...
Po, Akademia e Shkencave të Republikës..?
– Jo, as ajo nuk merret me Te. Ai ishte Akademik i Italisë dhe jo i Shqipnisë!...Mandej, na si “shkrimtaruca” nuk njohim asnjë vepër të Tij, “Ai duhet të shkruante në gjuhën e ‘njësuar’, kush i merr vesh ato që shkrojti ay, ne s’ po kuptojmë çfarë ka zhgarravitur ‘shoku’ Enver..!”...
Po, Ramizit, apo i ndihet zani..?
– “Jam bërë të çvarros edhe ‘shokun’ Enver, ashtu si çvarrosëm Fishtën, do ishim biljoner që në 1959...po, donte ay budalla të kundërshtonte ca Titon, ca Hrushovin, ca Maon e, kështu, na iku rinia...mirë ka thënë Arshi Pipa: “Ramiz Alia desh të imitonte Gorbaçovin, po nuk kishte as b...as trurin e tij!”..nuk na i la ay hajvan gjirokastre, për të qendruar pranë tij duhej t’ishe i trellur ...ndryshe të shkonte koka! Do merremi me Fishtën...Ay na quante klysh të Rusisë..e të Serbisë, po desh të merret kleri...aty e ka..!”
Po, kleri, e di këte..?
– Kleri e di, po, nuk ka sesi ti bije ndesh profesor Rexhep Qosës, shumica ishin nxanësit e tij. Ai e ka quejtë At Fishtën “fashist”...prandej, “nxënësit, vazhdojnë të respektojnë mësuesin!”.
Po, Populli, si mendon..?
– Populli asht i zanun tue “pritë” me marrë pronat, “shperblimet” e vitëve të burgjeve e internimeve...nga At Fishta nuk kanë ndonjë përfitim mbasi Ai nuk la as pare, as tokë, as prona..!
Ai nuk la asgja përveç një “Lahutës së Malësisë”, edhe Asaj... ti bije kush të donë...!
Rinia nuk e njeh, Ate e kanë njohtun vetëm “ca Veteranë”...Po, ata çfarë thonë..?
Shumica janë mosha e Ramizit e Nexhmijes...rrinë tue folë me vete dhe, përsërisin fjalët e Don Lazër Shantojës, që Ju ka thanë nder sy me 26 Janar 1945, kur, ata ishin të rinjë:
     “As ma pak e as ma shumë se ajo që kam ditë me kohë se, komunistët janë veç trathtarë..!”

 



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora