E premte, 29.03.2024, 06:04 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Revista "Shqipëria etnike" Nr. 4/2009 (II)

E marte, 05.01.2010, 07:29 PM





PËSHTJELLAKU I GRAVE TË LLAPIT DHE GALLAPIT

Nga Mr. Qazim Namani

Pështjellaku i grave të Llapit dhe Gallapit dallon nga rajonet tjera etnografike shqiptare për kah përbërja e ngjyrave të zgjedhura. Ky tip i pështjellakut shumë shpejt u përhap në rrafshin e Kosovës, Drenicë dhe rajone tjera shqiptare. Te kjo veshje mbizotëron ngjyra e kuqe (e njohur te popullata si ngjyrë gjaku), por është prezente edhe ngjyra e zezë. Për gra më të moshuara përdoreshin nuancat e ngjyrave më të mbyllta. Zakonisht në pështjellakun e kuq janë punuar vija të zeza vertikale dhe  distanca mes tyre sillet prej 5-10 cm. Pështjellaku në shumicën e rasteve në të dy anët përfundon me nga tri shoka të punuara me vija të zeza afër njëra tjetrës, e që mendojmë se e kanë domethënien e tyre simbolike. Sipas të dhënave nga terreni, kuptuam se pikërisht këto dy ngjyra të zgjedhura kanë një shpjegim jo shumë të largët te popullata shqiptare e brezit kufitar në anën verilindore të Kosovës së sotme.
 Është e ditur se trashëgimia shpirtërore e një komuniteti lëviz varësisht nga rrethanat kulturore dhe historike që imponohen në një hapësirë kohore të caktuar. Për mua si hulumtues terreni në këtë rajon etnografik dhe kulturor ishte zgjuar kureshtja të kuptoj dallimin e ngjyrave te veshja e grave shqiptare brenda kufirit të Kosovës së sotme dhe popullatës shqiptare të Gallapit në komunën e Medvegjës dhe Bujanocit.
Gjatë bisedave të zhvilluara me shumë të vjetër të kësaj ane, më në fund, arrita të kuptoj më shumë për këtë dallim. Disa gra të moshuara  kishin ruajtur shumë rrëfime për pështjellakët e përgjakur të gjysheve të tyre. Nga këto të dhëna kuptuam se pikërisht pas shpërnguljes masive të popullatës shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, ka ndodhur edhe kjo dukuri te veshja e grave të kësaj ane.
Pështjellaku i Xhezide Musës (1928), në Dabishec, Komuna e Prishtinës, familje e ardhur nga Siarina gjatë krizës lindore
Pështjellaku i Xhezide Musës (1928), në Dabishec, Komuna e Prishtinës, familje e ardhur nga Siarina gjatë krizës lindore
Siç dihet, pikërisht në këtë kohë të vështirë, popullata shqiptare në Toplicë, Pusta Rekë, Gërdelicë, Jabllanicë dhe vende tjera, e cila  masakrohej dhe dëbohej nga shtëpitë e tyre, filloi të shpërngulet në Turqi, Bullgari, Greqi, Maqedonin e sotme, Kosovë, Shqipëri  dhe vende tjera. Shumë njerëz të shquar të popullit shqiptar të asaj kohe, ishin mobilizuar në këto anë për t’i ndihmuar të përndjekurit. Për gjendjen e vështirë të shqiptarëve që vinin nga ajo anë, thuhet se në disa fshatra ishin bërë edhe takime me veprimëtarë shqiptarë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të marrë vendime të ndryshme, që të përballohet gjendja e vështirë e popullatës,  me plagë në trup që arrinin nga ajo trevë shqiptare. Shqiptarët e shpërngulur u ndihmuan nga veprimtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si: Hysen Agë Gjilani, Hykë Kabashi nga Gjakova, Rrustem Gashi nga Prizreni. Veprimtarët shqiptarë të lidhjes, i kishin mbajtur disa tubime me shqiptarët e brezit kufitar në livadhet e Prapashticës, Merdare, Sfircë, Kitkë dhe pika tjera strategjike. Në këto tubime thuhet se u morën shumë masa për të përballuar gjendjen e krijuar, dhe një numër i madh i shqiptarëve të përndjekur u tërhoqën në qytete dhe fshatra tjera në thellësi të vendit. Veprimtarët e lidhjes e kundërshtonin dërgimin e shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollit dhe kërkonin që të shpërngulurit të ktheheshin në Vilajetin e Kosovës.

 Pjesa dërrmuese e grave që kishin arritur që ta kalojnë të gjalla kufirin, vinin me pështjellakë të përgjakur, duke bartur në prehër fëmijë, pleq dhe familjarë të plagosur. Njëri nga vendimet e grave të kësaj ane ishte edhe heqja e koloritit të ngjyrave në veshje dhe pështjellakun e tyre, për t’i lehtësuar dhimbjet e tyre shpirtërore dhe  solidarizuar me përjetimet dhe vuajtjet e popullatës së përgjakur.
Pështjellakë në fshatin Tupallë dhe në Siarinë
Pështjellakë në fshatin Tupallë dhe në Siarinë
Mund të pohojmë se pështjellaku i kësaj ane mori edhe dy ngjyrat e flamurit kombëtar, si duket nga ndikimi i veprimtarëve të L. SH. P.  dhe krerëve tjerë të ngritur të kombit tonë, që qëndruan në mesin e kësaj popullate. Tri shokat e zeza që përfundojnë në të dy anët e pështjellakut të kësaj ane, na shtyjnë të mendojmë për simbolikën e numrit tre si numër i flijimit dhe mbijetesës.

Elementet e përdorimit të flamurit kombëtar gjatë sundimit osman dhe serb te popullata shqiptare e Kosovës, janë shprehur edhe te përgatitja e qerres për marrjen e nuses. Qerret e nuseve zakonisht mbuloheshin me qylyma të kuq, që përmbanin elemente dekoruese që në një farë mënyre pasqyronin shqiponjën, dhe jo rastësisht për tërheqje të qerres, në shumicën e rasteve kërkohej një ka i kuq dhe një ka i zi.
Ndryshimet e tilla janë të lidhura ngushtë me emocionet shpirtërore që lindin dhe fillojnë me një ngjarje historike të një kohe të caktuar dhe kjo dëshmon për kodin etik të zhvilluar me ndjenja të pasura humane dhe shpirtërore të popullit tonë. Këto raste të ndryshimit të ngjyrave kur mbisundon ngjyra e kuqe, e cila në mitologji shpjegohet si ngjyrë me fuqi për të parandaluar dhe dëbuar të këqijat, tregon më së miri për vuajtjet dhe përjetimet e kësaj popullate në atë kohë. Është me rëndësi për t’u theksuar se të shqiptarët ngjyra e bardhë në veshje ka mbizotëruar më shumë se sa ngjyrat tjera. Këtë dukuri e kanë vërejtur edhe udhëpërshkruesit e huaj që kaluan nëpër këto treva. Hani e kishte vërejtur këtë dukuri edhe te shqiptarët dhe ka shkruar se: Te asnjë popull tjetër nuk shprehet në veshje ngjyra e bardhë dhe ajo e zezë si te shqiptarët. Ngjyra e bardhë te veshja e shqiptarëve shprehte pastërtinë, shkëlqimin, autoritetin shpirtëror dhe çdo gjëje tjetër që simbolizon veti pozitive. Përmes ngjyrës së zezë tregohej e kundërta. Këto treva shqiptare duke qenë më parë të pandara, kishin marrëdhënie reciproke në shumë pikëpamje me trevat tjera shqiptare, e sidomos tipare të përbashkëta kishin me trevën e Llapit e Gallapit. Veshja e shqiptarëve të Toplicës kishte pak ndryshime me veshjen e shqiptarëve në rrethinën e Vranjës.
Përparësja  apo Pështjellaku që bartej mbi këmisha-fustanella të gjata që punoheshin prej liri, dhe dimi që punoheshin prej leshi, e më vonë dhe pambuku, lidhej për beli me një tojë (ushkur). Është me rëndësi të dihet se dimitë prej pambuku në fshatrat shqiptare të kësaj ane kanë hyrë në përdorim diku kah fillimi i shekullit XX.
Pështjellaku i grave të Toplicës ishte i bardhë dhe kishte një shokë të zezë në mes, ndërsa ajo e rrethit të Vranjës kishte kolorit më të pasur të ngjyrave.
Sipas disa autorëve gjatë luftës serbo-turke të vitit 1877/78, Sahit Pasha oficer në ushtrinë osmane dhe shqiptar nga Llapashtica e Medvegjës, kaloi në anën e ushtrisë serbe. Përveç Sahit Pashës në anën serbe kishin kaluar edhe shqiptarë tjerë si p.sh. Halil Islami, i cili edhe u zgjodh si deputet i Serbisë në kohën e princ Milan Obrenoviqit. Këta shqiptarë i shërbyen Serbisë si dëshmitarë për të vendosur kufijtë në kongresin e Berlinit. Banorët e brezit kufitar tregojnë se vetë Sahit Pasha i ka paraprirë komisionit për përcaktimin e vijes së kufirit serbo- osmane. Në popull ruhet kujtesa se aty ku thoshte Sahit Pasha viheshin edhe gurët e kufirit. Si pasojë e kësaj ngjarje, një numër i madh i shqiptarëve  të cilët mbetën më thellë brenda kufijve të Serbisë, shumë shpejt u asimiluan duke ndërruar gjuhën dhe kulturën, e një numër i tyre edhe fenë.
Disa fshatra shqiptare në komunën e Medvegjës dhe Bujanocit arritën që të ruajnë identitetin e tyre fetar dhe kombëtar deri në ditët e sotme, por pjesa dërrmuese u detyruan  nga presioni t’i braktisin ato vise. Në rrugën e tyre jetësore këta shqiptarë brenda kufijve serbë, përjetuan lloj-lloj torturash dhe vuajtjesh të planifikuara sipas platformave politike serbe për spastrim etnik të asaj treve. Këta shqiptarë në shumë raste nuk ju shpëtuan as ofendimeve dhe nënçmimeve nga vetë shqiptarët e Kosovës së sotme, për shkak se ishin pajtuar me Sahit Pashën dhe shqiptarët tjerë që e përkrahën Serbinë në Kongresin e Berlinit.
Fshatrat shqiptare që mbetën brenda kufijve të Serbisë, pas përcaktimit të kufijve serbo-osmanë në kongresin e Berlinit, arritën të ruajnë koloritin e ngjyrave në pështjellakun e grave të asaj ane, që edhe sot haset te popullata shqiptare e komunës së Medvegjës. Me përcaktimin e kufijve dhe ndarjen e fshatrave përgjysmë, siç është p.sh. fshati Sfircë, u shprehën edhe tiparet dalluese te koloriti i ngjyrave të pështjellakut dhe veshjes së grave në përgjithësi.
Pushtetarët serbë në fillim  arritën që përmes propagandës të përhapin epitete nënçmuese në ato anë për shqiptarët brenda kufirit të P. Osmane në brezin kufitar me Serbinë. Nga kjo propagandë e zhvilluar serbe doli edhe thënia për shqiptarët që jetojnë në këto anë se ata jetojnë keq, ata janë “rrjepëca”, pra shqiptarët që kishin mbetur në Serbi i quanin “rrjepëca” vëllezërit e tyre që kishin mbetur në anën tjetër të kufirit dhe kjo ndodhte edhe për popullatën e një fshati siç ishte fshati Sfircë! Ndërsa shqiptarët që kishin mbetur brenda kufijve osmanë, të ndikuar nga propaganda fetare dhe politikat asimiluese, shpeshherë  i quanin vëllezërit e tyre andej kufirit me epitet nënçmues, se ata janë “shkie”- “Shkina”!
Këto epitete nënçmuese ndër shqiptarë të ndikuara nga pushtuesit e huaj, mendoj se janë mesazh për vetëdijësim kombëtar, për të mos u përsëritur ma kurrë te shqiptarët.

Mejdi Asllani/Një cikël vjershash

 

MALLKIMI

 

Kush pengon bashkim me amën,

Mos i lindtë fëmijë në votër,

E marrtë mordja, e humbtë famën,

I pa mend e shetitë botën.

*

Gjithëherë gjendet ndonjë marionetë,

Shpirt të lig e plotë trathti,

Të na therë me bajonetë,

Ta mbaj të gjymtë këtë Shqpëri.

*

Edhe dielli me ne po qeshë

Kur Evropa ra n’ujdi

Pse shqiptartët s’mund merenë vesh.

Dymijë vjet jetojnë në huti.

*

Nuk jemë të vegjël, as s’kemë qenë,

Kem pasë Gucinë e kemë pasë Shkodër,

Kemë pasë Krujën e Tepelenë

Kem pasë emër në tërë botën.

*

Mjaft kemë qenë të ndarë e të tretur,

Do të ngjeshemi në një bërdhamë

Nuk do vdesim për liri të etur,

Po i duel flaka në katër anë

.

Zvicër, më 25. 08. 1996

 

 

DILEMË PAS DILEME

 

Heu dilemë ty të humbtë fara

S’na le kurr të shkojmë përpara

Me veshë t’lepurit prapa para

Ç’thotë atdheu e ç’thotë kumbara?

*

Nëna e shkretë pati gëzim

Kur lindi djalë e lindi trim

Prapë e shkreta ngel jetim

Njëri n’burg tjetri n’mërgim

*

Nënë Kosovarja bie n’dilemë

Të lindi prapë apo t’shterojë?

Përse të lindi këso farë djem?

Meqë kurrë nuk bien një gojë.

*

Hajt bre loke, ju pastë nana,

Mjaft u dergja në robëri

Kapni pushkët dhe jatagana!

Bënje lokën të rrojë n’liri.

 

Zvicër, më 02.05.1996

 

 

RËNKO NËNË

 

Rënko nënë qyqe vetën

Rënko për bijtë e tu

Botës mend i shesin

Vetë s’dijnë me vepru

*

S’ju pëlqen bashkimi

Si në kohë të gurit,

Të përçarë mes veti

Me kokë i mshojnë murit.

*

Nuk kemë kohë or vëllëzër

Të meremi me fundrrina,

Me thashë e me thëna

As gjë kund s’do mbërina.

*

Se si është n’robëri

Mjaft kemi përvojë

Si të rrojmë të shkretit?

Gjithë me gjak në gojë.

 

Zvicër, më 1995

 

 

KOSOVË TË PREMTOJ

 

Moj kosovë martire

Kam thënë se të dua,

Si kam fjalët me hile

Kam për ta dëshmua.

*

Të dua të lirë,

E jo në robëri,

Prapë do jeshë e dëlirë

Pa korba të zinj.

*

Jo, s’më dhimbset jeta,

Gjakun për ta dhënë,

Vetëm ty atdhe

Ujqit mos me të ngënë.

*

Këmishën si ta prenë

T’mallkuar terzitë,

Nuk ke për ta veshur,

Derisa të keshë rini.

*

Ky le të jetë betimi

Që e bëj për ty,

Do ta mbajë premtimin,

Si gjyshërit e mi.

 

Zvicër, më 10.10.l996

 

 

ERRËSIRË O DRITË

 

Erësirë, si robëria,

Vuan i madhi,

Trishtohet fëmija

Mbretërohet nga djalli.

*

Dritë, si liria,

Gëzohen të mdhenjtë,

Gëzohen dhe fëmija,

Mbretërohet nga engjëjt

*

Kush pëlqen errësirën

Ka bërë mëkate të këqia

Prandaj është verbue

Nga vetë perendia.

*

Kujt i dhimbset gjaku

Për t’i ardhë lirija

S’ka respekt nga plaku

As i tij fëmija.

*

Prandaj ore vëllezër

Kujdes nga lakmija,

Sepse në erësirë

S’ka vlerë pasurija

*

Mos kurseni veten,

Mund e pasuri,

Që së paku nipat

Të rriten në liri.

 

Zvicër, më 06.08.1996

 

 

KOSOVA NË ROBËRI

 

E çoroditur kjo robëri

Kemi formuar shumë parti,

Jemi bërë gjilpëra n’hi,

Brohorasim për liri.

*

Rrnoftë liria për jetë e mot

Fjalë të ëmbla kuptimëplotë,

Por e shkreta qanë e thotë,

Si të rrojë pa lindur dot?

*.

Për të pasur,

lypset punuar.

Për të ngënë,

Lypset gatuar.

*

Për të lindë duhet vepru,

Si vie kujt, si hutit n’zgurë,

Lypset popullin me bashku,

Për një qëllim me orientu.

*

Me kësi lider si dalin sheshit,

Me refrene si papagaj,

Se ndajnë macjen prej përsheshit,

Se për luftë, pak më ngadalë.

*

Strategjitë duhet me i ndrru,

Kur s’bën lapsi kapet pushka,

S’jemi kafshë m’u lidhë për hu,

Me duru,  ma zi nuk paska.

*

E gjithë rinia donë m’u shterë

Bash si në vjershën e Naimit,

Blegërin dy a tri herë,

Marrin ikën,  lënë atdhen.

 

Zvicës, më 02. 04.1996

 

 

MANUSHAQE

 

Manushaqe lule me erë

Si s’na e solle njat pranverë

T’ngopem ajr e tënde erë

T’shoh Kosovën të lirë e blerë

*

Më është çarë zemra nga pikëllimi

Gjithë rinia rrugëve t’botës

Si të ishin zogj jetimi,

Në vend t’i dalin zot Kosovës

*

Deformime në katër anë

Çfarë arsye do të gjejmë

Çfarë t’i themi të shkretës nanë

Që na mbet e gjorë pa djemë.

*

Dil he burrë njiherë nga dheu,

Tuboj djemtë e stërviti

Ngrihe shpatën si Skenderbeu

Dhe mua thirëmë se s’të koriti

 

Zvicër, më 29.dhjetor 1996

 

 

PSE?

 

Pse or burrë e ke marrë malin?

Pse s’del në rrugën e trasuar?

Pse më kot e gërvisht ballin?

Pse pëlqen të jeshë gabuar?

*

Njëqind vjet kemë qenë n’këtë rrugë.

Për t’bashkuar det e male,

Është derdh gjaku bash si gurrë.

Tash na nxore tjera halle.

*

Duhet thënë qartë si loti

Pa hamendje e pa mashtrim

Të na kuptojë bota edhe zoti

Ose, as ku ishim nuk do mbrrimë.

*

Është bërë vështirë për të kuptue

Pse e le rrugën e trasuar

Me gjithë kombin ke disponue

Pse frikëson, në vend trimruar?.

 

Zvicër, më 10.08.1996

 

 

LUTJE RINISË

 

Moj rini, or yll mbi dhe

Ja sa t’bukur e ke forumin,

Rrokju punës për atdhe

S’ka fuqi si ta humb mundin.

*

Hapi sytë e mendo vetë,

Mos prit shumë prej çdo matufi

Nënshkruajnë gjëra si t’ishin fjetë

Thonë, ja se ç’bëra unë fatlumi

*

Çdo gjësend që ta falë armiku

S’është e ëmbël sikur fiku

Ti lidhë këmbët e t’bëhet vrer

S’mund ta mbajsh e jetë pa nder

*

Një armik që ke pasë ndër shekuj

Gjysh stërgjysh ty ti ka prer,

Mos pandeh se bëhet tjetër

Her është ujk, her bëhet dhelpër.

*

Kohë e fundit të mblidhësh n’vete

Shumë je vrarë, je torturue,

Mos le shoktë me ra n’hendeqe

Me mashtrime me u pajtue.

*

Burra t’urtë ka pasë ndër ne

Na kanë mësue pa ndërpre,

Së pari liri e pastaj fe,

Pa liri asgjë nuk ke.

 

Zvicër, “Bota sot”, korik 1997, f. 16.

 

 

SHPËTONA ZOT!

 

Zanë e malit e jona bijë

Më zano me njata sy

Bëma zemrën shkamb të zi

T’përballoj githë këtë

Marrëzi

*

I tërë kombi n’agoni

Punojnë mbrapsht si s’bën

Më zi

Gurgull sytë nëpër gazeta

Vallë aty mos gjendet

Shpresa

*

Si ta gjesh kur nuk ke lënë

S’ke bërë gjë as nuk ke

Thënë

Je mbyllë  n’vete si i lënë

Pret tënden punë, të tjerët ta

Bëjnë

*

Kur t’lavdrojnë e t’lëmojnë

Flokët

Mos pandeh se je ndër

Zotër

Çiraxhi je, një i vorfër

I gënjyer dhe i shporrur.

 

*Këtë poezi lirike e kam shkruar në

Sptalin qytetit Kur-Zvicër, i shtrirë për

shkak të komplikimeve në zemër, në

kohën e trazirave katastrofale në Shqipëri,

të cilat e plagosën rëndë, shpresën për

çlirimin e Kosovës.

 

TRANS I NDYER

 

Ç’u bë kështu ore vëlla?

Më plasë zemra po se them,

Gjithë rinia n’trans ka ra

Po kam frikë u bëhet ves.

*

Sheh rininë duke shkue n’humnerë

Kundër vetes e kthejnë botën,

Ndalesh shtang e mbushesh vrerë

Për pasoja nuk çajnë kokën

*

Mos i shkelni këshillat e prindit

S’u bie mirë në asnjë mënyrë

S’mund t’i shmangeni dot pendimit

Kur t’u lëshon transi i ndyrë

*

Kusht i parë, ta njohësh vehten

T’korrigjosh, shumë herë tënde veprën

Punët e ndyta kush i bën ves

Mbetët i ndytë derisa të vdes

*

Pse s’mundohesh për të mirë?

Të keshë urti  e shpirt të dëlirë,

Çmimi i mirësisë nuk është i lirë,

Por s’të tret emri n’erësirë.

*

Kështu na mësonte dhe Naimi,

Burra të ditur e trim pas trimi,

Dëgjo t’atin, t’mos dëgjosh njerkun,

Mbajë ultë vetën e ngrite tjetrin

*

Po e ngrite vëllanë ndër re,

Nuk do rrijsh si tani poshtë

E ngrite veten, na ngrite ne,

S’ke nevojë për ndihmë e lëmoshë.

 

Zvicër, më 22.6.1996

 

 

TRYEZA

 

E Shtruar për burra

Kuvende e plane

Për fëmijë çapkëna

Vasha edhe nëna.

*

Vallë,  pse t’përdhosi

Dora gjakatare?

Në ty ka ngrënë ardhësi

Pa e njohur fare.

*

Ku të vajti begatia?

Krenare para gostit,

Me mish e me flija,

Bujare ndaj dostit.

*

Sa për mish e pite

Mos qaj pse s’je plot,

Vegjëlinë si e rrite,

Tash të dalin zotë.

*

Janë betua këta trima,

Në ty e n’flamur

Për të bërë krenare

Si ishe dikur.

*

Derisa t’jenë kto male

Toka edhe uji,

S’ke për t’u përdhosë

Kurrë më nga i huaji!

 

Prishtinë, më 26.o2.1999

 

Epiri dhe Përkatësia Etnike e Epirotëve?

 

 

Nga Isuf Bajrami 

isuf_b@yahoo.com

 

’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’. 
”Correspondence de Lord Byron”, Paris, 1825 
Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin “njerëzit e parë”. Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi” (parahanësor), pra më të vjetër se vetë Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra, derisa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor, si një “Hauptvolk”- siç e pati quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman, ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet kryesore politike që përshkuan botën antike të Mesdheut. 
Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme.Kontrasti me Romën do t’i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotshme. 
Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pështjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm, porsa i përket forcës asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik. 
Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin, vepronin e i shqyenin. Këto mbulesa s’mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull “ kufomë”. 
Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën. Ata konservuan vetveten si popull, por nuk u ngurtësuan si një relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës. 
Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër (1). Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasi që në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjuar shumë më përtej territoreve të përmendura. Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë i quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apolonisë (2). 
Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë (3). 
Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike. 
Mendimet kanë qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na çuditë fakti se të njëjtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt. 
Tukiditi(4) me emrin “Epir” kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë, duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit.Helaniku(5),”Apeiros ” e quante edhe Azinë e Vogël, ndërsa Tukiditi (6) dhe Isokrati (7) quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni (8) thotë se:”Homeri me fjalën “Epir”nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukaden”. 
Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin “Epeiros” quanin tokat përkundrejt ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote. 
Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë “stere”, ose “kontinent”(tokë)(9). Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine. 
Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin “Epir”, autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek.V-të p.e.sonë , ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike. 
Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha. 
Në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër(10) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri(11). 
Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12). 
Herodoti thotë se: ”në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare”. Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: ”vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Triadë”(13). 
Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kështu që, për shembull, etj. 
- emra personash: Dastidi, Anyla, Tarypi, etj. 
- emra fisesh: Kaonët, Thesprotët, Pasaibët, etj. 
- emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam, etj. (14) 
Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore. 
Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë. 
Teopompi,- thotë Straboni(15) -, përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se: ”në Epir ka pasur rreth 60 fise(16), por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori”. Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë për rëndësinë e tyre ishin: Thesprotët, Kaonët, Mollosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët (17). 

Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë, e mbështeti në radhë të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm “barbarë”. Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës “barbarë”, dijetarët u ndanë në dysh. 

Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t’u theksuar këtu është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:”Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë. Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Thesprotët, Mollosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët”(18). Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë. 

Në një vend tjetër Tukiditi, quan barbarë persianët, taulantët, ilirët, rakët dhe maqedonët(19). Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni(20), Skymni (21), Polibi (22), Livi(23), Plini (24), etj. 
Tukiditi me fjalën “barbar” nuk ka pasur për qëllim të tregojë popuj me nivel të ulët kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë na e pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Anfiloki:”Banorët e këtij qyteti, greqishten që flasin sot, e mësuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokët e të tjerë janë “barbarë” (25). Në qoftë se anfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasi që nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t’i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin grekë. Kundër argumenti se me fjalën “barbar”që ka përdorur, Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të popujve,
nuk është bindës. Helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V-të p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjiptianët, të cilët ata i quanin “barbarë”. 
Mund të përmendim edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim, është nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit (26), i cili i quan atamanët ilirë. 
Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilirë flet edhe vetë shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën panhelenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit (27). 
Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë, thotë se: ”populli i këtyre viseve ka pasur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e Maqedonisë dhe të Ilirisë” (28). 
Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek. Duhet të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë dhe Grebenë me të njëjtin emër, kurse grekët Delvinë e quajtën Dhelvinon dhe Grebenën Grevenë. Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike. 
Një kontribut të veçantë për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e Jugut pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavijë, në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës. 
Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm(29). Duke studiuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë. Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjashme me ato të Vajzës (30) dhe të Matit (31). Te këto enë duket se ndërtuesit e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire. 
Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e Italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe emri i parë , nuk janë gjë tjetër veçse kaonë (32). 
Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint, në Finoç, në Çukën e Ajtojt, në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë (33). Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë. Vendin e par e zënë qeramika, veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit. Më të rralla janë stolitë, armët e objektet artistike. Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive. Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike, shtylla, etj. 
Meriton të studiohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët. Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje. 
Një vështrim të veçantë tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës, në rrethin e Gjirokastrës. Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe, në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër, shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër (34). Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë, koha kur 
kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapëseprapë edhe në qeramikë, në mënyrën e punimit të saj, në trajtën e trungut të enëve, në vegje dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha traditat më të lashta ilire. Po përmendi këtu formën aq shumë të përsëritur të tasave, të cilët mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit (35) dhe të Rosunjës (36). 
Ilirët e kësaj qendre përdornin vegje brinake në disa variante, ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire (37). Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi, ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t’hemthi. Në këto enë gjejmë motive me gërricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropëza, rrathë të vegjël me shirita në relief, etj. 
Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe. Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë. Fibula të ngjashme me këto janë gjetur edhe në trevat e tjera ilire. Kështu që formojnë një variant karakteristike origjinale ilire, të cilin e ndeshim vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik (38). 
Dua të shqyrtoj një stoli tjetër, gjilpërat dyshe. Të tilla gjilpëra janë gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të Rripësit. Njëra prej tyre, ajo që është gjetur në qytetin e Jermës, është e larë në ari.Gjilpëra të ngjashme me këto janë zbuluar në kodërvarret e Matit, në qytezën e Gajtanit, në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë. Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit (39). 
Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendës (40). Fakti që gjilpërën dyshe e gjejmë të vulosur në një peshore të qytetit të Jermës, tregon se kjo stoli ka qenë shumë e përdorur tek ilirët. 
Një fushë tjetër, që na ndihmon për një gjykim të drejtë për problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka (41). Përmes faktesh të shumta, ai arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët (42). 
Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë (43), Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire (44). Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë (45). Si Admet (4 herë), Amynta (2 herë), Annia, Apoita, Artemo, Artemoni (2 herë), Falakrion (4 herë), Nona, Genth dhe Falakr (6 herë) (46). Këtu po analizoj disa nga këta emra, që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri. Emri Admet, që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit, më kujton emrin ilir Adamat, që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës(47). 
Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-të p.e.sonë (48), si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës(49). Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit, në Thesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë (50). Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante, si Annai, Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati. Si H.Krahe, ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë Ilir (51). Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit. Ky më kujton emrin e mbretit Ilir të Ardianëve, Genth, të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet (52). Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahut (53). Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion, që kemi ndeshur 10 herë në
mbishkrimet e Butrintit, H.Krahe, i përfshinte gjithashtu pa rezervë në emra Ilirë (54). 
Një grumbull emrash Ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton Tukiditi, lidhur me prijësin e kaonëve, të thesprotëve, atintanëve e parauejve, katër janë Ilirë (55). Po të jetë se fiset epirote kishin origjinë greke, atëherë pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra Ilirë.!?! 
Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Thesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit), qenë thirrur edhe Aigestë (56).Të njëjtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marr sot emrin Çamëria (57) dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus, etj. 
Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jo grekë të Ballkanit edhe Ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre shkronja në gjuhën greke. Në qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine, kjo nuk donë të thotë se Ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan . Në qoftë se epirotët do të ishin grekë, si do të kishte arsye që shkrimtari helen, Straboni (58), të trajtojë një pjesë të epirotëve si bilingë, si popuj që flisnin dy gjuhë. Pa dyshim, Straboni ka pasur para sysh që një nga këto gjuhë, që përdornin epirotët, ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër ka qenë greqishtja, të cilën e përdornin në mbishkrime. 
Këta banorë, pra epirotët, nuk kanë pasur asnjë lidhje me grekët dhe prandaj prej tyre janë quajtur barbarë e bilingë, pra jo grek. Të gjitha këto tregojnë se popullsia që më parë është quajtur epirote, ka qenë ilire. 
Gjeografi danez Malte Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë:”Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmë barbarë”. Për sa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase. Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj (59). Edhe Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se këto vende, në kohën e tij quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptar (60). 
Ch.Brouchneri, ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan:”Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhianë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë (61). 
Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale “Historia e Romës së Lashtë”, i quan;”… trimat epirotë shqiptarë të lashtësisë” (62). 
Filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu Erik Hemp, një dijetar të hershëm të vërtetë të gjuhësisë shqipe(63), udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë, që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe. 
Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotekistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si letrat shqiptare të Lajbnicit (64). 
Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705, ai shprehte mendimin se;”...gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir” (65). 
Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder (66), J.E.Tunman (67), i cili thotë:”Edhe në Epir banonin vetëm popuj jo grekë, të cilët flisnin, siç është e njëjtë, gjuhën ilire”. Por mendim të tillë kishin edhe F.Bop (68), J.R.F. Ksilander 69, J.G.F. Han (70), J.F. Falmerajer (71), T.Mommsen (72), P. Kreçmer (73); ku thotë: Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e Herodotit (74), është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët (75). Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti (Plin.
III-144.Male II-3) dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjashme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut (76). 
Ndërsa Hansjërg Frëmmer (77) në librin e tij “Ilirët”, që ai e botoi në vitin 1988, thotë: ”Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë. Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës, si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën greke” (78). 
Shovinistët grekë në historinë e tyre marrin për bazë tregimin mitologjik të kohës së Deukalionit (79) dhe të Pirros (80). Kjo legjendë fillimin e saj e ka së pari në Babiloninë e vjetër, si dhe në gjithë vendet e Lindjes së afërme. Në Përmbytjen e Botës. Deukalioni dhe Pirroja shpëtuan me anë të një barke; më vonë ata, kur dalin në tokë hedhin gurë. Ata që i hidhte Deukalioni bëheshin burra, ndërsa gurët që hidhte Pirroja shndërroheshin në gra. Sipas historianëve grekë prej këtyre gurëve rrjedhin grekët e sotëm .Kjo ngjarje ka ndodhur në Epir, prandaj, sipas tyre Epiri u përket grekëve. Jo vetëm kaq por edhe vendet e Epirit; Korça, Gjirokastra e deri në lumin Shkumbin. 
Pseudohistorianët grekë, thjesht për të përligjur pushtimet e Shqipërisë së Jugut prej kohësh e kanë ngritur këtë problem në forma të ndryshme. Ja njëra nga ato: Themeluesi i parë i qytetit të Argjirokastrës është i biri i Filkosit nga mbretërit e Greqisë. Trashëgimtarja e fundit e kësaj dinastie është princesha Argjiro Monoviza (Argjirua me një Gji), e cila gjatë vitit 1419 për të mos iu dorëzua pushtuesve osmanë, u hodh nga kështjella. Qysh atëherë kjo qytezë – kështjellë mori emrin e kësaj princeshe dhe u quajt Argjirokastra. Në fakt kjo “histori” është vetëm një përrallë, (legjendë), sepse nuk ka asnjë dokument që të ketë ekzistuar njëfarë princeshe me këtë emër. Por prej vetë faktit që princesha Argjiro u hodh nga kalaja, tregon se kalaja ka ekzistuar. Atëherë çfarë emër kishte kjo kështjellë? 
Në studimet historike, në relacione e kronika ngjarjesh, historianë dhe personalitete të ndryshme politikë e shoqëror, të huaj kanë dhënë gjatë shekujve, mendime, kanë cituar fakte e të dhëna që kanë të bëjnë me emërtimin e hershëm të qytezë – kështjellës së Gjirokastrës, si dhe të jetës në këtë vend. Një mbështetje të tillë e gjejmë tek Emile Isambert (81), ku vihet në dukje se: Gaultier de Cleubry (ish anëtar i shkollës së Athinës), duke u mbështetur tek historiani i dëgjuar romak Tit Livi, në vitin 169 p.e.sonë, thekson: ”Gjirokastrën e gjejmë me emrin Parrhicastra, që donë të thotë: ”Kështjella e Pirros”. Grekët e quanin : ”Pirru – haraks”. Që në shqip donë të thotë : vija mbrojtëse e Pirros. 
Ndërsa Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun (82). 
Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia (Arta e sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore (monumente), Plini sh.I-rë, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit(83). 
Ajo veç statujave të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe, por të gjitha këto u grabitën nga gjeneralët romakë gjatë vitit 186 para erës sonë. Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos(84) (ilirian), pra paraardhës i shqiptarëve. 
Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të Maqedonisë, njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorketës në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij. Meqë e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë, dalin si shenja të mbretit Ajakid një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e.sonë, në Siri, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sillen edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror maqedon të kësaj
helmete me brirë, p or këtu nuk është nevoja. Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu, sepse nga njëra anë, ai si “Aleksandër Bej” donte të lidhej me traditën e maqedonasit të madh, që ende sot në Orient quhet “Dhul-Quarnein” (Dybrirësh) (85), e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros. 
“Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë,... paraardhësit tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata, ut plurium, më shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre...”. Shkruante në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali. Po për këtë biografi i tij Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti “Epirotarum princeps” (Princ i Epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar “Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë” (Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen. Kështu shprehet në punimet e tij studiuesi i mirënjohur gjerman P.R.Franke (86). 
Për periudhën e antikitetit të kësaj qyteze-kështjellë hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983. 
Gërmimet në territorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose
III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjen ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka patur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë. 
Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se Gjirokastra është Argia e dikurshme (87). Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një Lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr.Milan Shufflaj (88) në veprën e tij “Serbët dhe Shqiptarët”. Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arvanitasve. Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias (89). Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e shkruanin më vonë grekët. 
Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek.XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijësit e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Me fjalë të tjera u quajt; Qyteza-kështjellë e Gjinit (90). 
Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli ( n ) shndërrohet në (r ). 
Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra, të huajt që duan t’u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën: Chateau d’Argent (Kështjellë e Agjentë), duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si agjent nga hëna dhe ditën nga dielli . Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt (91). 
Sikurse që u pa më lartë për të ashtuquajturën Princesha Argjiro-Monoviza, nuk ekziston asnjë dokument . Është vetëm një legjendë. Ndërsa për Gjin Bue Shpatën dhe Gjin Zenebishin ka dokumente të mjaftueshme. Dinastia e Argjirës është vetëm manovër greke për të mbuluar pikësynimet e tyre grabitqare kundër kësaj krahine të stërlashtë shqiptare. 
Edison L.Clark (92) në veprën e tij, flet qartë për origjinën, gjuhën, shtrirjen e shqiptarëve. Ai thotë: ”Shqiptarët, arnautët, siç i quajnë ata turqit, ose shqiptarët (banorët e shkëmbinjve), siç e quajnë ata veten banojnë në territorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë Perëndimore, duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjirin e Artës (Ambrakisë)së Jugut”(93). 
Ai vazhdon: ”Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm. Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje, por të një gjaku, që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë” (94). 
Edison, e qartëson dhe e bënë të ditur se Shqipëria shtrihej nga Tivari i sotëm e deri në Prevezë (95). 
Si shpjegohet që përfaqësuesit grekë në Kongresin e Berlinit nuk kërkuan të gjithë Epirin por këmbëngulën vetëm për Janinën dhe zonat përreth ?!!. Në një kohë që Greqia i kishte 40 vite që kishte themeluar shtetin e saj edhe me djemtë më të mirë të Shqipërisë. Si ka mundësi që diplomacia greke, ti linte jashtë shtetit Grek tokat që kishte lindur mitologjinë. Nga ku shpjegoheshin perënditë. Si mbetën të kënaqur e të ngopur njëkohësisht me aq pak tokë, kur dihej pretendimi dhe oreksi i shovinizmit grek?!!! Këto e kanë shpjegimin e vet! Mendja e errët e shovinizmit grek kishte kohë që po projektonte skëterrën për fatin e epirotëve. Nuk kishte se si ti kërkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashërit vetëm truallin e Epirit, por për të kapërcyer këtë pengesë të pakapërcyeshme, ata bëjnë një propozim anormal. Atë të bashkimit të gjithë Shqipërisë me mbretërinë greke. Ky propozim ishte i paramenduar me që llim të caktuar. Përpara qarqeve politike shqiptare viheshin dy alternativa: ose të pranohet propozimi i palës greke, ose në të kundërtën, të mos krijohej aleanca, që ishte aq e nevojshme për shqiptarët në atë vorbull kontradiktash. 
Jo rastësisht Harillas Trikupi, ministër i jashtëm i Greqisë dhe përfaqësues i tërbuar i qarqeve shoviniste greke, nën maskën e aleatit të popullit shqiptar për luftë kundër Turqisë, në muajin korrik të vitit 1877, e dërgoi fshehurazi në Janinë misionarin e tij Mavromatin për të hyrë në marrëveshje me përfaqësuesin shqiptar Abdyl Frashrin. Për bashkimin e Shqipërisë me mbretërinë greke dhe për heqjen dorë të shqiptarëve nga Epiri. 
Sipas dy raporteve sekrete, njëri i datës 15 dhe tjetri i datës 19 korrik 1877, të shpallur në Athinë në revistën vjetore “Neos Kuvaras” të vitit 1962. Mavromat i raporton Harillas Trikupit: ”Marrëveshjet tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë, meqenëse Abdyl Frashri ngul këmbë për sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t’i jepet mbretërisë greke, pasi është tokë autoktone shqiptare” (96). Më poshtë misionari Mavromatis në vazhdim të raportit të dytë shton: ”Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetër; të zbarkojmë një repart ushtarak në Himarë në qoftë se negociatat tona do të dështojnë. Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë në Epir konfuzion dhe tronditje. Duke bërë që batalionet e rregullta të ushtrisë turke të përbëra krejt prej shqiptarëve që ndodhen në Epir, do të dezertojnë për të kaluar drejt veriut (në drejtim të
Himarës) për të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë shqiptarët në drejtim të veriut, Epiri do të mbetet i lirë, pa shqiptarë të armatosur dhe si pasojë ne atëherë do t’i kemi duart e lira për të vepruar aty dhe do tua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir” (97). 
Në këtë raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas Trikupit që të krishterët e Epirit nuk pranuan kërkesën greke për të luftuar kundër atdheut të tyre dhe të bëhen vegël e shovinizmit grek. 
Që të siguronin përkrahjen e diplomacisë së Fuqive të Mëdha ndaj kërkesave të tyre, ata filluan një fushatë të shfrenuar në shtypin Evropian. Dhunuesit e Epirit në mjaft gazeta evropiane kishin botuar artikujt e tyre si: L’Epire et la questiongrecque, Memoire sur l’Epire en general et particuelierement sur l’eparchie de Janina par unë Epirote,...!! 
Në këto rrethana përfaqësuesi i popullit shqiptar, Abdyl Frashri, i drejton redaksisë së gazetës “Moniteur Universale” të Parisit një artikull, i cili u botua në këtë gazetë në maj të vitit 1879. 
“Zoti redaktor. 
Artikullit të botuar në gazetën “Republika Franceze” nuk i dhamë asnjë përgjigjeje, sepse një sjellje të tillë fare pak e pritnim prej një gazete që simpatizon luftën e kombësive. Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj. Banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i quan qesharak shqiptarët, të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë. 
Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, për historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër. 
Banorët e Epirit i quajnë Pellazgë. Herodoti, Tukiditi dhe Straboni dalin me konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe gjirit të Ambrakisë . Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekëve të sotëm, po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë, do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thrakia, Rumania, Azia e Vogël, etj. Sipas vendeve të Greqisë së Madhe, edhe Marseja e juaj i takon asaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë, vallë, grekë që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në Gjirokastër? Apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë për të ngi lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale
të tyre? ...Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë. Por kjo (Rusia) i përkrah pretendimet e saj me anë të forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen, në fakt janë vetëm miq të zhurmës, Evropa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg, por në radhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët 200 mijë shqiptarë që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia. 
Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët shuma të majme, të cilat mund të përdoren në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet të zgjasë një ngatërresë, e cila s’ka për të mashtruar asnjë evropian. Po të ngulë këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë vullnet të pa tundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë toke dhe të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkatdhetarëve tanë. Evropa nuk do të marrë përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të inaugurohen për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia”. (98). 
Mbas krizës lindore e deri në Luftën Ballkanike, qarqet shoviniste greke e përqendruan gjithë vëmendjen e tyre në popullimin e shpejtë të trevave jugore të Epirit dhe kryesisht në drejtim të qytetit. Të ndryshëm nga gjakatarët serbo-malazez, që si edukatë speciale për të copëtuar trojet shqiptare kishin zhdukjen fizike dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë autoktone. Ekspertët e problemit Epirot u treguan më të “sjellshëm”, në këtë fazë të parë. Për ata gjithçka duhej të realizohej brenda gjendjes” normale”, të jetës dhe komunikimit të vazhdueshëm “reciprok”. Pra gjithçka duhej të zgjidhej “ pa dhunë”, me programe, spastrime masive, asgjësim fizik, dëbim kolektiv nga toka, por me një popullim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë, me një mënjanim të qetë ku befasia të lozte rolin primar, në reagimin e menjëhershëm të popullsisë shqiptare. Zëvendësimi i popullsisë autoktone shqiptare duhej të shihej jo vetëm nga Evropa, por, në radhë të parë, nga popullsia e “pakulturuar” e Epirit si një “fat i madh” për të hyrë në rrjedhën e qytetërimit. Në kuadrin e “miqësisë” së lashtë, shqiptarët nuk kishin pse t’i shikonin “vëllezërit e tyre të sinqertë” me frikë e dyshim. Nga ana tjetër finokët grekë nuk do t’u linin raste shqiptarëve të dyshonin në “dashurinë” dhe “sinqeritetin”e tyre, se zbatonin pikë për pikë strategjinë e tyre të hollë, duke populluar fillimisht qytetet e pastaj zonat përreth. Në fillim jua kërkonte detyra të qëndronin si punues të tokës dhe më vonë të pretendonin si zotërues të patjetërsueshëm të saj. E rëndësishme ishte për ta që të kapnin pikat kyçe në administratën shtetërore të nesërmen kuptohej edhe nga qarqet politike greke që sundimi osman nuk do të zgjaste shumë edhe në Shqipëri. 
Shtrirja dhe zgjerimi i mëtejshëm i institucioneve fetare fanariote do t’i shërbente atyre për të bërë presion të gjithanshëm mbi popullsinë ortodokse të Epirit, për ta inkuadruar brenda strukturës shpirtërore të ortodoksizmit grek më lehtë. Ata do të shfrytëzonin me një mjeshtëri të rrallë lidhjet tregtare midis dy trevave për ta bërë sa më të pranishme popullsinë greke në jetën e përditshme shqiptare. 
Të favorizuar nga formimi i shtetit të tyre dhe i vlerësuar nga Evropa e asaj kohe, ata do të përdornin të gjitha mjetet e propagandës për t’u fryrë burive pa reshtur në dyert e qarqeve evropiane mbi fatkeqësinë e Epirit që kishte ngelur brenda strukturës së kalbur otomane. 
Të palodhur për të zbatuar deri në një programin e tyre shovinist, qarqet vorio-epirote, tashmë, të lidhur edhe me ideatorët e “naçertanës”e të përkrahur nga mëma e tyre e përgjumur Rusi, prisnin edhe njëherë rastin e volitshëm për ta fshirë nga faqja e dheut Shqipërinë. Skemat ishin përgatitur me kohë. Rusia kërkonte shembjen e perandorisë së sëmurë osmane. Nga kjo shpërbërje Greqia dhe Serbia kishin pretendime të takoheshin në Shkumbin. Prandaj edhe në ato kohë kaq të turbullta për Shqipërinë, ku ditëlindja dhe ditëvdekja e saj ishte kaq pranë. Asnjëra palë nga fuqitë ballkanike nuk e pranonin Shqipërinë si aleate të barabartë për të fituar gjënë më të shtrenjtë që kërkon një popull, lirinë dhe pavarësinë e tij. Greqia si Greqi edhe në këtë radhë jo vetëm që nuk do të pranonte aleancë me shqiptarët, por edhe do të bëhej më vonë një ndër bllokuesit kontinental për Qeverinë e sapoformuar të Vlorës. 
Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 (99). Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u ‘’fali’’ këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare (100). Në Luftën e vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. (101) 
Në fund të shek.19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë(102), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 - 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë (103). Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2. (104). 
Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës më 1913 i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë (106). Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë,sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2. (105). Në këtë kohë, kur Shqipëria kishte fituar përfundimisht mëvetësinë e saj, shovinizmi grek, si gjithmonë i “urtë” dhe “dashamirës”ndaj popullit shqiptar. Në bazë të po atij skenari, pa shumë pretendime, bëri hapin e saj dhe tradhtinë ndaj kombit shqiptar . Në këtë radhë pasojat e politikës “fine” greke ishin katastrofale. Gati gjysma e Epirit, treva e Çamërisë iu shkëput në mënyrë më absurde Shqipërisë. 
Askush nuk e vë në dyshim rolin famëkeq të Konferencës së Londrës më 1913-të ndaj pasojave tragjike që i solli Shqipërisë. Por a do të copëtohej në tri pjesë Shqipëria në qoftë se Greqia, qarqet politike të saj nuk do të ngrinin pretendimin e tyre territorial ndaj trevës së Çamërisë. Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët . 
Më vonë ndodhi ajo që thoshte Noli i madh:’’Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona ,...janë më të këqijtë armiqtë tanë’’.(108) 
~~~~~~~~~~~ 
1.Straboni.
VII,5;Plin,N.H.IV,1:App.Illyr 1. 
2.Etol.
III,13,44; Strab.VII, 325,327 dhe H.Ceka, Përputhje onomastike iliro-epirote, në 
“Studime Historike”nr.2,1965,fq.85 
3.H.Ceka, art.i cituar, fq. 84 
4.Tukid.I,5,1. 
5.Shih te Steph.Byz.De Vrbibus et populis 
6.Tukid.I,16. 
7.Isokrati Harpokration dhe Suida 
8.Strab.1,10 
9.H.P.Sh. fq. 46,F.E.Sh.fq.241,F.Gj.S.Sh.fq.431 
10.F.E.Sh.fq. 242 
11.Po aty, fq.241-242 
12.H.P.Sh.fq. 46 
13.Po aty, fq. 43 
14.Po aty, fq. 43 
15.Strab.
VII,5 
16.N.G.L.Hammond:fq. 290 dhe E.Leppore; vep e cit.Tukidit. 
17.Te Nilsson,po  aty. 
18.Tukid.I,14,3;18,2;I,24IV,126,II,96,97 
19.Po aty. 
20.Strab.
VII,321 
21.Scymn.Europa 450 
22.Polyb,XVIII,58 
23.Liv.XXII,34 
24.Plin.
III,45 
25.Tukid.po aty. 
26.Steph.Byz: De urbibus et populis,shiko emrin Athamania. 
27.N.Nilson, vep. e cituar fq. 137, D.Mustilli, art.i cituar fq.137 
28.Strab.
VII, 321 
29.F.Prendi.Mbi rezultatet e kërkimeve në fshatin Vodhinë të rrethit të Gjirokastrës, në 
Bul.i shkencave shoqërore nr.I viti 1956, fq.181. 
30.F.Prendi: Tumat në fushën e fshatit Vajzë-Vlorë, në Bul.Shk.Shoq.nr. 2viti 1957, fq. 106 
31.S.Islami, H.Ceka, F.Prendi, S.Anamali, Zbulime të kulturës ilire në luginën e Matit,në. 
Bul.Shke: Shoq.nr.1viti 1955, fq.134,S.Islami dhe H.Ceka, Të reja mbi lashtësinë ilire në 
territorin e Shqipërisë, në Konf.I., të stud.Alb.Tiranë, 1962, fq. 452. 
32.H.Ceka: Diskutim mbi Kumtesën e Dhimosten Budinës në Konf.II,të stud.Alb. 
33.Nga burimet e shkruara, përmendet qyteti i lashtë i Antigonesë. Deri tani ky emër i ishte veshur herë kalasë së Tepelenës,herë kalasë së Leklit afër grykës së Këlcyrës. Kjo është bërë në bazë të komentimit të burimeve të shkruara, që tërthorazi bëjnë fjalë për këtë qytet.Mirëpo gërmimet arkeologjike të vitit 1965, të ndërmarra në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës, nxorrën në dritë një material mbishkrimor: 13 copë libreza votimi prej bronxi, në njëren faqe të cilave lexohet emri (Antogonea). Kjo përmbysi identifikimin e Lekël-Antigone. Vetë zbulimi i këtij emri në këtë qytet dhe numri i shumtë i librezave na shtyn të pranojmë si më të mundshme që ky emër të lidhet me rrënojat e Jermës. 
34.Dh.Budina: Rezultatet e gërmimeve në qytetin Ilir të Jermës, në Materiale të Sesionit 
Arkeologjik, viti1966, fq. 146 
35.B.Jubani: Keramika ilire e qytezës së Gajtanit, në Stud.hist.nr.2, viti 1966, fq. 63 
36.N.Jubani,H.Ceka: Gërmime në qytezën ilire të Rosunjës rrethi i Tropojës. 
37.S.Islami: Premjet monetare të Shkodrës, Lisit dhe Genthit, në Studhist.nr.3 viti 1966, fq. 27. 
38.F.Prendi: artik.i cituar fq.125:M.Korkuti, artik.i cituar fq.166 
39.S.Islami,H.Ceka,F.Prendi,S.Anamali: artik.i cituar fq.131 
40.F.Prendi, artik.i cituar fq. 26 
41.Etol.
III,13,44;Strab.VII,327 dhe H.Ceka, Përputhje onomastike iliro-epirote, në Stud.His.nr.2 viti 1965, fq. 85 
42.H.Ceka, artik.i cituar fq. 85 
43.M.Nilsson,vep.e cituar 
44.Po aty 
45.K.Bozhori, Dh.Budina, Disa mbishkrime të pabotuara të theatrit të Butrintit, në Stud.hist.nr.2 viti 1966, fq.176-189, në zbërthimin e emrave ka pasur mirësinë të ndihmon edhe V.Toçi. 
46.Po aty 
47.Po aty. 
48.S.Islami: Premjet monetare të Shkodrës, Lisit dhe Genthit, në Stu.hist.nr.3 viti 1966 fq. 27 
49.V.Toçi: Mbishkrime e relieve nga nekropoli i Dyrrahit, në Bul.shk. shoq.nr.2 viti 1962, fq.128 
50.H.Ceka, artik.i cituar fq. 87 
51.H.Krahe ”Lexikon altillyrischer Personnennamen” Heidelberg,1929,Vangjel Toçi, artik. i cituar fq.128 dhe literatura e citueme prej tij, H.Ceka, artik.i cituar fq.87 
52.S.Islami, artik.i cituar fq.20 
53.H.Ceka, Elementi ilir në qytetet Dyrrahium dhe Apollonia, në bul.e shken.shoq. nr.3/4, 1959 fq. 136, V.Toçi, artik.i cituar fq.128 
54.H.Krahe, vep.e cituar, V.Toçi,artik.i cituar, fq.129 
55.Tukiditi ,II,50,5,6. 
56.Steph.Byz, De urbibus et populis, (shiko fjalën Algestaio). 
57.E.Çabej, Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, në Bul. 
e shke.shoq. nr.2, 1958, fq. 61 
58.Strab.
VII, 328 
59.Malte Brun, Precis de la geographie universale,1810-1829, Paris. 
60.Pouqueville,Udhëtime në More, në Konstandinopojë, në Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1798,1799-1800 dhe 1801, Paris 1805. 
61.Ch.Brouchneri, Fjalor gjeografik, Venedik, 1770 
62.Teodor Momsen, Historia e Romës së Lashtë 
63.E.P.Hamp,OnLeibniz’s Third Albanian Letter, Zeitschrift fur Balkanologie, Je XVI/1, 
1981, fq. 34-36 
64.M.Reiter, Leibnizen’s Albanelbriefe, Zeitschrift fur BalkanologieJg. XVI, 1980, fq.82-93 
65.C.V.Lajbnic, Albanerbrife, Hanovër, 24 janar 1705 
66.J.G.Herdez, I deen zur Geschichte derMenschheit, Leipzig,1868,vol.
III, fq.99 
67.J.E.Tunman, Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës Lindore, Leipzig, 1774 
68.Franc Bop,Uber das Albanesisch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen,1855 
69.J.Riter Fon Ksilander, Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve, Frankfurt am Main,1835 
70.J.G.Fon Han, Albanesische Studien, Wien,  1854. 
71.J.F.Falmerajer, Elementi shqiptar në Greqi,Munchen,1857 
72.T.Mommsen, Historia e Romes, Leipzig, 1932. ”Historia e Romës së lashtë, Roma-Torino. 
1904, vëll.II, Libri i IV, kreu V,f q. 142 
73.Paul Kreqmer, Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache, (Hyrje në historinë e gjuhës greke), Gottingen, 1896 
74.P.Kretschmer, po aty. 
75.P.Kretschmer, Fiset Ilire, po aty. 
76.P.Kretschmer, Sprachliche Vorgeschichte des Balkans, (Parahistoria gjuhësore e Ballkanit), Revue Internationale des e’tudes balkaniquee, vol.II viti 1935 fq. 41-48 
77.Hansjërg Frëmmer, Die Illyrer, Karlsruhe, 1988 
78.H.Frëmmer, po aty (Vitet e errëta) 565-850. 
79.Deukalioni, Fjalor i Mitologjisë, fq. 57 
80.Po aty. 
81.Emile Isambert, Inteneraire deskriptiv historique et archeologique,1861,fq.867-869 
82.Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë,vëll.I,,Ilirët dhe iliria te autorët antikë, 
fq.218-219;Plutarchi I-Vittae Parallelae 4,7. 
83.Av.M.Kokolari, Nuk mbulohet dielli me shoshë,”Bashkimi i shqiptarëve”nr.6,fq.4, 
dt.15 shtator 1993, Tiranë 
84.Po aty. 
85.J.G.Fon Han, ”Reise von Belgrad nach Salonik”, 1858,-Peter Robert Franke,”Alt-Epirus und das Kënigtum der Molosser” ,Erlangen, 1954, (Epiri i lashtë dhe mbretëria e molosëve), Mynchen-Bon, 1949-’54. 
86.P.R.Franke, ”Albanien im Altertum”, Antike Welt, Sondernumner, 1983 
87.U.M.Leek, ”Travels in Northern Greece”, 1835 
88.Dr.Milan Shuflai, ”Serbët dhe shqiptarët”fq. 180 
89.Emile Isambert, vëll.i cituar fq. 859-867. 
90.Av.M.Kokolari, vep e cituar, Dr.Ali Hadri, HPSH.Prishtinë, 1966,fq.42-43 
91.Dr.Ali Hadri, po aty. 
92.Edison L.Clark, ”Racat e Turqisë Evropiane, historia e tyre, gjendja dhe prospektet”, 
New York,Brodway,1878,fq.751 
93.Edison L.Clark, po aty 
94.Po aty 
95.Sh.Delvina, ”Rreth origjinës së suljotëve”, Bujku, nr.1424, fq.10, maj 1996, Prishtinë. 
96.Neos Kuvaras, Athens 1962. 
97.Po aty 
98.”Moniteur Universale”, Paris maj 1879. 
99.Abdyl Frashëri, ”Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër”, fq.100 
100.Dr.Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.11-20, ”Dielli” ,nr. 21/27, 1979. 
101. Mr.Kolë Krasniçi, ”Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët”, Vjenë 1996, fq. 56-58. 
102. Ahmet Hamiti, ”Çështja shqiptare”, Koha, nr.14/1991 ,fq. 26.
103. Liman Rushiti, ”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24 
104. Dr.Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq. 6. 
105. Vjetari Statistikor i Shqipërisë, 1991, fq.12 
106. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913), shih. FESh. fq. 503 
107. Dr.Muhamet Pirraku, ”Ripushtimi jugosllav i kosovës”, fq. 7. 
108. Agim Shehu, ”Kombi”, Tiranë, nr. 8, fq. 4, Gjilan; 23.04.2006. 

 

Ismajl Simnica/Një cikël vjershash

Ismail.Simnica@kek-energy.com

 

 

NJERIU I PAVARËSISË

         /Ibrahim Rugovës/

 

Në familje bujare u linde

Me vështirësi të mëdha u rrite

Shtypjen e popullit e përjetove

Dhe me to u burrërove.

 

Dy decenie kurrë s’u ndale

Me shumë sfida u përballe

Me urtësi e paqe na udhëhoqe

Me pjekuri politike të pashoqe.

 

Ty të kishim prijatar

Në rrugëtimin për liri

Edhe ne si bota mbarë

Të fitojmë pavarësi.

 

Por sa shumë na pikëllove

Që atë nuk e përjetove

Sepse vdekja e kobshme

Ta ndërpreu atë rrugë të lodhshme.

 

Të gjithë jemi të pikëlluar

Zemrat tona po rënkojnë

Por krenar e të përbetuar

Rrugën tënde do vazhdojmë.

 

Ngrite shumë ura të miqësisë

Je njeriu i pavarësisë

Tani në varr prehu i qetë

Se Kosovën do ta bëjmë shtet.

 

 

Prishtinë, 26.01. 2006                        

 

NUK KA KUSH QË NA NDALON

 

 

Shumë vite kaluan

Sot u bën dhjetë

Që kur barbarët

I ndanë nga kjo jetë.

 

Armiqtë e pashpirt

Pa u ndalë aspak

Para dhe gjatë luftës

S’u ngopën me gjak.

 

Bishat s’u pajtuan

Të bëhet shtet Kosova

Fare nuk ngurruan

I vranë këta sokola.

 

Venetin e Arianitin

Filizat e njomë

Që kombi shqiptar

Nuk do t’i harrojë.

 

Për Nezirin e Uranin

Fare mëshirë s’patën

Pastaj për në Shumadi

Shpejt e thyen qafën.

 

Për të gjithë të rënët

Të betohemi sot

Se gjaku i tyre

Nuk do të shkojë kot.

 

Kosova e pavarur

Shtetësinë po ndërton

Bashkë me Shqipërinë

S’ka kush që i ndalon.

 

 

Prishtinë, 09.06.2009                            

 

 

VEPËR E BASHKIMIT

 

Shqiptarët janë zgjuar

Nga agonia shekullore

Dëshirojnë të bashkuar

Ti arrijnë trendët botërore.

 

Veç armiqve të pashpirt

Na ndanë bjeshkët e malet

Larguam vuajtjet vështirësitë

Zhvillimi ynë më nuk ndalet.

 

Kryevepër e shqiptarëve

Është tuneli që përurohet

Ribashkon me autostradën

Shqipërinë me Kosovën.

 

Kjo është lidhje e shqiptarëve

Që me shekuj qenë të ndarë

Por dhe lidhje ndërkombëtare

Që s’e kishim kurrë më parë.

 

 

Prishtinë, 31.05.2009

 

 

FESTA

 

 

Thuhet në Prishtinë e në Tiranë

S’kemi qenë më afër kurrë

Bjeshkët që neve na ndanë

Sot i shembëm i bëmë udhë.

 

Në Kalimash shpërtheu gëzimi

Edhe festa nuk do të ndalet

Për shqiptarë ndodhi ribashkimi

Edhe të vdekurit e ndjejnë nga varret.

 

Se ata shkuan në amshim

Shumë gëzime nuk i shijuan

Ëndërronin këtë bashkim

Me gjasë në varre e përjetuan.

 

Dhe armiqtë le ta dinë

Sado qofshin ata të fortë

Në këtë botë më s’ka fuqi

Që e ndanë këtë komb.

 

Prishtinë, 31.05.20009

 

 

S’KA MË T’BUKUR

 

 

Dallëndyshe shpend shtegtar

sqepgjilpërë, bishtgërshërë

Çdo pranverë më sjell gëzim

kur kthehesh në kopshtin tim.

 

Ndreq folenë që ke aty

Bën vezë, çel zogj të ri

Më trego moj mike e mirë

Cili është vendi më i mirë.

 

nga shumë vende në këtë botë

njëri ka më të bukurën tokë

ngado erdha, ngado shkova

S’ka më t’bukur se Kosova.

 

Prishtinë, 14.07.2009

 

 

TORTURIMET, DHUNA DHE VRASJET SERBO-BULLGARE NË FSHATRAT: MAKRESH I POSHTËM, MAKRESH I EPËRM DHE FSHATRAT PËRRETH GJATË VITEVE 1912-1945

 

 

Nga Halit Sylejmani

 

Pas pushtimit të kësaj treve nga ushtria serebe më 1912 dhe ajo bullgare më 1915-1918 në të dya fshatrat e Makreshit u bënëkkrime dhe vrasje të shumë njerëzve të pafajshëm. Nuk u kursyen as gratë. Organizatore e disa vrasjeve ishte kisha serbe e Dragancit.

Sylejman Zeka dhe Bislim Ukshini, pasi ishin martuar me gra serebe, detyrohen nga kisha, popi dhe psuteti serb, që me tërë familjet të konvertohen në fenë ortodokse. Pasi këta nuk iu përmbajtën deklaratave për konvertim, e vrasin Sylejman Zekën. Pastaj e vrasin edhe të vëllain e tij, Balë Zekën. Pastaj kisha serbe përmes ushtrisë bullgarei vrasin bijtë e Balës, Kamberin dhe Isusfin, ditën e bajramit.

Nga trysnitë serbe shpërngulen me dhunë për në Turqi familjet e Qerim Zekës dhe Salih Zekës. E vrasin Hasan Radecin.

Ushtria bullgare vranë edhe Voc Ibishin, Sahit Isufin, Imer Zekën, Isuf Zekën dhe tri gra të familjes Radeci, dke i pushkatuar në fshatin Izvor të Artanës (Novobërdë).

Pasi nuk iu përgjigj thirrjes për të shërbyer në ushtri,serbët e vranë ëriun Bejtullah- Bejtë Osmanin,te vendi i quajtur Bregu i Bejtës.

Pasluftës së Gjilanit dhe masakres së ushtruar ndaj popullatës gjilanase më 23 dhjetor 1944, të nesërmën. më 24 dhjetor1944, brigada e XVII maqedonase, në bashkëpunim me serbët vendas, ndërmarrin një aksion gjakësor ndaj popullatës shqiptare të lagjës së Mihaliqve (Stanishor). Pasi plaçlitën çdo gjë, i lidhën meshkujt e mëhallës: Metmet Ibrahimin, Met Shabanin, Ibrahim Ibrahimin, Hajdar Sylejmanin, Fazli Dërvodelin dhe Shaban Sylejmanin. Të gjithë i pushkatuan, pos Shaban Sylejmanit që arriti të ik.

Një kolonë ushtarësh dhe paramilitarësh i rrethojnë familjet  Ramabaja të Dragancit. Aty i lidhin dhe i marrin Osman Ramabajën, Shahin Ramabajën, Shaban Ramabajën, Habib Ramabajën, Ibrahim Ramabajën, me gruan dhe nënën plakë 60-vjeçare. Të githë të lidhur, i pushkatojnë në vendin e quajtur Ara e Lugut të Ismajlit!

Nga këto familje humbën pa gjurmë edhe Ramiz Ramabaja dhe Isuf Ramabaja.

Një kolonë suhtarësh maqedonas dhe bandash serbe hynë në Makreshin e Poshtëm. Aty lidhin kryeplakun e fshatit Hajrullah Behlulin, Bejtullah Behlulin, Ahmet Ukshinin, Ymer Ukshinin, Hajdar Ukshinin, Mustafë Mustafën, Ali Hajrizin- një velegllavas i ndodhur aty si çipçi. Pastaj e marrin Tasim Shehun nga Gjilani, i strehuar aty. Të gjithë këta i pushkatojnë te vendi i quajtur Shepur.

Kolona tjetër ushtarësh maqednas, të prirë nga bandat serbe, e rrethojnë Makreshin e Epërm. Të parin e lidhin Isuf Poroshticën, të birin Isuf Felzullahun- hoxhë, vëllain e Isufit- Bajramin, Ali Fejzullahun, Osman Fejzullahun dhe të birin 14-vjeçar, Xheladin Fejzullahun, tërritur jetim, paprindë, si dhe tëbirin e ri Rexhep Osmanin.

I lidhën, gjithashtu, dy gjilanas të strehuar aty: Ymer Ramadan Shehun si dhe Shaban Govorin dhe Fejzullah Gashin, mysafir nga Mramori. Të gjithëkëta i pushkatojnëte vendi i qujtur Vërtaq.

Është për t'u habitur se nga gjithë ai breshër plumbash u rrëzua i pagoditr nga plumbi ilidhuri kryesor Isuf Poroshtica, i cili pas largimit të bandave, me një brisk qëe pati në xhep tësetrës, e pret litarin. Mbeti dëshmitar i gjallë, duke i njohur me emër e mbiemër serbëtefshatrave rreth makreshit.

Krimet e kësaj brigade e të kriminelëve vendas vazhduan në lagjen e VëllasaliveArtanës, me lagjet e Marecit, llapashtica, Kllokoqi, Neziraj, Gerbeshi dhe Strezoc.

Nga lagja e Vëllasalive u lidhën Ramadani, Rrahmani, Sherifim Salihu, Haliti, dhe Ahmeti, të gjithë me miemrat: Vllasaliu. Të gjithë u pushkatuan nëGjilan. Ndërsa Isuf vllasali u mbyt nga rrahjet me drunj.

Si mud t'i quamëkëto vrasje të njerëzve tëpafajshëm, pos si masakër kndër njerëzimit! Kjomasakër dhe masakra të ngjashme, duhet zënë vend në historinë tonë.

Në aksionin e mbledhjes së armëve në Makresh u rrahën në format më çnjerëzore 45 veta- nga një e më tepër përçdo familje. Imami i xhamisë së fshatit, Memet Haliti, pasi e rrahën shumë, ia mbushën çizmet me ujë dhe e qitën për dy orë në borë dhe acar deri sa u alivanos. Tëmjerit uji në çizmeiu kishte shndërruar në akull. Ndërsa Hamdi Isufit nga rrahjet, jo vetëm hunda, por edhe veshët i rrishnin gjak. Nga pasojat e rrahjes brutale vdiqën: Xhemil Beqiri dhe Fetah Rexhepi.

nga marshi deri në Tivar (mars 1945), dke udhëtuar zbathur, iu prishën këmbët Tahir Bajrës, i cili vdiq. Këmbët iu prishën edhe Haki Kurtit nga lagja Bajraj e Busavatës, dhe si pasojë, mjekët ia prenë këmbët.<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]-->

 

 

 

 

 

 

Ismet Tahiraj/Një cikël vjershash

ismet_tahiraj@hotmail.com

 

 

ORË E SAJ

 

Dhe çapkenia kur e pa

Mysheteriun e ri me taze vezë,

Mes dallgëve u fanit,

Humnerave te pallimit.

 

Kur erdhi orë e saj ,erdhi

 

Më buzqeshje vaji

Ferlikun e saj derdhi

Nga kupë e harrimit.

 

 

Dhe myshteriu hyri

Jo ,tek ajo

Buzëqeshur te berberi.

 

Dhe idhshëm kafshoi

Në midën e tij,

Krateri.

 

Dua djersë fshatari,

Dua qime  teli

Kreshperuar të më therin

 

Dhe rrëkëllyerë shkallëve

E përzuri

Humnerave të tmerrit

 

Kur erdhi orë saj, erdhi...

 

J  E  T  A

 

Unë princi  në kalë të bardhë

E ti princesha mes yjve kokë e ball,

Vjen e ngrira borë mërdhacake

Dhe sërish behari i bardhë.

 

Shkëlqen qielli

Shkëlqen  farë,

Del sërish – fidan i mbarë....

 

E jeta shkallë-shkallë

Nisë e sosë- s’ka të ndal’...

 

Ti priceshë e thinjosurë

Unë çalaman e i përdal’...

 

          

HAMENDSHËM

 

Hamendshëm  të mos  rysem

                                             Kreshtave,

Fjalëvevreshtash

Se iriqët gjithçka  përlajnë

Dhe fundërrinë e  pafundërrinë –s’e ndanë.

 

Mos te rysem honeve

Hemendshëm,

Se gëlojë zog iriqi

Që cijatë më ninulat e përdala

 

Se s’ka  skaje ,as përfundim

Fjala e dalë nga fjalët...

 

                

HIDHËTINË

 

 

Baca Kadri Mani, ju më dhatë

Më shumë të drejt,

Ti njohë hidhëtinë e jetës

I shoh në lym, te fund i kënetës

Shpifur soj e sorollop

Si në katran të xhehnemit,

 Të ngjeshur

Sfilitur nga te qeshurit.

 

Dhe s’ ka fjalë padyshim

I ngritur ishte, e është i ngriturë ai lym

Dhe si hidra nga anë e tyre, mbase hedhin-tym

 

Ne savanën e katranit

Lëngë i breshkës si  shkim...

 

    

S’ MBETËN ATA  QË S’ISHIN

 

Ti Bashkim Gollaku

Dosjet cinike,

I shpove më ushtë

Dhe rrahe udhët

Që s’pritnin më kohë

E ishin përngutë.

 

Flamuri i juaj

Kurrë nuk ka ra.

 

Dhe udhët u ndritën

Në terrin që kishte sevda,

Dhe s’mbetën ata që s’ishin

 

Se kurth i tyre,

Vetë i ka vra...

 

 NË JETËN E MËNXYRSHME
 
Kaherë çobanët i hidhnin
në qiell shtagat,
më bagëtitë në kullotë
dhe matnin e çmatnin
një diametër të plotë.
 
se kush e fitonte humbjen
dy lojë i vazhdonte e plotë.
 
dhe sot shtagat nisën qiellit
më diametër të caktuar,
gjithmonë dikush dhuron hile e ngile
gjithmonë dikush del fitues...
 
Në jetën që mënxyrshëm zgjatë,
ku grabitet secila kafshatë...


 

ETJA
 
mollët i mbolle
dhe i vole,
pas ditëve me shi
të vjeshtës gri.
 
dhe i vënë në shporta
që mysafiri t'i shijojë,
më etjen - etjen që e shuan shiu.
 
 
dhe sofrën që shtruam
e bekon më hire.
 
një kokërr lajthi
që magjistarja të 
na shkrijë mbi sy.
 
që të mos shtresëzohet
moti i vranët,
e etja mashtruese.
 
 
MOS
 
mos të endem rrafshet
më thundra çeliku,
e këpucë altini
as të mos këtë brejtës mideje.
 
det në u bëftë
fusha e pipi i Bulecit,
mes zjarrit e lindjës
të lind fuqija,
që zgjatë shtatëqindvjet.
 
me hire, të plota, të shëndetshme
pa fjalëthartë, pa saharoshë.
 
te del fitimi,
ngjyrë në buzë kujtimi.
 
mos rilind
ndajshtimi.
 
TE TRAFOJA
 
zogjët fluturuan
në fushat e tyre,
pa i ngarë askush
me currila shiu.
 
krushqit i kënduan duanë
duanë i kënduan sykuq.
 
te trafoja, gërbulë
gërbulë hiç, si pishë e lartë,
dhe gjak i nxehtë shkumëzon
çelikduarët i bashkon,
për etjet e bisedave
dhe truçet e shkara,
në lulet e kujtesës
që lëng i ëmbël
ta vë magjistarja
       pjeshkën.
 
NË ORËN  NËNTË
 
në orën nëntë
ta dini, në orën nëntë,
mblidhemi jo nëntë veta
as nëntëdhjetë gjinde
por nëntëdhjetë hire
bashkimi,
kur të zbardhë drita
kur të feks ngushllimi.
 
me ftonj magjistarja,
të mos na ofrojë tërbimin.
 
PO SHKOJ PËR SHKARPADRU
 
po shkoj për shkarpadru
në malin e largët- Qymezi,
kam dro së pëlcët shiu
po gomarkë s'kam unë i shkreti.
 
kam dro së pëlcët shiu rrëbesh
po s'trembët burri,
gjunjëve e brrylave
reuma shket.
 
po burri ,burrë
s' dorëzohet aq lehtë.
 
po nëse shiu pëlcët
le të pëlcët,
një votër me prush fëmijë më pretë
ai prush më mbanë në jetë.
 
po kthehem me shkarpadru
nga mali i largët-Qymezi,
një bludë me shllirë më pretë
dhe buka e misërt si dielli.
 
dhe sërish, Dita e re,
sjell Ditën e vjetër...

 

 

QË SJELL BRESHËR TË RI


ti je reja
vetë reja e trentë,
që vrushkullon më shi.
 
në kopshtin me lule
të sajuar në gji..
 
(kur syshqyër-rri një kërthi)
 
në mrekullinë e pazakontë
të vret mu atëherë drita në sy,
kur të shkallojnë hatullat
bri më bri
 
ti je vetë reja e  trentë
qe sjell breshër të ri...
 
AS MOS E NGAJË
 
As mos e ngajë
as mos të qenë
në librin e dritës.
 
as mos u qullos
në djersën, si djersë e kuajve
i brejtur nga mola.
 
se hatullat s' ka gozhda
sërish për t'i mbërthy'
 
në lotin tënd
shkrihet loti i tjetërkujt
 
as mos e ngajë
të bëhët pastaj
lulëtherre nësy.
 
CEP MË CEP
 
cep më cep
ta kalërosh mendjen
 
si t'i kosit ferra
ose rodhe të shkëputësh
nga përlat.
 
aty ku nuk pikëpjeket
as e verteta.
 
ashti i verdhë
i trimëron leneshat.
 
cep më cep
livadhin e ideve,
ta kullosin karkalecat.
 
NË EKSPOZITËN  EROTIKE
 
të të merrja ty
në një ekspozitë,
tema ishte: EROTIKA
dhe xixa, xixa
të shkreptin sytë.
 
të të merrja ty në ekspozitë
do të dehmi nga dollitë.
 
sikur mulliri kur  shtyp kokërr gruri
do të më shtypësh më gjinjtë.
 
dhe nata do ikë
dhe drita do feksë,
dhe vdekjën e padëshiruar
do ta dëshironim
 
kur ngjyheshim e shkriheshim
nën lëngun e djersës.
 
sikur të ishim ne të dy
në ekspozitë,
i gjallë do të dilte akti
ose ne do të ishim
panel në lirikë...
 
sikur ne të dy
të shkonim në ekspozitë...

 -----------------------

 

 

Raif Gashi, poet

 

Raif Gashi u lind në fshatin Meshinë, Malësia e Gallapit të Dardanës, më 20 mars 1961.

Në Tuxhec kreu shkollën fillore, ndërsa të mesmen në Dardanë. Studioi në Prishtinë, por studimet iu ndërprenë, viti i përflakur 1981 ishte i pamëshirë edhe për Raif Gashin sikurse për shumë veprimtarë të rinj.

Me shkrime poetike u muer herët që në bankat shkollore.Vazhdon të krijojë në poezi e prozë.

Ka botuar librin “Çiltërsia prej Qelqit”, 2005.

Jeton në Prishtinë.

 

Pranvera erdhi

 

Me dyer të mbyllura

Qëndrova stoik

I bëra ballë orës së fundit

Fati i trashëgimit

Lum i gjatë kushtrimi

O djall atë i vrasjes

 

Shpërthen në lot të hidhur

Qan deri në fund

Lulet për varr ujit

Ballin lart amanetin shkrova

Lirinë ideal kam

S’mbetet tjetër rrugë

Verbësinë e këtij trualli

Ta kthejmë në dritë

 

Tokë prit

Se aty më ke

Të bardhë në dhe të zi

Dëshmor i lirisë

 

Të pikë liria prej qiellit

 

Për një ditë jemi duke e pritë

Se nga qielli diç do të pikë

Natën e Lejli Kadrit

Askush s’do mbyllë sytë

Të gjithë kryet përpjetë

Do të rrojmë me shpresë

Me një zë do të kërkojmë

Që fat e të mira të na sjellë

 

Edhe nesër duhet pritë

Liria nga qielli të pikë

Presim hapjen e qiellit

Edhe nesër  edhe pasnesër

Gjithmonë do të presim

Gjersa këtu shqipe të mos mbesin

 

Ndjekja

 

Rri buzë detit

Më ndjek vala

Eci rreth lumit

Gugullinë e ikën uji

Rri në mal

Më shoqëron hija

Vjen gjumi

 

Eci ta zë diellin në perëndim

Më zë me lindje

Më kalon prapë

Rri vetëm në udhëtim

 

Pres erën që fryn

Më rrah e shkon

Ndërron kahe vjen

Sërish ku më ka lënë

Kthehet e përrallën tregon

Eci jetës

E lindja s’mund të më takoj më

Rri e pres mundjen

Që kurrë s’ka me fitue

 

Hapëroj në jetë

Të njoh

Eci e rri

Më s’dua t’ju shoh e as t’ju njoh

 

Eca të të përzë

Me e pa zë

Rri mjaft më thanë

Ndjekja hije mu bë

 

Pakthimi erdhi

  

Shëtitje

Shtytje e mendimit

Baladë Kurbini

Simbol i varrit të parë

Shpëtim nga furtuna e mesjetës

Që hanin pogaçen e nxehtë

E ujë kroi te ahu pinin

 

Kthimi i zhurmës

Shurdhuar jam

S’dua të dëgjoj

Edhe verbuar e shuar

Shoh vetëm baladën e këndimit

 

Dielli ziente kur kaloni

Plakur thinjur e me shpresë

Ka me ndërrue jetë

Zhurma mbrapa ka mbet

I vdekuri kthehet i gjallë

 

Gënjimi i vetvetes

 

Vijnë erërat e ndërrimit

Duke thyer pengesën kornizë

Gëzimi qeshja

Mbeten këngë e ngushëllimit

Në shoqërinë e këtij çelësi të gjallë

 

Gënjim vjen gëzimi

Vjen urimi

Gënjim pija freskuese

Jeta jonë,gënjim

 

Mendimi përtej murit mund të dalë

Mendimi që fluturon

Që familjen përqafon

Mendimi në fëmijë në shoqëri

Mendimi në mendimin e mbyllur

Gënjim i vetvetes

 

Tokë jemi bijtë e tu

Mos na le të gënjejmë

Të mbyllur

Të tjerët gëzojnë

Ne festave lotojmë

                               

Foto-portreti i publicistit e shkrimtarit Fotaq Andrea
Foto-portreti i publicistit e shkrimtarit Fotaq Andrea
Fotaq Andrea/ Tregim

 

GURI I SHPIRTIT

 

 

Lulit e Turit.*

 

Kish gati një javë që nënë Sanoja jetonte me një boshllëk në gjoks, një nga ato lloj zbrazëtish mbushur me ankth ndjellakeq, që si kthetra të gllabërojnë fytin e ta mbajnë fort shtrënguar, dhe po aq pamëshirshëm të ngërthjenë edhe stomakun poshtë, në tkurrje të plotë. Mundohej të largonte mendjen me ato dy çika punë shtëpie, një fshesë, një leckë, pluhurat mbi divan e karrige, mbi bufe e tavolinë, i jepte edhe një fshesë avllisë dhe ujiste ngadalë ca borzilokë e karafila mbjellë në saksi me dorë të saj. Çapitej koshtit e avllisë me një kërrusje të lehtë, me një hap të ngadaltë, nën ritmin e një rënkimi monoton, me një pafundësi « ëh, ëh, ëh », që nuk i reshtnin as ditë as natë, sikur vetë jeta e saj të qenkësh shtrat lëngatë për atë trup imcak e të rreshkët, veshur që në rini, kokë e këmbë, me të zeza.

Jo më shumë se para një dite i kish ikur nga shtëpia bija e vetme, Vitoja, me të cilën kish lidhur jetën që pas vdekjes të lumëziut burrë, që i kish sosur ditët e veta nga veremi, pa shkuar dot as tre mote martesë me të. Dhe krejt jeta i kish shkuar që atëherë me shatë e lopatë në kooperativë, me futë në brez për mbledhje ullinjsh, me kosha perimesh e duaj gruri mbi kurriz. E kish rritur atë të uruar bijë me mund të madh, me vetë frymën e saj, si i thonë fjalës, duke e nxjerrë lekun me thonj, dhe domosdo, e kish si dritën e syrit. Sa e pat në shkollë, në tetëvjeçare, veç fukarallëkut të përhershëm, s’kish pasur ndonjë problem tjetër për të. Vërtet i qe sëmurë një herë keq, po mjeku i fshatit, njeri i mirë e i dashur nga fshatarët, e kish nisur menjëherë në qytet, dhe e kish shtruar në spital. I kishte marrë e bija ftohmë të rëndë në mushkri, « bronkopnëmoni », siç thosh ajo, dhe temperatura s’i binte për qamet. U shkulën shoqet dhe mësuesit e i vanë në qytet, se e donin Viton e saj, e kish nëna kapetane, të hedhur në punët e shtëpisë dhe të zonjën në mësime. Pale edhe nur të bukur, me leshra pis të zeza, lastar e vetullhollë.

Por kishin ardhur pastajna ca kohë të tjera, kur njerëzia s’e kish më mendjen as për punë e as për lumë, por vetëm për det e qytet, “ik, të ikim!” Kooperativa u  prish, arat u shkretuan, drurët u prenë, u ndanë ca dynymë, por kush t’i punonte, e me se ? U lidhën edhe nga një pension e u dhanë edhe ndopak ndihma, por hajt të mbahej gjallë shpirti me to ! Erdh e u tret bijë e mëmës sa u tha e u bë gjilpërë, se i ikën shoqet dhe tërë rinia, kush këtu, e kush atje.

Donte e gjora vajzë të vazhdonte të mesmen për t’u bërë infermiere. I thosh asaj të shuare mëmë të shisnin shtëpinë e katandinë, të linin fshatin për t’u vendosur në qytet, pranë xhaxhait të saj, se të tërë kishin lënë pendët, si t’i kish rënë flama fshatit. Por ajo, Sanoja kokëmushkë, jo që jo, në të vetën, as që i mbushej mendja për të braktisur fshatin. “Atje kish lidhur jetën, atje do soste ditët!”- siç thosh. Punonte atë çikë kosht, mbante dhe ca pula e një lopë dhe i hipte mëngjes për mëngjes autobusit e shkonte në qytet për të shitur qumështin dhe një dorë erëzash a ndonjë zarzavatë apo frutë të stinës. Arrinin kështu të mbanin frymën gjallë, mëmë e bijë, e të shtynin ditët. Kurse në qytet, ç’do të bënte, me se të merrej ? Tërë jetën qe mësuar me punë, dhe puna, siç dihet, të mban gjallë. Mirëpo, ja që na qenkësh edhe halli i çupës, e hall i madh se ! Se e kish të re në moshë dhe s’kish pse lidhte jetën pas baltës, pa punë, pa shoqe, pa të ardhme. E më atëherë, i kunati i premtoi për t’ia marrë çupën në punë me të hapur dyqanin e tij në një lagje mes qytetit, dhe kështu vajza ta kish më të lehtë për të vazhduar edhe shkollën. U detyrua Sano zeza, më në fund, ta linte të bijën të vente në qytet tek i ungji, ku punonte tërë ditën në dyqan, pa të kërrente ndonjë lekë, që ia jepte asaj të gjore mëmë.

Ja kështu, e bija në qytet dhe ajo në fshat, u shtynë si u shtynë nja katër-pesë vite me radhë, por pa shkollë e pa lumë për Viton. Dhe veç kur një ditë, na i ngrihet mendja çupës o do ikë në Itali, o s’ka, te kushërinjtë e vetë, që qenë rregulluar atje për bukuri, me punë e me katandi, siç thoshin. Dhe vërtet, a nuk e kishin ndihmuar ata Xhemalin, babanë e tyre, për të ngritur e hapur atë çikë dyqan mes qytetit ? Eh, e shkreta Sano! Ajo mezi priste të jepte çupën më ndonjë vend të mirë për ta martuar, andej nga qyteti, sepse sapo i kish mbushur të njëzetat, kurse e bija një e dy : « Nëno, do iki unë; nëno, s’rrihet më këtu; nëno, do të të marr edhe ty me vete; ç’ke ti, s’të lë kurrë vetëm Vitoja tënde ! » e plot e plot lutje e premtime si këto. Pale kur e ëma ia zinte në gojë martesën : i hidhej çupa në kokë për ta kundërshtuar e për t’i thënë se tani s’martohen më vajzat aq të reja si përpara, dhe se ka plot djem të mirë edhe në Itali, ku do vazhdonte edhe shkollë, edhe punë, si gjithë dynjaja.  

Pa ç’pa, më në fund, e gjora nënë, pas të luturash e stërluturash të së bijës, u detyrua të shesë atë lopë që ia mbante shpirtin gjallë, për t’ia dhënë lekët Vitos, që edhe vetë kishte vënë, sakaq, diçka mënjanë. Por prapë, i duhej një shumë e madhe për të paguar tërë atë udhëtim me gomone, siç iknin herë pas here tutje klandestinët, dhe këto ia plotësoi shpejt i ungji.

Vitoja, tanimë, sa s’fluturonte nga gëzimi, dhe në pritje të ditës për t’u nisur në Itali, ndenji me të ëmën një muaj të tërë në fshat. Tek e shihte mëmën me gjemi të mbytura, zinte dhe e merrte hopa në krahë, e rrotullonte tre-katër herë nëpër dhomë, aq sa ajo i lutej : « Boll se më more mendtë! » Pastaj, ia niste nga të puthurat e përkëdhelitë, në faqe, ballë, sy e gushë për t’ia larguar krejt mërzinë. Papo një herë, na kish gjetur çupa edhe aparat fotografik, dhe tek lahej mëma në banjë - se vajza e donte gjithnjë llamps të pastër -, kjo fup! hap derën dhe nis e fotografon mëmën ashtu karkacul siç qe! Ajo shty e kjo fotografo, ajo mbulohu e kjo zbulo, ajo bërtit e sha dhe kjo qesh e fotografo, derisa e kish mbyllur çupa derën e e kish lënë mëmën të shpëlahej rehat me ujët e kovës që merrnin në pus. Një herë tjetër, ia kish hequr shaminë e zezë nga koka, dhe krejt flokët e thinjura, të rralluara e fijeholla ia kish bërë dy gërsheta, që ia ngriti majë kokës, ia kapi me kapëse, dhe ia leu edhe buzët me të kuq. Madje këmbënguli që ta vishte edhe me pantallonat e saj xhins, po mëma seç pati atë hop, edhe mori inat. E ajo aherë, hoqi dorë tek e pa të vrenjtur. Kur ish kohë e mirë, mëngjeseve a pasditeve vonë, rrinin pastajna të dyja bashkë në avlli, mëma mbi një stol të vogël e me shtiza në duar, ajo mbi gurin e shtëpisë, secila zhytur në botën e vet, tek-tuk me ndonjë shkëmbim batutash.

 

*   *   *

 

Ishte ditë e martë kur u shfaq papritur para avllisë një djalë, që zbriti nga vetura dhe kërkoi Viton e saj. Mëmës iu duk djali levend, dhe sikur iu ngroh shpirti. Ish i mbajtur, i ri në moshë dhe dukej serioz. Ajo e sajna, doli nga shtëpia me hap të shpejtë, duke i tundur lehtë, mu si rosë, ato vithe të vogla shtrënguar në xhins, që ia kish larë kushedi sa herë në foshnjëri me ujët e ftohtë të pusit. Se ç’thanë kokë më kokë të rinjtë, dhe vajza, sikur të kish kapur qiellin me dorë, hop! një të kërcyer me njërën këmbë pakëz në hava, edhe e puthi djalin drejt e në faqe. Mëmës, veç kur iu errën sytë. Pastajna, djali përshëndeti mëmën gjithë mirësjellje, i hipi veturës, edhe iku. Vetëm atëherë Vitoja e saj kërceu përpjetë, gjithë këmbë e krahë në ajër dhe, tek iu hov së ëmës në qafë, i dha lajmin e gëzuar :

-  Nëno, nëno, për një javë nisem !

Ajo foli kështu, por asaj të gjore në vend iu nxi gjithçka, iu bllokua frymëmarrja dhe iu këput koka në sup të së bijës. E mori vajza hopa dhe e nderi në shtrat, i hodhi ujë në fytyrë, ia fërkoi fort me raki faqe, duar, gjoks e këmbë dhe e solli në vete. Pastaj, të dyja u shkrehën në vaj e përgjërim, në krahë të shoshoqit, për një kohë të gjatë.

Atë natë, as njëra, as tjetra, nuk vunë gjë në gojë dhe ranë për gjumë në dhomën e vetme ku kishin fjetur gjithnjë bashkë, në dy shtretër të vegjël përkarshi, bërë me llastikë kamerdareje traktori. Por hem njëra, hem tjetra s’gjenin rehat, lëviz sa në njërin krah në tjetrin, duke e kërkuar më kot atë gjumë të shuar që s’po u vinte. Rreth mesnatës, të parën e zuri gjumi çupën, që zu të flasë në ëndërr, sikur po sherrosej me dikë. Plaka u vuri veshin fjalëve, për të marrë vesh diçka, por ato i vinin të pakuptueshme, të ndërprera, të rrokshme. Rrinte mëma me sy hapët në përpimën e errësirës duke u përpjekur të fashitë mendimet, tek i qenë pleksur rrëmujshëm në kokë e s’i shqiteshin, si një lumë turbullimë, i pamëshirshëm. Vonë, shumë vonë, në një terr të zbërdhulët, pa e ditur as vetë në qe në ëndërr a zhgjëndërr, iu shfaq para syve në tavan një si kuçedër, që spërdridhej e hidhte valle, e nga goja s’nxirrte flakë, por gjarpërinj të zinj, që aty-aty treteshin e shuheshin. Brofi në këmbë tek pandehu se kishin përpirë Viton, po çupë e mëmës flinte e qetë.

Sapo kishte rënë fije agu i parë dhe një dritë e zbehtë që përshkonte degët e hardhisë dhe perden e tylit po luante gëzueshëm në gjysmëhije të tavanit.

 

Mëma u ngrit pa zhurmë, u vesh, vuri xhezven për kafe mbi një gazierë të vogël, që ia kish sjellë e bija nga qyteti, dhe bëri një kafe farmak të hidhur, për t’i mbledhur barkun. Doli në avlli, u ul te stoli dhe zu ta rrufisë ende të nxehtë, duke u përpirë edhe vetë në mendime të thella : “Ç’të qe vallë ajo ëndërr e keqe që sapo kish parë ? Kuçedër, që lëshonte nga goja tërë ata piko gjarpërinj të zinj !? Bobo, bijë e nënës, po merr veten në qafë! Po shkon drejt kuçedrës !” Ç’të bënte ? Si ta ndalte ? Si t’i prishte mendjen ? Vërviste veten në humnerë të njëmijë e një pyetjeve, pa mundur të dalë dot që andej me një vendim a përgjigje të vetme.

Atëherë, s’iu durua më. Pa orën dhe qe pesë e gjysmë. Më gjashtë, autobusi i parë i linjës nisej nga fshati për në qytet. U vesh, edhe e mbajti frymën fill e te kunati. 

Ai u çudit tek e pa në derë të dyqanit aq herët, por ajo s’priti më gjatë dhe iu zbraz atij :

- More Xhemal, ku do ma çosh çupën ti ? Në gojë të kuçedrës ? S’kam sy e vesh unë të shoh e të dëgjoj se ç’bëhet në këtë dynja ? I marrin vajzat e i gjezdisin për porstituta, ua djegin edhe mishin me cigarë e i çojnë në njëmijë horra dhe mëmat s’i shohin kurrë me sy ?! Më gjeni mua, juve, të zezën plakë, dhe doni të më hiqni edhe beben e syrit ?! Jo, jo, jo, jo ! S’e lë kurrë, çupën, unë, të ma marrin zuzarët! E kam rritë me thërrime, dhe ti e di mirë këtë ! Vërtet, edhe ti më ke ndihmuar, dhe ta di për nder, po jo të më merrni çupën e të ma çoni te kuçedra !

- E shoh, moj kunatë, që paske parë ëndërr të keqe, dhe të drejtë ke! - i foli tjetri me të qetë. - Me ç’na shohin sytë, të jap njëmijë herë të drejtë. Po ti, ama, s’e paske njohur mirë Xhemalin një jetë të tërë! Unë, moj, ta bëjë atë gjë për Viton ? Po unë atë e kam bijën time, moj, siç e ke edhe ti! Në kam dy djem, kam edhe dy vajza, se Viton e kam amanet nga tim vëlla që kur mbylli sytë, i shkreti. Po hajt tani, vemi pimë një kafe e të qetësohesh. Shko, futu brenda në shtëpi e thuaj Marës të vijë të më zëvendësojë. Ja erdha.

Ato fjalë sikur të kishin qenë ilaç për mëmën e gjorë, se aty për aty u qetësua. « E po ky Xhemali, gjithmonë gojëmbël me mua! po thosh me vete. Kot që po i bie më qafë ».

Kur erdhi i kunati, u ulën të dy tok në kolltuk, nga ato alla frëngat, më të fundit, që asaj i vinte zor të rehatohej në to, dhe ai ia mbërtheu duart në të vetat e i foli me zë të prekur :

- Mjerë ato mëma, Sano, që s’dinë ku i kanë çupat! Të drejtë ke, njëmijë herë, o kunatë. Ja që kështu erdhi dita. Marrin vajzat e djemtë rrugët nga anë e anës e ku nuk venë, në Itali, Greqi, Amerikë, Evropë, vetëm e vetëm për një copë punë. Se ç’të bëjnë këtu? Duan të hanë. Po duam të hamë edhe ne nga duart e tyre. Ja që këtu punë s’ka, ti e di. Hajt të shohësh listat në dyqanin tim, sa vetë kam që s’më paguajnë dot për ushqimet që marrin. Mezi mbajnë frymën gjallë njerëzit e shkretë. Pse s’i dua edhe unë fëmijët t’i kem këtu, t’i martojë e të rrisë nipër e mbesa ? Edhe mua më djeg xhani për ta, dhe vetëm tek ata më rri mendja, në do ta dish : si janë, si m’u gdhinë, sa punojnë, sa lodhen e rropaten? Janë krejt vetëm, në derë të botës, po shyqyr që kanë njëri-tjetrin. Dhe Vitua, ti e di, do vejë tek ata, se i kanë gjetur punë, dhe po punove e mësove dhe gjuhën, pronari i tyre do t’i bëjë garancinë që të marri kartërat e të jetë në rregull. Ç’pandeh ti, se do e lë unë Viton, bijën time, të më marrë udhët, pale për ato punët e liga që më flet ti !? Pse, s’i di unë të gjitha këto ?

- Po jo, more Xhemal, t’u bëfsha, kam frikë, e kam çupë të vetme. Erdhi dje një djalë me viturë para shpisë, edhe e kërkoi. Se ç’i tha, çu-çu, në vesh.

- Po unë, moj e uruar, e dërgova atë. Është i biri i Metes, Mete agronomit, që ka punuar në fshat. A e mban mend ? Është djalë i mirë, Sanooo, të gjithë e njohin.

- Ku e di unë e gjora! Se pse kam frikë që do ikë. E re është, mund të bëjë edhe të prapa. Ç’nuk na shohin sitë. Na nashti, na nxjerrin edhe barkun jashtë !

- Po ti, s’e paske njohur tët bijë ? Po Vitua është ta pish në kupë, moj e uruar ! Pesë vjet që punoi në dyqanin tim, s’iu dëgjua njëherë zëri, po vetëm fjalë të mirë me këdo. Ua qante hallet të shkretëve njerëz, si ti e si unë. Po tani, të rinj janë, nuk do rrinë me brekushe e poture si ne dikur, ja që do vishen sipas kohës. S’ka pse të kesh frikë !

- Po mirë, ja më thuaj, kjo e imja, fup i kërceu më qafë, edhe e puthi. Ç’qe ajo që bëri në sitë e mi ?

- Dëgjomë, një çikë, Sano : vajzës s’ke pse t’ia kesh frikën, se e ke të pjekur, dhe jo trushkulur. Ajo di ç’bën, di t’i zgjedhë edhe shokët, edhe shoqet. E pra, me djalin e Metes, sikur i kanë lidhur telat. Kështu më duket mua, se i kam parë ca herë bashkë… Edhe ai do vejë në Itali, dhe me Gimin, tim bir që është atje, janë shokë moj, që në vegjëli. Do kenë shoshoqin, shyqyr nuk thua ?

- Aaa, kështu na qenka puna ! Bota di plot gjëra, e unë fukaresha, atje në fshat, s’dikam asgjë ! Po mirë, i fejojmë aherna, e pastaj të ikin. Ç’është kjo punë kështu, ueueu, me nxit ! Ka kohë, le të ikin më vonë!

- Nuk thua shyqyr, të ikin një orë e më parë ! Unë s’e nisa që në fillim, se Vitua ishte e vogël. Papo duheshin rregulluar edhe ata, të mitë, atje në Itali, me punë e me kartëra. Tani që u rregulluan e që i gjetën edhe punë çupës, posi jo, të niset, një orë e më parë. Se s’dihet ç’ndodh dhe bllokohen rrugët.

- Nuk e di Xhemal, nuk e di, po unë se ç’kam një frikë ! – ia ktheu e kunata me zë të dridhur.

- Frikë të tërë kemi pasur. Dhe kemi, normale është. Por duhet vështruar përpara, Sano. Ja, edhe ti, shite atë dreq shtëpie në fshat dhe eja këtu tek unë! Do rrimë sa do rrimë bashkë, do na martohen dhe fëmija andej nga janë, dhe kur të na bëjnë kartërat, do vemi edhe ne pas tyre, t’u rrisim kalamajtë. Të shohim edhe ne dy ditë të bardha më në fund.

- Ku e di unë, ku e di unë, e shkreta ! – foli nëna gjithë psherëtima dhe lotët i shkuan çurg.

Atë çast, ia behu Vitua. Tek ish zgjuar dhe kish vënë re që e ëma kish veshur rrobat e qytetit, e kishte marrë me mend që duhej të qe nisur për aty. I kish hipur autobusit të dytë dhe kish rendur si e marrë nga meraku për të. Dukej që s’kish fjetur mirë. Sa e pa, iu hodh nënës në qafë, dhe s’i shqitej.

- Po pse mi nënë, bën kështu ! Unë të kam thënë që s’të lë ! Do të të marrë me vete, ke për të parë, fillimi është një çikë i vështirë. Gjithë bota janë rregulluar, do rregullohemi edhe ne, ja, do shohësh !

Zunë të dyja të putheshin e të ngalaseshin, sikur të ish pikërisht ai çasti i ndarjes. Xhemali u prek, dhe sytë iu mbushën me lot.

<!--[if !supportLists]-->-          <!--[endif]-->Ika unë, - tha - se Mara s’ia del dot vetëm në dyqan.

 

 

*   *   *

 

Që nga ajo ditë, nënës seç iu lidh një xhumbë në gjoks, xhumbë e fortë, gur, që s’i shqitej. Sa herë në vetmi, i binte me grusht gjoksit, për të lehtësuar dhimbjen, por ajo, e mallkuar, ish aty, kish hedhur rrënjë, në thellësi të vetë shpirtit. Dhe vetëm kur rënkonte « ëh, ëh, ëh », sikur lehtësohej njëfarësoj, si ajo kokëza e tenxheres me presion, që lë ngadalë të shfryjë avullin për të mos shpërthyer. E kish mbledhur disi veten pas fjalëve të Xhemalit, dhe përpiqej të mos e jepte veten përpara vajzës. Po prapë, natën në gjumë e ditën në vegim, s’i shqitej kuçedra me gjarpërinjtë e zinj nga sytë. Ata, tashmë, i rrëshqisnin në brendësi të trupit, që nga koka, dhe i strukeshin shi aty, në fole të tyre, te xhumba, brendapërbrenda gjoksit të saj të tharë.

Erdhi më në fund edhe çasti i ndarjes. Bija e mëmës mori me vete vetëm një çantë të vogël shpine, një bluzë, një xhins, nja dy të brendshme, një kuti çamçakëzi, që s’e hiqte nga goja, disa fotografi, ku kish dalë me të, dhe rrobat e turpit. S’donte t’i merrte karkanaqet që i përgatiti e ëma, se do t’i kishte bezdi rrugës, siç i tha. Por ajo kish ngulur këmbë, dhe e bija, për t’i bërë qejfin, mori vetëm gjysmat. Te avllia e priste djali i Mete agronomit, që nëna, si u nda me të bijën tërë lot e njëmijë urata e bekime, e përqafoi e e puthi edhe atë, si ta kish birin e saj.

- Ma ki kujdes çupën, jeto, se e kam dritën e sirit ! - i tha ajo. - Hajt tani, paçi uratën që të dy, e u bëftë dritë ngado që të veni !

Ata i hipën veturës e ikën, kurse ajo u shemb në divan e për çudi, nuk ia plasi të qarit. Po ama nuk i shqiti sytë nga tavani. Iu duk, një hop, se pa aty kuçedrën, që po i nxirrte tashmë gjuhën e tallej me të, por këtë radhë, pa gjarpërinjtë e zinj nëpër gojë.

« Ma more të keqen edhe ti ! - foli nëna nëpër dhëmbë, si me inat e si për t’i dhënë zemër vetes. - E kam çupën në dorë të sigurt, në do ta dish... te djali i Mete agronomit! E ti, plaç aty ku je, se ata do martonen bashkë e s’piesin për ty ! Dinë t’i dalin zot vetes !» Foli kështu ashpër, duke mallkuar të keqen, që të plaste mu si qelq. Edhe e vërviti në shesh, tërë forcë, gotën e kristaltë me ujë që kishte në dorë një copë herë, e që u thye me krisje të thatë.

 

Doli në avlli, vështroi gjurmët ende të freskëta të veturës mbi udhën e pluhurt, treti shikimin deri në zhdukjen e tyre, pastaj ia nisi rënkimit “ëh, ëh, ëh”, dhe shikimi iu ngul te guri i shtëpisë : ish vendi i përhershëm ku i ulej e bija, i lartë sa dy pëllëmbët e veta. E  kishin aty qëkurse qe ngritur shtëpia, mbetur nga gurët e themelit, si më i madhi që qe. Ish i përhimë, i lëmuar, i latuar, i larë nga shiu e i tharë nga dielli e era. Ish ai, që më mirë se kushdo, ia njihte nënës gjithë dertet e saj.

Ajo e ledhatoi si zakonisht, e lëvizi nga vendi, për të parë në mos qe futur nën të ndonjë cfurk a gjë e keqe dhe, pastaj, u ul në stol, në krahë të tij, si të kish vajzën mbi të.

Ëh, ëh, ëh ! rënkonte nëna. Fësh, fësh, fësh! bënte dora e saj e ashpër mbi sipërfaqe të gurit...

Dhe orë të tëra nuk luajti vendit, me të vetmen pamje në kokë, ikjen e çupës, me ato sy që i ndrinin nga lotët, me ato leshra të gjata pis të zeza, me atë fytyrë borë të bardhë dhe dorën tundur nga pas xhamit të makinës.

Veç tre a katër kafeve që piu, tërë atë ditë, s’vuri gjë në gojë. Në pasdite vonë, koha u zymtësua, filloi erë dhe nisën ca pika të mëdha shiu. « Do më laget, bijë e nënës, kushedi ku është? » - tha me vete.

Ra për të fjetur, më herët nga zakonisht, por s’e zinte gjumi. Tërë natën bubulliu e vetëtiu dhe qielli krejt shkarkoi lot, si vetë lotët e mëmës së gjorë në shtrat. Nuk kish drita, si përherë kur bënte kohë e keqe, dhe kish ndezur një qiri. Mbi mur, shfaqej tanimë hija e saj stërmadhe në anë të shtratit, duke shkulur faqet me duar : « Pupu ç’bëra, pse e lashë unë korba, të ikë ! Nga m’u tha gojë e shkretë dhe pranova ! Na tashti dhe tërë ki qamet ! Pupu ç’më gjeti ! Bobo çupa ! »

Ndenji një hop dhe, veç kur i dha gajret vetes : « Po boll, moj Sano, boll, mos ndill keq ! Ç’është kështu me ti ! Të vogël s’e ke ! E rrite dhe e bëre të zonjën e vetes ! Nuk thua shiqir që rrite vajzë për së mbari ! Jo si shoqet e saj që s’dihet nga janë ? Pastaj, vetëm s’e ke, si të tha Xhemali ! Pa kujtoi një çikë fjalët e tij ! »

Jepte e merrte kësisoj me veten, por laku i ankthit e kish kapur fort në grykë, pa dashur kurrsesi ta lëshojë. Një hop iu duk se qenë vetë gjarpërinjtë që po e mbanin mbërthyer përreth gjoksit e grykës. « Hëni, u shofshi, forca, me mua plakën merruni, shpirtin ma nxirrni çika-çika, veç atyre mos u ndodhtë gjë ! » mallkonte e uronte plaka me gjithë zemër që t’i binte asaj e liga mbi kokë dhe jo të rinjve...

 

Të nesërit, qielli krejt u ça, me një kthjellimë, pastërtimë e llamburimë kristal të ajrit. E dërrmuar nga një natë e tërë pa gjumë, nëna            doli në avlli të marrë frymë lirisht. Zgjidhi shaminë, krehu leshrat, mbështolli me kujdes, si gjithnjë, flokë të mbetur në krehër, që shpejt i futi në xhep të futës, si të rraste në të ndonjë mister, dhe çeli grykën e pusit për të lëshuar kovën brenda tij. U hodhi një grusht ujë syve, fërkoi fort damarët e qafës dhe nisi të zvarret me « ëh-ëhën » e zakontë kalldrëmit të avllisë. Vështroi hardhinë që kish nisur të bulëzonte, qershinë e kumbullën gati edhe ato për të shpërthyer në lule dhe, si çdo fillim pranvere, iu kujtua i ziu burrë që kish mbjellë ato pemë. Pasandaj, sytë i ngelën mbërthyer një hop mbi gur të shtëpisë. U përkul dhe e preku me dorë, si t’i thosh “mirëmëngjesi”. Hyri në shtëpi për të larguar mendjen nga tërë këto, dhe zu të merret me dy çikat mobla, tek u dha një leckë pluhurave. Por pa e kuptuar as vetë, kishte hapur tashmë dy sirtarët e komosë ku vajza kish lënë teshat.

U mori erë bluzave e këmishëve dhe duar e këmbë zunë t’i dridhen. S’po ndihej mirë as brenda shtëpisë, as jashtë në oborr. Po i merreshin mendtë, por edhe të nderej në shtrat, kish frikë. Nuk e ndjente veten të fuqishme të përballej me kuçedrën, kur tashmë kryet i zëzëllonin nga tensioni i lartë! Me siguri, ai dreq përbindëshi do t’i shfaqej sa të mbyllte një çikë sytë a të dremiste.

Atëherë, tha me vete t’i bënte vizitë Shaqes e të pinte kafenë me të. Mori tre lugë të vogla me kafe të bluar brenda një qeske të vogël plastike, u hodhi përsipër një lugë sheqer dhe shkoi te gjitonia, me të cilën qante hallet herë pas here dhe që i qe gjendur në të mirë e në të keq.

Kur i dha lajmin e vajzës që i iku, Shaqja i hodhi krahët në qafë dhe e uroi :

- Shyqyr, shyqyr, më në fund ! E priftë e mbara ngado që të vejë, vaftë e ardhtë shëndoshë, Sano! As mos ia ki merakun! Ke çupë, për kokë të çupës, gjithë bota ta kanë zili!

Ajo atëherë ia hapi krejt barkun : për frikën që ndjente, për kuçedrën që i dilte në ëndërr, për gjarpërinjtë në gjoks e rreth qafës, për djalin e agronomit, për njerëzit që i prisnin në Itali, dhe plot e plot lajme të tjera, të mira e të këqija bashkë, që një moshë e thyer e ka të nevojshme t’ia përsërisë jo vetëm vetes, por edhe t’ia besojë të tjerëve për t’u ndjerë sa më pranë realitetit, jetës, njerëzve, duke dashur kështu të luftojë vetminë dhe vitet mbi kurriz.

Shaqja e mbajti me zor për drekë, duke u shtjerë një çikë më shumë ujë fasuleve, siç i tha, për të nxjerrë një pjatë më tepër nga sa e kishte llogaritur. I shoqi dhe i biri i ktheheshin vetëm në darkë në shtëpi, tek punonin bashkë në ndërtime.

 

*   *   *

 

Duhej të qe pasdite vonë, kur ato po kuvendonin në oborr me shtizat nëpër duar, dhe kur vjen një veturë që u ndal mu para shtëpisë. Zbritën tre-katër vetë dhe Xhemali mes tyre. Tek pa kunatin fytyrëprishur krejt, me këmbët që i merreshin dhe krahët e dridhura drejt saj, nëna ia dha në kupë të qiellit ulërimës. Ai e pushtoi në gjoks, dhe zu të ngashërehet, duke lëshuar lot të nxehtë mbi shaminë e saj të zezë. Ajo s’arriti dot të mbarojë pyetjen klithmë :

- Xhemal, çupa… ?

Pa vetëm një tundje koke miratimi dhe aty-aty, u zalis. Një nga të sapoardhurit, i bëri në vend një gjilpërë.

Sakaq, shpërtheu ulërima ngjethëse e Shaqes :

- Korba… korba, bijë e nënës !…

Njerëzit e fshatit u dyndën menjëherë aty, si zakonisht, për ditë të zezë.

Atë natë me furtunë të marrë, Otrantoja kishte përpirë gjëmshëm edhe një gomone tjetër me tetë klandestinë të mjerë shqiptarë…

 

Kishin kaluar tashmë edhe të dyzetat, dhe nënës i qe tharë krejt liqen i lotëve dhe zemra i kish marrë plasarima të thella, si tokë e zhuritur. Bënte jakë e eja në shtëpi e avlli, me një përvajë të përvijueshme, monotone, zvarritëse, teksa rënkimet « ëh, ëh ! » i qenë kthyer tanimë në klithje të gjëmshme e të gjëmimshme, në « oh, oh ! » të lemerishme. Do kish dashur me mijëra herë t’i jepte fund vetes, me të tëra format! Por prapë e shihte vetëvrasjen si rrugën më të lehtë të shpëtimit tek pyeste veten : “Kush do t’ia qante çupën e saj? Kush do t’i shkonte te varri me atë tabut mbushur me gurë? Kush do kuvendonte me të? Kush do t’ia prekte e t’ia lante teshat e sirtarit? Kush do ta puthte në fotografi vajzën flori të nënës?”

Hapte pusin, e matej të hidhej brenda, por në çast shihte mbi ujë fytyrën e së bijës duke iu lutur : « Mos, nënë! ». Merrte gurin e shtëpisë dhe donte të përplaste kokën mbi të, por shihte sakaq vajzën ulur mbi gur, tek i thoshte : « Mos, nënë! ». E kështu me radhë, sa herë i shkonte mendja t’i jepte fund vetes me thikë në zemër, me kazma në gjoks, me bar miu në gotë. Asohere, lëshohej krejt, me sytë në tavan duke parë kuçedrën e duke bëlbëzuar :

- Më munde, moj qëne, ma more vajzën, ma thave shpirtin !… Gjarpërinj i kishe dallgët, gjarpërinj të zinj….Siç deshe, bëre, moj u shofshë ! Ç’kërkon tani ?…Më do dhe mua! Ja ku më ke ! Merrmë, merrmë moj lanete, u djegsh e u përvëlofshë !… Më sheh që vuaj, që qaj, ë ? Hë, më pushon dot ? Unë qaj, e ti të plasësh, s’më pengon dot !…

Dhe ia niste nga vajtimi me zë të lartë, që të ngjethte mishtë :

 

Mos të thashë moj, mos ik,

Mos më lërë kallogre !

O bijo, ku më je ?

O Vito, pse më le ?

 

Ku je bijë e nënës-ë,

Syrrush e vetullzez-ë.

Më shkretove shtëpi,

U thafsh o det i zi !

O bijo, ku të ka nëna ?

O e bukura si hëna !

O det i mallkuar-ë,

Që më more çupën-ë.

 

Qan nëno kërcuria,

O Vito, nusi-a,

Buzë karafili-a,

Lule trëndelini-a.

O Otranto, Otrant-o,

Vajte more Viton-o.

U djegsh e u bëfsh hi !

Se më shkretove shtëpi !

 

Maraznë dot s’e nxora,

Viton-ë nuk e martova.

Bijë, nëna po të qan,

Po të qan e s’gjen derman.

Të qan guri, të qan pragu,

Bijë po të qan oxhaku !

 

Bijë re brenda në det,

Të hanë pishqit moj e shkretë.

Kur delje, rrije te porta,

Seç të kishin zili bota.

Moj e bukura prej nurit,

Si thëllëxa majë gurit.

Moj e hequra si bari,

E kulluara si ari.

 

Gëzimzezë që s’u gëzove,

Jetën-ë s’e trashëgove.

U çkul kuçedra nga rrënja,

Në det të vrau brënda…

 

Ishte një qarje e tillë me ligje pa sosmë, kur fjalët i buronin nga shpirti, shoqëruar me një « ëh, ëh » vajtuese, rrëqethëse, dhe në çdo rast do kish vargje të reja, njëri më i dhimbshëm se tjetri. Tanimë, damarët e qafës, të lirshëm nga gjarpërinjtë e ankthit, kishin nisur e i qenë fryrë egër nga vajtimi i pandalshëm, kurse zbrazëtinë në gjoks e mbushte përditë me gurin e shtëpisë, që e mbante fort të shtrënguar, si të shtrëngonte të bijën. Merrte dhe e përkundte, e ledhatonte me gishtat e rreshkët dhe nuk shqitej dot prej tij. Edhe pse ish disi i rëndë për moshë të saj, asaj i dukej pendë i lehtë, e vinte në pëqi dhe mbështeste faqen e tharë në faqe të tij, tek vajtonte : « Të mban nëna në dorë, Vito nuse me kurorë,… të mban nëna në pëqi, Vito folmë një fjalë dhe ti ».

Shumë shpejt, guri u kthye në simbol ngushëllimi, shoqërimi, vajtimi, tek nxirre nga gjoksi dhe vinte mbi të fotografinë e çupës gjithandej nëpër shtëpi e avlli, dhe njerëzit çuditeshin si arrinte ajo plakë të mbante shtrënguar në gjoks tërë atë gurë, duke e përkundur oborrit si foshnjë në gji. Mundoheshin t’ia hiqnin nga krahët, Shqaja e para, duke i thënë se «nuk është mirë ashtu, është i rëndë për ty», por ajo kundërshtonte ashpër:

- Po këtu më ulej Viiitua, moj, bijë e nënës-ë ! S’ma çqit dot njeriii nga krahët-ë. Kam bijën timeee këtu, e kam larë me lot !

Dhe zinte e ngjeshte buzët e dridhura mbi të, si t’i jepte frymë, si të merrte frymë. Duart përcillnin aty tërë energjinë e saj të brendshme, sikurse dhe zemra të rrahurat e veta. Krejt shpirti i saj depërtonte në të, komunikonte me të.

- Të keqen nënaaa, të keqen nëna ! - i thosh me zërin kujë të dhimbjes e të përgjërimit. -Vetëm ti, jeto, më mba gjallë, vetëm ti, jeto, më shuan mallë! 

I fliste gurit, si të qe dikush aty, me të cilin kuvendonte. Dhe ia pasonin në çast një varg «oh, oh, oh!», ulërimat e shpirtit të nënës shamizezë, që të mbushnin trupin me morrnica…

Një nip i saj, që si shumëkush i shkonte shpesh në shtëpi për të mos e lënë vetëm ato ditë të zeza, u mundua një herë t’ia fshihte gurin, por nëna ia dha sakaq kujës në kupë të qiellit, si t’i kish vdekur ndonjë evlat tjetër, duke u lutur e duke u përshpirtur :

- Amani, mos ma hiqni, mos ma hiqni gurin e shpirtit, amani, vetëm ai më ka mbetë!

Dhe me t’ia dhënë, u qetësua, dhe zu ta përkundë e të përkundë edhe veten mbi të, duke belbëzuar fjalë të ngrohta lumë, ku nuk kuptohej më në i fliste vajzës a gurit, apo të dyve bashkë.

 

Shtator 2002

 

“Shqipëria etnike- për fëmijë”

Prindësia e mirë

 

Prindër, bëhuni shembull i mirë për fëmijën tuaj!

 

UDHËZIM I PËGHJITHSHËM PËR PRINDËR

 

Fëmija mëson shumë nga veprimet e prindërve të tij. Për shembull, nëse prindërit me sukses i përballojnë problemet, atëherë edhe fëmija do të mësohet që shumë më lehtë t’i përballojë ato.

 

Ofroni fëmijës shumë dashuri!

 

Kontakti fizik ndërmjet ndërmjet përinëdrve dhe fëmijës, dhe sidomos shprehja e dashurisë ndaj tij është me rëndësi të madhe. Kjo duhet të bëhet rregullisht saherë që fëja ka sjellje të mira, ndërsa duhet të jetë e kursyer atëherë kur atij i mungon mirësjellja.

 

Shpërblejeni çdo mirësjellje të fëmijës tuaj!

 

Prindërit çdo herë duhet ta kuptojnë mirësjelljen e fëmijës dhe të mos e shpërblejnë vetëm në rast kur ka sjellje shembullore. Prindërit duhet të kontribuojnë aktivish për sjellje të mira të fëmijës së tyre.

 

Fëmijës duhet t’i bëhet me dije menjëherë vlerësimi për sjelljet dhe veprimet e tij

 

Ndëshkimi mund të jetë teknikëshumë efektive nëse përdoret në mënyrë të drejtë. Pas ndëshkimit fëmija duhet ta nisë një fillim të mbarë, kurse prindërit nuk duhet t’ua përkujtojnë sjelljet jo të mira që kanë bërë më herët.

 


Në Bllacë të Shkupit

 

VARROSET MENDELA SHQIPAR – REMZI (SELIM) BUSHI


Kur shqiptarëve do t’u përmbushet amaneti për të pushuar edhe pa jetë në vendlindjet e tyre, në shtetin e tyre, në dheun e tyre? Ndoshta do të ishte dashur që në mënyrë institucionale qeveritare të ndërhyhej për kthimin e tij në Atdhe – në Kosovë.

 

Nga Ramadan ASLLANI


Bllacë – Shkup, 31 tetor 2009

Më 31 tetor 2009, në moshën 74-vjeçare në Bllacë të Shkupit u varros Remzi Selim Bushi, pa iu përmbushur amaneti i tij, që të varroset në Varrezat e Bushëve të vendlindjes në Pustenik (Puset e Nikës) të Hanit të Elezit. Ai ndërroi jetë, më 30 tetor 2009 në Shkup nga një sëmundje e papritur, por nuk mundi të hyjë në Kosovë për t’u varrosur. Në varrim morën pjesë afër 150 vetë, kryesisht nga Hani i Elezit dhe Shkupi. Nga strukturat institucionale, pos atyre fetare qenë vetëm përfaqësuesit e Degës së LDK-së nga Hani i Elezit dhe të Kaçanikut. Në këtë ceremoni mortore fjalën e përmortshme e mbajti Muzafer Dernjani, përfaqësues i Degës së Hanit të Elezit dhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga LDK-ja për zgjedhjet e sivjetme komunale, i cili shkurtimisht foli për jetën e  tij.

Remzi Bushi, i njohur me nofkën Baci, tani pushon në Varrezat e Bllacës, bashkë me shumë bllacjanë të tjerë, por edhe me disa shqiptarë të Kosovës, që kishin ndërruar jetë në kampin e Bllacës në pranverë të 1999-ës.

E them këtë, se shtrirja politike po ndikon edhe te të vdekurit, duke krijuar ndasi, e cila të habit sidomos nga strukturat udhëheqëse komunale të Hanit të Elezit, ku strukturat udhëheqëse nuk morën pjesë në ceremoninë e varrimit për bashkëqytetarin e tyre. Është për t’u çuditur, se qe sa kohë ne shqiptarët nuk po mbushemi mend nga fqinjët tanë (armiq shekullor), të cilët nga nivelet më të larta akademike kanë deklaruar publikisht se nga rrena përpiqen t’i bindin të tjerët për ta besuar rrenën, kurse ne i kemi e nuk i respektojmë. Varrimi i Remzi Bushit – Bacit do të duhej të bllokonte edhe magjistralen Prishtinë-Shkup me pjesëmarrje, ose me një qëndresë këmbëngulëse do ta kishim futur edhe kufomën e të ndjerit në Kosovë për t’ia përmbushur amanetin për varrim. Kur shqiptarëve do t’u përmbushet amaneti për të pushuar edhe pa jetë në vendlindjet e tyre, në shtetin e tyre, në dheun e tyre? Ndoshta do të ishte dashur që në mënyrë institucionale qeveritare të ndërhyhej për kthimin e tij në Atdhe – në Kosovë.

Remzi Bushi - Baci është rasti i vetëm unikat shqiptar, i cili është dënuar me 64 vjet burg nga dy shtetet komuniste: Shqipëria dhe ish-Jugosllavia, prej të cilave 38 i ka mbajtur në burgjet dhe kampet e Shqipërisë. Shqipëria e dënoi me 44 vjet, kurse ish-Jugosllavia me 20 vjet në mungesë. Ky Mendelë shqiptar, që përbën veçantinë e shqiptarëve, ashtu sikur Mendela te të tjerët, u varros si një qytetar i zakonshëm. Ish i burgosuri Remzi Bushi - Baci me 38 vjet burg ishte flijimtar i regjimeve komuniste enveriste dhe titiste. Mjerisht, regjimi titist nuk arriti ta burgos edhe pse e dënoi në mungesë, kurse ai enverist ia piu gjakun me pambuk. Zhvillimi i proceseve demokratike në Shqipëri ia shpëtuan Remzi BUSHIT 6 vjet burg, përndryshe, atij nuk iu fal asnjë ditë, duke e munduar në format më mizore deri te provokimi për pushkatim. Atë e konsideronin si njeri të porositur nga ish-Jugosllavia për ta spiunuar Shqipërinë, e jo si një djalosh kadet i ish-APJ-së, që nuk deshi t’i shërbejë atij regjimi, që nesër pasnesër në rast lufte të luftojë me vëllezërit e tij shqiptarë, u arratis në Shqipëri, duke e vënë jetën në rrezik gjatë kalimit ilegal të kufirit, të cilët - vëllezërit e dënuan me 44 vjet burg të rëndë në të gjitha burgjet më të vështira të Shqipërisë.

Ai sakrifikoi edhe jetën personale, duke mos pasur mundësi të martohej për të krijuar familje, sepse në Kosovë kthehet pas moshës 64-vjeçare. Kështu Remzi Bushi, pos vëllezërve nuk la as grua, as fëmijë vetëm një grup përkrahësish të vuajtjeve dhe të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës, lëvizjes së të cilit nuk iu nda deri në vdekje, përkundër tentimeve të ndryshme. Deri në çastin e vdekjes jetoi në një shtëpi që ia ndërtuan në mënyrë humanitare banorët e Hanit të Elezit bashkë me familjen e nipit.

Legjenda, Varrimi i Remzi Bushit – Bacit në Bllacë të Shkupit.

 

Ferizaj, 31 tetor 2009

                                                   

 Fatjeta Muçolli

jeta_1998@hotmail.com

 

 Kosova?

 

Kosovë, u bëre Shtet!
Sa gjaku u derdh për këtë liri,
Sa gjaku u derdh për Pavarësi.
Kosovë kjo ditë është pritur, 
Kosovë kjo ditë na ka arritur,
Kosovë duhet të jeshë e gëzuar,
Kosovë lufta tashmë ka mbaruar.
Jeta e re filloi,
Çdo gjë mirë do të shkojë, 
Çdo gjë është mirë 
KOSOVA është e lirë.

 

Më 31.10.2009

 

Isa Berçani, Tropojë

 

Luftëtari Jahë Sadrija 

 

Kush aq shumë korri sukses

Kush u tret per popull t’vet

Arsimtari qe kurrë nuk vdes

Lindë dhe rritë në Ponoshec.

 

Emri i tijë vetë fisnikeria

Mburren pleqtë dhe rinia

Hasi, Reka edhe Maësia

I pamposhtur Jahë Sadrija.

 

Nip Bytyçi i Zenun Alisë

Burrit t’besës të Malësisë

Idealin e mbajti të gjallë

Për çlirim, bashkim kombëtar.

 

U betue për ditë t’çlirimit

Pranë varrit të Adem Zeqirit

Si krytar për informim

N’shtabe t’Smolicës për Dukagjin

 

Me vullnetin e çeliktë

Jepte lajmet i përpiktë

Për Kosovën republikë

I shkon zani në Amerikë.

 

Pati frymëzim legjendarin

Komandant Adem Jasharin

Bashkë me degët e mëdha t’lisit

Të familjes Ramush Heredinit

 

Ky luftetar i Ponoshecit

Gazetar në fushë të nderit

Pranë Hoxhës dhe Bardhecit:

Po s’e hoqëm qafe dushmanin

Flakët e luftës marrin ballkanin

 

Këto janë fjalët e Jahë Sadrisë

Burim shprese drejt lirisë

U tronditën shkiet barbarë

Kur jua tha trimi këto fjalë

Me prezencë e ballë për ballë

Se u shndërrue Reka n’Vukovar.

 

Gjashtë ditë n’burg e mbajtën trimin

Mbi krye e kishte sigurimin

Përjetoi torturën e radhës

N’burg t’Prizirenit e të Dubravës

Me 22 maj nëntëdhjetëenëntë

Mori Jaha një plagë të randë.

 

Pa ju shërue plaga e djalit

E dërgojnë n’burg t’Lipjanit

19 ditë me dhembje truprore

Pa u mposhtë ky burrë Kosove

N’Pozhorevc, Leskovc, Çupri

Tuj hjekë burri zi e ma zi.

 

Dhe nga burgu shkroi ky trim

Në Rilindje për informim

Letër t’hapur për botim

Drejtue popullit me përcaktim

Vota e juaj e sinqertë

M’shëron plagën me jep jetë.


Për ditë t’bardha të pavarsisë

Dhe me vulën e mbarë shqiptarisë.

Korrespondent qe dhe luftëtar

Për progresin mbarëkombëtar

 

Dhe për ta shporr errësirën e natës

Në trup i lëvizin ciflat e granatës!

Fort i ha shtati dhe duron dhembje

Për shkollim, zhvillim, rimëkëmbje!

 

Ponoshec, më 14-12-2009

 

 

Për Nënë Terezën, një monument në mes të Kalkutës

nga Shqipëria mëmë -   Letër një lypësi

 

 

Nga Fotaq Andrea

 

 

Tek iu riktheva “Kronikave” të mia, gjeta edhe këtë letër për mikun tim Xh., që ka tre vjet që s’e kam parë më. Në fakt, prej tij kam marrë shumë falënderime e mirënjohje, ndërkohë që shoqëria jonë është kurnace në këtë drejtim, për të mos thënë më shumë. Kur i dhashë “Librin e artë të prozës franceze” * me letrën e mëposhtme, ai u  çudit disi nga kjo e papritur e këndshme, dhe unë nxitova t’i thosha : “E di që s’di të lexosh, po vë ndonjë në shtëpi të ta lexojë herë pas here. Do të pëlqejë, ke për të parë! S’ke pse e shet. Do fitosh më shumë, po ta mbash.” Pas disa ditësh, i shkova sërish mikut tim në takimin tonë ritual të trotuarit dhe ai më tha: “E kishe qa fare atë letër, shumë bukur, vallaj! Çar t’i bosh, mo, kshu e ka kjo punë!”.“Eh!  e miratova, s’ka njeri pa halle, po a ke fitu gjë sot?” dhe nxora e i dhashë një kartmonedhë njëqindëshe. “Bereqaves, s’duhet me u qa!” Këto qenë fjalët e fundit që dëgjova nga Xh., nga ai lypës profesionist energjik, që endej tërë shkathtësi gjithandej trotuareve e rrugëve të kryeqytetit, edhe pse me handikap të rëndë fizik - fare pa këmbë e krahë të gjymtuara -, për të mbajtur gjallë “tetë frymë në shtëpi, që prisnin nga duart e tij”, siç më qe shprehur. Të ishte vërtet rastësi dhe ta shihje vetëm një herë në jetë atë shpirt e frymë njeriu, mbase do thoshe me vete se thjesht po mëshiron një “realitet ekzotik”, që s’ia vlen ta përshkruash; mirëpo, ta kishe çdo ditë para syve, (si plot sakatë të tjerë), apo ta kërkoje me vetëdije për të hyrë në dialog me të, e me të tjerë si ai, atëherë do kuptoje se sa i egër e mjeran qe ai realitet i një bote të tërë handikapate të diskriminuar e margjinalizuar, por të paepur në luftën për të nxjerrë bukën e gojës, duke shfaqur dhimbshëm fatkeqësitë fizike në trupin dhe për turpin e një shoqërie.  

 

Nuk e di se ç’bëhet tanimë me mikun tim Xh., por me gjithë shpirt do t’i uroja të ish i rregulluar me punë në ndonjë punishte për handikapatët a në ndonjë qendër trajtimi të tyre. Kurrë s’do desha që ai ta shihte veten të dëbuar, të flakur në mënjanimin shoqëror, të endur pashpresë, apo pre e rrjeteve të trafikantëve që shfrytëzojnë lypsa e fëmijë romë a egjiptianë, për të mos përdorur termin përbuzës “evgjitë”... 

 

 

Letër për Xh.

 

Miku im,

 

Ti më njeh thjesht si kalimtar, si bamirës, që tek kaloj para teje të përshëndes, të jap ndonjë lekë a të them ndonjë fjalë të mirë. Sot po të jap edhe librin që të kisha premtuar, bashkë me këtë letër.

Sa erdha në Tiranë, të kërkova te vendi ku të lashë një vit më parë, aty te kangjellat e Kuvendit. U dëshpërova që s’të gjeta, i rashë kryq e tërthor rrugëve edhe për mall, po edhe për ty.

Erdha gjithë dëshirë për të punuar, po kudo hasa vetëm mashtrim të institucionalizuar, në radhë të parë në mendjet e në zemrat e atyre që kanë grumbulluar paranë dhe që veç të zhvasin dinë, pa pyetur për kurrfarë vlere...

 

 

Miku im,

 

Ti je për mua si ai floriri i vogël që ndrin me buzëqeshjen tënde që i fal kujtdo, fatkeqe vërtet, por të pastër. Gjë e madhe t’i falësh buzëqeshje miletit që shkon para teje dhe që e ka harruar prej kohësh atë çelës të artë të qetësisë shpirtërore. Ti, o vëlla, punon, punon urtë e butë, në mënyrën tënde dhe “Ta bëftë Zoti hallall atë që fiton!”

E mban mend kur të fola për herë të parë sikur të futeshe në një qendër handikapatësh? U preka kur ti më the: “Po unë punoj, unë me këtë punë mbaj familjen!” Atë çast, po vinte drejt nesh një ish deputet. I thirra në emër, e kapa nga krahu, e afrova tek ti, u përkula me nderim para teje, të dhashë dyqind lekë e i thashë ish deputetit: “Ja, edhe votat e tyre ju i doni, po ja kush punon vërtet këtu”. “Hëm, i dhe shumë!” më tha tjetri i çuditur, tek i fola me dashamirësi për ty.

Ti, miku im, s’je sakat, ti punon, me mënyrë tënde; ti ke atë forcë të brendshme shpirtërore që mposht çdo pengesë fizike të lindur. Sakate, o mik, sot shfaqet Shqipëria, kur para teje parakalon Tiranë e tërë, e lyer dhe e manykyrosur me bojëra e me baltë : ai plaku veteran, që zvarret me hap të frikur për të shkuarën e tij lavdiplotë, kur s’i trembej plumbit e vdekjes, por i trembet xhepit bosh; ajo mëmë që murmurit mallkimë e ofshan nga shpirti se s’ka ç’të gatuaj për drekë a darkë; ai nëpunës i kollarisur, që një orë e kalon në zyrë e shtatë orë në kafene trafiqesh; ai i shkretë fshatar që shalakatet si i marrë me besim të humbur për të ardhmen; ajo gocë që i duket vetja femën moderne tek kërcet këpucët me majë 10-pondëshe gjithë baltë (po që s’lexon as edhe një libër në vit); ai hajdut makut që mendjen e ka si e si të zhvatë.

Ti i sheh të tërë të parakalojnë para teje, i xhiron me kamerën e shpirtit tënd, ndezur nga ajo buzëqeshje mirënjohëse kur të falin ndonjë lekë, nga ajo lutje e pastër, e drejtpërdrejtë : “Bëni sevap, jepini diçka fukarait të shkretë”. Në fund të fundit, kjo është puna tënde e vërtetë, dhe unë kur të jap, të jap në mirënjohje të punës që bën dhe aspak se të mëshiroj. Ti s’ke nevojë, o mik, për mëshirë. Për t’u mëshiruar janë të tjerët, që mundohen, nëpërmjet teje, të gjejnë ngushëllim për veten e tyre, të largojnë mendjen nga hallet që kanë tek të shohin ty sakat e thonë me vete: “Shyqyr Zotit, ka edhe më keq!” Ata pra janë gjynahqarët e katandisur për t’u ngushëlluar. Kurse ti, me punën që bën, mua më jep forcë e revoltë njëkohësisht. Se e di që shokët e tu në Perëndim punojnë në punishte, lëvizin me karro vetëlëvizëse, dëfrejnë në palestra e pishina, kanë dinjitet, nderohen nga shoqëria.

 

Miku im,

 

Ti ke botë të gjerë e je i zgjuar. E shoh tek picërron pakëz sytë e buzëqesh si i kapur në faj. Të kujtohet kur po bisedonim bashkë e na u qep një arapkë që unë t’i jepja edhe asaj ndonjë lekë? Ç’kisha të holla në fakt t’i kisha dhënë ty e më kot po rrëmoja xhepat. Ti më pe në siklet, more nga kutia e lekëve të tua para teje dhe i dhe vogëlushes 20 lekë. E unë ahere ta zëvendësova me shpirt me një kartmonedhë. Të lumtë miku im, ja ku fillon shpirtmadhësia : një lypës i jep një lypësi. Simbolikë e bukur po të kemi parasysh fjalët e Nënë Terezës : “Të ndash gjithçka me shpirt me të tjerët”. Ajo vetë kështu veproi, me shpirtmadhësi, me shpirtgjerësi, me shpirtndritursi. Po ja që ne s’bëjmë gjë tjetër veçse e turpërojmë, pale të dimë ta nderojmë, t’i ngremë po se po monument edhe në majë të Dajtit, por monument edhe në mes të  Kalkutës nga Shqipëria mëmë ! Me shpirt e me hir do jepnin diçka gjithë lypësit e Shqipërisë, gjithë shoqatat bamirëse, gjithë institucionet fetare, gjithë njerëzit e thjeshtë dhe diaspora e fuqishme shqiptare, në s’do jepnin po diçka me pahir tregtarë, firma, afaristë e administratë. Ne, o mik, s’dimë të lartojmë vlerat tona dhe të fitojmë nëpërmjet punës e kulturës pasaportën e qytetarisë ndërkombëtare. Ne veç dimë të shajmë e anatemojmë dhe harrojmë se pështyma që hedhim lart, na bie vetë neve në surrat.

Si u ndava nga ty, një grua që na kish ndjekur nga afër, më tha e prekur: “Gjynah, i shkreti, të hap barkun!” “Jo, ia ktheva, ai punon, gjynah janë të tjerët që s’punojnë!” Tundi lehtë kokën në kuptimin “Lëre mos e nga” me një rrudhje të lehtë të buzëve.

Dikush që mund të lexojë këto radhë, mund të thotë se ja, dita me ditë po punohet, po ndërtohet e po zbukurohet edhe tek ne. Po, e vërtetë. Por pak, shumë pak! Të përvëluar nga dëshira e ndryshimit të madh e të shpejtë, ne fatkeqtë, gëzohemi e përmallohemi për kaq sa është bërë, sa ka filluar të vihet dorë, kur duhet shumë, shumë e më shumë, për të ndryshuar gjithçka, duke filluar në radhë të parë e mbi të gjitha që nga kultura dhe botëkuptimi ynë anadollak shekullor, për një emancipim të fuqishëm shoqëror dhe vlerësim të vlerës së vërtetë shqiptare, mbartur në çdo kohë nga sumumi i ndërgjegjes kombëtare.

Vetëm kur të zbrazen kafene e rrugë nga lukuni makinash e njerëzish që vrasin kohën, vetëm kur dynjallëku të mësojë të punojë e të qytetërohet, kur kultura të mbisundojë dhe vetë koha të ketë çmim tepër të lartë, vetëm kur institucioni i punës të zërë vendin e vet të nderuar në shoqëri, kur të mos na dhëmbin më sytë tek shohim show-et e dërdërllisësve në TV dhe sheshe publike, vetëm kur…, e kur… (po jo kurrë) atëherë po, mund të thuhet se po i vjen më në fund fundi tranzicionit historik qindravjeçar të mbijetesës shqiptare.

Dikush tjetër nga ana e tij, ka të drejtë, pse jo, të shprehet: “Si shumë po na bën moral e po na tjerr teori ky zotëri !” Po edhe unë nga ana ime, kam të drejtë t’i them këtij miku se moralin, teorinë dhe letërsinë e vërtetë, të drejtpërdrejtë, lakuriq, shqeto fare, të jetës tragjiko-epike shqiptare ai e ka në rrugë, ia bën “mu” mu para hundës së tij e të gjithëve, aty ku shkel çdo ditë me këmbë, udhëve të kryeqytetit tonë, që më mirë nga të gjithë i njeh vetëm ti, miku im : te qosh i Hotel “Dajtit”, ku e hëngre pluhurin me grushte një verë të tërë e që lëvrije rrezikshëm pa këmbë siç je, po vetëm me duart sakate mes veturave rrangalle që çanin Unazën; te kangjellat e të famshmit Kuvend, ku çapen rëndë-rëndë deputetë, shoferë e bodigardë që “mbajnë” hallet e shtetit mbi kurriz; te urë e ngushtë e Lanës, ku tronditen e lëkunden shpirtrat e trazuar dhe përcillen mesazhe vështrimesh të hutuara. E pra, ai tjetri mos na bëjë letërsi !…

 

Po i flisja një ditë një shokut tim pedagog për punën e lypsarit, dhe veç kur më tha: “Ata janë bërë me vila!” Mbase është dhe e vërtetë, po ç’të keqe ka kur hajduti, mashtruesi, trafikanti i çdo kallëpi e pi uiskin me okë, e blen kostumin 10 mijë euro, var florinj në qafë, ndërton vila pas vilash e ç’nuk tjetër! Madje do thosha se një sakat, një i gjymtë a një i verbër (që hiqet zvarrë nga krahu për të fituar bukën e gojës), një i marrë goditur nga hallet e papunësia, meritojnë shumë e shumë më tepër, meritojnë përkujdesin, dinjitetin dhe drejtësinë e vetë shoqërisë, meritojnë emrin e denjë NJERI.

 

Vazhdo pra punën miku im, ashtu siç di dhe falu njerëzve buzëqeshje, se kanë nevojë për ty. Ka kohë që e kanë buzëqeshjen të vrarë.

 

Miku yt,

 

F. 

Tiranë, 31.10. 2003?

 


 Faqe fatkeqe interneti

E mbetur në kujtesën e shumë brezave si një pishtare që priu një kohë të gjatë në udhën e vështirë dhe të bukur të letërsisë shqiptare të kësaj pjese të saj, "Jeta e Re" që nga numri i parë (korrik-gusht 19949) u bë simboli më kuptimplotë i kësaj dege të madhe të gjithë kulturës kombëtare. Atë afër një çerek shekulli e drejtoi me urtësi e guxim të rrallë Esad Mekuli, mësuesi i të gjithë brezave të shkrimtarëve tanë, i cili e bëri "Jetën e Re" një ngrehinë ku gjetën vend të gjithë autorët, me të gjitha mënyrat, metodat e stilet e shkrimit. Po të mos qëllonte në krye të "Jetës së Re" një krijues kaq vizionar dhe një njeri shpirtmadh si Mekuli, tepër vështirë do të mund të merrte vrull me kaq siguri një letërsi që u zhvillua dhe u ruajt me shumë përkushtim nga kthetrat e çdollojshme.

Kjo është një kaptinë e historisë së ndritshme të revistës letrare që i dha zë një letërsie të zhvilluar me një dinamikë të papërsëritshme. Prandaj them se pas "Albanisë" së Faik Konicës nuk mund të radhitet asnjë gazetë apo revistë tjetër shqiptare para "Jetës së Re" të Esad Mekulit, e cila me kohë qe bërë vetvetiu një histori alternative antidogmatike e historisë së vërtetë të gjithë letërsisë sonë.

Sprovat me anë pykash e thikash për të futur mish të egër në fizionominë natyrale të kësaj reviste patën filluar kaherë, poende menjëherë pasi burokracia e sapomëkëmbur dogmatike kulturore e Kosovës e nxori atë nga duart e Esad Mekulit në gjysmën e vjetëve `70 dhe zuri të bënte çoroditjet e para në fytyrën e saj. Për çudi, pas epokës së Esad Mekulit, në një periudhë të gjatë kohe, në krye të saj erdhën përbërje të ndryshme redaksish, të cilat këtë revistë të pashoqe e katandisën në një “tezgë” të neveritshme plaçkash vetjake letrare. Ajo jo vetëm që nuk i priu më ecjes reale që po bënte letërsia shqiptare tashmë e vënë në binarë të tjerë, por mbeti si mos më keq. Në të vërtetë "Jeta e Re" qe afër njëzet vjet del vetëm herë pas here, nga rasti në rast, nga përvjetori në përvjetor, sipas lëmoshës që i jepet nga MKRSK ose nga mëshira dorëlirë e përkrahjes së firmave të afaristëve shqiptarë!

Kështu ndodhi edhe me numrin më të ri, me një numër pa rend, i cili shënon 60-vjetorin e daljes së kësaj reviste. Tashmë e kthyer në "fytyrën e kryehershme" të fizionomisë së jashtme pa kurrfarë vazhdimësie në asnjë pikë të vetme thelbësore, një redaksi treshe kishte mbledhur gjithandej lëndën e këtij numri solemn dhe ka nxjerrë atë në dritë për të mos i ikur hapi i "shënimit të historisë" së "Jetës së Re". Kjo përvojë e mbrapshtë me një revistë me renome, e cila para së gjithash meriton të stabilizohet një herë e mirë në rrethanat aktuale, para së gjithash me nivelin që ka sot zhvillimi i letërsisë sonë, ose, në rastin tjetër, së paku të mos lejohet të mbetet një lodër me të cilën mund të luajë kujtdo që i teket.

Të vazhdosh sot të ribësh “Jetën e Re” siç e kishte mbudhur urtari i saj i kryehershëm, natyrisht që nuk ke nevojë të kthehesh në vjetët `60 e më herët apo më vonë, por duhet të qëndrosh fortas te mbarimi i dhjetëvjetëshit të parë të shekullit XXI të mileniumit III!

U mora me ndonjë parim të përgjithshëm duke pasur këtë shkas jo të vogël, i cili del vetvetiu që në ballafaqimin e parë themelor të dy periudhave pothuaj tërësisht të ndryshme të “Jetës së Re”, pikësëpari për një fakt kryeneç që flet shumë. Cili është ky fakt? Si ka mundësi që edhe pas gjashtëdhjetë vjetësh të mos e kemi një revistë letrare që e kishim për lakmi në “kohën e belbëzimeve dhe shtërzimeve tona”!? Pra, e kishim atë atëherë kur Esad Mekuli u drejtohej me letra shkrimtarëve tanë të rinj pasi merrte prej tyre vjershën apo tregimin e parë, poende jo rrallë mësynte t`u bënte vizitë drejtpërdrejt atyre atje ku ndodheshin… Natyrisht që nuk them se treshja e sotme apo e nesërme e “Jetës së Re” duhet të mundohet kaq shumë, por them që së paku të mos lejojë të vihet në lojë shpotitëse nga interneti! Pra interneti e vuri në lajthitje këtë treshe të tashme të “Jetës së Re”, kryeredaktorin Ali D. Jasiqin, redaktorët Halil Haxhosajn e Jonuz Fetahajn. Përveç ndonjë skandali tjetër që ua solli në këmbim fotografish të ndonjë autoreje tjetër për tjetër, për sherr të internetit ata shënuan përvjetorin e “Jetës së Re” me një skandal makabër: një fragment (“Deti në gotë”) të tregimit të mbramë të Beqir Musliut “Requiem i vitit 1995”, kushtuar katër kolegëve të tij të vdekur pak para vetë autorit: Mirko Gashit, Hajdar Salihut, Anton Pashkut e Ali Musajt, këta të tre e botuan duke e paraqitur si autor këtë të fundit – Ali Musajn. Ndërkaq autorin e vërtetë të kësaj proze të shkëlqyeshme e paraqitën me dy poezi që enden kaherë ndër faqe të ndryshme fatkeqe të internetit.

11/11/2009

(Huajtëm nga:www.mekulipress.com)

 

I mjerë është ai popull që nuk ka traditë arësimi!  

 

                                                                         

Historiku i shkurtë i Gjimnazit “ Hajdar Dushi” në Gjakovë


Nga Jahë Sadrija

                                                 

 

Gjimnazi në Gjakovë ishtë themeluar në vitin 1953 dhe quhej Gjimnaz real, i cilli kishte vetëm dy paralele. Mirpo për pushtetin e atëhershëm ishte hale

në sy dhe egzistonin tendenca për mbylljen e tij. Në vitin 1956 Gjimnazi mbyllet dhe nxënsit ishin regjistruar në Gjimnazin e Pejës. Ndersa i kualifikuar,ishte pjesa me e madhe e kuadrit mësimdhënës...

Në vitin shkollor 1961/1962 Gjimnazi real pagëzohet me emrin e heroit të popullit “Hajdar Dushi”, i cilli vazhdoi punën deri në vitin 1977 kur edhe filloi e ashtuquajtura Reforma e Shuvarit në arsim.

Atëherë të tri shkollat e mesme bashkohen në nje qendër të quajtur Q.A.M.O e cila ksihte baza unike(të përbashkëta) dhe quhej BU”Hajdar Dushi” me vitet e para dhe të dyta.,ndërsa arsimimi i orientuar zhvillohej në dy qendra tjera.

Ndahet në katër organizata punuese me profile të ndryshme.

Në ndërtesën e Gjimnazit është hapur Qendra matematiko-natyrore me profilet: tekniklaborant për kimi: teknik laborant për biologji: teknik laborant për kimi:teknik laborant për fizikë dhe dega e shëndetsisë.

Nga viti 1988 në Kosovë fillon te ndërroj situate politike, e cila u reflektua edhe në shkoll. Në vitin 1990 u bë helmimi i nxënsëve, ku ditën e pare ndimen mjekësore e kanë kërkuar 80 nxënës. Me 1 janar 1991 është ndërprerë financimi për mësimdhënësit shqiptarë, ndersa mësimdhënësit serb vazhduan ti marrin pagat me rregull. Nga 1 shtatori 1991 nuk është

Busti i dëshmorit “ Hajdar Dushi” emrin e të cillit edhe sot me krenari e mbanë Gjimnazi në Gjakovë.
Busti i dëshmorit “ Hajdar Dushi” emrin e të cillit edhe sot me krenari e mbanë Gjimnazi në Gjakovë.
lejuar të zhvillohet mësim nëper lokale dhe nga mësimdhënësit shqiptarë kërkohej të punohej me planprograme diskriminuese të Serbisë. Nga kjo date nxënsit dhe prindërit e tyre kanë protestuar dhe drejtuar me kërkesat për tu kthyer në objekte tona, por të gjitha përpjekjet ishin të kota.

Në janar 1992 filloi viti i ri shkollor (1991/1992) nëpër shtëpi private, i cili përfundoi më 02.07.1992. Viti tjetër shkollor 1992/1993 ështe filluar me vonesë dhe përseri nëpëe shtëpi private deri kah muaji mars 1993 kur është hyrë me disa paralele të dyta dhe të treat të drejtimit matematiko-natyror në SH.F “Mazllum Këpuska” ndërsa paralelet tjera përsëri vazhduan në objektet private. Ky vit krahasuar me atë paraprak ishte më i suksesshëm për arsye se ishte fituar një experience e vogël. Në vitin shkollor 1993/1994 që nga fillimi (në teteor) është hyrë në objektet e shkollës filore. Klasët e para dhe të dyta mësimin e zhvillonin në objektin e SH.F” Mustafa Bakija” klasët e treta në Mejtepin e Xhamisë së Hadumit, ndërsa vitet e katërta në Teqen e Bektashive.

Gjatë gjithë kësaj kohe(viteve shkollore 1991/1992, 1992/1993, 1993/1994, etj.)

Mësimdhënsit kishin presion nga policia serbe, ata në forma të ndryshme i pengonin nxënsit, professorët dhe udhëheqësin e shkollës.

Me 1 shtator 1994 ështe bërë një riorganizim dha Gjimnazi hyri në ndertesen e re të SH.F “Mustafa Bakija”. Mësimi për nxënësi e Gjimnazit fillonte në ora 15:00 dhe përfundonte në orën 18:30 d.m.th. një orë mësimi zgjase vetëm 30min.. Në këto object veprimtaria arsimore është zhvilluar deri më 18.03.1999, kur edhe u ndërpre mësimi për arsye të siguris së nxënsëve, sepse pothuj nuk kalonteditë që të mos kishte së paku një të vrarë nga kriminelet serb.

Vitin shkollor1998/1999 nxënësit serish vazhdojnë mësimin në objektin amë, duke filluar nga dara 05.07.1999. Si pasojë e luftes nga Gjimnazi “Hajdar Dushi” u vranë e u zhdukën dy mësimdhënës dhe njëmbëdhjet nxënës, ndersa dy mësim dhënes u burgosen. Është e rëndesishme të ceket se që nga themilimi i këtij instuticioni shkollor dhe deri në luftën e fundit, nga ketu dolen shumë kuadro të profileve nga me të ndryshme.

Sot, kjo shkollë ka vetëm nje emër Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë me paralelet e ndara në Ponoshec dhe Cermjan.

<!--[if !supportFootnotes]-->

<!--[endif]-->

<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]--> Halit Sylejman Maliqi:”Busavata dhe Makreshi ndër shekuj”, Prishtinë,2006, faqe 110-114, 146-149, 180.

* Subjektin e kësaj rrëfenje, për nënën dhe gurin që ajo mbante në gji, e kam nga shkrimtarja Luljeta Danaj, tek ma rrëfente me tone shumë prekëse dhe me zërin e saj karakteristik të dridhur ëmbël - që i buron nga shpirti i lartë artistik -, kur ishim një darkë në një nga lokalet e qendrës së Tiranës, së bashku me të shoqin e saj energjik e simpatik Artur Sokolin.

 

* F.Andrea, Antologji e ilustruar për moshat e reja shkollore, Tiranë, 2000, 2003, me rreth 150 autorë. Të rinjtë e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” të Tiranës organizuan për këtë libër një simpozium kombëtar dhe kumtesat e referatet e tyre i botuan në librin “Përballje me Librin e Artë të prozës franceze”.



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora