E shtune, 20.04.2024, 10:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Sherif H. Sherifi: Qarri - krenaria e kombit shqiptar

E diele, 03.01.2010, 08:55 PM


Qarri - krenaria e kombit shqiptar

Nga Sherif H. Sherifi

Qarri është një nga fshatrat më të njohura të komunës së Bujanocit. Bën bën pjesë malësinë e kësaj zone, që quhet Hashani. Gjendet në brezin kufitar ndërmjet Kosovës së dhe Serbisë. Kufizohet me fshatrat Karaçevë e Epërme dhe Sedllarë të Komunës të Kamenicës, në jug-perendeim, ndërsa në veri-lindje kufizohet me fshatrat Priboc, Ramabuqë dhe Muhoc të Bujanocit.

Emërtimi Qarr është autokton dhe përjashton çdo mundësi të ketë prejardhje sllave. Ky fshat, sipas regjistrimeve të pas Luftës të dytë Botërore (1941-1945), e deri në vitin 1999, kishte ruajtur përafërsisht numrin e njëjtë të familjeve dhe banorëve. Në regjistrimin e vitin 1948 aty kishte 42 familje me 307 banorë. Ndërsa pak para shpërthimit të luftës të fundit në Kosovë (1998/1999), në fshat kishte 40 familje me 356 banorë, kurse pas vitit 1999 deri në ditët e sotme përkundër tendencave për të qëndruar në
Shigjeta indikon Qarrin në hartën topografike
Shigjeta indikon Qarrin në hartën topografike
trojet e tyre, regjimi serb i dertyroi banorët autoktonë të Qarrit të shpërnguleshin, dukuri e ngjashme me shumicën e fshatrave shqiptare të brezit kufitar Kosovë-Serbi. Në këtë periudhë (2009), edhe ata pak banorë të mbetur, rreth 10 familje, janë të ekspozuar ndaj shantazhimeve dhe metodave të ndryshme represive që kanë për qëllim pastrimin etnik të kësaj treve.

 Që nga Luftërat Ballkanike e këndej, ky fshat ishte vazhdimisht nën fokus të pushtetit serb, asthu siç e pati fatin edhe familja Avdyli e përbërë asokohe nga gjashtë vëllezër, të cilët tetëdhjetë vite më parë ishin detyruar të shpërnguleshin në Shqipëri. Kjo familje tani është zgjëruar dhe pjestarët e saj jetojnë në vende të ndryshme të Shqipërisë si dhe jashtë saj.
Bazuar nga intervista e vitit 2005 të z. Sherif Sherifi, i lindur në fshatin Qarr, tani me vendbanim të përhershëm në fshatin Petrit të Dardanës, intervistë që e kishte bërë me më të vjetrin e familjes Avdyli, z. Ramadan Thaçi, ka nxjerrë konkludimet se familja Avdyli është zgjëruar nga gjashtë vëllezër në mbi treqind anëtarë, që është ekuivalenti i tërë banorëve të fshatit Qarr në vitin 1948. Nga vetëm dy brezat e fundit z. Thaçi arrin të identifikojë me emra, 87 pjestarë të kësaj familje, të cilët jetojnë në vise të ndryshme të Shqipërise; në Ballaj i Ri (Kavajë), Kavajë, Elbasan, pranë plazhit të Durrësit, në Durrës, Tiranë, në zona tjera, si dhe jashtë trevave shqiptare, në mërgatë.

Edhe në Turqi ka mjaftë Qarralinjë të shpërngulur prej kohërave më të vjetra e deri pas akcionit të grumbullimit të armëve dhe të mirave materiale në vitin 1956, në periudhën famëkeqe të Aleksandër Rankoviçit, represion i cili mbi Qarralitë vazhdoi deri në vitin 1999.
I ntervistuari Ramadan Thaçi se bashku me Sherif H. Sherifin
I ntervistuari Ramadan Thaçi se bashku me Sherif H. Sherifin
Një numër i madh i tyre kishte migruar edhe në Kumanovë e vise të tjera të Maqedonisë, ndërsa numri më i madh i tyre gjendet në fshatin Petrit (Petroc) të Dardanës, mbi tridhjetë familje, në Miresh, në Gjilan, në Prishtinë etj.

Çka i detyroi ata që të braktisin vatrën stërgjyshore dhe të marrin botën në sy?
Përgjigja është qartë: Shqiptarët pas Kongresit të Berlinit, në vitin 1878, në mënyrë masive janë ndjekur nga Sanxhaku i Nishit e më gjërë. Ndërsa më vonë, Qarri ishte therrë në sy e regjimit komunist jugosllav. Ata ishin tmerr për armikun shekullor. Në dhjetor të vitit 1944, në Qarr u shkatërrua Brigada XVII-të Serbo-Maqedone, e ashtuquajtura “Brigadë gjakatare”, e përbërë nga luftëtartët e Rezistencës Kombëtare që refuzonin të jetonin nën regjimin komunist sllav, dhe për këtë ata u ndëshkuan vazhdimisht. Kështu, më 7 janar 1945, Qarrit ia mësynë Brigada e XVI-të e cila kishte për qëllim hakmarrjen duke qenë të vetëdijshëm se nuk mund të përballeshin me një luftë frontale ata shfrytëzuan metoda të tradhëtisë perfide, duke shfrytëzuar bashkëpunëtorët nga aty dhe fshatrat përreth, të cilët kishin përpiluar listat e meshkujve të fshatit mbi moshën shtatëmbëdhjetë vjeçe dhe duke i humbur ata pa gjurmë. Kësaj katrahure i shpëtoi legjenda e gjallë Haki-Sadri Sherifi. Asokohe ende pa i mbushur të shtatëmbëdhjetat falë zhdërvjelltësisë së tij kishte kaluar të gjitha pengesat e kurdisura dhe kështu u arratis dhe shpëtoi nga vdekja e sigurtë. Tani Hakiu jeton në moshë të shtyrë në Prishtinë dhe mbanë kujtime të freskëta nga ajo kohë.

Presione nga më të ndryshmet kurrë nuk u ndalën për Qarralinjtë. Ata ishin të privuar nga
Haki S. Sherifi me djalin Sherif H. Sherifi
Haki S. Sherifi me djalin Sherif H. Sherifi
liria, lëvizja e lirë, shkollimi, puna, e kështu duke qënë vazhdimisht nën përcjellje të regjimit në çdo cep të ish Jugosllavisë. Të vetëdijshëm se ishin të privuar nga këto të drejta, shumë Qarralinjë u detyruan të braktisin vendlindjen për të migruar në vise të ndryshme të ish Jugosllavisë, e më pas edhe në Perëndim, për të siguruar ekzistencën.

Duhet pranuar që presioni i pandërprerë i pushtetit kishte arritur pjesërisht efektin e parafabrikuar, e sidomos tek pjesa e mërgatës nga të cilët për t’iu lëshuar një document, i’u kërkohej ndonjë “shërbim i vogël” dhe me apo pavetëdije ata ua kryenin këto shërbime. Me këto gjeste, bijët e nipërvet e luftëtarëve që ua kishte lakmi tërë Shqiptaria, e zbehën faqën e historisë të të parëve të tyre për rezistencën e bërë ndaj hordhive çetnike, e ky ishte edhe qëllimi i regjimit gjegjës.
Vlen të përmendet rezistenca dhe besnikëria për idealin e lirisë e vëllezërve Sherifi, të cilët edhe pse të ndjekur hap pas hapi nga UDB-ja në Qarr, Petrit, e më vonë edhe Prishtinë, kurrë nuk u gjunjëzuan para armikut. Të zhveshur nga çdo e drejtë elementare njerëzore e civilizuese, ata vazhduan veprimtarinë e tyre patriotike në çdo hapsirë të mundshme, edhepse vazhdimisht nën vëzhgim nga UDB-ja, instrument i të cilës ishin Selim Brosha, Ramadan Sermaxha, Refik Thaçi, Sinan Zh.., Arsic Vasilko e shumë të tjerë. Çuditërisht ky aparat represiv shtetëror vazhdimisht shpërblehej nga disa mërgimtarë me dhurata
shtëpi tipike nga Qarri nga viti 1944
shtëpi tipike nga Qarri nga viti 1944
“modeste” (vetura luksoze, BMW me ngjyrë të verdhë, Mercedes ngjyrë të kaltër, Audi 80 ngjyrë e gjelbër, Opel…), e më i çuditshmi ishte rasti kur Arsic Vasilko – Vasa, shperblehet  me dy djepa për binjakët e tij të posalindur!

Një proverb popullor thotë “vetëm pyka e degës e çan trungun”, e prandaj edhe Kosovën vetëm kosovarët e çlirojnë (akoma nuk të pa çliruar), edhe Qarrit vetëm qarralinjtë ia kthejnë dinjitetin, jetën dhe gjallërinë me kthimin e tyre në vatrat stërgjyshore.

Si konkludim, me gjithë represionin 55 vjeçar, në këtë  65 vjetor  të betejës së Qarrit, që ndërlidhet edhe me jubileun e Konferencës së Bujanës, qarralinjtë dhe tërë populli shqiptar doli fitimtar nga okupatori shekullor, nga bandat e UDB-es dhe bashkëpunëtorët e saj. Lufta e 23 dhjetorit 1944 do të shkruhet me shkronja të arta në hisotrinë kombëtare. Ajo është krenaria jonë.



(Vota: 346 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora