E merkure, 24.04.2024, 12:48 PM (GMT+1)

Speciale

Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XIII)

E shtune, 02.01.2010, 07:55 PM


SYLEJMAN ALIU

FILOZOFIA E KRROKAMËS
(Rexhep Qosja në pasqyrë)

Britmat akademike të zhurmës


Edhe sot ngjet njësoj me ngulmimin e shqiptarëve për drejtësi. Brenda drejtësisë ata sikur gjakojnë të gjejnë lirinë. Natyrisht, në këtë mënyrë nuk mund ta gjejnë lirinë. Nuk mund ta gjejnë lirinë, sepse janë tepër të pafuqishëm ta përballojnë padrejtësinë, që ndryshe mund të quhet politikë, diplomaci a demagogji politike. Ata shqiptarë, që provojnë të bëhen të drejtë në vorbullën e padrejtësive, jo vetëm bëhen qesharakë, injorantë e servilë, por, duke u ulur në stolin e një pushteti të rremë politik, do të bëjnë një jetë prej inferiorësh të mërzitshëm, të cilët ndryshe mund të quhen parazitë, që ushqehen në kurriz të interesave të popullit të tyre.

Kërkesa me ngulm për drejtësi e shqiptarëve nuk është e re. Nuk është e re, sepse gjatë jetës së tyre mbi ta është bërë padrejtësi e shthurur dhe kërkesat e tyre gjithmonë janë shpërfillur. Janë shpërfillur dhe janë dënuar me vdekje të efektshme shfarosëse të këtij populli. Janë shpërfillur dhe janë shkretuar edhe hapësirat e tyre të ekzistencës. Megjithatë, ata me kohë e kanë kuptuar se drejtësia u takon vetëm të fuqishmëve. Ata janë perandorët dhe zotët e saj. Megjithatë, ata me kohë e kanë kuptuar se që të kenë drejtësi dhe të rrojnë me të drejtën, duhet të kenë liri. Prandaj, kurrë s’e kanë ndërprerë luftën që ta fitojnë këtë magji të shenjtë. Gjithmonë e kanë fituar luftën, por kurrë s’kanë arritur ta fitojnë fuqinë për të qenë të lirë, që të jenë të drejtë a të padrejtë. Edhe sot ngjet njësoj…

Edhe sot ngjet njësoj. Të gjithë ata që mëtojnë të ngjiten shkallëve të pamerituara të pushtetit të ndërtuar me lajka, të pushtetit të ndërtuar mbi autoritetin servil, mbi autoritetin inferior, me të cilët ndërron popullin dhe interesat e tij me stolin hijerëndë të pushtetit të tillë, kanë për qëllim të fitojnë lirinë e tyre personale për fuqizimin e padrejtësisë mbi të drejtën kokëforte kolektive të popullit. Megjithatë, edhe pse popull i vogël dhe i copëtuar shpirtërisht dhe gjeografikisht, nuk është i gatuar të bëjë padrejtësi ndaj askujt, sepse ka vuajtur dhe vuan pikërisht nga padrejtësitë marramendëse. Ndoshta, ashtu si te të gjithë popujt e vegjël, edhe në gjirin e shqiptarëve dalin parazitë të tillë që prekin majat e qiellit të pushtetit të tyre inferior, servil dhe të stërkequr.

Është e pakundërshtueshme se të gjithë atyre, që janë angazhuar dhe angazhohen për lirinë e plotë, për të drejtën e plotë, për gjeografinë e plotë dhe për demokracinë e plotë, u ka hije kurora e pushtetit të plotë. U ka hije luftëtarëve të lirisë, sepse përballë armikut të çmendur, jetën e bënë vdekje. Prapa vetes, në rrugën e pushtetit të lirisë, të së drejtës, të demokracisë, ndiqen nga turma të mëdha. U ka hije luftëtarëve të politikës joservile, joinferiore, jozhurmuese dhe jodenoncuese, që për gjëra të vogla e me “politikë të lartë” të ngjiten shkallëve që shpien te kurora e pushtetit të plotë. U ka hije, sepse prapa i ndjek turmë e madhe e popullit. Kurse në anën tjetër s’u ka hije atyre që s’i ndjek turma, që gjatë luftës janë bërë tebdilë, që kanë rruar mjekrra e janë bërë gra, që kanë ftuar popullin të qëndrojë në Kosovë dhe vetë kanë ikur të parët. S’u ka hije atyre që thonë për ata që gjatë luftës kanë qëndruar burrërisht në Kosovë, janë lojalë të Serbisë, siç e trumbeton Qosja.

Prandaj, alarmet e shpifura të tij shpeshherë shterojnë që në lindjen e tyre dhe gati nuk arrijnë asnjëherë të marrin dimensionet e paramenduara e të paragjykuara nga ai. Këto përpëliten të duken të njëmendta, krijojnë një rrafsh të trazuar dhe pastaj i mbytë vetëtrazimi i kohës së papërshtatshme të shfaqjes së tyre. Duke qenë të rëndomta, këto alarme të shpifura dhe të paramenduara me paragjykime përfituese, arrijnë efekte të kundërta nga sajuesi Qosja i bashkuar në korin e tij të njëjtë të një grupi fare të papërfillshëm. Këta trillues alarmesh kërkojnë vdekjen e së vërtetës, kurse e vërteta përpiqet të shpëtojë nga gënjeshtra dhe trillimi i tyre. Përsëritja e shpeshtë e trillimit, që është një sëmundje e pashërueshme e sajuesit të tij Qosja, të vërtetën e bën edhe më të shquar dhe më të qëndrueshme, më të përparuar dhe më të ndritshme. Në mjedisin tonë e vërteta duket sikur kërcënohet nga moria e gënjeshtrave dhe e trillimeve, andaj asaj i duhet të vetëmbrohet. Vetëmbrojtja e saj u sjell ngapak ushqim sajuesve të gënjeshtrave dhe të trillimeve. Prandaj këta të fundit, në krye më Qosjen, nuk pushojnë të sajojnë sa më shpesh dhe sa më papërmbajtshëm alarme të tilla.

 

“Populli qen” i Rexhep Qosjes

 

Rexhep Qosja i rikthehet letërsisë, shkruan prof. Xhevat Lloshi në shpinë të librit pamflet “I ringjalluri i penduar” të Rexhep Qosjes. Ky konstatim i këtij profi vjen si një britmë gëzimi e këtij penëshkruesi shpinëlibrash dhe kjo britmë gëzimi shpërndahet si jeh “historik” brenda periudhës më të sëmurë, në të cilën ka mbetur “babai” i vetëquajtur i kombit – Rexhep Qosja. Si “baba i kombit”, natyrisht është i prirë, edhe të jetë i sëmurë nga virusi vdekjeprurës i vetvetes, por edhe si një “autoritet”, i cili sa herë dëshiron mund ta shkërdhejë kombin. Në librin e tij “I ringjalluri i penduar” e pati këtë qejf që edhe një herë, për të njëmijtën herë, ta shkërdhejë kombin. Kombi i tij është vetëm ai i “revolucionit të vonuar demokratik”, i cili u ngrit dhe e plandosi për vdekje kombin dhe “zonjën e rëndë, të cilën burrat e dheut e quanin nënë” - Shqipërinë. Pjesa tjetër e kombit, pjesa më e madhe e tij, nuk janë gjë tjetër pos “një fermë qensh”, që do të thotë, sipas këtij autori dhe sipas “librit” të tij pamflet neuropsikiatrik “I ringjalluri i penduar”, i cili e “riktheu në letërsi” këtë autor serial të pamfleteve, është vetëm një grumbull qensh në fermën e kryeqytetit. Ta ilustrojmë këtë sëmundje të tij vetëm edhe një herë me disa të thëna të vetë autorit në këtë libër, me të cilin ai “iu rikthye letërsisë”, e në të cilin flet për ardhjen e Skënderbeut në Kosovë. Ai thotë: “Por, ja, ishte shkruar që para se të mbërrinte në Kryeqytet, Skënderbeu të përjetonte befasinë më të befasishme në këtë udhëtim të këndshëm prej pikës kufitare deri në kryeqytet. Pikërisht atëherë kur priste që para syve të tij të shpërthente pamja e Kryeqytetit do të shohë çka nuk kishte pritur dhe çka në asnjë mënyrë nuk kishte ëndërruar se do të shihte: fermën e qenve!… Qen të të dy gjinive: të gjinisë mashkullore dhe të gjinisë femërore. Në qoftë se pamja e jashtme është e mjaftueshme për të caktuar gjininë e qenit, atëherë do të mund të thuhej  me siguri të plotë se numri i qenve meshkuj ishte shumë më i madh se numri i kudrave, i bushtrave, i kuçkave, i qeneve! Asgjë e çuditshme: gjithmonë e gjithkund mes qenve duhet të ketë edhe qene. Nuk shumëzohen as nuk frymëzohen pa to.” (faqe 60-73).

E kuptoni tash se ç’popull qen ka Kosova? E kuptoni se, sipas këtij autori, Skënderbeu erdhi në kryeqytetin e Kosovës, i cili s’qenka gjë tjetër, përveç një ferme qensh? E kuptoni se ky grumbull qensh, që qenka populli ynë, me lotin më të pandalshëm të gëzimit dhe të entuziazmit doli ta priste Skënderbeun, jo me të lehura qensh, jo me të kafshuara qensh. Edhe lotin e gëzimit, edhe pritjen e madhe të heroit nga populli, z. Qosja e përjetoi si fermë qensh. Vrapi i popullit, vrapi i “qenve meshkuj dhe i kudrave”, për ta sjell dhe për ta pritur Skënderbeun në Prishtinë, s’e kishte lënë të shquhej vrapi, dashuria dhe heroizmi neuropsikiatrik i këtij vështruesi qensh. Qen e kudra ishin të gjithë, përveç tij. Ishin edhe zyrtarët, edhe pjesëtarët e TMK-së, edhe të ShPK-së, edhe qytetarët-popull. Të gjithë. Nuk ishte vetëm Qosja. Meqenëse Skënderbeu, megjithatë nuk deshi të ikte dhe të mos rronte asnjë çast të vetëm në këtë fermë qensh, rrjedhimisht edhe ky, pavarësisht nga “pendimi”, është bërë një qen. Është bërë qen, sepse nuk deshi të ndahej nga populli i tij. Nuk janë qen vetëm ata që ndahen nga populli, nuk janë qenë as ata që e urrejnë popullin e vet qen, siç është lartmadhëria e tij neuropsikiatrike Rexhep Qosja.

Gjithmonë e gjithkund mes qenve duhet të ketë edhe qene. Nuk shumëzohen as nuk frymëzohen pa to”, shkruan Qosja. E shihni? “Babai i kombit” edhe nënat tona, që lindin fëmijë, “që shumëzojnë” kombin, i quan qene, i quan kudra, i quan kuçka, kurse fëmijët i quan: numër këlyshësh. Këlyshë qensh, këlyshë kudrash e quan rininë e Kosovës! Vetëm nëna e tij, vetëm gruaja e tij, që ishin nëna, nuk lindën qen, nuk lindën kudra, nuk lindën këlyshë. Nënat e tjera, gratë e tjera lindën qen, lindën kudra, lindën kuçka. E shihni se ç’thotë ky “baba i kombit” për nënat tona, për gratë tona të shëndosha dhe të pëlleshme? Thotë e tha diçka më të rëndë se krimineli Sheshel i Beogradit. Ai nuk i quajti kudra gratë shqiptare, nuk i quajti kuçka, nuk i quajti qene, por të shumtën i quajti lavatriçe. Posa Beogradit do t’i bie në dorë ky libër i këtij autori patologjik, do ta përkthejë në gjuhën e tij, e cila nuk mbushet me lehje qensh, siç mbushet, sipas këtij autori, gjuha shqipe me të lehura dhe me kafshime qensh të popullit të Skënderbeut, i cili, po të mos ishte në bronz, këtë libër do ta konsideronte si një pordhë të një njeriu, i cili barkun e sëmurë e jashtëqitës e mban në kokë.

Kush mund ta shpëtojë nga kjo vetësëmundje këtë njeri? Askush. Le ta lëmë atëherë në një pavijon të veçantë tërbimi, por gjithnjë duke u kujdesur që ai të mos e ketë asnjë kontakt me “fermën e qenve”, siç e quan ai popullin e vet. Popullit “qen e kudra” më shumë ia ka ënda të rrojë e të bashkërrojë me Skënderbeun. Populli “qen e kudra” është shumë i shëndoshë. Edhe më i shëndoshë do të jetë, kur ky autor patologjik do të skajohet në një skutë pavijonesh të të vetësëmurëve mentalë, i cili ka vendosur ta helmojë popullin e tij “qensh e kudrash”.

 

Pse nuk duhet të kritikohet Qosja?

 

Fenomeni Qosja nuk mund të hyjë as në ese. Fenomeni Qosja kishte hipur në majë të fronit të letërsisë dhe që atëherë ishte bërë i paarritshëm. Që atëherë, ai kishte shkruar traktin paralajmërues të së ardhshmes së tij “Morfologjia e një fushate”, që iu kishte kushtuar gjithë atyre që kishin guxuar të tregonin se dinin dhe jo vetëm të mendonin. Ky trakt ishte shumë interesant, sepse e kishte shkruar bukur e rrjedhshëm Rexhep Qosja, sepse me të rrënohej, jo një e dy, por garnitura e tërë intelektualësh shqiptarë. Ishte interesant, sepse këtë trakt personal e kishte botuar institucioni i tij shkencor Instituti Albanologjik, ku ishte drejtor dhe e kishte shtypur një shtypshkronjë beogradase (edhe pse Prishtina kishte shtypshkronja). Fronin e tij të lartë të letërsisë sesi ia lëkundte gjirokastriti Kadare, i cili ishte “një gjeneral në prozë dhe një ushtar i thjeshtë në kritikën letrare”. Mirë ia kishte bërë këtij gjirokastriti, i cili ishte aq i pacipë sa të tregohej se dinte edhe ai, mbase edhe më mirë se Qosja, ta shkruante kritikën letrare. Mirë ia bëri kur e rrënoi për dhé këtë shkrimtar botëror. Ç’kishte ai që, ashtu i pacipë, me krijimtarinë e vet letrare, ta bënte Qosjen të dytë a të njëmijtë në shkallët e larta të këtij froni?

Prandaj, Rexhep Qosja nuk duhet të kritikohet, sepse nuk bën të kritikohet. Nuk bën të kritikohet, sepse ai është i pakritikueshëm, që do të thotë i pagabueshëm. Është i pagabueshëm, sepse ai mendon se është i tillë. Ai mendon se është i tillë, sepse mendon se të tjerët nuk duhet të ekzistojnë. Nuk duhet të ekzistojnë, sepse ai mendon se është e mjaftueshme vetëm ekzistenca e tij. Ai mendon kështu, sepse të tjerët nuk bën të mendojnë. Ata që mendojnë, bëhen armiq të tij. Posa nisin të mendojnë, ai i lufton me secilin mjet që ka, duke i vdekur mendimet e të tjerëve, për t’u vetëdukur Zot, asi të tipit më stalinist. E kemi të shenjtë dhe duhet ta nderojmë. Duhet ta nderojmë dhe të mos e hidhërojmë. Duhet të mos e hidhërojmë, sepse kur mendon e flet ai, nuk duhet të mendojmë dhe të flasim ne!

Ai ishte i pari që me guxim prej intelektuali të madh apolitik vdekjen e Titos gati sa nuk e shpalli zi kombëtare. Ai ishte i pari që e urreu me gjithë qenien e tij të madhe Sali Berishën, i cili, ashtu i vogël siç ishte, ia vuri litarin në qafë përmendores së Enver Hoxhës dhe e plandosi për dhe. S’kishte faj, siç s’kishte faj kur atij iu vërsul me gjithë arsenalin e tij prej malësori dhe e bëri të heshtë si mumie. Ai ishte i pari që me guxim prej intelektuali apolitik e përgëzoi djegien dhe zhbërjen e Shqipërisë nga renegatët e „revolucionit të vonuar demokratikë“. Ai ishte i pari që me guxim prej intelektuali dhe si “baba i kombit” ta thërrasë popullin që të mos e braktisë Kosovën, sepse ai duhej të ikte i pari i rruar dhe i tebdilosur në rroba plakash, duke lënë prapa ferrin e Bllacës, ku vdiste e vritej populli i tij. Ai ishte i pari që, me guximin e tij lakmitar, kërkonte nga Bukoshi paranë e popullit, të tubuar në Fondin e Republikës së Kosovës. Ai ishte i pari, që me guximin e tij tashmë prej politikani të lodhur nga letërsia, të ngulte këmbë pareshtur t’i përpinte këto para. Kur ato s’i mori se s’i mori, sepse nuk ia dha Bukoshi as pas insistimit të z. Kushner, ai tash, pas mossuksesit të rrëmbimit të këtij fondi, iu vërsul gazetës së përditshme “Bota sot”, pa e ditur se është bërë i mërzitshëm, duke ngulur këmbë përditë për rrënimin dhe ndalimin e saj, e duke e quajtur kriminale, “përcjellëse të idesë serbe, që mbjell helm te lexuesit e saj”. S’ka faj, sepse njësoj ndalimin dhe shkatërrimin e saj e kërkonte edhe Beogradi.

Rexhep Qosja, vërtet, nuk duhet të kritikohet. Ai është “baba i kombit” dhe, rrjedhimisht, vetëm ai ka të drejtë të shajë nënën e kombit e të rrënojë, vetëm ai që “nuk është nga viset e buta“, ka mundur dhe mund të përmbysë periudha edhe dhjetëvjeçare. Prandaj, ai nuk bën të kritikohet. Ai duhet të na dhimbset! Duhet të na dhimbset, sepse ai ka mbetur i vetmuar dhe tash kërkon që heshtjen e vetmisë ta trazojë me britmat dhe rrënimet e tij, që ia bëri dhe ia bën, institucioneve tona politike dhe kulturore.

Me lejen e lexuesve nuk do ta kritikojmë më! E dimë se do të ndihet shumë keq pa kritikat tona, të cilat i shërbejnë si ushqim i domosdoshëm, pas të cilit zëri i tij mund të shquhet më mirë… Pajtohemi, apo jo?




(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Brahim Avdyli: Çështja shqiptare dhe territori historik shqiptar Milazim Kadriu: Beteja e Tabeve bëri bashkë dijen ushtarake, sakrificën dhe heroizmin... Urim Gjata: Në emër të jetës Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XII) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (VII) Ksenofon M. Dilo: Fati tragjik i karakterit fisnik, i atyre që u tretën për Shqipërinë Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (VI) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XI) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (X) Behxhet Dibrani: Rrethanat shoqërore- politike nderkombëtare dhe shqipetarët nga lufta e krimes deri në krizën lindore Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (V) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (IX) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (IV) Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Qyqavicë, në vendin e quajtur “Llaza” dhe në Beqiq (Besnik) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VIII) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (III) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VII) Qazim Namani & Arzie Zeneli: Vlerat historike dhe arkitektonike të kullës së Sylejman-Fazli Tahirajt Naile Mala-Imami: Sa shqiptarë jetuan dhe sa janë tani në Beograd? Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VI)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora