E enjte, 25.04.2024, 11:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Demi: Kosova ime

E shtune, 02.01.2010, 07:16 PM


Përparim Demi (Bukuresht)

Kosova ime

1

Ti Kosovë shumë e pergjakun,

ke qit trima të pa qarë,

hiqe vellon dhe shaminë,

të tregosh bukurinë!

 

2

Ti Kosove shumë e lakmue,

me shum burra dhe femijë,

hape zëmrën e lëndue,

qesh e qan sot me u gëzue.

 

3

Ded1, Azem2, Cur3 e Buletin4,

Abdyl5, Hasan6, Rugov7 edhe Demaçi8,

flak e pashuar te lirisë lan,

amanet kët tokë na thanë.

 

4

Hallall e paç  ti lirinë,

me gjindje anë e mban,

një varr një vatër ti e ke,

për çdo shqiptar.

 

5

Rrugë drite  hapur para,

me djem t’shkollu,

urtësi dhe me sy çel,

qe bash Samia9 na e desh.

 

6

Me punë e djersë me e pasnue,

me dije dhe mënçuri,

me nder ta ngrejmë,

kët kështjellë të shqiptarise.

 

7

Para shkofshi ju krenar,

ju bij të shqipes fluturoni,

tokën mëmë mos haroni,

krah më krah ate ta mbroni.

 

8

Plaget tona që s’kanë shku,

nga Gjakova ne Prevez,

si nga Shkupi ne Ulqin.

do gjana lypet me drejtu,

 

9

Filati10 im po flet greqisht,

gurët mbetën e emën s’kan,

do toka na kan marr,

gjyshët varet s’di ku kan.

 

 

10

Evropë e plakur ndrove robat,

po don edhe Sërbinë,

çfare do më me shqiptarin,

në do paqe, luftë mos mbill.

 

11

I prer ne besë ky popull,

dikur ndali Osmanllin,

ju dha zëmrën bes a bes,

e për do gjëra edhe vdes.

 

12

Hakun s’ban tja hani,

mos e prekni tek vatani,

me plot halle përmbi kry,

do luftoj, se ban dy.

 

________

1-Dedë Gjon Luli,    

2-Azem Galica,

3-Bajram Curi        

4-Isa Buletini,

5-Abdyl Frashëri    

6-Hasan Proshtinen,

7-Ibrahim Rugova  

8-Adem Demaçi

9-Sami Frasheri      

10-Qytet i Çamërisë


(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora