E enjte, 25.04.2024, 03:25 PM (GMT+1)

Speciale

Vendimet historike të Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

E shtune, 02.01.2010, 07:56 PM


Luigj Gurakuqi me shqiptarët që morën pjesë në mbledhjen historike të Bukureshtit ku u vendos shpallja e pavarësisë
Luigj Gurakuqi me shqiptarët që morën pjesë në mbledhjen historike të Bukureshtit ku u vendos shpallja e pavarësisë


(Fragment nga libri i Kurtesh Devajës, Fryma atdhetare e shqiptarëve të Rumanisë, dorëshkrim që pason ta shohë dritën e botimit gjatë këtij viti)


Vendimi historik për kombin shqiptar u mor pikërisht në Bukuresht, kur Ismail Qemali, i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, erdhën nga Stambolli në Konstancë. Aty u pritën nga një delegacion i shqiptarëve të Dobruxhës, të drejtuar nga doktor Ibrahim Themo. Pastaj vazhdun për Bukuresht ku më 5 nëntor 1912, në Hotelin «Kontinental » kishin thirrur  tubimin e madh historik të shqiptarëve në të cilin muarën pjesë përfaqësuesit e të gjitha kolonive shqiptare të Rumanisë, ku u mor vendimi për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në vazhdim po  japim raportin origjinal të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rumanisë të datës 27 tetor 1912, ku bëhët fjalë për arritjen e Ismail Qemlit në Bukuresht dhe për pritjen që iu bë atij  nga shqiptarët e kolonisë:

Dje përsëri me trenin special të 7.20 me të cilin mbërriti këtu Hilmi  Pasha erdhi në vendin tonë edhe patrioti shqiptar i quajtur Ismail Qemail Beu, deputet në Turqi. Në stacion u prit nga shqiptarët e Bukureshtit, rreth 20-25 veta, nga të cilët dalloheshin zotërinjët Kristo Meksi, vëllezërit Zografin, Filip Gjeorgje, vëllëzërit Rafail, profesor Gurakuqi e të tjerë. Ai priti gazetarët e deri vonë ndejti me Kristo Meksin dhe vendosi që sot të takohen me anëtarët e kolonisë shqiptare; të shkojnë në qoftë se do të vihen në lëvizje njderëzit e policisë të vendit. Nga stacini shkuan me automobil në Hotel Kontinental. Menjëherë posa mbërriti në Hotel, u vizitua nga një numër i madh shqiptarësh dhe në orën 9, pasi u tërhoqën shqiptarët mbeti vetëm Ismail Qemail Beu me të birin e tij, së bashku me Kristo Meksin dhe profesorin shqiptar Gurakuqi. Më vonë të gjithë shkuan të hanë darkën në Hotel Kontinental, ku qëndruan deri në orën 10 dhe së fundi u tërhoqën të gjithë. Qëllimi i ardhjes së të lartëpërmendurit është për të marrë pjesë në Kongresin shqiptar aqë po përgatitin shqiptarët këtu në Bukuresht, kongres që është në favor të Turqisë, dhe të protestojnë kundër shteteve ballkanike aleate, të cilat kërkojnë të pushtojnë Shqipërinë. Po vazhdoj kërkimet dhe vëzhgimin. (Arkivi i Rumansë, mikrolifmi rumanisht ruhet pranë AQSH të RPSSH). (Ismail Beu, ”Përmbledhje dokumentesh” faq.215). Ndërsa në një letër  tjetër (Vlonë, 1 vjesht III [nëntor] 1912) drejtuar një personi në Elbasan, me anën e së cilës i bëhet thirrje gjithë parësisë që të bashkohen rreth I. Qemalit dhe ta mbështesë atë në përpjekjet për Shpalljen e Pavarësisë thuhet:

Hoteli Continental ku u mbajt mbledhja historike per shpalljen e Pavaresise (1912)
Hoteli Continental ku u mbajt mbledhja historike per shpalljen e Pavaresise (1912)
I dashuri Mik.


Mora t`ndreçmen letrën t. 2 dhe të shkruarët mora vesh ene me fort u gëzova që na kujton kur jeni në errësirën. Zotni këtu keni po thuaj 2 javë që jemi apllaka [bllokuar] nga armiku grek po me gjithë at qëna bari apllaka po me 27 të vjeshtës 2 [27 tetor] të na humbadisë dhe na preu telin e detit ene një copë të urës detit sa për fletore të kërkon or zot këtu nuk ka, ndodhen disa të vjetra 20 dic(q)e në Kalup [Klub] laberiq,[....] noj lajme me randësi nuk kan edhe ato, or zot, un me 29 të vjeshtës 2 të i dërgoa një letër Z. Mihail Bicit që në at letër i futa një cop letër Z. Hysen ef. Astopollit turqisht, ajo cop letër që një kopje e një telegrafi që na dërgoj Z. Ismail Qemali nga Rumania dhe nga Vjena të cilin ta këndoni me shumë kujdesse ka shumë fjalë të mëdha e shumë rëmdësi e një fitim fati i Shqipnis po vërtetë lypset që të punojmë edhe ne së bashku pasha qoft, bej, aga. Mysliman ose jo mysliman të përpiqemi të jemi gati për cdo nevojë e jo të lidhim duarët e neve vetëm një z. si Ismail Beu nuk mund po qemë dhënë të bashkëpunim prandaj or Z. Të mblidhi të punoni, si ene këtu që po merren vesh njani me trjetrin. Ja pra po dërgoj me 1 kopje tjetër të Ismail  beut. Eqrem beu ene Kolekës letrat ja dhash po ene këto përgjigje kan të lutem kurto perëndin miqësisht të kesh pak kujdes shtëpisë sime si të vetme që janë po të  lutem ti thuash mamës time për çdo nevoj që të ketë të holla pot doj tëm shkruan ore vlla [...] Të përqafoj vllai yt,
                                                                    Shqyptari
                                                      [Muqo Shqiptari-Elbasan]

Vendimet e mbledhjes së kolonisë shqiptare të Bukureshtit mbi krijimin e një komiteti drejtues për të marrë në dorë qeverinë e Shqipërisë:
                                                                                                              
                            Bukuresht 23/5 vjesht e tretë 1912

I.    Duke qenë se qeveria ndodhet sot në mos-mundje të mbajë administrimin e vendit, duhet që shqiptarët të përmbledhin fuqitë e veta e të themelojnë një komitet drejtonjës i cili të marrë në dorë qeverimin e vendit e të përpiqet që kombi shqiptar të mos dalë i mundur e të mos mbetet në cdo pikëpamje, prapa kombeve të tjera.
II.    Të bëjmë gati një komision prej shqiptarësh të diturë e të njohurë që të dalin n`Evropë, kur të jetë nevoja për të mbrojtur në faqe të botës së qytetëruar e të qeveriëvet të mëdha të drejtat kombëtare e vendore të popullit shqiptar.
III.    Shqiptarët e Bkureshtit që kurdoherë kanë qenë të parët në luftën kombëtare të zgjedhin një komitet prej disa vetësh, të cilët të jenë në lidhje me komitetin e brendëshëm e me qendrat e të tjera të shqiptarëvet të jashtëm e të bëjnë atë që u mundet për t`i nduhmuar Atdheut në ditën e sotme.

AQSH i RPSSH
F.99.D.195.f.5-6
(origjinal shqip)

P. S. Vendimet janë botuar në gazetën Shqipëria e re“, Bukuresht, 29 nëntor 1925. Gazeta që i boton thotë se vendimet pasohen nga nënshkrimet e pjesëmarrësve në mbledhje me I. Qemalin në krye.
------------------------------------------------
Konkluzionet e kësaj mbledhje dëshmojnë qartë se sa me peshë ka qenë puna dhe kontributi i shqiptarëve të Rumanisë, dhe  se sa i dobishëm dhe vendimtar ishte angazhimi i tyre për cështjen kombëtare. Nga Rumania, Ismail Qemali, i shoqëruar nga shqiptarë të Bukureshtit, kaloi nëpërmjet Predealit për në Vjenë. Telegrami i Ismail Qemal bej Vlorës drejtuar birit të tij Ethem Beut në Vlorë.
                                                  Vjenë, më 9 nëntor 1912.

„Vij me vaporin më të parë. E ardhmja e Shqipërisë është e siguruar. Telegrafoni kudo të kenë besim të plotë për fatin e atdjeut, duke u rekomanduar marrëveshje vëllazërore, bashkëpunim, ecje në rregull të punëravet shtetërore, ruajtje të rendit publik, përshëndetje atërore“.

                                                           Qemal, Grand Hotel.

AQSH i RPSSH
F.245/I.D.1.f.4.
(kopje shqip).

Telegrami i Ismail Qemalit nga Vjena që lajmëron se e ardhmja e Shqipërisë u sugurua dhe për mbërritjen e tij të shpejtë.

Vjenë 27 tetor 1328 / 9 nëntor 1912

Telegram parësisë së Vlorës

Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipërisë asht sigurua. Ju porosis qi tyke i mbështetur fatit t`atdheut të punoni së bashku e si vëllezën, të merreni me rregullimin e punëvet të përgjithshme, edhe të ruani qetësiën. I epni rrethevet lajmin e gëzueshme. Ju falem të gjithëve atënisht.

                                                                   Ismail Qemal
AQSH i RPSSH
F.245/I.D.1.f.5
(kopje shqip)

Përgjigje telegrafike e Ethem bej Vlorës drejtuar të atit të tij Ismail Qemail Beut në Vjenë ku thekson se e presim me padurim ardhjen e tij.

                                                         Vlorë,13 nëntor 1912

Falenderime të sinqerta për të ardhmen e Shqipërisë. Kemi ftuar kudo bashkatdhetarët të dërjojnë në Vlorë delegatë për asamblenë. Delegatët e emruar presin udhëzime pas komunikimit të telegramit tuaj. Na udhëzoni nëse është e nevojshme të bëhet mbledhja. Shpejtoni ardhen, në qoftë se Durrësi nuk është bllokuar. Qetësi e plotë. Presim me padurim sqarimin e gjendjes. Të fala me respekt në emër të bashatdhetarëve.

                                                                    Ethem

HHStA PA

Telerami i Ismail Qemailit drejtuar komisionit përgaditor për Shpalljen e Pavarësisë, me të cilin kërkon të sigurohet pjesëmarrja e përfaqësuesëve të popullit për mbledhjen e kuvendit kombëtar në Durrës ose Vlorë.
                                               5 nëntor 132 8/ 18 nëntor 1912

Përpara së premtes jemi në Durrës. Është domosdo e nevojshme që delegatët të mblidhen në Durrës ose në Vlorë. Ftoini që të gjithë. Derisa të vij unë mbani qetësinë dhe bashkimin. Cështja jonë politike është siguruar përfundimisht.

                                                                   Ismail Qemal

Kurtesh Devaja (i dyti nga e djathta) me Kristia Maksutin dhe ekipin e TV Kosoves ne Bukuresht (2009)
Kurtesh Devaja (i dyti nga e djathta) me Kristia Maksutin dhe ekipin e TV Kosoves ne Bukuresht (2009)
AQSH i RPSSH

F.345/1.D.1.f.2
(origjinali osmanisht)
Shënim: Nga ana e komisionit përgaditor të shpallljes së pavarësisë, përmbajtja e këtij telegrami iu bë e njohur: kryetarëve të bashkive e të klubeve, parësisë dhe popullit të Janinës, Gjirokatrës, Filatit, Reshadies (Gumenicës),Tepelenës, Delvinës, Përmetit, Marglliqit, Leskovikut, Kolonjës, Korcës, Dibrës, Manastirit, Resnjes, Kosturit, Strugës, Ohrit, Beratit, Pogonit, Skraparit, Lushnjës, Elbasanit, Kavajës, Durrësit, Tiranës, Krujës, Matit, Shkodrës, Peqinit e Fierit. Krahinat e qytetet e Kosovës Ismail i ljmëroi vetë nga Triestja dhe i ftoi të dërgonin përfaqësuesit e tyre në Kongres

Pasi  mbrriti në Trieshtë mori rrugën për Durrës e Vlorë, ku së bashku me patriot të tjerë dhe popullin që e priste, shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912.

Telegrami i kryetarit të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës drejtuar Ministrive së Punësve të Jashtme të Italisë, Austro-Hungarrisë, Francës, Gjermanisë e Rusisë, me anën e të cilit njofton për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare dhe kërkon njohjen zyrtare nga ana e tyre.

15 nëntor 1328 / 28 nëntor 1912

Asambleja Kombëtare e përbërë prej delegatësh të të gjitha viseve të Shqipërisë pa dallim feje, të mbledhur sot në qytetin e Vlorës, tashti sa shpalli pavarësinë politike të Shqipërisë dhe ngriti një Qeveri të Përkoëshme të ngarkuar t`u dalë zot të drejtave të qenies së popullit shqiptar, të kanosur me shfarosje prej ushtrive serbe e të çlirojë truallin kombëtar, të shkelur prej ushtrive aleate. Duke ia njoftuar shkëlqesisë suaj c`është bërë, kam nderin t`i lutem qeverisë së madhërisë së tij, mbretit të Britanisë së Madhe, që të ketë mirësinë të njoftojë këtë ndryshim të jetës politike të kombit shqiptar. Shqiptarët, duke hyrë prapë në familjen e popujve të Evropës Lindore, në të cilën mburren se janë më të motshmit, kanë ndjekur vetëm një qëllim të vetëm të jetojmë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike e të jenë një element ekuilibri. Ata janë të bindur se qeveria e madhërisë së tij, ashtu dhe gjithë bota e qytetëruar, do t`i presë me sy të mirë, duke mbrojtur qenien e tyre kombëtare nga çdo mësymje dhe tokën e tyre nga çdo copëtim.

                              Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme,
                                               Ismail Qemali

AQSH i RPSSH
F.245.D.17.f.97
(origjinali frëngjisht)
                
Zgjodhi për Zemrën Shqiptare: Baki Ymeri



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XIII) Brahim Avdyli: Çështja shqiptare dhe territori historik shqiptar Milazim Kadriu: Beteja e Tabeve bëri bashkë dijen ushtarake, sakrificën dhe heroizmin... Urim Gjata: Në emër të jetës Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XII) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (VII) Ksenofon M. Dilo: Fati tragjik i karakterit fisnik, i atyre që u tretën për Shqipërinë Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (VI) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XI) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (X) Behxhet Dibrani: Rrethanat shoqërore- politike nderkombëtare dhe shqipetarët nga lufta e krimes deri në krizën lindore Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (V) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (IX) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (IV) Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Qyqavicë, në vendin e quajtur “Llaza” dhe në Beqiq (Besnik) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VIII) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (III) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VII) Qazim Namani & Arzie Zeneli: Vlerat historike dhe arkitektonike të kullës së Sylejman-Fazli Tahirajt Naile Mala-Imami: Sa shqiptarë jetuan dhe sa janë tani në Beograd?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora