E enjte, 25.04.2024, 05:10 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Bashkimi i Kombit - Enderra qe nuk shuhet

E enjte, 31.12.2009, 08:54 PM



ME RASTIN E 28 NENTORIT        

Ne darken e shtruar nga organizata Pan-Shqiptare     

VATRA   

Nga Frank Shkreli

Zoti Kryetar Agim Karagjozi – drejtues e perkrahes te Vatres – Perfaqsues te qendrave fetare dhe te organizatave politike e kulturore -- zoja e zoteni, mire mbrema – dhe Gezuar Ditelindja e Kombit.


 E ndjeje veten fatlum dhe pushtohem nga nje ndjesi e vecante terheqese qe gjendem sonte ketu ne mesin tuaj.  Sonte, ne te gjithe jemi  pjesemarres ne nje aktivitet te bashkimit kombetar duke u lidhur shpirterisht me kryeqendrat me te medha shqiptare ne Balkan, me Tiranen, Prishtinen e Shkupin per te celebruar festen pan-shqiptare, 28 Nentorin, Diten e Flamurit, Diten e Pavaresise.

 Jo se organizatave tjera u mungon pritja, por besoj se askund jashte trojeve tona nuk ndihet fryma e atdheut si ndihet sonte ne kete mes.  Eshte shume domethenes fakti qe qendrat fetare dhe organizata te tjera politike e kulturore te komunitetit shqiptaro-amerikan bashkohen sonte ketu per te festuar Pervejtorin e ngritjes se Flamurit dhe Diten e Pavaresise.

 Bashkimi eshte nje enderre qe na fton -- e nuk duhet te heqim dore prej kesaj enderre.

Vatra e Fan Nolit dhe e Faik Konices vazhdon te jete nje pohim i shqiptarizmes se vertete. Gjate nje shekull histori, ajo i tregoi botes se mbi kufij arbitrare politike, mbi perpjekjet  perdhunuese 50-vjecare te komunizmit vendas e nderkombtar mbi kombin tone – rreh fryma unjisuese e zanafilles se njejte, si edhe vetdija se ne vlerat tradicionale te shqiptarit qendron fisnikeria e kombit tone.  

Me lejoni pra te propozoj qe sonte -- ne kete pervjetor te pavaresise dhe lirise kombetare -- te kujtojme me respekt ata burra qe paten guximin, karakterin, nderin e burrenine te themelonin VATREN --ne mergim -- por ne sherbim te Atdheut. VATREN, e cila beri qe emeri shqiptar te gjemonte neper Kancelarite, Kongreset e Parlamentet e botes, atehere kur dielli nuk bente drite per kombin shqiptar, duke cuar me ne fund ne njohjen e te drejtave te shqiptareve; VATREN e Nolit e cila  ndezi zemerat e gjithe shqiptareve per liri e demokraci    --   ne falenderim ua dedikojme kete nate.

Megjithse eshte nate festimi, nuk mund durohem pa vene ne dukje se kohet e fundit jane degjuar zera nga Shqiperia qe denigronin udheheqjen e Vatres, dhe te gjithe veprimtarine e saje dhe ate te komunitetit shqiptaro-amerikan ne pergjithesi, komunitet ky qe beri aqe shume per Shqiperine e Kosoven, duke mos kursyer asgje per lirine e demokracine e shqiptareve ne trojet e veta. Vatra dhe organizata te rendesishme te komunitetit shqiptaro-amerikan te pranishme sonte ketu -- ne te kaluaren dhe sot -- terrorit dhe vuajtjeve te bashk-kombasve ne Shqiperi, Kosove e gjetiu, u jane pergjigjur gjithmone, njezeri:
        
Mbahu neno mos kije frike
Se ke djemt ne Amerike.

Prandaj nuk eshte aspak e rastit, qe Presidenti amerikan Barack Obama ne deklaraten qe beri kete jave me rastin e 28 Nentorit, i ben homazh komunitetit shqiptaro-amerikan duke thene se: “Ketu ne Amerike, ata qe prejardhjen e kane nga Shqiperia, perbejne nje pjese te rendesishme te ketij Kombi.”

Ne kete dite te shenjte, te gjithe ne kujtojme me mall atdheun, trimerite e herojte kombetare, fuqine, guximin dhe ndjenjat e atdheut.  Sic vertetojne edhe kenget e arbereshve, qe ne kohet me te lashta, Shqipenia  formonte  nje teresi  ne mendje dhe ne zemer e nuk  ndahej ne fise, sic e paraqitnin armiqet e saje.  Sot, keto ndjenja jane edhe me te thella ne radhet e shqiptareve kudo, por posacerishte per ne shqiptaret e Amerikes. Sot, si asnje dite tjeter, ne jemi me afer Atdheut dhe flamurit te Arberit.

Ne Ameriken e Washingtonit, Jeffersonit  dhe Lincolnit, djepit te demokracise dhe te te drejtave te njeriut, ne e kujtojme kete dite kaq te shenuar te kombit tone, i cili per shekuj me radhe, jetoi me arme ne dore dhe me dore ne arme, vetem e vetem per te qene zot ne truallin e tij.
 
 Si per shqiptaret kudo, ashtu edhe per ne  ketu ne Amerike, 28 Nentori ndeze nje zjarr dashurie, ngjalle shprese dhe ne jehonen e kesaje dite, secili shpalose kujtimet e luftetareve shqiptare – dhe sot patriotet e vertete, duke lene menjane bindjet e ndryshme politike,  te gjithe e ndjejme veten se bejme pjese ne nje sofer kombetare -- duke festuar 28 Nentorin, Diten e vertete te ngritjes se Flamurit the te shpalljes se  Pavaresise se Shqipenise.

Pasi shpallja e pavaresise u be nga perfaqsues te te gjitha trevave shqiptare, ajo u shpall per te gjithe shqiptaret, prandej sonte, ne kujtojme Gjergj Kastriotin ne Lezhe, Abdyl Frasherin ne Prizren, bashke me zbrijtjen ne Vlore  te Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Isa Boletinit, e te tjereve.  Ne veshet tone, jehon sonte kushtrimi i Bajram Currit, Dede Gjo Lulit, Mihal Gramenos e i Cerciz  Topullit.

Ne, si shtetas amerikane, kejo dite na sjell gjithashtu ne mend, perpjekjet e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe udheheqesve te tij ne periudha te ndryshme, ne mbrojtje te interesave kombetare.  Por na kujton gjithashtu edhe perpjekjet e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili kishte ne zemer fatin dhe interesin e kombeve te vegjel – ne nje kohe kur ato ishin ne planet percarese te fuqive te medha te asaje kohe.

 Interesimi dhe perkrahja e Presidentit Wilson per pavaresine e Shqiperise eshte vene ne dukje shpeshehere dhe tashti eshte bere pjese e historise.  Por dua te permend vetem pervojen e nje shqiptaro-amerikani te dalluar, dmth. te Fan Nolit, sipas te cilit gjate nje takimi  me te,  ai i beri thirrje Presidentit Wilson qe te shpetonte racen heroike shqiptare. Sipas Nolit, Wilsoni iu pergjigj: “Nje ze do te keme ne Konferencen e Paqes dhe kete ze do ta perdor per te miren e Shqiperise”.

 Zonja e Zoteri  --

Sa here eshte perseritur kejo skene takimesh midis perfaqsuesve te komunitetit shqiptaro-amerikan me presidente dhe kongresiste amerikane gjate shekullit te kaluar e deri me sot.  Ne kohet moderne, ishte Presidenti Bill Clinton -- ai qe ne fund te shekullit te kaluar bindi dhe udhehoqi boten qe te versulej kunder forcave armike serbe -- duke shpetuar keshtu shqiptaret e Kosoves nga mizorite me te egera dhe nga shfarosja, duke u siguruar atyre lirine e mohuar per nje kohe aqe te gjate.

 (OPT) Me kujtohet mire takimi i perfaqsuesve te komunitetit shqiptaro-amerikan me Presidentin Bill Clinton dhe keshilltaret e tij te sigurimit kombetar, mos qofsha gabim, me 31 Mars, 1999.  Ne kete takim, ne te cilin merrnin pjese antare te dalluar  te komunitetit shqiptaro-amerikan,  nder ta edhe kryetari i Vatres Zoti Agim Karagjozi -- iu be thirrje qeverise amerikane qe bombardimet kunder Serbise te vazhdonin derisa forcat e Millosheviqit te terhiqeshin nga Kosova dhe qindra mijera kosovare te ketheheshin ne shtepite e tyre. (OPT)

 Dhe pak  vite me vone, ishte nje president tjeter amerikan, Presidenti George W. Bush, ai i  cili nga Tirana i beri thirrje botes, qe me ne fund, te njihej pavaresia e Kosoves.  “Mjaft eshte Mjaft, tha Zoti Bush dhe vazhdoi duke thene se “Kosova do te jete e pavarur. Ky eshte qendrimi im – Kosova duhet ta dije se ky eshte nje qendrim i prere dhe i forte”, perfundoi ai.  Dhe keshtu u be.  Sot, Kosova eshte shteti me i ri i botes, fale perkrahjes se patundur te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
 
Komuniteti shqiptaro-amerikan duhet te jete shume krenar per arritjet ne favor te kombit dhe ne te njejten kohe mos te harrojme se ishte flamuri amerikan, perkrah atij kombetar i cili solli lirine per shqiptaret. Ishte flamuri amerikan ai qe u beri te mundur shqiptareve qe perseri te jetojne te lire e me dinjitet ne trojet e tyre mijevjecare.

 Dhe mos te harrojme se perkrahja e Shteteve te Bashkuara per shqiptaret gjate historise -- me perjashtim te periudhes se zeze komuniste -- ishte dhe eshte percaktuese per arritjen e sukseve tona kombetare.

 Ishte i ndjeri President Ibrahim Rugova, ai i cili e kishte kuptuar kete me mire se cdo njeri tjeter. Me kujtohet se ne cdo takim e bisede zyrtare dhe jo zyrtare,  gjithmone,  bente thirrje -- e jo me kot -- “per miqesi te perhershme te shqiptareve me Shtetet e Bashkuara te Amerikes”.

 Vete Presidenti Bill Clinton gjate vizites se tij muajin e kaluar ne Kosove, ku mori pjese ne per-urimin e statujes se tij ne Prishtine, tha se e ndiente veten krenar se kishte  pasur nje mik te posacem dhe shume te cmueshem: Presidentin historik te Kosoves, Ibrahim Rugoven, i cili sipas Zotit Clinton, ia kishte shpjeguar si askush me pare realitetin e shqiptareve ne Ballkan.

Ky 28 Nentor eshte gjithashtu nje dite per te festuar, nder te tjera, arritjet e permasave kombetare: pavaresine e Kosoves sigurisht, por edhe antaresimin e Shqiperise ne NATO, gje qe realizoi enderren euroatlantike te shqiptareve,  si dhe ndertimin e autostrades kombetare.  Jam i sigurt qe te gjithe ne jemi krenar per keto fitore dhe pergezojme qeverine e Kryeministrit Sali Berisha per keto arritje historike te kombit.

 Shpresojme qe ne 28 Nentorin e ardheshem, ketyre sukseseve tu shtohet edhe festimi i antaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.  

 28 Nentori eshte gjithashtu nje rast i mire per te reflektuar se si kemi ardhur deri ketu dhe cila duhet te jete e ardhmja e Shqiperise, e Kosoves dhe e gjithe shqiptareve ne Balkan.

 Brezi i sotem i politikaneve shqiptare ka nje rast si kurr me pare, por edhe pergjegjesi  te larte para kombit dhe historise qe te jete i vetdijshem se situata e soteme e favorshme e shqiptareve ne Balkan ka kushtuar  shume  sakrifica dhe sakrifikime si familja e Adem Jasharit, e te tjera --  mundime te papershkrueshme, djeres e gjak te breznive c’prej Gjergj Kastriotit Skenderbe e deri me sot.  

 Per te shtuar dhe fuqizuar ndjenjat e atdhedashurise dhe te te mires se perbashket kombetare, politikanet e sotem shqiptare kudo, por sidomos ne Shqiperi e Kosove, duhet te kene gjithmone parasyshe perpjekjet e atyre qe me urtesi te mendjes dhe me trimeri luftarake, siguruan emerin e ndershem qe kombi yne gezon sot ne radhet e kombeve perendimore – e tu kushtojne me pak vemendje interesave te perkoheshme personale e partiake.

 Eshte pra, nje gje e denje dhe e drejte qe ne kete dite,  te perkujtojme deshmoret te cilet me sakrificen, virtytin dhe meriten e tyre  shpetuan kombin dhe na sollen si kurr me pare ne histori, ne prak te  realizimit te enderrave tona shekullore, per te ndertuar -- te lire  -- te ardhmen tone, te bashkuar ne trojet tona mijevjecare, ku kemi jetuar gjithe historine.  

Dua te perfundoj duke bere thirrje qe sot, institucionet shteterore ne Shqiperi e Kosove, partite politike dhe shoqeria shqiptare ne pergjithesi  si dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne, te zotohen dhe te angazhohen qe te jetojne ne lartesite e flamurit kombetar, per konsolidimin e shtetit modern, per bashkpunim te te gjitha forcave politike per te miren e kombit, per dialog – dhe jo bojkotim – ne reformat madhore qe do te bejne te mundur arritje edhe me te medha te kombit, ne vitet e ardheshem.

“Te lidhim besa besen, te leftojme per te drejtat e per nderin e Shqiperise dhe t’u rrefejme te huajve se rojme e duam te rojme me nder ne vendin tone.”  Keshtu porosiste Faik Konica.

 Dhe nje bashk-kohas i Konices, At Pjeter Meshkalla pat thene: Prej te Pareve, pritem nji Shqipeni te lire—Nipat tone presin prej nesh nji Shqipeni te lumtun.

Kam besimin se drita e agimeve te Rilindjes po shendrite mbi bashkimin e shqiptareve dhe bashke me te edhe rrezja e bekimit te Madhit Zot.

Urime mbarekombetare per kete dite te shenjte.

Ju falem nderit.

Frank Shkreli
New York
11/28/09


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora