E shtune, 20.04.2024, 05:56 AM (GMT+1)

Speciale

Urim Gjata: Në emër të jetës

E merkure, 30.12.2009, 08:56 PM


Në emër të jetës
 
Nga Urim Gjata
 
 Nje zhurme e tmerrshme sirene cau bjeshket e nemuna ate dite te ftohte nendori 1989.
Dicka kishte ndodhur ne kampin famekeq te Qafe Barit.
Alarm alarm,U arratis nga burgu.Ai.Armiku i partise.Ai Kosovari.Ai.Kosovari ai ai ai.
Koha e keqe dhe shiu kishte dite qe nuk kishte te ndaluar,megjithate sherbimi dhe sigurimi i brendeshem dhe i jashtem i kampit famekeq te denuareve poliike  te Qaf Barit, ndoshta me te keqijte ne vend kishte dite qe nuk po ndjente me ate sigurine e ti te zakonshme.Krye krimineli njekohosisht dhe komandanti i kampit Ludovik Cali se bashku me sejmenet e tij kishte dite qe nuk po i zinte gjumi.
Dicka ju shfaqej ne fantazine e tyre te cmendur.Cdo nate trupa e policise dhe e ushtareve me komandant me emrin Dulla po cohej ne alarme te pa justifikuara,shefi i sigurimit me mbiemrin shkodra vraponte lart e poshte ne pjerresine e malit per te kontrolluar sherbimin e jashtem te burgut,dicka nuk po shkonte mire dicka po ndodhte apo do te ndodhte. Debora kishte arritur te zinte nje shtrese jo te vogel,ngrica dhe te ftohtet e larte bente me te veshtire punen dhe kontrollin ne kete vend tani te njohur nga te gjithe si vendi i djallit dhe i krimineleve qe me gjakun dhe jeten e ketyre fatkeqeve te denuar per bindjet e tyre anti komuniste po ju neneshtroheshin cdo dite e me teper torturave dhe shfrytezimit me te rende cnjerezor.
Kontrollet para dhe mbas pune megjithe se te pa ngerne kocke e lekure dhe te rreckosur zgjateshin me ore te tera ne debore aq sa te denuareve ju binte te fiket ne rresht duke pritur radhen e kontrollit apo per te ngrene supen me uje dhe pak oris mbas nje turrni super te lodhshem per te arritur me cdo kusht normen e caktuar nga komanda e cila rritej cdo dite e pa fundn...
Kriminelet e veshur me uniformen ushtarake nuk po arrinin te ngopeshin akoma dhe me gjakun e ketyre fatkeqeve.
Kudo ne kamp apo galeri degjoje klithma dhe njeres me gjak ne fytyre dhe xhelatet e qafe barit qe ulurinin duke mos u ngopur as me jeten e ketyre njerezve vetem me te vetmin faj sepse ata nuk kishin arritur dot te plotesonin normen qe dhe per nje puntor miniere te pa denuar ishte e pa arritshme... Por nuk ishte kjo arsyeja e vertete urdheri nga lart ishte i qarte.
Dhe kockat do ju thyejme armiqve te partise.
Edmond Caja drejtori i burgjeve tmerri i te gjithe te denuareve per masakrat cnjerezore dhe eksperimentet te realizuara po ndiqej ne cdo hap tani nga drejtuesi i ri me emrin Ludovik Cali i cili thuej se jo nuk i kish lene gje mangut shefit te tij por po ja kalonte ne cdo gje,megjithe se revolten e brandeshme te te denuareve te ndergjegjies nuk mund ta shuante dot.
Ai tmerrohej kur mendonte sec cndienin per kete kriminel keta njeres kocke e lekure por te paster atdhetare dhe me nje moral te larte qe ai nuk po arrinte ta mposhtete dot.
Alarmet frika dhe shiu i perzier me debore dhe ngrice, kish filluar te behej pjese e jetes se te gjithe atyre qe ruanin kete kamp famekeq.Por frika ishte akoma me e forte dhe me e tmerreshme se sa ngrica dhe te ftohtet e pe perballueshem.
Prozhektore te ndezur gjithe andej arme te shkrehura me urdher dhe zerat ndal kush kalon kishin filluar te beheshin pjese e ketyre njerezve robote hajdute dhe kriminele te veshur me uniforme ushtarake,njeres robote,qe i sherbenin nje shteti robot diktatorial.
Ate dite binte shume debore dhe i ftoti kish arritur temperaturat shume grade nen zero,mbremja kish ore qe kish filluar,rojet e pergjumur shumica bashibozuke hajdute dhe pijanece qe donin te shtynin te ftohtin, te mbeshtjelle nen kapot prisnin me minuta te largoheshin nga sherbimi,te tjeret pregatiteshin ta merrnin ate.
Pa pritur nje ze i cjerre ne autopolant.
 Alarm, dhe krismat e armeve gjithe andej filluan te oshetijne.
Alarm alarm alaerm zeri i cjerre i komandat fantazmes sa vinte dhe po ngaterronte fjalet.Ajo qe pritej dhe i frikesoheshin erdhi,dikush kishte guxuar te arratisej nga kampi,por si qysh kur askush nuk po e merrte vesh,vecse reparti ushtarak dhe policor si nje turrme bashibozukesh po mundohej te vinte gjenjen nen kontroll,por ajo qe i frikesoheshin tani kish ndodhur dikush kishte guxuar dhe ishte larguar nga ky kamp fatkeq  ne emer te jetes. Por alarmi nuk perfshiu vetem kampin,nga Tirana dhe Puka me shpejtesi forca te shumta ishin drejtuar drejt kampit te Qafe Barit,qindra e qindra forca speciale kunder nje te riu me origjne  nga Kosova i denuar per lirine e ndergjegjies.
Beqir Gostivari inxhinier mekanik i arratisur me familjen per ti shpetuar dhunes serbe ra ne duart e sigurimit te shtetit,me prateksin e agjitacion prapagande kunder shtetit shqiptar,dhe nga kush nga ai dhe familja e tij qe kishishin lene kockat kunder serbeve per kombin shqiptar.
Por ai nuk e dinte se sigurimi i shtetit dhe regjimi diktatorial ne shqiperi kishte lidhje te ngushta me kliken dhe agjenturen serbe ne dem te Kosoves dhe gjithe kombit.Ai nuk e dinte se kish erdhur ne shqiperi per ti shpetuar regjimit serb,dhe ketu e prisnin vellezerit dhe bashkpuntoret e  atyre me te keqinj se vete ata.
Beqiri ishte betuar i gjalle a i vdekur do largohem nga kjo sketerre.I gjalle a i vdekur do shkoj dhe luftoj ne Kosoven time.Do shkoj tju tregoj te verteten.Ate cka po na bajne ketu ku ne kishim shpresuar dhe enderruar.
I futur ne fundin e karrocerise se makines dhe i mbuluar me mineralin e piritit ai arriti tju shpetoje gardianeve dhe shkopit te hekurt qe kontrollonte mineralin ne makine,ashtu i lodhur pa buke pa rroba zbriti nga makina dhe mori rrugem maleve atje ku ai me imagjinate mendonte se ish drejtimi i zemres se tij te pervelur Kosoves,duke lene mbrapa gjysmen e zemres tjeter femijeve dhe gruas te cilet vetem ate kishin ne kete vend.Ai i kishte sjelle malit me nje shprese me te mire,por ishte gabuar,ate ketu e priten shume shpejt hekurat e burgut,torturat interrnimi dhe me ne fund kampi famekeq.
Ashtu i lodhur nga larg ndjehu se dikush po e ndiqte kemba kembes,qente e burgur te drejtuar nga xhelatet po i afroheshin pak nga pak,rruga e vetme ishte lumi gjysem i ngrire ashtu gjysem i zhveshur u fut ne lume u zhyt ne te per te mos e shikuar ata.Ata qe vraponin mbas nje njeriu gjysem te vdekur per ta vrare dhe per te marre nje dekorate.
Dekorate per trimerine.
Dekorate per krimin.
Dekorate per vrasjet.Ata.
Lodhja dhe e ftota e acarte nuk e la qe te vazhdonte me gjate,ashtu i lodhur dhe i ngrire me syte gjysem te mbyllur u keput jo shume larg ne debore.Ashtu gjysem i vdekur,ne pritje te atyre qe si bisha te terbuar e ndiqnin kemba kembes.
E zume komandant e zuuuuume alurinte zeri i i cjerre i shefit te sigurimit te burgut e zume,ashtu gjysem te vdekur ne debore filluan ta tereqin zvarre,pa pyetur ishte njeri apo kafshe.
Ashtu gjysem te vdekur filluan torturat ku vete Xhelat Ludovik Cali i kercente me cizma mbi trup.
Ashtu gjysem te vdekur filluan sejmenet dhe servilet ta qellonin nga te gjitha anet me cizmet e tyre.
Ashtu gjysem te vdekur i filluan gjyqin.
Gjyqin e vdekjes,gjyqin e pa shpirt te krimineleve.
Gjyqin qe vetem ata bisha mund ta benin,ata qe vrane ne burg Nue Pishen dhe Sokol Sokolin.
Ata qe qe ju shkulnin me pinca mustaqet te burgosurve.
Ata qe dhe femijet ne djep ja u interrnuan dhe denuan.Ata qe nuk lane familje pa shkaterruar.
Ata te cilet dhe sot mburren me bemat e tyre mbi trupat e pa jete te diktatures.
Ata qe luftuat dhe vrane vetem vellezerit e tyre dhe askend tjeter
Po a mundet dhe zoti ti fale?
Jo krimet e tyre jane aq shume sa nuk ka det qe i mbulon.
Jo sepse ne mos ata bijte dhe niprit e tyre vazhdojne te vrasin perseri,
Bujar Kaloshi ishte vetem fillimi i tyre.Era e gjakut dhe e krimit ata i ndjek dite e nate kudo.
Kudo nga ku ata shkojne si hijena naten.


(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XII) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (VII) Ksenofon M. Dilo: Fati tragjik i karakterit fisnik, i atyre që u tretën për Shqipërinë Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (VI) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XI) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (X) Behxhet Dibrani: Rrethanat shoqërore- politike nderkombëtare dhe shqipetarët nga lufta e krimes deri në krizën lindore Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (V) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (IX) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (IV) Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Qyqavicë, në vendin e quajtur “Llaza” dhe në Beqiq (Besnik) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VIII) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (III) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VII) Qazim Namani & Arzie Zeneli: Vlerat historike dhe arkitektonike të kullës së Sylejman-Fazli Tahirajt Naile Mala-Imami: Sa shqiptarë jetuan dhe sa janë tani në Beograd? Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VI) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (V) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (II) Sulejman Sulejmani: Rezistenca ndaj Brigadës së XII Maqedone...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora