E enjte, 28.03.2024, 03:27 PM (GMT)

Mendime

Flet piktori i madh Iranian dhe ambasadori i paqes Masrur Imani

E shtune, 13.10.2007, 04:31 PM


Intervistoi : Albert Zholi

-Shqipatrët janë populli më interesant me një mikprtitje të jashtzakonshme

Masrur Imani
Masrur Imani "fëmijë arti" ka lindur në Teheran 18.06.1938. E ëma ka qene violiniste e shquar dhe prejardhja e tij është nga familja e Shahut. Studimet i ka mbaruar ne Oksford për inxhinieri. Aktualisht jeton në Trieste. Jeta e tij është shumë e pasur me aktivitete të ndryshme artistike dhe shoqërore. Është një mbrojtes i flaktë i të drejtave të njeriut, gjithashtu dhe mbrojtës i popujve të shtypur. Nuk nguron të çojë zërin lart e më lart në mbrojtje të gjithë atyre që kanë nevojë. Çështja shqiptare e ka sensibilizuar jashtë mase. Shume vjet më parë, ai u njoh me znj. Vitore Stefa Leka dhe që nga ajo kohë, ai është mik i popullit shqiptar dhe nuk është kursyer të japë ndihmën e tij të vyer. Për këtë është nderuar edhe me një pasaportë nderi nga ish-presidenti i republikës Dr. Sali Berisha.
Në fushën e artit si piktor i njohur ka pasur një sërë nderimesh, medaljesh dhe tituj nderi, po përmend ato më të rëndesishmet:
· Emërohet akademiku me medalje ari.
· 2 leona të artë, në Bienalen e Venezias.
· Doktoraturë H.C në arte.
· Nobel për artin italian.
· Emërohet kavalier arti i Urdhrit të Maltës si dhe Qytetar Nderi i Maltës.
· Medalje ari në qyteton e Moskës dhe Çmimi i parë Internacional “Andrei Zaharov”.

Këtë mik të shqiptarëve, këtë njeri të madh të artit dhe të paqes, pata nderin ta njoh nëpërmejt bisedave telefonike dhe e-maileve të përditëshme të prezantuar nga znj. Vitore Stefa -Leka

Kur dhe si jeni njohur me Shqipërinë për herë të parë? Nëpërmjet librave shkollorë, bisedave, televizionit ose duke lexuar ndonjë libër të ndonjë autori shqiptar?
-Ka qenë gruaja ime që ka takuar për herë të parë në ambulatorin e saj mjekësor, me zonjën Vitore Stefa e cila më ka folur shumë për Shqipërinë. Sigurisht që flas për vitet 1990-1991 kur në Itali vinin shumë refugjatë nga Shqipëria dhe Kosova. Poetesha Vitore Stefa sillte disa emigrantë të sëmurë tek gruaja ime për tu kuruar, ndaj dhe ka qenë nëpërmjet gruas sime që kam njohur zonjën Vitore Stefa Leka, e cila më ka folur për vendin e vet dhe për faktorët që kishin shkaktuar emigracionin e shumë shqiptarëve. Me kalimin e kohës historia e këtij vendi të sfilitur më ka prekur shumë. Ajo më ka treguar për Skënderbeun dhe për historinë e poetëve të mëdhenj të periudhës së Rilindjes, dhe 50 vjet diktaturë që ajo ka pësuar së bashku me familjarët e saj siç e kanë pësuar edhe pjesa më e madhe e njerzve të çarmatosur. Ajo diktaturë ka qenë një nga shkaqet më të mëdha të eksodit të
1990-ës.
Ishte një gjë e mrekullueshme se si Vitorja priste shumë njerëz në një dhomë të vogël hoteli-pension ku ajo bashkë me familjarët e saj jetonin.
I çonte ndihma shumë njerzve nevojtarë si këtu në Trieste dhe në Shqipëri duke dërguar ilaçe, veshje, ushqime dhe materiale të ndihmës emergjente dhe duke ndihmuar kështu të gjithë. Poetesha Viteore Stefa ndërkohë kishte krijuar miqësi me dy persona dhe miket e mia shumë të shtrenjta që janë Laura Vascoto dhe poetesha Gioconda Amadei që e ndihmonin në punën e vështirë humanitare. Zemra e madhe dhe bujare e Vitores ishte mbështetur nga këto persona të dashur që me ndjeshmërinë e tyre e mbështesnin shumë. Në këtë periudhë nga Shqipëria, zoti Arben Braçe një intelektual shumë i zoti që dhe tani është një nga miqtë e mi të mëdhenjc erdhi për të na takuar. Tani ai punon në Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri, ashtu si dhe Armando Ruco që tani është kryetar i Partisë Konservatore Shqiptare. Në atë periudhë ato kërkonin ndihmë për letër në mënyrë që të stamponin lajmërimet e
zgjedhjeve elektorale dhe për propogandë gazetareske. Duke u mbështetur në ndihmën e Vitores u mblodhën shumë njerëz reth tyre. Kam shumë kujtime dhe shumë kontakte me shqiptarët në vitet pas diktaturës. Një kujtim i paharrueshëm i udhëtimit tim të parë në Shqipëri është ai nga një familje fshatare që jetonin në Sukth me mbiemrin Sadeti. Gruaja e kësaj shtëpie i kishte shkruar një letër Vitores, e alarmuar se nuk kishte ushqim dhe veshje për 5 fëmijët e saj dhe për të shoqin, sepse ishin të papunë. Kërkonte ndihmë, sepse ishte e dëshpëruar. Vitorja është konsultuar me miqtë e saj në Trieste dhe mblodhi paratë e nevojshme për të blerë një lopë duke ia dërguar menjëherë asaj familjeje. Pas disa muajsh u ftova të shkoja në Shqipëri, dhe mes shumë vizitash të rëndësishme dhe jo, kam kërkuar të takohem me këtë familje në fshatin që përmenda. Miqtë më çuan në familjen “Sadeti”. Nga
gjërat për shtëpi që Vitorja i kishte dërguar zonja Sadeti e kishin mobiluar shtëpinë në mënyrë shumë të veçantë, dhe në atë periudhë në Tiranë as personat që kishin një farë mirëqënie ekonomike nuk mund të kishin atë lloj arredimi. Nga lopa shtatzënë furnizohej me qumësht jo vetëm familja Sadeti por dhe disa fëmijë të tjerë të fshatit. Kjo familje ishte shumë krenare që kishin një mikeshë si Vitoria që ka ditur të kujdeset dhe të zgjidhë vuajtjen e tyre. Më qerasën me një gotë qumësht nga ajo lopë që Vitorja i kishte blerë, një “dhallë” e jashtëzakonshme si dhe prodhime të tjera të saj si “gjiza”, “djathë” etj.

-Kur keni vizituar për herë të parë Shqipërinë dhe pse?
-E kam vizituar Shqipërinë në Maj të vitit 1991. Kisha shumë kontakte me shqiptarët, me personalitetet e qeverisë, me disa artistë si në Itali dhe në Shqipëri, të cilët më ftonin vazhdimisht.

-Çfarë mund të na thoni për përshtypjet tuaja gjatë vizitës?
-Populli shqiptar është shumë i dashur, mikpritës, social, por në atë periudhë ishin shumë të varfër nga letargjia e gjatë 50 vjet tiranie.

Cilët nga politikanët shqiptarë keni takuar dhe për çfarë keni diskutuar?
-Më kanë pritur miq të mi si presidenti Sali Barisha, Sabri Godo , Tomor Malasi, Tomor Aliko, Arben Brace, Eduard Selami, Azem Hajdari, Alfred Stefa , Fatmir Mediu , Armando Ruco, Pjetër Erbnori, Aiet Ruzi, Abdi Baleta, Arben Imami, Fatos Kica, Aslani e Uro Gurullari dhe shumë miq të tjerë dhe mikesha gazetare, shkrimtarë dhe profesorë të Universitetit të Tiranës me një mentalitet të sinqertë. Diskutimi me ta i përkiste vënies në jetë të një arkitekture administrative, të strukturuar në formë piramidale dhe që bazat e saj ti besoheshin popullsisë së çdo lagjeje e qyteti, duke u bazuar në forcën intelektuale të studentëve të rinj. Kjo strukturë post moderne e ideuar nga unë mund ti mësohej studentëve universitarë, teknikëve dhe politikanëve me vullnetin e ndryshimit për të evituar ripërsëritjen e situatave të bezdisshme politike degjeneruese të së kaluarës dhe të asaj të mëpasme. Kam rekomanduar
të modernizohen librat shkollorë duke nisur nga klasat e fillores, duke futur programe të natyrës morale dhe të respektit reciprok si ndaj personave dhe ndaj institucioneve. Falë këtij tipi edukimi në mënyrë graduale do të ulej krimi dhe nevoja për të zgjeruar sipërfaqet e burgut do të eleminohej, pa qenë e nevojshme të rritej numri i policëve. Kursimi ekonomik që vjen nga ky tip administrimi do të shërbente në përmirësimin e shtrimeve spitalore dhe mësimin si shkollor dhe atë universitar. Kur kryeministri anglez Churçill pa se Anglia po humbiste hegjemoninë në botë, vendosi që superioriteti i anglezëve të mbahej nga shkollarizimi i anglezëve. Në atë periudhë 70 % e popullsisë ishte analfabete. Në 40 vjet niveli shkollor u ngjit në gjithë popullatën mbi 80 milionë banorë. Besoj se Shqipëria ka karta të rëndësishme për të luajtur, duke qenë numerikisht më pak se popullsia angleze në atë
kohë, dhe nëse do e merrte në konsideratë projektin tim “Modeli elektoral post modern” shumë shpejt mund të hyjë në Bashkimin Europian. Jo vetëm kaq , por ajo do ti japë një mësim gjithë botës se kur procedurat administrative janë të gabuara dhe prodhojnë vetëm mashtrime dhe mjerim ndaj jetës së të gjithëve duhet të ndryshojnë në mënyrë radikale për tu përmirësuar.
Herën e parë që kam ardhur në Shqipëri kam ndenjur reth një muaj, gjatë të cilit kam lëvizur në të gjithë vendin i shoqëruar nga miq si Agostin Geci, Armando Ruco dhe zonja e tij Luci, Aiet Ruzi, Xhevaheri që me shumë vëmendje filmonte çdo pjesë të udhëtimit tonë. Zoti Alfred Stefa, zoti Pjetër Arbnori dhe zoti Armando Ruco kishin organizuar dy takime të rëndësishme me ish të burgosurit politikë. Kemi vlerësuar dhe përballuar situata të ndryshme nga jeta e tyre që më kanë shtyrë të përgatis një artikull në mbrojtje të tyre. Shumë persona të tjerë shumë të dashur që i përmenda më sipër më kanë shoqëruar gjatë dhe gjerë në këtë vend të bukur, në veçanti miku Armando dhe gruaja e tij Luçi, Besniku, i vëllai dhe Saimira motra e tij që me mikpritjen e tyre të mrekullueshme ma kanë bërë qëndrimin shumë të lehtë.
Gjatë vizitës në bregdetin e shtrirë nga veriu në jug kam takuar persona të mrekullueshëm plot me shpresa për të parë ditë më të mira. I thashë atyre miqve se vetëm me turizmin do kishin mundur të siguronin pasurinë e nevojshme për të modernizuar vendin dhe për ta bërë në një kohë të shpejtë si Zvicra e dytë. Kemi folur për shumë mundësi të tjera të këtij vendi, pa harruar se mrekullia e vërtetë është në kokat e njerzve.
Në takimin me Presidentin Sali Berisha kam folur në mënyrë të detajuar mbi aktivitetin intensiv të poeteshës Vitore Stefa. Kam kërkuar të vërë një bust të florinjtë të saj në sheshin qëndror të Tiranës. Nëse në vitin 1991 ai nuk ka mundur të plotësojë kërkesën time, tani është akoma në kohë për ta bërë, duke qenë se poetja ka vazhduar të bëjë bamirësi në harkun e gjithë këtyre viteve, pa kërkuar asnjë shpërblim për punën e saj.

-Ju njihni disa piktorë, artistë shqiptarë dhe si janë raportet me ta në Itali dhe në Shqipëri?
-Falë mikut tim Tomor Malasi dhe Agostin Cezi kisha njohur shumë miq shkrimtarë, piktorë dhe në vazhdim kam stabilizuar miqësi me ta. Kemi shkëmbyer mendime dhe eksperienca.
Vizita ime e dytë në Shqipëri e bëra, me poeteshën e madhe Vitore Stefa, e ftuar nga Forumi i ri i Partisë Republikane dhe nga miku im i madh Arben Braçe, ku gjendej elita shqiptare për të promovuar librin e parë nga poetesha Vitore me titullin “Liria” për ta paraqitur përpara gjithë shtypit dhe mas-medias. Në këtë rast pata nderin të merrja nështetësinë shqiptare nga presidenti Berisha. Gjatë atyre dy muajve qëndrimi në Shqipëri isha i rrethuar nga njerëz të dashur që më kanë trajtuar si një mik të nderuar në çdo fshat ose qytet ku shkoja dhe më shoqëronin. Në lajme, çdo ditë për gati 20 minuta flisja me njerëz duke i treguar rrugët e suksesit drejt lirisë. Kam vizituar muze dhe monumente historike që tregonin legjenda dhe tradita. Isha i ftuar së bashku me poeteshën Vitore Stefa të asistoja në Asamblenë Popullore të udhëhequr nga miku Pjetër Arbnori dhe nga nënpresidenti Tomor Malasi.

-Ju keni vizituar edhe Akademinë e Arteve të Bukura në Shqipëri, çfarë mund të thoni për këtë vizitë?
-Një kujtim tjetër gjithnjë i gjallë është kur isha i ftuar nga Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë. Jam gjendur përballë shumë studentëve, të interesuar për të më dëgjuar. Gjatë dy orëve kam mbajtur disa tema karakteristike të artit figurativ dhe më gjerë, për të arritur disa objektiva personalë në shërbim të progresit të kolektivitetit dhe emrit të mirë të kombit.
Për të kufizuar shpenzimet ushtarake dhe për ta çuar armatimin gradualisht në zero. Më goditi shumë fakti që në radhën e parë përkrah studentëve të rinj ishte poetesha Vitore dhe shumë njerëz me uniforma ushtarake që më dëgjonin. Poetesha Vitore si mua dhe gruas sime i kishte konfiduar se nuk kishte mundur të realizonte në Shqipëri në kohën e saj të rinisë, aspiratën e saj më të thellë që ishte ai i frekuentimit të Universitetit të Letërsisë ose të artit për shkak të biografisë së saj.

-Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria dhe vendi juaj?
Për mua gjithë bota është një vend, duke patur të ndryshme vetëm gjuhët dhe vendodhjen gjeografike të banorëve, por në fund jemi të gjithë të ngjashëm, mjafton që të ushtrojmë respektin mes nesh dhe të zhvillojmë ndjenjën e mirë në favor të qetësisë dhe mirëqënies, duke u bazuar në solidaritetin dhe vëllazërinë. Të insistohet për kushtetutën e drejtësisë së duhur, sot që e gjithë bota është duke shkuar drejt globalizimit. Kështu Shqipëria është vendi im i lindjes që duhet të pregatitet dhe të përshtatet në kushtetutën e arkitekturës administrative post moderne, për të mundur idealisht të bëj pjesë në të me shpirtin e bashkimit në diversitet. Kështu diferencat do të formojnë komplekësinë e veprimit.

-Kur është opinioni juaj për sa i përket integrimit të Shqipërisë në Europë?
-Përgjigja ime është se Shqipëria gjendet gjeografikisht në brendësi të Europës dhe besoj se sa më parë të gjejë këtë stabilitet që përshkruam më sipër aq më parë do jetë pjesë e saj me të gjitha efektet .

-Opinioni juaj në lidhje me emigrantët shqiptarë në Itali?
-Njoh shumë shqiptarë në Itali. Laura, Gioconda dhe gruaja ime ftohen shpeshherë nga poetesha Vitore dhe nga shumë shoqata kulturale në Itali, për të marrë pjesë në festat e tyre kombëtare, në konferenca dhe përkujtimore të shumta. Njoh disa artistë:piktorin që jeton në Vienë: Fatmir Velaj, njoh dhe piktorin Artan Shabani, shkrimtarë dhe poetë si Xhuljana Jorganxhi dhe gjithë familjen Leka, aktoren e teatrit Keti Kote, doktor Alban Krajën, doktor Fatos Kodrën, presidentin e Lidhjes Shqiptare Simon Kuzhnini dhe vëllain e tij Mikel. Nëpërmjet Vitore Stefës kam njohur dhe Dio-Guardi me gruan e tij Shirlin me të cilët kemi folur shumë për situatën e Kosovës dhe të Ballkanit.

-Mendoni se do e vizitoni përsëri Shqipërinë?
-Do më pëlqente të rivizitoja Shqipërinë për të katërtën herë për të parë se në çfarë është përmirësuar, pas vizitës së fundit që kam bërë para shumë vitesh.

Me shumë vlerësim Masrur Imani
10 tetor 2007, Trieste.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora