E merkure, 24.04.2024, 04:28 AM (GMT+1)

Editorial

Jeton Kelmendi: Kosova, kusur xhepi i tjerëve

E shtune, 13.10.2007, 05:16 PM


Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi
Realiteti i krijuar në Ballkan, ka mbetur një pikë që vazhdimisht dëmton imazhin e politikës dhe faktorëve më me ndikim sot në planet. Vendi i vogël, me më pak se njëmbëdhjete mijë Kilometra katror, sot është bërë një pikat e nxehta të instancave më të larta të te dyja poleve: Perëndim- Lindje. Madje edhe në Këshillin e Sigurimi, herën e fundit kishte kontradikta të hapura ndërmjet dy fuqive të mëdha, ShBA –Rusi, kur u fol për Kosovën.

Çështja doli edhe më e komplikuar seç ishte parapa, nga analist të ndryshëm. KS i OKB-së, emëroj një emisar special, për të ndërmjetësuar në negociatat e pasuksesa,  ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. E gjitha përfundoj me zero të arritura. Mirëpo, kjo bëri qe shumica e vendeve të BE-së dhe SHBA, ta deklarojnë hapur mendimin e tyre, që mbështesnin planin e Ahtisarit, i cili plan parashihte pavarësi të mbikëqyrur me plot privilegje për serbët lokal.

Rusia e zonja, ja doli që ti bëjë të shkelin fjalën e vet perëndimin, u vazhduan më tej negociatat, por tani me një formacion tjetër ndërmjetësues, “trojkën e famshme”. 

Të vërtetat këtu nuk dihen shumë. Dihet se Këshilli i Sigurimit përjetoj një dështim, kurse Bashkimi Evropian edhe një herë u tregua i paaftë për ti zgjidh problemet e veta, kur dihet se Kosova është pjesë e Evropës.

Nga kjo që shihet, del se Kosova qenka KUSUR gjepi i të mëdhenjve dhe kur u duhet për kalkulime, atëherë përdoret si temë me prioritet. Mbase mund të thuhet edhe më thjesht dikush edhe për këto vazhdime, majë gjepat.  Thjesht çështja herë nxehet e herë ftohet, dikush e len e dikush tjetër e nis një rend tjetër negociatash, suksesi nuk lëviz nga zero, kjo është e vërteta.

Nëse shikojmë nga një aspekt krejt tjetër, nga një prizëm poashtu tjetër, kjo na del se  përveç, mos vendosmërisë për ta zgjidhur çështjen, kemi edhe indikator të mundshëm që mbështesin një luftë të re në Kosovë. Kjo të bën të kuptosh, nga mënyra e sjelljes së qendrave diplomatike, ndaj daljes publike të formacioneve ushtarake, si atij serb “Gardës së Car Llazarit, poashtu edhe formacionit shqiptar “AKSH” . Mendoj se të dyja formacionet kanë lidhje edhe me faktorët ndërkombëtar.

Dita ditës edhe dhjet dhjetori po vjen. Zërat, në Njujork dhe Bruksel, të cilët deklaronin se nuk do të ketë më bisedime shtesë, kanë filluar të heshtin, madje në Bruksel ka edhe të tillë që e deklarojnë se 2007 nuk do ta zgjidh Statusin e Kosovës.

Tani kemi tri çështje që reflektojnë në proces, por edhe në imazhin e identiteteve të caktuara që vinë nga të tria anët.

1 E para, kap dimensionet e globalizmit. Këtu vihet në pikëpyetje të dominuarit e demokracisë, sipas parimit “çdo popull ka të drejt të jetoj i lirë dhe i pavarur” dhe perëndimi po tërhiqet nga pozicionet e veta, duke filluar një etapë të rënies nga sistemi i funksionimit  të institucioneve ndërkombëtare, por edhe atyre shtetërore, ngase disa nga vendet nuk e kanë përjashtuar edhe njohjen direkt të pavarësisë së Kosovës.

2 E dyta bie mbi lideshipin  kosovar. Për ti pasur më lehtë në grusht, komuniteti ndërkombëtar, ka lejuar që kosovaret të bashkohen në një tufë “Grupi i Unitetit” edhe pse institucion paralel dhe jashtë Kornizës Kushtetuese, por brena kompetencave aty funksionon super institucioni me pesë çerek presidentësh.  

3 Kurse kjo e fundit është radikalizmi. Nëse shikojmë pak nga objektivi i të parit drejt, Populli Shqiptar është lodhur nga luftërat dhe djegiet. Është lodhur edhe Populli Serb, sepse si pasoj e luftërave në ish-jugosllavi, ka mbetur pa u integruar në strukturat evropiane. Këto mbase janë analizuar mirë, nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, nuk ju ngutet edh fort për ta zgjidhur çështjen.

Të tria këto çështje janë tupitur prej kotësisë.

Tek çështja numër një, dikush duhet ta nis ndryshimin e para. Po shihet se nuk mund të kaloj në Këshillin e Sigurimit, plani i Ahtisarit që po merret si bazë edhe pse edhe ky plan dëmton raportet ndërmjet dy palëve Shqiptare dhe Serbe. Mbase kjo dihet historikisht, kur privilegjon dikë, tjetri ndihet i diskriminuar. Thjesht dikush duhet ta njoh direkt Kosovën shtet të pavarur, mendoj se më së miri do të ishte, e para ta njoh Anglia, për shkak të pozitës që ka, e pastaj Franca, Gjermania dhe shtetet e Ballkanit e kështu me radhë. Kjo formë do të ishte më e mira për qetësimin e gjendjes në Ballkan dhe Evropë. Rusia nuk është e gatshme të nis luftë me shtete që e njohin pavarësinë, aq më pak Serbia.    

Nga ana tjetër çështja e dy faktorëve tjerë, përditë e më shumë po krijojnë një pasiguri në besimin e qytetarëve për një të ardhme. Faktori politik kosovare ose pesë çerek presidentët e “Grupit të Unitetit”, janë plotësisht të pa moralshëm në veprimet e tyre. Nga A deri në Zh janë të gabuar. Kjo u pa edhe në takimin e fundit në Londër. Në vend se të shkonin një delegacion që do ta caktonte presidenti dhe ta aprovonte parlamenti, cilido qoftë nga pesëshja ta kryesoj, ata shkuan te t’pestë, qe d.m.th krejt mendimi politik kosovar. Dhe fundja duhet edhe të dinë të thonë edhe jo ndonjëherë faktorit ndërkombëtar, kur kapërcehen të gjithë kufijtë në dëm të Kosovës.

Kjo është shumë e thjesht, me dikë qe të dëgjon çdo gjë, s’ke çfarë të bisedosh, negocion me atë që është kundër.  Sikur të zhbëhej Grupi i Unitetit, e edhe të ndodhte që dikush ta neglizhoj çështjen, atëherë  ka edhe zëra që thonë ndryshe, jo siç ndodh tani, për konsum të brendshëm flasin ndryshe, kurse për çështje kruciale janë unik kur vije puna të lëshojnë pe.

Në këtë kontekst, duhet thënë se grupi radikal që ka dal publikisht disa ditë më parë, është treguar tepër i matur deri me tani, duke i dhënë mundësi variantit NEGOCIATA, mirëpo kjo nuk do të thotë deri në pafundësi. Dihet se tani nuk është edhe aq i fuqishëm ky grup, por duhet ditur, se mjafton ta nis dikush, e pastaj zjarri do të rritet.

Për fund Kosova  nuk do të bëhet shtet i pavarur ketë vit, kjo më tani veç është e ditur. E çfarë do të na sjell viti tjetër: pavarësi, konfederatë apo diçka tjetër pritni ta shohim, kush ka kohë me pritë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora