Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ferit Ramadani: Krijuesi dhe Shoqëria (III)

| E marte, 29.12.2009, 06:57 PM |


Nga Ferit RAMADANI

5.PREOKUPIMET E KRIJUESEVE MEDIOKËR – KRIJIMTARIA SI EMBLEME

Mediokritetet i kanë hapur shpatullat te pushtojne horizontin krijues.

Ata e kane rrembyer pushtetin, pastaj dirigjojne me shkencen.Ndersa ne krijimtari, padyshim jane bere borizanet e pare. Ata kane modifikuar perkushtimet. Te deridjeshmit shehira titoist, kane bere nje akrobacion. Ata tani e kane zerin e larte per vlerat e demokracise. Per te drejtat e njeriur. Shkruajne per heronjt e kombit ! Shkruajne per martiret . Me kete perpiqen te bejne rezistence. Dhe pavetedishem mbesin si harabela qe mbi kacuba duan te duken si dinosauret! Por harruan se jane ne analet e krijimtarise kur perkushtonin per Trigllavin dhe Gjevgjelinë ! Harruan se u blenin tesha Udbashëve te krijimtarisë! Harruan se ua dergonin zonjat, apo i merrnin ne banese te zonjat redaktoret, t'ua botojne nje poezi!
Është per tu habitur perse ata te gjithe si kinezet qe kane ngjashmeri, kanë po te njejtat preokupime. Turren me stilin e tartabiqeve, t’i duken kritikes te mire. Perkulen kur lexojne apo promovojne deri nje thember te kembeve, qe te arrijne duartrokitje nga pjesëmarresit. Turren te japin dhurata shkrimet e tyre plagiate, te cilat i derdhin neper shkolla, per te bere prej tyre kapital. Sepse, nga njera ane flasin per dhurata, nga tjetra, lidhin kontratat dhe ndajne mjetet me udheheqesit e nderrimeve, me kujdestaret e klasave, me drejtorat e shkollave. Dhe ato i bejnë duke bere udheheqese Lulushet e tyre me zerin tel e syrin qiqerr, qe tu hyjne ne huj kujdestarëve te klasave, qe detyrojne nxenesit t'i blejne shkarravinat! Kjo praktike e zhvilluar, i ka bere te famshem dhe ata, nuk e lejne pa e ftuar klanin te marre pjese. Nese drejtoret bejne patronazhe, klani i mediokriteteve krijues e kane te siguruar vendin e shkelqimit. Nese mediokriteti ben pervjetor te krijimtarise, patjeter se marrin pjese suita e atyre qe kane mundesi te shperndajne librat e tyre nëper klasat e filloristeve, gjimnazisteve.
Jo me pas qendrojne dhe mediokritetet me gradat e doktorëve te shkencave. Ata, duke bere kopjime te ndryshme nga shkencetare te huaj, shesin librat me vlera te larta tek studentet. Vetem nje vecori egziston. Sepse botimi i veprave te tyre behet sipas numrit te regjistruar te studenteve qe jane te perfeshire tek lendet ku ligjeron mediokriteti. Marrëveshja mes tyre behet me gjentilese. Edhe diten e provimit, kur studentët nenshtrohet provimit perpara "doktoreve" me plagjiatura e te dehur , per te deshmuar se e ka blere librin e tij, ai e nxjerr duke ekspozuar dukshem ne nje skaj te banges librin e tij. Keto raporte te tilla jane shume reciproke. Studenti me blerjen e librit, fiton kredi dhe ka gjasa kalimi. Ne te kunderten, ai i ekspozohet nje rreziku!

Nuk jane pas as nivelet me te larta te mediokriteteve qe nga sfera e dominimit politik, regjistrojne fakultete, apo shkollimin pas universitar. Dhe, pikerisht, ata, per nga mjerimi i tyre i dijeve, dhe i kualitetit te mjere, duke pasur pushtetin, perdorin paraqitje te ndryshme. Me anen e truprojeve , shoferëve, dhe shume larove te ndryshem, qe per t’i vene ne thjerrëzen e veshtrimit, se jane te rëndesishem per shoqerine, se jane te pushtetshem, nuk zgjedhin metoda se si i bejne nderhyrjet. Nëse, nje i tille eshte ne radhe per te pritur provimin, ai me kembengulje kerkon te dale i pari se ka aktivitete. Me kete qe shpreh, e ve ne dije ligjeruesin, se me te duhet te sillet ndryshe.

Bile, ka raste te shpeshta qe mediokritetet jane te preokupuar si te duken neper mese te tilla! Sepse, duke pasur dilema se nuk kane vlera, ata kerkojne te jene te fundit kur te pyeten. Ose, nese u behet veshtrim ne veprat e tyre krijuese, ata turren te gjejne komisione te pershtatshme! Kete praktike e ka perdorur pushteti. Dhe tani e ka funksionalizuar deri ne ekstrem, neper komisionet e botimit te veprave letrare , zgjidhen po ata qe i ndihmojne klanit te vet. Dhe , ne kete relacion, ndahen mjetet buxhetore. Ndahen shperblimet ! Ndahen çmimet. Ndahen vlerat, per vleren e firmosur te nje vepre qe e ka shkruar tjeter autor, dhe e mban emrin tjeter autor!!!
Vallë? U shkon ndermend kulimëve se duken me hipokrizite e tyre. me shtepite botuese tek okupatoret tane, e tek bashkrepunetoret e baballarëve me Patllake? Nuk kujtohen se botojne permbledhje poezishe te shkruara pikerisht nga ata qe duan t'i kritikojnë dhe levdojnë ato që i mbajnë me sofrat plot që dikush tjeter ne mbremje t'ua mbjelë! Si Lulushen qe e mbajne ne Bregliqen dhe rrebel krijusei e dehin ne Picerine Oaza!

Si mundet ndryshe te veprohet kur mediokriteti ka zaptuar gjithe fushveprimtarine. Nese u hidhet nje sy perfaqesueseve te kultures dhe arsimit vete struktura e perberjes te flet se mediokriteti eshte i pushtetshem. Nese behet nje studim per strukturat e hierakise ne te gjitha institucionet, do te dale nje pasqyre po aq shemtake qe, duke treguar realitetin qe egziston do te shembe gjithe imazhet se ku duhet te arrijë shoqeria qe synon mireqenie dhe krijim vlerash. Sepse per ta ilustruar me dukshem kete fenomen tragjik por real, do te sherbehem me nje shembull :

Ne garen e vrapimit , ne maratonen me te gjate , sic eshte vete krijimtaria, gjithmone nishanin, vleren e merr nje sakat. Mbesin ata qe munden te rendin per arsye se ne gare duhet te fitoje nje njeri pa kembe! Ne pranimin e te vertetes se kompozimit per nje orkestrim te nivelit, fiton gjithmon nje memec ! Ne hulumtimin e nje detaji shume te vlerëshem per shendetin dhe prurjen e vertete te kultivimit higjienik, fiton nje verberak, qe as ngjyrat , as shijet, as mikrobet kurre nuk i dallon. Por, perkundrazi, ato i kultivon!
Ky fat kaq i sterkequr, mjerisht i ka perfeshire katedrat ! Ky fat kaq i devijuar i ka nenshtruar brezat qe te heshtin dhe te degjojne transmetimet e klaneve se ndryshe nuk i kalojne binaret per te dale atje ku duhet te arrijnë. Ky fat i zvarris dhe i varros binaret e krijimtarise se lokomotiva e tyre e zgjedhur nga klani i Maçulëve te UDB, ndihmon me mekanizma te ndryshem te qendroj nje abnormalist qe endej rrugeve e sokaqeve si ora pa akrepë , per t'ë promovuar salltaferet dhe kacketat duke shitur trashegimine e patundshme!

Parashtrohet dilemma: Perse te heshtim perpara kesaj dukurie? Çka nese flitet nje realitet po kaq prezent ne kete permase ku trumbetojne mediokritetet se jane te preokupuar per te bere risi. Kane valle ata aq mundesi dhe kapital mendor t’i bejne keto transformime?

Thone:Gurin qe e hedh budallai duhet njeqind te mençur ta nxjerrin!

6.E VERTETA E KRIJUESVE DHE GJENDJA E TYRE

Në keto rrethana te ndrlikimeve, sado qe eshte i vogel, te mos themi i zhbere numri i krijuesve te vertetë, sërish ne ate pamundesi te krijimit , ashtu siç duhet te jene kushtet krijuese, atmosfera, benificionet, perkrahja, sërish, ka rrezatime se ka krijues te vertetë. Edhe pse, mbi ta gjithmone kane rëne perplasje te natyrave te ndryshme ! Mbi to, kane vezhguar syte perndjekes te komitetxhinjve dhe censorokuqeve. Mbi ta kane ushtruar dhune redaktore dhe redaksi !

Ne universin krijues, ata kanë nje biografi te nje vrazhdesie. Po te analizohen kaptinat e perballimeve, do te dale nje pasqyre inkuizicioni. Nese, ata arrinin te publikonin nje punim, i kujtedonatyre te ishte, pa ndermjetësimin e mekanizmave pershtates nuk mund te shikonte dritë. Nese, nje krijues i vertetë me nje veper te shkruar mbi nivelin e mediokriteteve aktuale, synonte te beje publikim, ai ndeshej me kthetrat e pameshireshme te recensenteve te caktuar nga komitetet. Sepse, nje ishte qellimi dhe misioni arrihej per mes asaj pershtatjeje! Çdo gje qe do te shikonte dritën, te ishte ne perputhshmeri me Kultin qe i perfaleshin mediokritetet. Te shpiente uje ne mullirin e tij. Te himnizonte ate. Per kete , ka shume shembuj , ka shume fakte qe egzistojne ne botimet periodike te kohes, qe shume mediokritete te quajtur "penda rrebele", qe publikonin punimet e tyre ne vende te veçanta te quajtuara me gjithfarë emrimesh, perse ishin perkushtime. Do te theksoj revistat e kohes qe dilnin, nisur nga Jeta e re, Perparimi, Dituria, Fjala, Jehona, qe ishin te rezervuara me turlifarë shkrimesh perkushtime per Titon. Po kjo pasqyre sterkeqese, ishte neper gazetat ditore te kohes apo ato javore, si Rilindja, Zeri, Bota e re, Shkendija, Flaka, neper te cilat zinin vend censorokuqet e graduar dhe emruar nga komitetet. Me nje fjale, policia letrare qe ne dite nderronte shume syza per te gjetur edhe presjet e pikat, vargjet e strofat qe kishin asocime te te kundertave me pushtetin titoist!
Kjo nuk i shpetoj as revistat e femijeve si Pionieri, Gep, Gezimi, Fatosi, qe derdheshin neper shkollat shqipe, dhe brendine e kishin vetem perkushtime per shokun Tito! Poezite e shehirave krijuese zinin faqet e para . Po si te dilnin ne drite krijuesit e mirefillte ne kete mejdan ku garonin shehirat e kultivuar ne komitete.Ata qe shkruanin per Arusha pa bisht, per kush e shaloj lapsin e per asgje ! Po te bejme nje pasqyre te tille, do te shikojme se, shumica prej tyre, edhe sot kane zene vende neper faqet e internetit, kane hapur shtepi botuese, kane krijuar mekanizma qe te dalin ne siperfaqen e kesaj hapesire qe te pohojne se krijimtaria e tyre dje, u be nen presion. Por, ata harrojne se edhe sot, i shkriuajne po te njetit pushtues i cili me po te njejten ndjenje, synon te shtype krijuesit e mirefillte!
Po te analizojme gjendjen e publikimeve, serish do te vertetohemi me fakte, se ata qe shkruan per vetqeverisjen titoiste dje, kane nderruar titujt dhe tani ne vend te saj po shpurdhin per demokracine. Dhe demokracine, ne kundershtim me krijuesit e vertete e vene ne funksionalizim ashtu sipas klaneve dhe sipas hujeve qe i kishin ne socializmin titoist.
Si mund ta analizojme dhe ta perfundojme konkluzen per sjelljen e tille te ketyre xhelateve ku krijuesit e vertete e ndjejne barbarinë, por nuk arrijne ta shembin? Nuk eshte kjo nje atak i madh qe i zhduk krijuesit e vertet ashtu siç e zhduken edhe Ukshin Hotin dhe , per zhdukjen e tij , kushedi se sa jane cakrruar gotat ne kuloaret e mediokriteteve, qe e mbajne nje kembe ne Beograd e tjetren ne Shkup!Sipas shkolles e rrebeleve qe shkriuajne per baballaret me patllake pa u shkuar ndermend, se kur hanin dajakun shqiptaret edhe per nje Kriskë bukesh, baballarët e tyre te shoqeruar nga Pepi Udbash shtinin rafale plumbash me patllakun e dhane dhuratë nga Rankoviçi permes MIllanit! Ata nuk e dijne se ka fakte te gjalla dhe dosje e shenime per kurdisjen per vrasje e per detyrim me dhune per ne Turqi, te bashkefshatarve te tij, qe sot e ka veshtire te hyje ne fshat! Sepse Patllaket kurdisnin skenaret per vrasjen e ushtarëve, qe te masakrohet popullata! Kjo do te pasoj me fakte dhe me argumente!
Kallauzët e tille qe trumbetuan se punojne per te permiresuar mireqenien e popullit, se jane kombetar, se jane prijes te lirise, ishin vetem karakanxholle qe e lodhen dhe e varferuan gjendjen e tij!Ata pos perfitimeve te tyre personale , nuk bene asgje per popullin. Dhe, per krijuesit qe deshen t’I rrezatojne shkendija te nje te vertete se si duhet te jene te drejtat, liria, dhe pavaresia, ua krijuan zendanet , neper te cilet , i shpien te kalojne nje pjese te jetes mu ne lulen e rinisë, dhe ne zhvillimin e tyre .
Keto rrethana te krijuara nga ndikimi i politikes, por edhe nga ndikimi i atyre qe e perkrahnin ate verberi politike, krijoj nje perballje te tmerreshme. Ata, nuk i zgjodhen metodat se si dhe perse veprojne ashtu. Që edhe në klasat e shkolles, nese nje nxenes ishte i nje familjeje jo te pershtatshme per politiken, e te tillë kishte shume, , dhe po ai nxenes nese tregonte shkendija te një aftesie per te qenë intelektual, për të, nese nuk e merrnin rolin e nxenesit të dirigjuar nga mashat, ose sherbetorët, do ta merrte mesuesi! Dhe, pa dyshim se nxenësi, ose te kalitej sipas kerkesave, ose do te binte ndesh me kokefortesine qe do te tregonte dhe to te ngelte i pa perkrahur, i denoncuar. Me nje fjale do te ngelte i ngaterruar nga procedurat qe ishin shume rigjide dhe krijonin vonesa.
Mbase jane shume te pakapshme keto qe shkruhen, por, ishin realitete. Te shpeshten, turmave te nxenesve, neper shume shkolla te asaj kohe, neper gjimazet ku shqiptaret kishin paralele, siç i kane dhe dita sot, u shkonte pas si hije, syri perndjekes. Ai shikonte kush me cilin flet.Çka i tha njeri e çka i tha tjetri. Si i shkruanin hartimet shkollore. Çfare domethenie kishte çdo fjali. Kush mesonte per shkrimtaret e Rilindjes. Perse veshnin xhemperet me dy ngjyera, kuq dhe zi! Perse dilnin te luanin fudboll diten e 11 marsit.Vetem nuk perndiqej krijuesi rrebel qe me hanxhare shkonte ne klase per te bere dhune, e jo per te mesuar! Por klaset i kalonte se kollitej Millani, Pepi, Maçuli, fal te cileve zu vendin ne Shkollen Normale te mesoj, dhe mbeti abnormal!
Keto realitete, jane fakte te zhvilluara me procese, per te cilat, u mbajten shume vite burg , por duke ngritur gishtin nga Skallet e Tetrit ne Prishtinë , rrebeli, dhe Ofiçari me Kapuçin e bardhe ua bente teskeren me Nga Libri amze i shartuar në mbemra me Oski. Sa banale duken, po aq ishin ne funksion dhe me dinjitet kryheshi detyrat per t’u arritur qellimi! Me kete, edhe armiku do te zhbehej, edhe kurora e roberise do te ndriçonte si diell . Bie fjala, per diten e vdekjes së Titos,dhe pas saj, ne horizont doli e tëra se si duhet te jene te drejtat, liria, dhe pavaresia. Por, per gjithë keto ua krijuan zendanet , neper te cilet , i shpien te kalojne nje pjese te jetes mu ne lule te rinisë, dhe ne zhvillimin e tyre ! Për çudi , rrebeli ato kohe hante e pinte arat e shitura dhe shetiste nëpër Kalamegdanin e Sërbisë , se e ftonte miku i madh poet Vasko POPI...