E marte, 23.04.2024, 01:43 PM (GMT+1)

Sport » Futbolli Botëror

Futbolli botëror flet spanjisht

E marte, 29.12.2009, 06:56 PM


BARCELONA – Skuadra spanjolle hyri në historinë e futbollit botëror përsa i përket klubeve. Katalanasit e udhëhequr nga trajneri Pep Guardiola në bankinë dhe Lionel Mesi në fushë arritën të koleksionin të gjithë trofetë e mundshëm, gjashtë të tillë: Ligën e Kampioneve në finale me Mançester Junaitid, kampionatin spanjoll, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës në finale me Shahktoj Dontesk dhe së fundi Kampionatin Botëror të Klubeve, ku mundën në finale argjentinasit e Estudiantes.

LIGA E KAMPIONEVE - Një finale magjike me lojtarë ekstraplanetarë si Samuel Eto’o e Lionel Mesi i dhuruan Barcelonës triumfin e tretë në Ligën e Kampioneve, duke mposhtur një gjigant si Mançester Junaitid (2-0), por më një ditë mjaft të errët në “Olimpik” të Romës. Me nga një gol në çdo pjesë loje, kamerunasit Eto’o në minutën e 10-të dhe argjentinasit Mesi në të 70’, i siguruan katalanasve kurorën e “mbretit” të Europës për sezonin 2008-2009, por dhe një tripletë historike kuqebluve spanjollë në debutimin e parë të “djaloshit” Pep Guaridiola. Finalja ishte e 54-a për këtë veprimtari që filloi në sezonin 1955/56. Barcelona luajti për herë të pestë në një finale dhe e ka fituar tri herë Ligën e Kampioneve, në vitet 1992 2006 dhe 2009.

KUPA UEFA - Në finalen “e fundit” të Kupës UEFA, ukraianasit e Shakhtar Donetsk fituan 2-1 pas kohës shtesë me gjermanët e Verder Bremenit, pasi ky kompeticion, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, do të ndërrojë emër e do të quhet Liga Evropiane. Takimi final i kompeticionit u luajt në Stamboll në stadiumin “Sükrü Saraçoglu”.

SUPERKUPA E EUROPËS – Barcelona fitoi Superkupën e Europës, duke mundur në finale 1-0 Shahktar Donetsk, fituesen e Kupës UEFA. Golin e vetëm të takimit e shënoi Pedro Gonzales në minutën 115-të.

BOTËRORI I KLUBEVE- Barcelona u ngjit në çatinë e botës, duke fituar 2-1 me argjentinasit e Estudiantes në Abu Dhabi turneun botëror të klubeve. Estudiantes kryesoi 1-0 me golin e realizuar nga Boseli në minutën e 37-të, por kur dukej se argjentinasit do të ngrinin trofeun erdhi dhe goli i barazimit nga Pedro në minutën e 89-të. Mesi kompletoi kryeveprën e tij në minutën e 110-të.

Planeti në këmbët e Mesit

“TOPI I ARTË” – Lionel Mesi është fituesi i “Topit të artë”. Revista prestigjioze franceze “France Football”, ajo që organizon edhe çmimin më të lakmueshëm për çdo lojtar, shkruan se asnjëherë më parë, një sportist të jetë zgjedhur thuajse në mënyrë plebishitare: 240 pikë më shumë për argjentinasin e Barcelonës, Lionen Mesi (foto France Football), se sa portugezi Cristiano Ronaldo, fituesin e vitit 2008. Me një unanimitet të plotë, 96 anëtarë të jurisë me të drejtë vote votuan për sulmuesin e Argjentinës, i cili grumbulloi 473 pikë nga 480 të mundshmet. Juria vlerësoi rolin e tij përcaktues në të gjitha sukseset e Barcelonës gjatë këtij viti.

“ËORLD PLAYER” - Argjentinasi Lionel Mesi koleksionoi trofeun e tij të parë “Lojtari më i mirë në botë FIFA” për vitin 2009 gjatë ceremonisë madhështore gala të mbajtur në “Shtëpinë e kongreseve” në Cyrih të Zvicrës. Portugezi Kristiano Ronaldo u rendit i dyti me 352 pikë, ndërkohë që i treti doli spanjolli Iniesta (196 pikë). Brazilizani Kaka grumbulloi 190 pikë, ndërsa spanjolli Andres Iniesta 134 pikë. 23 lojtarë ishin kandidatë për “Fifa Ëorld Player”, të reduktuar më pas në vetëm pesë të tillë: Kristiano Ronaldo, Andres Iniesta, Kaka, Lionel Messi and Ksavi.

“EUROPA PLAYER” - Lionel Mesi, një figurë kyçe në marshim e jashtëzakonshëm të Barcelonës në triumfin e lavdishëm në sezonin e fundit të Ligës së Kampioneve, fitoi trofeun si “Lojtari më i mirë UEFA”, çmim që jepet nga UEFA në bazë të një votimi të 16 klubeve që morën pjesë në fazën e parë me eliminim direkt. Ndërkombëtari argjentinas koleksionoi edhe trofeun si “Sulmuesi më i mirë”. Portieri i Mançester Junaitid, Ediv van der Sar u zgjodh si “Portieri më i mirë”, ndërkohë që kapiteni i Çelsit, Xhon Terri fitoi për herë të tretë çmimin si “Mbrojtësi” më i mirë, trofe të cilin anglezi e mori nga legjenda Paolo Maldini. Ksavi Hernandez i Barcelonës u përzgjodh “Mesfushori më i mirë”.

“KËPUCA E ARTË” - Lieonel Mesi me 9 gola të realizuar në Ligën e Kampioneve fitoi “Këpucën e artë” të këtij kompeticioni, duke vendosur një kandidaturë të fortë për të fituar “Topin e artë” të “France Football” dhe “FIFA Ëorld Player” të FIFA-s, trofe të cilat i materializoi përkatësisht, më 1 dhe 21 dhjetor 2009.

“ËËORLD PLAYER” - Braziliania Marta siguroi një vend të përjetshëm në historinë e futbollit të femrave. 23-vjeçarja fitoi çmimin e FIFA-s, si lojtarja më e mirë në botë, duke dëshmuar rritjen e standardit të futbollit për femra në Brazil. Lojtarja fitoi për herë të katërt çmimin e FIFA-s.

“DREAM TEAM” - FIFA zgjodhi dhe ekipin e “ëndrrave” për vitin 2009, të perzgjedhur nga 50 mijë futbollistë profesionistë në të gjithë botën. “Top-11”: në portë:, Iker Kasijas (Spanjë); në mbrojtje Daniel Alves (Brazil), Nemanja Vidiç (Serbi), Xhon Terri (Angli) dhe Patrice Evra (Francë); në mesfushë Stivën Xherard (Angli), Ksavi (Spanjë) dhe Andres Iniesta (Spanë) dhe në sulm Lionel Messi (Argjentinë) Kristiano Ronaldo (Portugali) dhe Fernando Torres (Spanjë).

Guardiola hyn në histori

PEP GUARDIOLA - Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola u bë trajneri më i ri që fiton Ligën e Kampioneve në 49 vitet e fundit. Pep 38-vjeçar është vetëm tetë ditë më i madh se rekordmeni i të gjitha kohërave, Munjoz, trajneri i Realit në vitin 1960. Pep Guardiola u bë i gjashti individ që e fiton Ligëmn e Kampioneve si trajner dhe si futbollist, por vetëm i treti që e bën diçka të tillë me të njëjtin klub. Më parë këtë sukses e kanë arritur Munjoz me Realin e Ançeloti me Milanin.
Barcelona luajti për herë të pestë në një finale dhe e ka fituar tri herë Ligën e Kampioneve, në vitet 1992 2006 dhe 2009. Barcelona ka fituar gjithashtu katër herë Kupën e Kupave dhe tri herë Kupën UEFA.

SHI MILIONASH - Fituesi i Ligës së Kampioneve, Barcelona, mori një shumë prej 110 milonë euro. Në një studim të porositur nga “Masteracard” në lidhje me impaktin financiar të ndeshjes finale, shifrat ofrojnë një statistikë të bujshme që shkon në më shumë se 310 milionë euro, nga 267 milionë euro që ishte ajo e vitit të kaluar, duke u shndërruar kështu një nga finalet më audiencën më të madhë në botë, ku përfshihen të drejtat televizve, sponsorizimet. Fituesi Barcelona mori nga UEFA për fitimin e trofeut vetëm nga ndeshje finale një shumë prej 7 milionë erurosh, ndërkohq që skuadra humbëse, Mançesteri Junaitid, u shpërblye me 4 milionë euro.

585 MILIONË EURO - 32 klubet, të cilat morën pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve morën 75 për qind të të ardhurave nga të drejtat televizive e radiofonike, një shumë që shkon deri në 585 milionë euro. Klubet që arritën në fazën e 1/16-ave fituan një shumë prej 38.5 milionë euro, ndërkohë që Barcelona e Mançesteri, pa ndeshjen finale arritën të fitojnë nga 46 milionë euro. Gjatë vitit të kaluar të ardhurat totale të Mançesterit ishin 325 milionë euro, ndërsa ato të Barcelonës, 309 milionë euro.

SHQIPTARËT E LIGËS SË KAMPIONEVE
NGA PRESIDENTI TOPI TE ALTIN HAXHI

BAMIR TOPI - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ishte një ndër personalitet e shumta europiane në tribunën “VIP” të stadiumit “Olimpiko” të Romës, ku u luajt finalja Barcelona – Mançester Junaitid. Ndeshjen “live” e ndoqi edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Barcelona e Mançester Junaitid, Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo, mlodhën në “Olimpiko” të Romës, disa nga personalitet e njohura ndërkombëtare. Nga Spanja kishte mbërritur vetë Mbreti, Huan Karlos e kryeministri Hoze Luis Zapatero. Në tribunën “VIP”, ishte edhe princi anglez, Uiliam, djali i parë i princit Çarls të Anglisë. I pranishëm në tribunë ishte edhe kryeministri italian, Silvio Berluskoni.

ALTIN HAXHI - Altin Haxhi debutoi në kompeticionin e “ëndërruar”, atë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, më 15 shtator, kur Apoel Nikosia, klubi më i titulluar në Qipro, me 20 tituj kampionë dhe 19 Kupa. luajti në “Vincente Calderon” kundër vendasve të Atletico Madrid. Vitin e kaluar nga shqiptarët që luajnë në Qipro debutoi me Anorthosis Famagusta edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Arjan Beqajt. Bashkë me Altin Haxhin “luajti” edhe Foto Strakosha, por legjenda e portës të Kombëtares shqiptare do të jetë në rolin e trajnerit të portierëve.

SHQIPTARËT - Përsa i përket lojtarëvë shqiptarë, të cilët janë aktivizuar në fazën e grupeve të Champions League këta janë: Igli Tare (me Lacion), Lorik Cana me Olimpique Marseille (2 gola), Besart Berisha me Hamburg (1 gol), Besnik Hasi me Anderleht, Bledar Kola (AEK, Panathinaikos), Arjan Beqaj me Anorthosis Famagusta dhe Kliton Bozgo me Maribor (1 gol), Mehmet Dragusha (Maribor), Geri Çipi (Maribor) dhe Altin Haxhi. Lorik Cana nuk luajti këtë sezon në Ligën e Kampioneve, pasi u transferua në Angli te Sanderlendi, ndërkohqë që ish-klubi i tij Marseja u eliminua gjatë fazëz së grupeve.


Libri i Arte

1956 REAL MADRID
1957 REAL MADRID
1958 REAL MADRID
1959 REAL MADRID
1960 REAL MADRID
1961 BENFIKA
1962 BENFIKA
1963 MILAN
1964 INTER
1965 INTER
1966 REAL MADRID
1967 SELLTIK
1968 MANÇESTER JUNAJTED
1969 MILAN
1970 FEJNORD
1971 AJAKS
1972 AJAX
1973 AJAX
1974 BAJERN MYNIH
1975 BAJERN MYNIH
1976 BAJERN MYNIH
1977 LIVERPUL
1978 LIVERPUL
1979 NOTINGAM FOREST
1980 NOTINGAM FOREST
1981 LIVERPUL
1982 ASTON VILA
1983 HAMBURGO
1984 LIVERPUL
1985 JUVENTUS
1986 STEAUA BUKURESHTIT
1987 PORTO
1988 PSV EINDHOVEN
1989 MILAN
1990 MILAN
1991 YLLI KUQ I BEOGRADIT
1992 BARCELONA
1993 OLIMPIK MARSEJË
1994 MILAN
1995 AJAKS
1996 JUVENTUS
1997 BORUSIA DORTMUND
1998 REAL MADRID
1999 MANÇESTER JUNAJTID
2000 REAL MADRID
2001 BAJERN MYNIH
2002 REAL MADRID
2003 MILAN
2004 PORTO
2005 LIVERPUL
2006 BARCELONA
2007 MILAN
2008 MANÇESTER JUNAJTID
2009 BARCELONA



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora