E premte, 29.03.2024, 01:28 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Hiri i letrave të dashurisë...

E premte, 12.10.2007, 10:50 PM


Ehhh dashuria... sa e vështirë dhe e bukur njëkohësisht. Thonë se çdo gjë e vështirë është edhe bukur.
Më ka marrë malli, shumë më ka marrë, për letrën e dashurisë, e jo për një mesazh.

Mijëra mesazhe, telefonata... duket se kanë humbur nocionin e pritjes së të dashuruarve.

Kush tha që largësitë e shuajnë dashurinë???

Ndoshta PO, ndoshta JO...!Por dashuria e vërtetë i reziston të gjitha kohërave!
Por sa pak për të mësuar për dashurinë e vërtetë?

Mungojnë letrat që shkruheshin me pasion dikur, tani kemi vetëm disa sms. Mungojnëtakimet e zjarrta që shuanin mallin e mijëra ditëve, tani kemi telefonatat që s'të lënëtë mendosh për mallin. Mungojnë dhuratat me vlerë shpirtërore e vendin e tyre kanë
zënë ato me vlerë monetare: disa karta telefoni; ndonjë unazë e tipit më të shtrenjtë; ndonjë parfum që mjafton të ketë markën e mirë, eeeeee lamtumirë puthje të dashurisë; lamtumirë lulet e bukura të miqësisë.

Por ç'thonë 220 të intervistuarit për këtë fenomen???

Jeni i/e dashuruar?

Rreth 76% e të intervistuarve pohojnë se nuk janë të dashuruar. Pjesa tjetër të paktën e kanë provuar qoftë për një herë të vetme ndjenjën e dashurisë.

Çfarë mendoni se ju mban gjallë në lidhjen tuaj, kuptohet përveç ndjenjës së dashurisë?

Çuditërisht, rreth 89% të intervistuarve shprehen se komunikimi i herë pas hershëm me telefon duket se shpesh na kujton se kemi dikë që kujtohet dhe natyrisht duhet të kujtohemi. Në fakt duhet të kujtohen, duke i kthyer një zile, një sms, apo për ta marrë në telefon. Ndërsa pjesa tjetër mendojnë se ka plot gjëra të tjera që një lidhje duhet ta mbajë gjallë.

Çfarë është gjëja më e shenjtë që ruani nga dashuria juaj?

Rreth 47% dhe përgjithësisht të moshës nën 30*vjeç shprehen se sms në telefon i ruajnë me shumë fanatizëm..., po nëse ndonjëri fshihet pa dashje, s’ka më keq, por akoma humbet telefoni?? Do t’i duhet që lidhja të nisë nga fillimi? Apo bëhet edhe pa to? Pjesa tjetër shprehen për takimet e shumta; puthjet e zjarrta, etj.

Cila është dhurata më e bukur që keni marrë nga i / e dashura juaj?

Rreth 65% shprehen se marrin çdo natë patjetër një dhuratë. Një sms të bukur, i shkruar me aq shumë dashuri është dhurata më e mirë për të mbyllur dhe ditën edhe sytë. Pjesa tjetër vlerësojnë si gjëra të çmuara ndonjë telefon të ditëve të fundit, parfume, etj. Ah, po dikush, por që fatkeqësisht ishte i vetëm mbante si kujtim të çmendur një serenatë të bukur që i dashuri ia kishte dhuruar ditën e puthjes së parë. Por ishte vetëm një person i tillë...! 

Cila është dhurata që do donit t’u bëhej nga njeriu juaj i zemrës?

Duket kontradiktore, por të njëjtët persona që vlerësonin si të çmuara dhuratat më lart, shprehen se do donin diçka të thjeshtë, por të ndjerë. Mijëra puthje, lule të bukura, serenata e gjëra të tilla. Duket se ka ardhur koha të mendosh mirë për atë që do të dhurosh. Mendo se çfarë do doje të të dhuronin dhe nxito ta dhurosh. Pa ngurrim, ajo që shpreh ndjenjën e thellë nuk është vlera monetare, por ajo shpirtërore.

Keni lexuar ndonjëherë ndonjë letër dashurie?

Një përqindje fare e vogël, rreth 8% thonë se kanë një letër dashurie. Arsye pse ata e kanë mund të jetë një letër e shkruar, por e pa nisur; një letër që s’u përket atyre, por që realisht është diçka shumë e bukur që i reziston kohës, që thotë shumë më tepër se një sms, etj. Pjesa tjetër shprehen se do donin të kenë një letër të tillë, por realisht nuk kanë, madje kishin harruar se ato ekzistonin.

Sa mendoni se mund të rezistojnë dhuratat që njeriu i zemrës u ka dhuruar?

Rreth 42% shprehen se ka dhurata që nuk janë më në këtë moment. Dhurata që kanë humbur ekzistencën, ndjenjën, misionin, vlerën, ndoshta pasi këto nuk janë vlerësuar kurrë. 45% mendojnë se ka dhurata që mund t’i rezistojnë kohës dhe kujtimeve, por jo ndjenjës. Një dhuratë me vlerë nuk është thënë të dhurohet me ndjenjë. 13% mendojnë se dhurata pavarësisht nga vlera monetare, ajo mbetet e çmuar.

Ç'mendoni për lidhjet e dashurisë që në thelb kanë interesin?

Rreth 65% shprehen se një lidhje e tillë nuk mund të quhet lidhje dashurie. Madje kjo lidhje s'ka pse të tensionohet se mos merr fund, sepse realisht nuk ka nisur asnjëherë. E në fakt realiteti po tregon se lidhjet me në thelb interesin çdo ditë e më shumë po shtohen. Pjesa tjetër mendojnë se lidhje të tilla janë fryt i një jetë të vështirë, e një jetë që do vazhdojë të mbetet e tillë, sepse për të dyja palët është e dëmshme.

A mendoni se kjo vihet re më tepër tek shqiptarët apo është në të gjithë botën, thjesht ndryshon fakti që tek ne ndikon dhe më shumë?

Sëmundja e komercialitetit të dashurisë ka ekzistuar dhe do vazhdojë të ekzistojë.
Fakti pse ndjehet më tepër në Shqipëri, është sepse ne gjithmonë kemi qëndruar racë e pastër. Po ashtu meshkujt shqiptarë kanë menduar se shtëpinë dhe një lidhje duhet ta drejtojë mashkulli, por jo kur në mes hyjnë probleme të tjera që tashmë dihen, dhe dashuria kalon në plan të dytë, madje humbet gjithë kuptimin e saj dhe të një lidhje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora