E premte, 19.04.2024, 11:13 PM (GMT+1)

Editorial

Baki Ymeri: Kriminelët e internetit dhe agjentura islamiste kundër bashkimit kombëtar

E hene, 28.12.2009, 09:00 PM


Kriminelët e internetit dhe agjentura islamiste kundër bashkimit kombëtar


Kjo u pa edhe gjatë këtij viti (2009) kur nga faqet një reviste talibaniste shpërtheu mllefi ballkanik dhe trillimet fantasmagorike kundër Mirela Bogdanit e cila shprehu mendimin e saj të lirë në emisionin Déjà vu te M. Nanos. Në këtë kontekst, pos Mirela Bogdanit, vlen të potencohet edhe guximi shqiptar i Edlira Xhemos që na e përkujton Shote Galicën e Kosovës. Edlira është trimëresha pariziane e cila din ti demaskojë kriminelët e internetit që tentojnë ta shndërrojnë Kosovën, Çamërinë dhe Shqipërinë në vatër të fundamentalizmit islamik.


Nga Baki Ymeri (Bukuresht)


Luis Benloew shkruan para një shekulli se shqiptarët janë kombi më i vjetër i kontinentit, ndërsa turkomanët e Internetit sot e kësaj dite mundohen të indoktrinojnë lexuesin shqiptar me propaganda antikatolike, edhepse disa prej tyre hanë bukën italiane, i bëjnë temena sulltanit dhe lehin kundër Vatikanit. Në veprën “Greqia përpara grekëve” (1877), Benloew thekson se “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër e kontinentit tonë, së bashku me atë të Baskëve”. Se ç’bënë haxhiqamilët e Esad pashë Toptanit duke iu kundërvënë tentativës së Fuqive të Mëdha që Shqipëria ta ketë një mbret që do ta bënte Shqipërinë Mbretëri, flet historia. Nga letra që ia dërgon Visar Dodani Pandeli Evangjelit në Paris, më 12 Qershor 1919, kuptojmë se “Këta harruan 1914-tën, dhe nisnë të flasin. Edhe janë Z. Turtullis, Midati dhe tri veta të Llosanës me të cilët hikin dhe shtojnë pjesën dhe disa shqiptarë musulmanë miqt e Esadit, që s’dinë shqip fare dhe q’i pikasnë që duan Shqipëri Musulmane dhe nuku kombëtare... Shqipëria duhet të rronjë indipendente dh’e madhe gjer ku ka patur vendet e saj të vërteta” (Memorjet e mija, Shtypëshkronja Albania, Konstancë, 1930, fq.162/163).

Pavarësia e Kosovës dhe ajo e Rumanisë janë dhurratë e Zotit dhe e gjakut të derdhur për liri. Fuqitë e mëdha ia dhanë Rumanisë një mbret të huaj (Carol I, princ Vidi duke qenë nip i gruas së tij, mbretëreshës Elisabeta). Mbreti i huaj e bëri të shkëlqejë Rumaninë (1877-1914), ndërsa mbreti rumun (Mihai) dhe mbreti shqiptar Zogu, e plaçkitën arin dhe patrimonin kombëtar, dhe i dhanë shkas palës pansllaviste dhe diktaturës komuniste t’i shkretërojnë këto vende. Si e konsideron Drini (një filoshqiptar), formën e qeverimit dhe çështjen e mbretit në Shqipëri, në revistën e e studentëve shqiptarë të Austrisë, Djalëria (nr. 17, prill, 1922):

Fanatizmi dhe Liria
Fanatizmi dhe Liria
Çështja e formës së qeverimit q’ësht m’e mira, që mpron interesat e kombit Shqiptar dhe i siguron këtij themelë të shëndoshë për gjithë të pritmen, nuk duhet gjykuar mbas provave të bëra në njërin o tjetrin system, por para të gjithave duhen marë në vërejtje nevojat e kombit Shqiptar, cilësitë e karakterit, epshet e ndjenjat si dhe tradicioni i tij... Fqinjt që duan të keqen e Shqipërisë gjuajn pa reshtur të përfitojnë prej zihjeve të brëndshme dhe përpiqen si e si të ndihmojn këtë o atë parti q’ësht kundër Qeverisë dhe kështu një krizë partie në Shqipërië shkakëton më shumë se ç’do vend kurdoherë krizë shtetërore... Shqiptari me gjithë lirin ë vetiake që ka pasë, vullnetarisht është lënë kurdoherë të prihet prej nji njeriu të zoti, ose prej nji fisi të vietër; influenca e këtyre ka lojtur gjithënjë rol. Edhe më 1913, kur u vendos prej Fuqiëve të Mëdha të ngrihet një shtet shqiptar i pavarur, nuk u shfaq as një dëshirë a zë Shqiptari që të lypte një republikë në vend të mbretëriës. Edhe në riedhjen e ngjarjeve më 1914 kur disa qarqe ishin kundër princ Wilhelm de Wied, edhe pastaj si iku ky prej Shqipërië, u fol rallë për të thirur një mbret, po kurrë e asnjeri kërkoi prishjen e mbretëriës dhe ngrehjen e nji republike në vend të saj... Në kohën e luftës e të shkeljes së Shqipëriës u ndigjua shumë herë zë për mbret; e vëna e regencës pasi u ringreh Qeveria e pavarurë Shqiptare ësht provë e qartë e dëshirës së kombit Shqiptar për monarki”.

Intrigat e huaja kundër kombit shqiptar kanë qenë dhe janë të panumërta. Dhe rastet kur shqiptari vret shqiptarin për interesa të huaja janë të panumërta. Kush ishin ata që e likuiduan Bajram Currin dhe Xhemë Hasin e Gostivarit, apo ata që likuiduan dhjetra shqiptarë në Kosovë e Maqedoni! Dihet se kush: shqiptarët e shitur. Si e prëshkruan gjendjen në Shqipëri (pas largimit të princ Wiedit), revista Diturija e Lumo Skëndos që delte në Bukuresht më 1916: “E shkelur prej tre shtete ballkanike, e copëtuarë dhe ndarë prej gjysmës së trupit, mbretëri më vehte dhe në prak të lumturisë, pastaj e djegur dhe përvëluarë prej armiqvet, e mbuluarë në tym e në hi prej kryengritjes, dhe në funt përsëri e shkelurë dhe e copëtuarë... Si iku mbreti nga Durrësi, më 3 Vjesht e parë (shtator) 1914, Shqipëria ra në dorë të anarhishisë, në një paqeveri të tmeruarë. Në krye u tha me të vërtet se, komisioni i kontrollit po mirte punën në dorë dhe do të mbante suhimin në emrë të mbretit; po Komisioni i Kontrollit s’ishte me një mëndje të vetëm, lufta europeane kishte krisurë, dhe rebelët po përparonin gjithënjë dhe po këmbëngulnin... Esat Tirana arriti në Durrës me anë të Selanikut, Nish dhe Dibrë; gjer sa ishte mbreti në Shqipëri, Esati kishte ndënjurë në Itali si mik dhe mysafir i asja mbretërije. Një herë në Durrës, Esati mer fren e punëvet në dorë, por rebelët që e kishin pasurë mik gjer më dje, sot ju bënë armiq dhe kryengritja që ishte kundrë mbretit, tani nisi kundra Esatit”.

Fluturimi ne mjerim
Fluturimi ne mjerim
Në vend të konkluzionit, artikullshkruesi anonim kërkon të respektohet vullneti i shqiptarëve që është “i patundurë: për ne s’ka gjë tjatrë veçse një Shqipëri indipendente, ashtu siç u njoh tre vjet më parë... Dëshira jonë m’e madhe pas kësaj është që të shohim dhe drejtësinë të mbretërojë dhe të gejë vëndin e merituarë, duke parë kufit t’ona nga veriu dhe lindja si edhe nga juga të bëhenë me të drejta dhe më tepër afrë parimevet të kombësisë dhe të etnografisë, duke i dhënë Shqipërisë dhe ata vënde që janë të pandarë dhe të pashkëputurë prej trupit të saj, po që Konferenca e Londrës pati padrejtësinë që t’i lërë jashtë kufis sonë” (Diturija, nr. 1. Bukuresht, 1916, fq.15/16).

Në qoftë se nuk e njeh historinë e popullit tënd, thekson Agim Curri (sociolog), nuk është aq turp i madh, por është turp shumë i madh nëqoftëse ti nuk përpiqesh që ta mësosh atë histori. Ajo që ka ngjarë më 1914, përpiqet të ringjallet sot përmes agjenturës serbo/turko/arabe të Tano Turkut, Artan Kristos, Abedin Rakipit, Hamdi Nuhijut, Behar Beqirit dhe fantomave tjera të xhihadit shqiptar që e kanë shndërruar revistën talibaniste cameria@yahoogroups.com në koshere islamiste me karakter antishqiptar/ antikristian dhe antiamerikan. Kjo u pa edhe gjatë këtij viti (2009) kur nga faqet e kësaj reviste talibaniste shpërtheu mllefi ballkanik dhe trillimet fantasmagorike kundër Mirela Bogdanit (kandidate për parlamentin britanik) e cila shprehu mendimin e saj të lirë në emisionin Déjà vu te M.

Casa arsa de fantomele jihadului anticrestin din Kosova (2009)
Nanos. Në këtë kontekst, pos Mirela Bogdanit, vlen të potencohet edhe guximi shqiptar i Edlira Xhemos që na e përkujton Shote Galicën e Kosovës. Edlira Xhemo është trimëresha pariziane e cila din ti demaskojë kriminelët e internetit që tentojnë ta shndërrojnë Kosovën, Çamërinë dhe Shqipërinë në vatër të fundamentalizmit islamik.

Nga Agim Curri  kuptojmë se gjatë verës së vitit 1914 rebelët arritën ta pushtojnë Shqipërinë e Mesme dhe arritën në jug, gjër në Berat, Vlorë e Pogradec. Këta kryengritës ishin kundër mbretit "kaur", kundër shkronjave shqipe, kundër Flamurit të Shqipërisë dhe në përgjithësi, ishin kundër çdo gjeje shqiptare. Këta kërkonin bashkimin me Turqinë ose një mbret musliman nga shtëpia e Osmanlive. Kjo propagandë ishte kurdisur prej agjentve turq e që ishte përkrahur nga Esad Toptani, i cili vepronte për interesa të veta. Kjo lëvizje rebelësh udhëhiqej nga myftiu i Tiranës, Musa Qazimi, nga Mustafa Ndroqi si dhe nga një fanatik injorant, Haxhi Qamili i cili ishte edhe komandant i forcave të armatosura.



(Vota: 48 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora