E merkure, 30.09.2020, 06:00 PM (GMT+1)

Editorial

Engjëll Koliqi: Të gjithë bashkë në vijën e arsyes, në krye të detyrave të jetës

E hene, 28.12.2009, 08:59 PM


TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES
NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS
 SHQIP DHE VETËM SHQIP
 
Të vallëzojmë në vallen e përbashkët të interesave të përbashkëta, ashtu siç na e kërkojnë nevojat dhe rrethanat jetësore, që ta kemi të fortë dhe funsionale Shqipërinë Natyrore, sepse vetëm bashkë përballojmë mirë e me sukses çdo sfidë e përmbushim edhe intereset personale dhe ato grupore e klanore
 
Shkruan: Engjëll KOLIQI

Të gjithë armiqtë e popullit tonë në histori – nga shekulli në shekull, kanë përdorur skajshmërisht parullën e njohur “përçaj e sundo”, për të na trullosur me interese të ndryshme personale, grupore e klanore, për të na marrë pastaj çdo gjë që kanë dashur – edhe mishin nën lëkurë. Kështu ka qenë në të gjitha regjimet pushtuese – nën sundimin e Perandorisë Romake, pastaj të Perandorisë Otomane dhe në fund të Shovenizmit serbosllav. Edhe sot kemi pjesë të kombit tonë dhe të tokave tona nën sundimin dhe nën administrimin e të tjerëve – të shteteve fqinje sllavo-ortodokse – të Serbisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë. Gjithherë janë gjetur “shqiptarë të mirë” e të devotshëm naj administratës dhe klaneve të pushtuesve. Përveç se në tokat tona që ende i administrojnë të huajtë, probleme të tilla kemi edhe në dy shtetet që thirren në emër të shqiptarizmës (në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës).
Tashmë jemi dëshnitarë të pasurive të mëdha natyrore në trojet tona, por edhe të pasurive të mëdha shpirtërore, që dalin nga traditat tona të shenjta kombërate. Është koha e fundit – ora dymbëdhjetë pa pesë, që ta vëjmë gishtin në kokë dhe të mendojmë shumë seriozisht, për të ruajtur pasuritë tona kombëtare – ato shpirtërore dhe ato materiale. Të mos biejmë më pre as viktimë e atyre që duan të na pushtojnë e shfrytëzojnë, në një apo në mënyrën tjetër. Edhe në këto rrethana bashkëkohëse vërehet qartë gara e ndërkombëtarëve, për përvetësimin e vlerave dhe të pasurive tona shpirtërore e materiale. Dhe kjo garë bëhet me metoda shumë të sofistikuara, duke mbjellur në zemrat e shqiptarëve dashurinë për një interes të caktuar, në çastin e përshtatshëm për pretenduesit e të mirave tona shpirtërore e materiale. Këto taktika të sofistikuara realizohen duke i vënë shqiptarët para intereseve të caktuara materiale, apo të karrierës personale. Kështu ka ndodhur gjithmonë e kështu – mjerisht – po ndodh edhe sot.
Nuk po shkojmë shumë larg, por po ndalemi në procesin zgjedhor, që viteve të fundit po organizohet e po realizohet në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi – me njëmijenë kamuflime e parregullsi, që partitë politike i bëjnë për të marrë me çdo kusht pushtetin. Mbase po mendojnë se nga çasti që janë në kolltuqet e pushtetit mund të bëjnë gjithçka dhe t’i përmbushin të gjitha intereset dhe ambicjet personale e klanore, por le ta dijnë të gjithë – njëherë e përgjithmonë – e kanë gabim, sepse intereset dhe ambicjet personale mund të përmbushen vetëm atëherë kur janë përmbushur intereset dhe amicjet kolektive – kombëtare. Jemi dëshmitarë të zhurmave politike në Shqipëri, ku gjithnjë e më të egërsuara janë klanet partiake të Edi Ramës, të Sali Berishës e të tjerëve. Pasataj në Kosovë denoncohen e akuzohen ndërmjet tyre klanet politike të Hashim Thaçit, të Ramush Haradiaj-t, të Fatmir Sejdiut, të Nexhat Dacit, të Behgjet Pacollit e të tjerëve. Tashmë po ndodh ajo që në rrethana demokracie nuk ndodh askund – duhet të votohet edhe për të tretën herë, për të zgjedhur kryetarët në disa komuna... Herë ndërrohen, herë lëkunden koalicionet – varësisht nga politikat ditore, që dalin nga intereset dhe ambicjet personale e klanore të disave. Edhe në Maqedoni, në Mal të Zi e në Kosovën Lindore, në periudhat zgjedhore shkaktohen tensione të pakuptimta politike ndërmjet partive politike shqiptare e ndërmjet individëve që konkurrojnë për kolltuqet pushtetore në ato republika, që thirren vetëmm në emër të sllavizmit dhe të ortodoksizmit të çoroditur shovenist. Për Greqi të mos flasim fare, mjerisht, nuk kemi të dhëna për organizimin e ndoj partie politike të çamëve, as të arvanitëve. Mbase jemi pajtuar që vetëm t’i vajtojmë prej së largu vëllezërit tanë çamë e arvanitas. Të gjitha këto çoroditje, në dëm të kombit tonë, bëhen nën regjinë e pushteteve qendrore të atyre republikave sllavo-ortodokse në Beograd, në Shkup, në Podgoricë e në Athinë.
Ajo që është më e keqaja – liderët dhe politikanët grinden për gjëra të kota e ata që pretendojnë pasuritë tona hedhin valle në rrathët e mjerimitm tonë dhe ndërmjet vuajtjeve tona kombëtare. M’u nga ato qendra shoveniste bëhen projekte e komplote për të penguar integrimet tona ndërkombëtare që fillojnë me liberalizimin e vizave e përfundojnë me integrimin e krejtësishëm të shqiptarëve në Bashkimin Europian, aty ku e kemi vendin e merituar, në familjen e madhe të qytetërimit europian, që të parët tanë e kanë bërë dhe i kanë kontribuuar shumë.
Le të jetë kjo një thirrje kushtrimore, në orën dymbëdjetë pa pesë, për t’ia hapur udhën e përspektivës prosperuese dhe të një ardhmërie të lumtur kombit tonë. Le të dëgjohet e të përfillet kjo thirrje e fuqishme që del nga një zemër e thjeshtë e një shqiptari të vogël e që përfaqëson thirrjen e miliona shqiptarëve, në radhë të parë nga liderët tanë politikë dhe nga populli mbarë. Le të shpeshtohen thirrje të tilla kushtruese – për veprim të përbashkët mbarëkombëtar – nga të gjtha nivelet: nga shkollat ku mësojnë fëmijët tanë, nga universitetet shqiptare anekënd trojeve tona, nga kultet fetare (kisha e xhamia), nga organizata e organizma kulturore e sportive shqiptare anekënd trojeve tona dhe nga mbarë familjet shqiptare, kudo që janë – në atdhe e në diasporë. Le të jetë ky vit që po na vjen – vit i udhëtimit të sigurtë drejt prosperitetit të mbarë kombit dhe vit i përmbushjes së intereseve e ambicjeve tona kombëtare e njerëzore, pa kurrëfarë dallimesh. Le të jetë një vit historik, që do t’i rikthejë kombit tonë fatin e merituar e vendin e merituar në familjen e madhe europiane. Le të jetë një vit, kur liderët tanë politikë të fillojnë të mendojnë shumë seriozisht për ardhmërinë tonë e për përmbushjen e intereseve të përbashkëta e të përgjithshme mbarëkombëtare. Le ta fillojmë të gjithë bashkë vallen e dashurisë dhe të mbarësisë e të mos e ndalim kurrë – deri në amshim! Ashtu qoftë!


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora