E merkure, 24.04.2024, 02:44 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Ja si të rikuperojmë vezullimin e fytyrës, në sezonin e vjeshtës

E premte, 12.10.2007, 11:21 PM


Mbrojtja nga radikalet e lira duhet bërë gjatë gjithë vitit

Për të flakur tutje shqetësimin e çdo femre, e cila kur del përpara pasqyrës në momentin e shfaqjes së njollave në fytyrë, do të shpalosim këshillat estetike nga specialistja Elda Tomçin. Ajo thekson faktin se muaji shtator dhe gjithë vjeshta është periudha më efikase për eliminimin e tyre, si dhe për qetësimin e të gjitha grave dhe vajzave të cilat janë të shtresuara nga pakënaqësia që kanë nga njollat e errta…

Nga Leontina Nika 

Për të pasur një fytyrë plot jetë dhe vezulluese, sezoni më i përshtatshëm është pikërisht vjeshta. Kjo periudhë është më e përshtatshmja sipas specialistes Elda Tomçini për të rikuperuar sulmin e ashpër që i bëjnë rrezet diellore gjatë sezonit të nxehtë lëkurës së fytyrës. Çdo femër kur kthehet nga pushimet e verës ndodhet përballë shqetësimit të tharjes së tepërt të fytyrës. Ato që vuajnë më shumë këtë problem janë femrat të cilat kanë tip lëkure fytyre të thatë. Por jo vetëm tharja e fytyrës është shqetësim, edhe njollat e zeza janë problem për çdo femër. Edhe në këtë periudhë nuk duhet të neglizhohet përdorimi i kremit të ditës me filtra mbrojtës spf 15, pasi kjo është shumë e domosdoshme për gratë që kanë probleme me njollat në sezonin vjeshtë-dimër.

Trajtimi i njollave bëhet me preparate, të cilat duhet të përdoren në darkë pas trajtimit të fytyrës me late dhe tonik. Këto medikamente mund të jenë në forma të ndryshme, si ampulë, serum, xhel dhe krem. Përdorimi i tyre duhet të aplikohet me shumë kujdes, duke iu përshtatur tipit të lëkurës, (e thatë, normale dhe yndyrshme) estetistja Tomçini rekomandon se personat me lëkurë normale apo të yndyrshme iu përshtatet më mirë ampula dhe xheli, pasi aplikimi i kremit është më i lehtë, por shumë më i vështirë për t’u përthithur. Ndërsa tek fytyrat e thata është më specifik përdorimi i kremit, ndërkohë që në raste emergjente serumi dhe ampulat japin një efekt më të shpejtë dhe anë të rekomandueshme. Ajo që nuk duhet të harrohet asnjëherë është fakti që fillimisht duhet t’i aplikojmë kremrat në pjesën e njollave, dhe vetëm në momentin që preparatet kanë bërë efektin zbardhës, mund t’i përdorim në të gjithë fytyrën për të krijuar njëtrajtshmëri.

Në rastin e lëkurave të nxira në mënyrë të njëtrajtshme nga rrezatimi diellor, mund ta aplikojmë në të gjithë fytyrën. Ndërsa në moshat mbi 30 vjeç, krahas trajtimit të njollave duhet të realizohet edhe përdorimi i skrupit ose i ekspoliantit, i cili shërben për pastrimin e poreve në thellësi, si dhe për shkëputjen e qelizave të vdekura. Afati kohor i përdorimit të këtyre substancave zbardhuese nga njollat është i pa përcaktuar, por mund të aplikohen deri në momentin e zhdukjes së tyre totale.

Shkaku i daljes së njollave në fytyrë, ka origjina të ndryshme

- ekspozimi në diell i fytyrës në mënyrë të pa mbrojtur
- ndryshimet hormonale
- përdorimi i mjeteve mbrojtëse nga shtatzënia, si pilulat orale etj
- ushqimi pa vitamina si dhe i pa kontrolluar
- dobësimi i menjëhershëm
- përdorimi i produkteve kozmetike të pa përshtatshme

Sipas studimeve të fundit estetike, një shkak shumë domethënës për shfaqjen e njollave është edhe shkëputja e radikaleve të lira, të cilat në sezonin e nxehtë këto janë në sasi të madhe, ku edhe stresi është një shkatërrues tjetër.

Radikalet e lira e bëjnë sulmin në fytyrë, nëpërmjet uljes së rezistencës së lëkurës si dhe humbjen e elasticitetit, dhe në këtë lloj mënyre ata shfaqin plakjen e parakohshme. Por estetistja thekson si shkaktar të rënies së shkëlqimit dhe mungesën e gjumit.

Zgjedhja e kremit për njolla

Ajo çka është më kryesorja, të gjitha preparatet, të cilat janë të këshillueshme për eliminimin e njollave duhet të kenë në përbërjen e tyre acid koik, retinal, retinal acid glikolik si dhe vitaminat C dhe E.
Sezoni i vjeshtës është quajtur prej vitesh sipas specialistëve si stina ideale për të fituar atë çfarë dielli na ka marrë në shkëlqimin e fytyrës. Pasi intensiteti i rrezatimit diellor bie dhe si rrjedhim efekti i produkteve për eliminimin e shenjave është në maksimum në këtë periudhë. Ajo ç’ka duhet të ngulitet mirë tek të gjithë femrat, është fakti se mbrojtja nga rrezet e diellit duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora