E premte, 29.03.2024, 03:31 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Muharrem Sfarqa: Mërgimtarët ndihmojnë skamnorët

E hene, 28.12.2009, 07:56 PM


Mërgimtarët ndihmojnë skamnorët
?
Nga Muharrem Sfarqa
?
Se mërgimtarët, dashurinë ndaj atdheut dhe njerëzve të tij e kan shprehur sa herë që e ka kërkuar nevoja tanimë është e ditur, por se vazhdojnë të dëgjojnë zërin e skamnorëve për ndihmë humanitare edhe atëherë kur mungon organizimi i tyre nëpër grupe e shoqata për dedikime të tilla u pa këto ditë dhe ate pikërisht në kantonin e Argaut të Zvicrës. Një grup mërgimtarësh pasi që kishin festuar 28 nëntorin - ditën e flamurit tek kishin zënë në gojë Kosovën dhe hallet e skamnorëve atje, po bisedonin për një numër të varfërish të cilëve edhe vet ua dinin hallin. Duke biseduar për një numër syresh qifti bashkëshortorë Fehmi dhe Nadije Sadiku shtrojnë iniciativen për t'i ndërtuar një shtëpi familjës së të ndjerit Sylejman Muhaxherit nga fshati Dremjak i Ferizajit, i cili para disa vitesh në një fatkeqësi komunikacioni kishte humbur jetën, duke lënë pas vete gruan me tre fëmijët, pa kulm mbi kokë. Një numër mërgimtarësh të vullnetit të mirë do t'i bashkohën aksionit pa hezitim që në ditën e parë duke hapur zemrat dhe portofolet e tyre dhe për një kohë të shkurtër do të tubojnë mbi 16 mijë franga zvicrrane. Kur jemi këtu të përmendim familjen Selmani nga Ferizaj, e cila dha 4800 franga zvicrane, familja Maloku 2000 franga zvicrane, etj. Inicuesit e këtij aksioni sipas fjalëve të Fehmi Sadikut kanë shfrytëzuar edhe lidhjet e ndryshme familjare, shoqërore e të tjera dhe këtë nismë e kanë shtrirë edhe në vise të tjera. Ai tregon se këtë aksion humanitar e ka përkrahur dhe e ka ndihmuar me 500 franga edhe zoti Ismet Krasniqi, sekretar i degës së LDK-së në Zvicër. Këtë aksion ata shpresojnë se do t'a përfundojnë shumë shpejtë kur do të tubojnë nga 25 mijë deri në 30 mijë franga me të cilat do të rrumbullakësohet ky aktivitet dhe do të gezohët kjo familje me shtëpi të re. Pas përfundimit të kësaj nisme ata do të shtrojnë edhe nevojën e formimit të një shoqate humanitare dhe aktivitetin e tyre do t'a vazhdojnë për skamnorët e tjerë në regjistrin e të cilëve sic mësuam gjenden shumë emra jetimësh, familje të dëshmorëve dhe nevojtarë të tjerë të pastrehë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora