E enjte, 28.05.2020, 12:07 PM (GMT+1)

Editorial

Valon Kurtishi: Ku e mer gjithë këtë guxim Vangjel Dule i PBDNJ-së?

E shtune, 26.12.2009, 09:00 PM


Ku e mer gjithë këtë guxim Vangjel Dule i PBDNJ-së?

Nga Valon Kurtishi

Në seancën e pardjeshme të Kuvendit popullor të Shqipërisë u vërejt një fenomen interesant i cili përsëritet në periudha të ndryshme kohore sa herë që për këso veprime jep urdhëra Greqia zyrtare nga Athina. Këtë radhë ishte deputeti i vetëm i të a.q “minoritet grek” në Shqipëri i cili në mënyrë fare të paturpshme e arrogante iu drejtua me një fjalor sharlatanesk e kërcënues deputetëve shqiptarë në përgjithësi dhe dy deputetëve shqiptarë çamë në veçanti. Shkas për këtë fjalor rugaçëror dhe shovinist të këtij gjoja greku ishte protesta e organizuar nga komuniteti shqiptar me prejardhje nga krahina shqiptare e Çamërisë sot nën pushtimin grek, me rastin e ditës ndërkombëtare të gjenocidit para selisë së misionit të BE-së në Tiranë. Atë ditë një numër shumë i vogël i qytetarëve shqiptarë me origjinë të largët nga kjo krahinë shqiptare protestoi në mënyrë shumë të qetë e të kulturuar para selisë së misionit të BE-së në Tiranë duke kërkuar tolerancë, demokraci, të drejtën e patjetërsueshme të pronës, të drejtën e gjykimit të gjenocidit, të drejtën natyrore dhe të patjetërsueshme të kthimit në tokat e veta historike etj. Të gjithë këto elemente që i kërkuan protestuesit atë ditë janë vlera themelore të vetë civilizimit europian mbi të cilat vlera është duke u ndërtuar Bashkimi i sotëm demokratik i shteteve dhe kombeve të lira europiane. Pra, në atë protestë nuk u tha asgjë kundër kombit grek, nuk u fyen ndjenjat e këtij populli, e madje në një akt të paprecedentë deputeti i Kuvendit Popullor z.Shpëtim Idrizi e shpalli veten dhe komunitetin nga vjen ai si mik dhe vëlla me komunitetin e vogël që e mban veten artificialisht për grekë në Shqipëri.
Me këtë duam të themi që në këtë protestë jo që nuk pati fyerje apo sharje shoviniste, po shqiptarët çamë u përulën deri në ato përmasa gati të padurueshme të servilitetitit ndaj grekëve. Megjithatë, qarqet që e instruktojnë Dulen nga Athina nuk duan tia dijnë fare për këtë. Ata kanë plane tjera shumë më të gjera dhe më gjithëpërfshirëse për Shqipërinë dhe për shqiptarët në Ballkan. Dule, Bollano, Ksera e figura të tjera të pështira të politikës shqiptare si këta, janë vetëm instrumenta të vegjël në strategjitë e politikës së madhe greko-sërbe të shkatërrimit të Shqipërisë e shqiptarëve. Por në momente dhe konteste të caktuara politika greke i përdor këta në lojën e madhe të shahut kundër Shqipërisë dhe në raportet e përgjithshme gjeopolitike në rajon. Këtu duhet parë jo vetëm roli i strukturave shtetërore greke por edhe lobi shumë i fuqishëm grek në SHBA, Kanada dhe Australi, siç e ka spjeguar në mënyrë shumë të thellë dhe kuptimplotë gazetari Mero Baze në librin e tij  “Albanian-American Realities”, prill 1997, apo edhe zotërinjtë Kastriot Myftaraj dhe Abdi Baleta në shkrimet e tyre të shumta për këtë çështje.

Z.Vangjel Dule dhe kompania e tradhtarëve dhe shpirtshiturve të tjerë të Shqipërisë të grumbulluar në strukturën mafiozo-antikombëtare të quajtur PBDNJ, e marin guximin të fyejnë 8 milionë shqiptarë në Ballkan në mes të Tiranës shkaku i disa rethanave tjera gjeopolitike të cilat për momentin janë të tilla dhe nuk ndryshohen dot.
Dule më 19 dhjetor, në “kongresin” e jashtëzakonshëm të një grupi qartësisht agjenturoro- mafioz që e quan veten “Partia bashkimi për të drejtat e njeriut” e akuzoi partinë shqiptare të z. Idrizi si  dhe gjithë spektrin politik në Shqipëri si “forca politike, në thelbin e programeve të të cilave është armiqësia, e shkuara, të cilat sot e kësaj dite, në mes të Tiranës, jashtë ambasadës së BE-së, kërkojnë që të mos eci procesi i integrimit nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të mbështetura në objektiva fantazmë".
Shikoni tragjikomedinë. Shqiptarët si zoti Idrizi dhe partitë shqiptarë si PDI apo PDU qenkan kundër integrimit europian të Shqipërisë kurse shovinistët gjenocidistë grekë dhe mercenarët e tipit Dule e duan integrimin europian të Shipqërisë!?. Kjo është e padurueshme dhe e pabesueshme njëkohësisht.
Vangjel Dule dhe mercenarët e tjerë të shovinizmit grek flasin me kaq arogancë në mes të Tiranës shqiptare pasi nga zyrat e tyre i shikojnë antenat e AMC dhe Vodafone që udhëhiqen nga grekë etnikë në mes të Shqipërisë duke u pirë gjakun shqiptarëve dhe duke i transferuar fitimet e tyre maramendëse në shtetin e tyre amë në mënyrë që ky të ketë në dispozicion akoma më shumë asete financiare në luftën e tij të çmendur kundër Shqipërisë. Vangjel Dule e ka guximin e pabesueshëm të flasë kështu nga foltorja e Kuvendit Popullor të Shqipërisë pasi në zyrat e veta e ndjen aromën e naftës së Mamid-oil, Evr-oil e kompanive tjera greke të naftës që kanë vendosur monopol në tregun shqiptar të karburanteve. Ai bashkë me sojin dhe sorollopin e tij, flasin me kaq neveri kundër çdo gjëje shqiptare në mes të Tiranës pasi nga dritaret e zyrës së tij i shohin reklamat e bankave greke që kanë pushtuar tregun shqiptar të financave ndër vite, me lejen dhe me dijen e qeverive të ndryshme të korruptuara “shqiptare”. Vangjel Dule flet kështu ngaqë ekonomia shqiptare akoma nuk del dot nga statusi i të qenit shtojcë apo aneks i ekonomisë më të fuqishme greke. Ai flet kështu pasi e di se qeveria shqiptare do të mbyllë gojën dhe nuk do ta thirë në përgjegjësi edhe shkaku i 800.000 mijë emigrantëve shqiptarë në Greqi të cilët janë gati të ndryshojnë krejtësisht me emra e mbiemra vetëm e vetëm të sigurojnë ekzistencën e tyre të cilën nuk është në gjendje tua sigurojë shteti i tyre amë.
Dulja dhe dullosët e tjerë flasin kështu pasi e dinë se Republika e Shqipërisë ndodhet në një moment jashtëzakonisht delikat në rrugën e gjatë e të mundimshme drejt integrimit europian, ku mes tjerash i duhet edhe vota e një anëtari tashmë të konsoliduar të BE-së si Greqia. Dulja flet kështu ngaqë nga zyra e tij sheh të ngrihet lartë në qiellin shqiptar të Tiranës katedralja e madhe gjoja ortodokse prej betoni me ngjyrën kombëtare greke bardhë e blu, në fakt simbol i pushtimit të ortodoksisë së mirëfilltë shqiptare nga terroristët monarko-fashistë grekë, të udhëhequr nga shovinisti me gradë koloneli e me velladon të zi prifti të tipit Janullatos e kompani. Dulja flet gjithë krenari antishqiptare raciste kur sheh fëmijët e vegjël shqiptarë të çoroditen dhe të asimilohen në mes të Tiranës në “shkolla private” të tipit Arsakeikos ose Omiros që mund të jenë gjithçka vetëm shkolla për edukimin e fëmijëve shqiptarë nuk janë dhe nuk mund të jenë.
Dule dhe pakurizorrët e tjerë flasin me një fjalor të tillë denigrues e racist antishqiptar në mes të 1 milion shqiptarëve të Tiranës duke i pasur parasysh këto fakte tragjike që i numëruam dhe shumë të tjera që nuk i përmendëm fare.
Nga ana tjetër, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri të PDU duhen përgëzuar për reagimin e tyre të kulturuar dhe qytetar që bënë atë ditë në parlamentin shqiptar. Përgëzime për punë e tij të sinqertë në drejtim të mbrojtjes së çështjes kombëtare meriton edhe z.Tahir Muhedini nga PDI. Ata për momentin duken si zëra të vetmuar në shkretëtirën e politikës së sotme shqiptare e cila është stepur krejtësisht nga frika greke dhe ka mbyllur gojën me kyç që se hap dot. Por gjërat nuk mund të mbeten kështu përjetësisht pasi e drejta është në anën e shqiptarëve dhe forca e së drejtës është duke triumfuar në shkallë globale kundër të drejtës së forcës.
Shikuar historikisht Çamëria ka qenë një krahinë shqiptare e banuar në masë dërmuese nga shqiptarë etnikë.(Për përqindjet e sakta etnike në këtë krahinë shqiptare mes tjerash shih në Koço Danaj, “Platforma e Shqipërisë natyrale”, apo edhe Kasëm Biçoku, “Falangat që rezikojë kombin shqiptar”, “Rikthim në Çamëri”, nga Arben Kondi, si dhe shumë vepra tjera). Një kontribut në drejtim të demaskimit të pseudohistorive të falsifikuara greke janë edhe shkrimet shumë interesante të Pëllumb Xhufit, Sherif Delvinës, Gjovalin Shkurtaj, Eqrem Çabejt, Kristo Frashërit, Beqir Metës e shumë shkencëtarëve të tjerë të mëdhenj të cilët në mënyrë shumë shkencore e heqin madje edhe bazën e pretendimit të remë për vetë ekzistencën e ndonjë minoriteti grek në Shqipëri. Megjithatë, dhënia e pensioneve asimiluese si dhe incentivave të ndryshme sociale ka rezultuar në krijimin nga hiçi dhe mbajtjen artificiale të një të a.q “komuniteti greqishtfolës” i cili ekziston në Shqipëri në përmasat nga 20 deri në 35 mijë frymë. Nga radhët e këtyre gjoja minoritarëve rekrutohen Dulet, Bollanot e Kserët që duan ti vënë kazmën vendit të tyre, shtetit të tyre, vetë atdheut të tyre që e mohojnë kaq paturpësisht. Nga radhët e këtyre servilëve dalin personat që në mënyrë publike në Kuvendin Popullor shqiptar marin guximin të mohojnë vuajtjet biblike, gjenocidin grek si dhe vetë ekzistencën e pjesës më të martirizuar të kombit shqiptar - popullsisë martire dhe heroike shqiptare çame.
Por koha është duke punuar për shqiptarët dhe kundër padrejtësive historike apo atyre që ndodhin sot e kësaj dite. Fuqizimi i përgjithshëm i shtetit tonë amë Republikës së Shqipërisë, pavarësimi i Republikës së Kosovës dhe faktorizimi gjithnjë e më i shprehur i shqiptarëve në IRJM është duke e ngushtuar hapësirën e veprimit të shovinizmit grek në territoret shqiptare në Ballkan. Ngushtimi i kësaj hapësire është në proporcion të drejtë me rënien e guximit të Dules, Kserës, Bollanos dhe ordinarëve të tjerë në hapësirat etnike tonat. Zëri i Dules dhe mercenarëve të tjerë do të vijë gjithnjë duke u shteruar dhe duke humbur në hiçin agjenturor prej nga dolën. Zëri i shqiptarëve të vërtetë dhe i partive shqiptare si PDI e PDU do të vijë duke u etabluar gjithnjë e më fuqishëm në politikën shqiptare ashtu siç e meriton në një vend demokratik europian.


(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora