E shtune, 20.04.2024, 12:15 AM (GMT+1)

Faleminderit

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur (I)

E enjte, 11.09.2008, 08:00 PM


Azem Hajdari
Nga Agim Doci

Te ulesh para letres se bardhe e te shkruash per Azem Shpend Hajdarin Heroin e Demokracise Shqiptare, eshte teper e veshtire. Jo ngase jeta e tij 35 vjecare eshte e mbushur plot, si personazhet e legjendave, por sepse Azemin e duan te gjithe shqiptaret padallim. Ndokush me te drejte mund te shprehet: sa pak, teper pak, po shkruani, per ate trim atdhetar. Keni te drejte! Por ne kujtesen kombetare, Azem Hajdari, do jetoje gjithmone. Azemi ishte nje mjeshter i madh i fitimit te zemrave te njerezve te thjeshte. Entuziazmi i njerezve nga jugu ne veri, ne ato kohe te trazuara e te permbysjeve te medha, sapo merrnin vesh se ka mberritur Azem Hajdari, mbushnin sheshet, rruget duke brohoritur "Azem! Azem! Ti je bota!"

Azem Hajdari do te mbahet mend si i vetmi politikan shqiptar, qe e donte aq shume Kosoven, derisa flijoi jeten e vet. Ishte mik personal i burrit te madh Ibrahim Rugova.

Azemi do mbetet, setoku me studentet e tjere te dhjetorit ,90 te, si varrmihes i diktatures. Mesazhet e tij, sa origjinale, aq dhe atdhedashese, do rrezatojne perhere tek cdo njeri, qe e meriton emrin patriot. Brezave te ardhshem te politikaneve shqiptare, lé t'u sherbej qartesia e Azemit, si pike referimi, per te dashur me shume atdheun sesa karriget e pushtetit! Ishte tribun i vertete.

Tek keto vlera, qe do t'i quaja "prone e patundshme e Azemit" do ndalem dhe padyshim do te percjell tek lexuesit portretin e tij, sa origjinal aq dhe te paarritshem.

Kisha fatin dhe nderin qe isha shoku me i ngushte i tij, per vite me radhe. Nuk e kam menduar kurre, qe do te shkruaja faqe te tera pa m'i lexuar me pare Azemi. Kurre! Kronologjikisht do respektoj faktet, vecse lexuesit do t,i lutesha te mos mendoje asnje cast, se keto kujtime, i japin vlere autorit te monografise. Vlerat i ka, vetem Azemi!

...Kujtoj gjithmone ditet dhe netet kur shkruaja kenget per Kosoven. Azemi perqendrohej i gjithi, duke me nxitur ta beja vargun me te forte apo mesazhin me te qarte per njerezit. Kishte kujtese te pazakonte per ngjarje, emra dhe bemat e trimave te asaj treve. Kujtonte Zhuj Selmanin, Qorr Iljazin, Shaban Polluzhen dhe thoshte gjithmone: Atje i kemi vorret e te pareve tane!

Azemi e njihte Kosoven dhe shpirtin atdhetar te shqiptareve te Kosoves me mire se kushdo tjeter. Sa ishte gjalle Azem Hajdari, kudo, ne tubime apo ne parlament, ne kuvende partiake apo takime elektorale e mbyllte fjalimin me thirrjet "Rrofte Kosova!" "Rrofte Flamuri!" "Rrofte presidenti Rugova!"

Kur ne ato vite te fillimeve te levizjeve studentore dhe me pas, sa here qellonte t'i tregoja poezite qe kisha shkruar futej i teri ne permbajtjen e tyre dhe pyeste kush do ta kendoje? Bente verejtje dhe habitesha se sa i sakte ishte ne verejtjet e tij edhe per vargun poetik.

Kur shkrova kenget per Isuf Gervallen, Kadri Zeken dhe Bardhoshin, apo per Enver Hadrin, per lfet Homollin apo Nasemi Helshanin, kengen per pajtimet e gjakut "Prite Anton Ceten" apo kur shkrova kengen per simbolin e qendreses Adem Demacin "Ban gajret Adem Demaci", e cila u be me pas, gati gati si himn, gezohej si femija. I ndritnin syte dhe behej me flete prej gezimit. Ai ishte njeriu me dashamires i kenges shqiptare. Ishte lexuesi i pare i krijimeve te mija dhe njiherit redaktori me i "pameshirshem" i vargjeve qe sipas tij u vinte era realizem socialist.

Me ngarkoi detyre imperative te shkruaj himnin e ushtrise clirimtare te Kosoves. Kur perfundova "Marrshi i UCK se" kenduar mjeshterisht nga Arif Vladi dhe "A vritet pafajesia" nga Leonora Jakupi, Azemi ishte i pari qe deklaroi se pranvera e vitit 1999 do te jete pranvera e lirise! I doli fjala!

Ishte miku dhe mbrojtesi me i madh i njerezve te artit. Por ja, qe jeta eshte e padrejte dhe fati e mori nga gjiri yne pabesisht.

Per ta sjelle tek njerezit sa me te vertete dhe sa me te plote, me shume dhimbje, shfletoj nga kujtesa ime, nga ditari personal dhe kujtimet e miqve te tjera ngjarje, momente dhe fakte qe i jetova prane trimit, atdhetarit, politikanit dhe njeriut simbol Azem Shpend Hajdari.

Pa i redaktuar dhe pa zbukuruar asgje, po i rreshtoj ne kete monografi. E verteta, jo gjithmone eshte e embel, perkundrazi, dikujt i vjen e idhet e perpiqet ta fshehe. Me kete "arme", me armen e se vertetes luftoj dhe u perpoq Azemi, te beje vend per veten dhe per idealin e tij. Duke e mbrojtur te verteten e duke qene oponent i saj, Azemi "pagoi" cmim te larte, jo vetem perballe kundershtareve te vet, por edhe brenda PD se, ku ay kishte nenshkrimin e themeluesit ne krye te demokrateve. Azemi ishte teper i lidhur me elektoratin, i cili e zgjodhi 4 here Deputet.

Ne, shqiptaret, kur "vishemi " sadopak me pushtet shperfytyrohemi. Mania e madheshtise dhe fryma e kapardisjes "me dashje apo pa dashje", cenon personalitetin e liderit dhe karizmen tek populli. Tjeter ishte Azemi. Dora dashamirese e tij, shtrihej pa hile kur takonte te njohur e te panjohur. Zemergjeresia e tij nuk ka te krahasuar.

Azemi nuk ishte njeri i pozave dhe salltaneteve. Gezohej si femija kur i zgjidhte hallin dikujt. Ishte miku dhe mbeshtetesi me ngrohte i ushtarakeve dhe punonjesve te policise e strukturave te rendit. Me nje zgjuarsi natyrore dhe intuite si askush, dilte ne breg edhe kur te tjeret mbyteshin ne nje filxhan uji. Azemi ishte shoku me i mire dhe miku me i afert i te gjithe intelektualeve, pavaresisht nga idete. Dinte t'i nderonte ata dhe ishte teper tolerant ne diskutimet qe benim. Shpeshhere, me ate te qeshuren e tij te sinqerte, ne tavolinat miqesore ku diskutohej per te gjitha temat jetesore, qender graviteti behej Azemi. Perhere e dinim qe ai do "leshonte ndonji tulle" por nuk e parashikonim se kujt do t'i binte kokes. Teper i sinqerte, deklaronte: "Ju dua shume, bile jua kam lakmi per gjuhet e huaja qe zoteroni! ...Por keto vlera e thesare qe zoteroni, derdhini ne "Banken e Shqiptarise dhe te Demokracise." Kjo ishte teper e sinqerte. Kujtoj ne nje rast me disa te huaj, gjuhen e te cileve Azemi betohej se nuk e dinte, sapo ata u larguan tha: "Keta, na e kane me hile !..."

Dhe me te vertete, e gjithe biseda zhvillohej midis nesh dhe te huajve franceze me nerv. Te huajt teper djallzore, na kritikonin qe kishim mbetur "prapa botes"... Azemi atbot, shprehu ne menyren qe vetem atij i rrinte hijshem kur i prekej krenaria kometare fjaline: "Po keta denglaxhi a nuk e dine se dhe tunelet me bashkue Europen ia ka hape inxhinieri shqiptar prej Shkodre Karlo Gega!?..."

Te gjitha mbresat per Azemin, mbi te gjitha si nje njeri qe respektonte kodet morale shqiptare, me shtyne, qe te nis nje monografi per te pazevendesueshmin Azem Shpend Hajdarin.

Kam paSur qindra pyetje nga te gjithe shoket dhe dashamiret kur do shkruash per Azemin? E verteta eshte se nuk e kisha te lehte, e sinqerisht malli per te, mungesa e tij me trishton cdo dite, cdo ore, cdo cast. As dora nuk me bindet. Shpirti i plagosur i yni, qe Azemi na donte aq shume, ndoshta duke shkruar dicka, mund te gjej melhemin e plages qe mban daten 12 shtator 1998...!

Te vertetat e rreshtuara sipas kendveshtrimit tim te sinqerte, plotesojne figuren e njeriut Azem. Ky trim fizikisht mungon ne radhe te pare tek familja e tij, qe Azemi e adhuronte, mungon tek shoket e miqte e tij, qe Azemi i respektonte, por shpirterisht eshte tek te gjithe, ndaj do te doja qe ta lexoni pa paramendime politike.

Per te qene i sinqerte, ngjarjet ne 10 vjecarin e fundit, pra nga dita qe u njoha me Azemin ne dhjetor 1989, ishin skajshmerisht te superpolitizuara. Sidoqofte nje lexim dhe gjykim i sinqerte nga ana e juaj, do ishte me siguri shperblimi me i mire i respektit per Azemin dhe jo per kronikanin. Nese per te madhin Gjergj Kastrioti, kronikani Marin Barleti ishte bashkekohes, une me Azemin isha bashkeudhetare.

Ay nje legjende, nje gjeneral demokracie, né aspirues dhe asgje me shume. Koha do na gjykoje dhe do na vlersoje te gjitheve...

Takimi i pare me Azemin

Ishte fundi i vitit 1989. Regjisorja e talentuar e RTSH se, Vera Grabocka vjen dhe me kerkon ne Kombinatin e drurit "Misto Mame" Tirane, ku punoja si k/inxhinier elektrik. Ftesen e saj, per te qene kryetar i Jurise Popullore ne Naten Finale te Festivalit te Interpretimit te Kenges Popullore Shqipetare qe organizohej nga Vera dhe RTSH ja, iu pergjigja me shume kenaqesi. Yjet e artit shqiptar si Parashqevi Simaku, Merita Halili, Bujar Qamili, Fatma Zyberi, vellezerve Zena te Elbasanit, Zeliha Sina, Bashkim Alibalit, Irma Libohoves, Valdete Hoxha, Petrit Lulo, Kleopatra Skarco dhe plot te tjere, qe u kerkoj ndjese per mospermendje emri, po u "rrezikonte" cmimin e pare nje talent i rralle Eli Fara.

Nuk ishte dritherima e zerit te saj magjepes qe po cudiste artdashesin, sesa tematika njerezore e kengeve qe solli Eli Fara ne "ringun" e ketij takimi madheshtor. Mbasi befasoi publikun ne fetivalin folklorik te Gjirokastres, nje vit me pare, pra ne vitin 1988, duke mos kenduar asnje kenge politike te realizmit socialist, Eli Fara solli nje perle te muzikologjise shqiptare nga trevat e Korces. Kengen e "Qeraxhiut".

Nga 550 votat e "jurise popullore", Eli Fara mori shumicen absolute, duke merituar vendin e pare. Drejtuesia e talentuar e Festivalit Silvana Brace, kur dha vendimin e Jurise Vend te Pare me "Kengen e kurbetit", e merr interpretuesja Eli Fara nga Korca,salla shpertheu ne duartrokitje te zjarrta. Sidomos galeria e Akademise se Arteve qe ushtonte nga thirrjet e spektatoreve me te sinqerte te atij spektakli studentet universitare. Si kryetar jurie dhashe maksimumin qe Eli te merrte ate qe meritonte. Nuk e harroj kurre qe dhe nje tjeter yll i skenes shqiptare Tinka Kurti, si anetare jurie e dha voten publikisht per Eli Faren. Ne ate atmosfee te paharrueshme, me afrohet nje student me nje xhakovente te zeze meshini qe vezullonte nga shkelqimi. Kjo "xhakovente e zeze", do tmerronte nje vit me vone, ne dhjetor te vitit 1990 edhe Ramiz Aline. Ishte Azem Hajdari.

"A ban me te dhane doren more burre, foli ky student qe u be legjende per mposhtjen e diktatures. Qenke shqiptar qebesa, Eli dhe kanga e saj e meritonin vendin e pare! Shume shpejt, kjo plage e varferise tipike shqiptare do mahiset prap!... Hajt se do takohemi bashke ne ndonji rast tjeter. Do kemi shume pune perpara me e ba Shqipnine sic duhet !...Do te vije dita me e terhjeke zhag ate qoftelargun qe ka rrejte baben tand dhe baben tem!....."

Kaq tha studenti i fakultetit juridik Azemi, dhe zbriti shkalleve teposhte. Ate nate dhe shume net te tjera, mendimi e dyshimi, se mos ishte ndonji provokator, me la pa gjume. Isha i tmerruar nga guximi dhe kurajua e atij djaloshi plot temperament. Jo vetem per nga mesazhi, por dhe nga siguria sesi e shprehu fjaline studenti Azem, haje infarkt miokardi! Me kete fakt te thjeshte, desha te bej te ditur per gjithkend, se nuk ishte rastesi dalja ne krye te skenes politike e studentit tropojan Azem Shpend Hajdari. Ishin bindjet atdhetare dhe bindjet antikomuniste te tija, qe e thirren ne "ringun politik" fill mbas nje vitit. Vitet qe pasuan dhe kur miqesia me ate, u be e pandare, Azemi e perseriste vazhdimisht: "Nese PPSH ja na rrejti dhe mashtroi prindet tane, te mos lejojme qe keto partite qe dolen ne pluralizem, te na rrejne dhe femijte tane. Mallkim per né, nese do ecim ne gjurmet e asaj partie komuniste qe shkatrroj psiqiken shqiptare!..."

Kuvendi i Kacanikut dhe turpi i ngjarjes se ambasadave korrik 1990

Viti 1990, pati intensitet te paimagjinueshem ngjarjesh. Ne mars te atij vitit familjarisht ndodhesha ne Shkoder. Fejohej nje nga shoket tane. Nena e tij na tha: mos dilni sot ne Pjace! (keshtu e quajne shkodranet qendren e ketij qyteti). Vjen era mish dhije!...

Isha lindur dhe rritur ne Shkoder, ndaj kur qytetit i rrihte pulsi fort, nuk kishim munguar ndonjihere. E pse te mungonim ate dite? Ded Kasneci me djem te tjere si Zef Gjoni e Nikolin Thana qe nuk u "dilte kush ne beleg", ishin organizatoret e asaj ngjarje qe kalendari politik e quan "demonstrata e heshtur" per te hequr statujen e Stalinit.

Shkodra djep i atdhetarise, i kultures dhe demokracise shqiptare, ate dite ishte teper e shqetesuar. Peshperitej qe diten e shtune, me nje gezim te vecante, qe "te dielen patjeter me dale ne pjace, do kemi film pa za!". Pak vete e dinin, por e gjithe Shkodra doli ne shesh!

Dikush tentoi te kendonte "mori Shkoder moj mizore, shume na u duke e pak na dole!" Dikush iu germush: praj idiot! Heshtja mbuloi pjacen. Shkembeheshin vetem veshtrime urrejtjesh midis "atyne" dhe nesh. Por qellimit iu arrit! U be demonstrata e heshtur perpara bustit te J.V.Stalinit. Sa absurde! Vendlindja e ketij kryekrimineli komunist rus Gjeorgjia e kishte zhgulur qe ne vitet 1966 monumentin e Xhugashvilit Stalin, ndersa Shkodra antikomuniste me themel, duhej ta mbante ne shesh(!) Ky vrases prototip i demokracise njerezore nuk kishte bust as ne sheshin e Erevanit. Shkodra vendlindja e burrave me te shquar te kombit shqiptar, si At Fishta, Oso Kuka, Gurakuqit, Mjedes, Prenushit, Koliqit, Dom Ndoc Nikajt, Tringe Smajles, Nores se Kelmendit, Zef Jubanit, Arshi Pipes, Shkodra e te pares kryengritje antikomuniste te Postrribes ne vitin 1946, duhej ta bante endé ne mes te qytetit Josifin e Rusise(!).

"Boll ma, thoshin shkodranet, boll na qelbi vendin ky hundelesh!"

Djemte e Shkodres loce e mbajne mend ate dite sesi u rrahen, u burgosen dhe u terhoqen zvarre nga policia e Ramiz Alise.

Vera e nxehte e atij vitit solli nje tjeter ngjarje. Ajo ishte c,ishte! Zorra e trashe e regjimit komunist u shqye, kolonat e policise, forcat e ushtrise me lopata xhenjere neper duar, sikur po prisnin ceremonialin e varrimit te frikes! Po, po! Ato dite ne Tirane u vra frika! Une e kam quajtur, plasi temthi!...

Korriku i vitit 1990, kur njerezit shqyen kangjellat e rrezuan muret e legatave te huaja opinioni boteror u njoh me trimerine politike te vellezerve tane ne Kosove. Ate dite si nje mallkim ndodhi qe shqiptaret, te mos i linin radhe njeri tjetrit per te zgjidhur roberine.

Kur vellezerit tane te Kosoves u mblodhen ilegalisht dhe bene parlamentin e tyre qe morri emrin e Kuvendit te Kacanikut, ne Tirane ngjau hataja me ambasadat. Kosova ishte ne qender te vemendjes te Europes per kerkesat e saja konstitucionale veteqeverisese. Kur pikerisht me 2 korrik 1990, nje dore teper djallzore, qe doli nga kulisat e sigurimit te shtetit dhe mendja diabolike e KQPPSH se, organizoj pabesisht ate "termet". Kalendari historik e ka quajtur "ngjarja e ambasadave" ! Ndersa Azemi e quajti levizje te mbrapshte, se thyerja e ambasadave mund te behej dhe me 5 korrik! Ngulte kembe Azemi se kjo u be vetem per injoruar ate ngjarje sa madhore aq dhe delikate Parlamentin e Kacanikut !

Europa e harroi Kosoven!

Ajo qe ngjau me ambasadat ne Tirane, i vinte sipas oreksit edhe kojshive tane serbo greke, qe ne te gjitha kohrat Shqiperine e deshironin te destabilizuar. Me 11 korrik "Jakomoni komunist Xh. Gjoni" me metodat e tufezimit me force, mblodhi kolektivat punonjese te Tiranes ne sheshin "Skenderbej", ku mbajten fjalime patetike K.Blushi e tellalle te tjere te zhganit antishqiptare qe nuk ishin gje tjeter vecse kucovllehet dhe ortodokset qe ne vitin 1997 do merrnin pushtetin me puc dhe me pushke. Nuk thane oratoret e atij tubimi as edhe nje fjale per Kuvendin e Kacanikut. Ndersa sot ne parlamentin vampir te kallashnikovit, marrin pozat e "atdhetareve qe u digjet xhani per lirine e Kosoves"! Sa fytyreforte jane, e sa shpejt harrojne shqiptaret se me ke kane te bejne!

Nejse! Kthehemi atje ku ishim... ne korrik 1990.

Opinioni boteror tani duhej te merrej me skandalin e ambasadave(!) Kosova perseri duhej lene ne harrim. Megjithate, atyre djemve qe trimeruan duke thyer kangjellat e legatave te huaja, duhet t,ua dime per ndere gjithe jeten. Ishin ata te paret, qe i dhane nje goditje teposhte PPSH se! Mesa duket, fati yne precipitoi ashtu, dhe hajt, le ta gjykoje e nesermja!

Keto pika kulmore, ishin vlaga e fjalimeve te Azemit ne ngjarjet e dhjetorit 1990, qe mban emrin e tij dhe cilesohet nga historia si dhjetori i revolucionit demokratik te vertete shqiptar. Ato dite kur trimeria, guximi dhe kushtrimi studentor: "Poshte Komunizmi!" kishin ne balle djaloshin malesor Azem Hajdari, shume prej nesh, rrinim "nen furka te grave".

Ishte 6 dhjetor 1990.

Duke u kthyer nga kafeneja e Hotel "Dajti", ku "qanim" hallet e kombit ulur ne kolltuket e ish "Kursalit" fashist, ku 50 vite rresht nuk guxonte te futej kembe shqiptari i propozova nje intelektual te shq(u)yer qe ne 5 vjetet e qeverisjes se Berishes, i futi te dy duart ne mjaltin e postit qe mbajti, te benim nje vizite tek shtepia e Prof.H. Beqja. Me kishte pelqyer ky sociolog socialist, jo vetem per disa shkrime te guximshme ne "ZP", por edhe se ne takimin me studentet ate dhjetor nuk ishte pritur me shume fershellima. Kisha dhe nje "fature te palikuiduar" me profesor Hamitin, ngaqe me 5 maj 1989, nje shkrim i tij, perpak sa nuk me futi nja 9 vjet ne burg!... Isha shprehur te nesermen e fjalimit te R.Alise qe e kishte mbajtur me rastin e marrjes se cmimit te pare nga FAO ja, si populli me i ushqyer ne bote (!) "perse nuk lexojme Hamit Beqen qe shkruan per edukaten seksuale, se po na e fusin anetaret e partise neve qe jemi te paparti, se te lexojme Ramizin qe flet per stomakun bosh te shqiptareve ?! Shqiptaret mendojne me stomak dhe jo me tru!.."

Ne shtepine e Hamit Beqes, fatbardhesisht ia behu nje delegacion i Komisionit Nismetar per themelimin e PD se. I pari u fut gjithe emocion Azemi e mbas tij mbaj mend Imamin, Pashkon, dy djem malesore Ndue Lugja (mirditas) dhe Tefalin Malshyti (dukagjinas).

"Partine Demokratike, tha Azemi, duhet ta drejtojne intelektualet, lexojeni programin e shkurter te saj dhe ejani ne krye te saj! Merrni frenat ne dore per hater te Shqipnise, te Kosoves dhe femijeve tane, se na kane ike te gjithe trenat. Dikur do na mallkojne, po nuk e muaren ne dore intelektualet atdhetare dhe te afte! Nuk drejtohet partia vetem me rini. Kemi nevoje per pjekurine dhe lluksin tuaj intelektual !...ka ikur koha e Shefqet Pecrave..."

Mire e kishte Azemi, po me ke po fliste? Me qyqanet dhe tucmanet.

E lexuam me radhe programin e shkurter te PD se, qe dikush ishte shkruar me shkrim korsiv dore. Prof. H. Beqa, mbasi e lexoi me shume vemendje, ofshani dhe u tha: "Degjoni djema te mbare! Sa te jem gjalle, nuk do dal kunder ketij programi! Po une jam komunist! Une, kam partine teme! Tash jam plak..., e persa nuk e tradhetova atehere kur duhej "tradhtuar", bile isha dhe djale i ri e ma mbante shpinda, tashti e kam te veshtire me tradhtu partine e gruan! Nuk kam moshe me ike prej tyne. Asht marri! Por kundra nuk u dal!..." Ai intelektuali "i mjaltit" deklaroi: une nuk kam nder mend me u marre me politike, po do merrem me shkence (!) Kur deshti te merrej me politike se dikush e urdheroj, komisioni i "virgjerise" e nxorri pak spiun(!) Nejse, nuk ishte i vetmi ky, pati plot dhe ka plot te tille.

Sidomos te federuar neper fondacione dhe shoqata "joqeveritare".

Nje shkodran, qe ishte mik i prof. H. Beqes, i rregjuar dhe i mplakur me shume sesa vitet qe kishte ne kurriz, as nuk i preku letrat, por deklaroi duke iu dridhur zeri sinqerisht: "Me falni more djem, po mua nuk ma mban! Hala nuk me ka dale frika prej barkut! Kam ba 12 vjet burg per nje fjale goje! Ma quajten agjitacion propogande, se thashe "po me shkon femija dam per nje gote tambel", e jo me u marre me politike!..."

...Ndersa une, duke qene gjithe jeten "suo generis", mbasi e lexova, u bana vec dy pyetje. Tekstualisht: A jeni parti legale apo ilegale?!

Imami m'u pergjigj:

Presim keto dite te marrim nga Ministria e Drejtesise lejen!.

Aha!?... ia ktheva une, nuk kam pune me parti ilegale, se e ha si Qemal Stafa kur Partia Komuniste Shqiptare ishte ne ilegalitet! Po a keni vetura? i pyeta me qesendi. Azemi, qe po duronte si shume m,u drejtua:

Kam respekt per ty, j pse je malesor por si patriot qe e don atdheun. Ne, nuk kemi asnje makine! Po do vine punet e mira kur te bahet Shqipnia me marre fryme lirisht prej kesaj fare te keqe te sllavo komunistave!

Aaa, te lutem i thashe, mua me duhen dy vetura!

Perse dy? vazhdoi "kungulleshken" Imami.

Nese me mbushet mendja me ardhe ne partine tuaj, i fola, do vij direkt Anetar i Byrose Politike, keshtu qe nje veture me duhet per mua, ndersa tjetra per gruan time!

Azemi, vuri buzen ne gaz dhe duke u cuar, ma dha pergjigjen qe meritoja!

Kohen e politbyrove asht kah e merr dreqi shume shpejt, po kam kujtue se je nje fare shqiptari. A e mban mend para nji vitit ne Festival kur te thashe se do kemi shume pune per ta ba mire Shqipnine!

Nuk e deshta me veten. Kisha bere nje alamet autogoli qe kurr s,do e harroj. M,u kujtuan disa vargje te nje kenge kacake: "Shqiperi moj kucke, na bere verem! Te dinim me burra, na dole xhehnem..."

Ata dolen prej andej "pa shtuar radhet e partise" me pseudointelektuale si puna e jone qe po pinim raki, se Shqiperia i kishte punet "per fije". Une gjithe jeten do e kem peng moskurajon time qe sot me ben te skuqem para idealit te Azem Hajdarit, dhe atyre demokrateve qe dhane edhe jeten keto vitet e fundit.

U zgjata ndoshta pak, ashtu sic e kemi né shqiptaret me sindromin "A doni me per Belulin? ", vecse besojeni, keto fakte flasin qarte se kush ishte Azemi, e kush ishim ne. Sa te vegjel ishim né,ne raport me Azemin dhe me trimerine e tij. Me pas kur PD ja erdhi ne pushtet, iu qasem dhe né duke i "rene qylit". Por sa te jemi gjalle, do t'i rrime besnike idealit te tij! Kurre nuk eshte vone te korrigjosh veten dhe te shlyesh detyrimet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora