E enjte, 25.04.2024, 05:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Dielli në atdhe të ngroh më shumë dhe të fal buzëqeshje mirësie

E enjte, 11.10.2007, 01:42 PM


Intervistoi: Albert Zholi

Ton Kollozi - Fier

Albert Zholi
Për një jetë më të mirë kanë marrë rrugën e malit. Rrugën e padittur ndoshta dhe të një gremine. Dhe tashmë pas shumë vitesh dashuria për atdheun ka marrë përmasat e dashurisë për nënën. Këto dy dashuri janë të njehsuar në një tek Toni ashtu si tek shumë emigrantë shqiptarë.

-Sa vjet keni në Greqi ?
-9 vjet. Kam ikur nga mali. Nga Konispoli. Ishte viti 1997. Udhëtuam më një udhërrëfyes të cilin e paguam. Udhëtuam dy ditë deri në Anti Rio. Aty ndënjëm ca orë derisa udhërrëfyesit takuan njerëzit e tyre, Athere nuk ishte ndërtuar ura. Duhej kujdes në lëvizje. Hypëm në një kamion dhe mbërritëm në mbrëmje në Athinë. Aty na priste një njeriu im. Kushim fat. Rruga na priu për mbarë.

-Sa vjec ishe athere ?
-isha 19 vjec. Prindërit nuk donin të më lënin. Bëra shumë luftë, Ditën që u kargova ata nuk e besoinin. Isha pa punë. Shkollën nuk mund ta vazhdoja. Ishim dy shokë nga i njëti fshat si dhe disa nga qyteti i Fierit. Athëere ishte në e lëhtë për të lëvizur.

-Ku u vednostë kur shkuat?
-Në Thiva. Aty ishte vendosur dhe i afërmi im.

-Thiva ka shumë arvanitas. A flisni shqip me ta ?
-Po. Unë nuk kisha shumë njohuri për arvanitasit. Kur ndonjëri më fliste ship habitesdha. Flasin një shipe të vjetër por të bukur. Pastaj i afrëmi im filloi të më flasë për ta. Ai dinte shumë për ta. Kishte lexuar dhe një libër për historinë e tyre. Por me thënë të drejtën ata më thoshin se nuk janë shqipatrë dhe në shumë raste tregoheshin indiferentë. Por tani pas kaq vjetësh kam shoqëri me ta. Disa të rinj më pyesin me kureshtje për Shqipërinë. U vjen cudi që flasim të nëjtën gjuhë.

-Cfarë pune keni bërë dhe bëni?
-Unë punoj hekurkthyes. Eshtë një punë e vështirë por që nuk të lë pa punë. Shumë herë punoj dhe të dielat. Në fillim pa ja marrë mirë dorën punës nui më paguanin mirë. Më shihnin dhe me nënfleftësim. Pastaj ndryshoi puna. E mora zanatin shumë shpejt. E vodha do të thoshja se mastora grek nuk ma jepte. Pa i bërë qejfin vetes mund të them se pas 7 muajsh isha bërë mjeshtër. Mastora grek u habit. Filluan të më mërrnin në punë edhe pa mastoran. Kështu ershi rroga në rritje, Por kjo punë më ndihmoi shumë për legalizimin. E pata të lehtë legalizimin pasi në punë isha dhe vazhdoj të jem me sigurime shoqërore, ensima.

-Pra nga zanati nuk ke pasur asnjë njohur në Shqipëri?
-Jo. Isha i vogël për zanat. Sapo i kisha mbushur 18 vjec.

-A jeni anëtar i ndonjë shoqate shqiptare në Greqi ?
-Po jam anëtar prej 3 vjetësh i bashkimit të Soqatave Shqiptare me qendër në Athinë. Për mua është një nismë e mirë e drejtuesve të kësaj shoqate për organizimin e emigrantëve. Mbledhjen e tyre, disktutimin për legalizimin, organizime festash me rastin e 28-29 nëntorit, etj...në shoqat ndjehesh mirë se takon shqiptar nga cdo krahnë si dhe merr informacione të ndryshme. Por mbi të gjitha bëjmë dhe demostrata kundër racizmit dhe në mbojtje të të drejtave tona.

-Në Athinë ka shumë shoqata të tjera përvec tuajës. Si shkojnë këto shoqata. A kanë harmoni ?
-Nuk e di sepse nuk jam në forume drejtuese. Por me sa kam dëgjuar kanë inate dhe mërira me njëri tjetrin. Kjo nuk është në të mirë tonën.

-Kishit kohë pa ardhur në Shqipëri
-Po Mbi 3 vjet

-Si tu duk Shqipëria tani?
-eshtë rregulluar. Ka ndryshime të dukshme. Rrugët më të mira, ndërtime të reja dhe të bukura, bile mund të them më të mira se në Greqi.

-Kur ka qën dita më e keqe për ju si emigrant?
-Kur kapën një shokun tim që kishte dy vjet që kishte ardhur në Greqi dhe e dërguan në Shqipëri. Nuk kishte asnjë dokument. Sa keq më erdhi. Ishte keq nga gjendja ekonomike. Nuk kisha mundësi ta ndihmoja. E kisha marrë disa herë në punë.

-Po dita më e gëzuar.
-Kur mora letart pra vërtetimin për Kartën Jeshile para tre vjetësh. Menjëherë erdha në atdhe. Më kishte marrë shumë malli.

-A keni shok grek ?
-Po kam tre shokë. Në darka dalim bashkë. Nuk kemi dallim.

-Po racizëm a ka në Thiva?
-Pak a shumë, por jo si në fshatrat dhe qytete e tjera. Këtu janë më të komunikueshëm dhe racistët janë tepër të paktë.

-Këtë verë erdhe për pushime në atdhe. U kënaqët?
-Sigurisht. Por njëkohësisht u martova. Tani jam në përpjekje për të marrë nusen në Greqi. Duhen shumë dokumenta.

-Do të ktheni ndonjë ditë në Shqipëri?
-Të ardhmen e familjes time e shoh në atdheun tim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora