E premte, 29.03.2024, 10:29 AM (GMT)

Kulturë

Dita e Kolombit, çmim për artisten me origjinë shqiptare

E premte, 12.10.2007, 05:24 PM


BEQIR SINA, NJU-JORK

Kara ka marrë çmimin si kompozitorja më e mirë e vitit në muzikën “Pop”. E nderuar me "Honores", bija e kongresmenit me origjinë shqiptare, Kara, kur ishte 12 vjeçe, një çerek shekulli më parë, u ngjit në skenën e sallës luksoze të Grand Ballroom të Hotel “Waldorf Astoria” në Manhattan NY, dhe këndoi në Ditën e Festës së Kolombit.

Më 13 nëntor DioGuradi "vë fatin në provë" me diskun e ri ”Taking chances”. Me muzikë të saj, këngët të kënduara nga Celine Dion pritet të jenë një sukses, pas suksesit të Karas me Faith Hill dhe Christina Agiliera, Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stefani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj.

Është nga më të kërkuarat në skenën e muzikës “Pop” në SHBA dhe botë. Me 100 milionë kopje të shitura, albumet e saj u kanë dhënë famë shumë këngëtarëve që sot ndiqen nga miliona adhurues në të gjithë botën. Kara DioGuardi, e bija e kongresmenit me origjinë shqiptare Joseph J. DioGuardi, ka marrë çmimin si kompozitorja më e mirë e vitit në muzikën “Pop” mbrëmjen e së shtunës në të 63-tën "Ditë të Kolombit".

Rreth një mijë italo-amerikanë u mblodhën si çdo vit në këtë javë të parë të tetorit, në një darkë solemne nën udhëheqjen e fondacionit "Qytetarët-Kolombus", në njërin prej hoteleve më të mëdha dhe më të famshme të këtij qyteti “Waldorf-Asotria” në qendër të Manhatanit, për të festuar për të 63-tën herë "Ditën e Kolombit".

Kjo darkë madhështore kujton ditën e zbulimit të Amerikës, kur lundërtari i parë italian Kristofor Kolombi zbriti në brigjet e përtej Atlantikut, duke menduar se kishte gjetur Indinë.

Në një atmosferë festive italo-amerikanët nga të katër anët e këtij kontinenti, por edhe mysafirë të nderuar nga Italia, kremtuan me dashuri e solemnitet festën tradicionale të njohur zyrtarisht nga qeveria amerikane dhe e kthyer në një festë mbarëpopullore në SHBA: “Columbus Day” (Dita e Kolombit). Ministri i Drejtësisë së Italisë, zoti Clemente Mastella udhëhoqi kontingjentin e zyrtarëve të lartë italianë, të cilët ishin mysafirët specialë edhe në paradën e 35.000 qytetarëve të Nju-Jorkut, e cila zhvillohet prej Katedrales Snt. Patrick, në rrugën e pestë në Manhatanit deri në rrugën e 70-të para ambasadës italiane.

Në darkën solemne “Columbus Day” (Dita e Kolombit), mikpritësi i "Qytetarët-Kolombus", ka ndarë edhe çmimin special: një bust prej bronzi i Kristofor Kolmbit për ministrin e Drejtësisë së Italisë, Clemente Mastella; Kara DioGuardit, këngëtare, autore e teksteve të këngëve dhe producentes, vajzës së ish-kongresmenit njujorkez Joseph J. DioGuardi; presidentit të Ligës Qytetare; si dhe autores së programit “TV Personality”, Lidia Mattiçhio Bastianiachi, ose e quajtur ndryshe "Gruaja e parë e kuzhinës italiane".

Në vjetorin e 63-të të "Ditës së Kolombit" morën pjesë edhe kongresmeni i Nju-Jorkut, Jerald Nadler, ish-kongresmeni Bill Gllman me bashkëshorten Xhorxhia, ish-kongresmeni Joseph DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirli Cloyes, si edhe një grup veprimtarësh shqiptaro-amerikanë anëtarë të bordit të Ligës Qytetare shqiptaro–amerikane, si: Zef Balaj, Mark Gjonaj, Gjon Zadrima apo biznesmeni i suksesshëm Paulin Kolaj.

Fati "i provuar" i Kara DioGuradi

E bija e kongresmenit me origjinë shqiptare, Kara, ishte 12 vjeçe kur një çerek shekulli më parë u ngjit në skenën e sallës luksoze të Grand Ballroom të hotel “Waldorf Astoria” në Manhattan NY dhe këndoi në Ditën e Festës së Kolombit (Colombus Day). Këtë herë ajo mori çmimin "Honoree” (Nderi), që u jepet nga fondacioni qytetarëve të Kolombit. Duke shkruar për mbrëmjen e së shtunës, gazeta italiane "Oggi", kujton ballon festuese të 1983-it, kur Kara e vogël, por guximtare, këndoi gjithë zjarr dhe bëri që aktorja e madhe me famë botërore, Sofia Loren që ndodhej në sallë, të ngrihej në këmbë dhe të duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava,BRAVA! Kara, e cila ka marrë çmimin si kompozitorja më e mirë e vitit në muzikën “Pop” është nga më të kërkuarat në skenën e muzikës Pop në SHBA dhe botë. Me 100 milionë kopje të shitura albumet e saj, muzika e kësaj artisteje i ka dhënë famë shumë këngëtarëve që sot ndiqen nga miliona adhurues në të gjithë botën. ”Taking chances”(Të vësh fatin në provë) është disku i ri me muzikë të Kara DioGuardit e të kënduar nga Celine Dion që del në shitje më 13 nëntor. Suksesi është i garantuar pas sukseseve që DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Agiliera. Kara, ka bashkëpunar suksesshëm edhe me emra të tjerë, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firmën e saj të njohur "Art House Entertainment", ajo është ngjitur në 10 albumet më të shitur në SHBA.

Historia e "Colombus"

Mendohet se Kristofor Kolombi, është i pari evropian që eksploroi Amerikën që nga shekulli i 10-të, kur Vikingët kishin krijuar koloni në Newfoundland.

Kristofor Kolombi, gjenovezi eksplorues që hyri në historinë e Amerikës, këtë e bëri me ndihmën e Mbretit Ferdinand dhe Mbretëreshës Elizabetë të Spanjës. Mbreti dhe Mbretëresha ofruan ndihmën financiare përfshirë edhe tri anije: “Nina”, “Pinta” dhe “Santa Maria”. Eksploruesi italian Kristofor Kolombi mendoi se udhëhoqi një ekspeditë drejt Azisë. Në tetor 1492 Kristofor Kolombi mbërriti në Bahama duke menduar se kishte mbërritur në Azi. Pasi krijoi koloni në atë zonë, Kolombi solli në Evropë ar, erëza dhe disa nga banorët vendas. Kolombi, emri i parë që lidhet me zbulimin e kontinentit amerikan dhe që përmendet në librat e historisë të të gjithë botës, për historinë e Amerikës është një emër simbol, një emër që do të pasohej nga mijëra e mijëra pasardhës të tjerë në shekujt që do të vinin… pilgrimet më 1620, puritanët më 1630… 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora