E premte, 19.04.2024, 02:24 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Haxhi Osmanaj: Serbia kërkon anëtarësim në familjen Evropiane

E marte, 22.12.2009, 09:07 PM


Serbia kërkon anëtarësim në familjen Evropiane

Nga Haxhi Osmanaj

Sipas mjeteve të informimit në Suedi kryeministri i Serbisë Boris Tadic dorëzoj kërkesën e shtetit serb për anëtarësim në shtetin Bashkësinë Evropiane. Sipas mendimeve aktuale të diplomatëve që do të hartojnë listën kushtëzuse për bisedime në mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian Serbia ka gjasa të jetë anëtare e plot e familjes Evropiane në vitin 2014. Por, për momentin Serbisë i është kushtëzuar anëtarësimi në Bashkimin Evropian me arrestimin e Ratko Mlladicit.
Reagimi i Serbisë në ketë rast e ka entuziazmuar Bashkësinë Evropiane. Disa nga ministrat që përbëjnë komisionin Evropian e konsiderojnë veprimin serb si një argument se, Serbia është orientuar nga Bashkimi Evropian dhe në ketë mënyrë insiston se e kaluara e shtetit duhet ti takon historisë ndërsa e ardhmja e shtetit duhet gjetur në mesin e familjes Evropiane.
Ka diplomat të komisionit të Bashkimit Evropian që shprehen me rezervacion sa i përket kërkesës së Serbisë për tu anëtarësuar në bashkimin Evropian. Kroacia që së shpejti do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian do të ngrit çështje që do ta shtyn Serbin të mbrohet, reformohet dhe distancohet në çështje me interes nacional. Mirëpo fokus i temave që sot u diskutuan në metropolet evropiane me rastin e dorëzimit të kërkesës së Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte çështja e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kushtetuta e saj që diskriminon minoritetet vendore, çështja e Shqipërisë dhe qëndrimi i opozitës atje që po e shpie shtetin drejt një humnere, çështja e Kosovës she korrupsioni i saj në kuadër të organeve të drejtësisë si dhe ngecja në zhvillimin ekonomik të vendit. Vëmendje të veçantë në ketë rast ju kushtua edhe Maqedonisë dhe konfliktit të vendit me Greqinë për shkak të emrit.
Për Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Kosovën nuk është paraparë ndonjë datë apo cekur ndonjë vit se kur këto dy vende do të kenë mundësi për të zhvilluar bisedime me Bashkësinë Evropiane për anëtarësim. Mendimet e qeveris aktuale në Kosovë se vendi ka bërë atë çfarë është kërkuar nga Bashkësia Evropiane të bëhet në mënyrë që vendi të përfshihet në marrëveshjen për liberalizimin e vizave apo për mundësi të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkësinë Evropiane nuk qëndron. Kjo gjë mundë të konstatohet pas deklaratave të Stokholmit zyrtar pas dorëzimit të kërkesës për anëtarësim në Bashkësinë Evropiane.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora