E enjte, 18.04.2024, 08:14 PM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Vizita e kryetarit slloven Danillo Tyrk në Kosovë

E marte, 22.12.2009, 10:59 PM


VIZITA E KRYETARIT SLLOVEN DANILLO TYRK NË KOSOVË

Nga Halit Bogaj

Dje në vendin tonë erdhi për vizitë kryetari slloven Danillo Tyrk me një delegacion të madh afaristësh për t’i treguar edhe njëherë Kosovës se ky vend mik do të jetë përherë me ne dhe afër nesh, ashtu siç ishte dikur në ditët tona më të vështira kur Serbia përpiqej ta rrëmbente me forcë Autonominë e Kosovës.Atëherë i riu Janez Jansha bënte jehonë të madhe me shkrimet e veta në revistën’’Mladina’’në të cilën paraqiste terrorin serb ndaj të rinjve shqiptarë gjatë shërbimit ushtarak, duke na i sjellur të vrarët tanë nëpër arkivole dhe duke mos lejuar që të hapeshin ato as që t’i shikonin prindërit e tyre.Janez Jansha pra ishte i pari që ia nxirrte të palarat një shteti i  cili me veprimet e veta antinjerëzore ishte i destinuar që të vdiste dhe të rrënohej nga themelet e veta.

Kjo vizitë ka rëndësi të madhe për ne ngase bëhet nga një shtet ish jugosllav me të cilin kemi jetuar së bashku me dekada të tëra, kurse tani, përveç që e ka pranuar Pavarësinë tonë /krahas shteteve të tjera të botës/ përpiqet të na ndihmojë edhe në pikëpamje ekonomike duke investuar në vendin tonë për të hapur perspektiva dhe vende të reja pune, me ç ‘rast do të zvogëlohej edhe papunësia aq e madhe e cila mbretëron në vendin tonë, Vizita është me rëndësi shumë të madhe edhe nga shkaku se ajo bëhet disa ditë pas përfundimit të ekspozesë së vendeve të ndryshme në Gjykatën e Hagës përkitazi me ‘’Ligjshmërinë’’e Pavarësisë së Kosovës, e që do të thotë se vendet të cilat e kanë pranuar shtetin tonë as që e kanë fare brengën se çfarë mendojnë Tadiqët,jeremiqët,koshtunicët dhe sheshelët e ndryshëm që frymojnë sot në Serbi me frymën e tyre mesjetaro-ortodokse.Danilo Tyrk erdhi tek ne si një përkrahës i madh i çëstjes sonë, duke ia hedhur poshtë Serbisë pretendimet e mëtejme lidhur me Kosovën e pranuar ndëkombëtarisht si shtet e cila tani e tutje duhet dhe është e aftë të ecën në rrugën e saj të mëtejme drejt NATO-s dhe Unionit evropian për të cilat natyrisht, duhet plotësuar disa standarde të njohura.Danilo Tyrk erdhi për t’i treguar edhe Bashkësisë ndërkombëtare se Kosova e meritonte Pavarësinë e saj të kahmotshme dhe duhet të ndihmohet  me të gjitha mundësitë ngase shikuar nga këndi historik i saj ajo ka vuajtur  sëtepërmi nga një hegjemonizëm i paparë të cilin e njihte dhe e përjetonte shumë mirë edhe Republika më e vogël ish jugosllave.Ardhjen e tij në Kosovë, agresorët e mëtejmë serbë/përmes luftës diplomatike dhe përkrahjes së përhershme ruse/ do të përpiqen ta quajnë’’përzierje në punët e brendshme serbe’’, duke harruar se sikur të ishte ashtu ata vetë do të vinin për vizita të ndryshme në’’vendin e tyre të  shenjtë’’dhe’’Në zemrën e Serbisë’’në të cilën tani e dhjetë vjet ekziston njëra ndër bazat më të fuqishme ushtarake amerikane.Por jeremiqët, tadiqët dhe –içët e tjerë as që guxojnë të thonë diçka kundër Sllovenisë ngase do t’u ndodhë, siç po i ndodhë, Kosovës me Qipron e vogël, e cila çon krye për të mos e pranuar Pavarësinë e Kosovës, por edhe  ajo vogëlushe do të dërëzohet një ditë kur  do ta urdhërojë Babai i kësaj bote i cili  e shpëtoi njëherë e përgjithmonë vendin tonë të bekuar nga vetë Perëndia.

Gjatë odiseadës së tij gati dy vjeçare/kundër Pavarësisë së Kosovës/, ministri i jashtëm serb , me budallallëkun e tij fëmijënor, ishte fort i bindur se pas përfundimit të Gjykatës së Hagës ndoshta disa shtete do ta tërhiqnin Pavarësinë e pranuar të Kosovës, por si duket po i del gati krejtësisht ndryshe nga ajo që e kishte menduar ai dhe mentorët e tij me ëndrrat e tyre të ngordhura.Duke e parë në Hagë se i shkonte disi ftohtë, ai e lëshoi një fjalë prapë të mbushurr budallallëk’’Se edhe nëse Gjykata vendos në favor të Kosovës atë Serbia kurrë nuk do ta pranojë’’!!!.Ja pra se çfarë ‘’margaritari të ri ‘’zbuluan serbët e sotëm’’ demokratë’’, konkludim ky të cilin e shuplakosi fort përfaqësuesi amerikan duke ia tërhequr vërejtjen neoçetnikut serb dhe duke ia kthyer’’Atëherë përse jemi në këtë Gjykatë?!’’Një konstatim i tillë ishte edhe një bumerang tjetër  në barrën e shtuar të Serbisë së ledhatuar nga Rusia e cila në Gjykatë edhe nuk ishte fort fort proserbe, aq më tepër kur dihet se pikërisht Rusia e ka shkelur me të dy këmbët sovranitetin e Gruzisë duke i pranuar dy shtete të reja/nga dy tre qind mijë banorë’’në territorin e Gruzisë dhe duke bërë agresion të hapur ndaj sovranitetit të saj.Dhe shikuar të gjitha këto rrjedha, atëherë si ka mundësi  që Rusia ta mbrojë Serbinë e saj të ledhatuar vazhdimisht.?!

Ne i jemi përherë mirënjohës Sllovenisë për të gjitha ato që i ka bërë për ne , e sidomos për faktin kur në ‘’Cankarjev Dom’’mbrohej Kosova, duke u quajtur atdhe i tyre, kurse në Beograd brenda natës u ngrit krejt Serbia për ta kundërshtuar Slloveninë , gjë që serbët nuk kishin sukses ta ndalonin asnjëherë republikën tonë mike në përkrahje e sipër për vendin tonë.Dhe përkitazi me këtë vizitë shumë të nevojshme , do të ishte mirë sikur t’i shpalosnim zemrat e zeza serbe për ta parë se çfarë sikleti kanë, me rastin e vizitës së sllovenëve në ‘’shtetin inekzistent’’/sipas tyre/.Me fjalë të tjera Sllovenia ishte vendi i parë i ish Jugosllavisë e cila na përkrahu në rrugën tonë drejt çlirimit përfundimtar nga armiku ynë shekullor.

Ëndrra serbe, për t’u stopuar njohjet e mëtejme të Pavarësisë së Kosovës, u venit shumë shpejt ngase vendin tonë e pranuan edhe dy shtete /Malavi dhe së shpejti edhe  Guineja e re/, për ta rrumbullakësuar dhe përforcuar edhe më fort vizitën e Tyrkut tek ne.Dhe nëse serbët, nga inati thonë ‘’Se Guinea e re’’nuk është ndonjë farë shteti, atëherë ua përkujtojmë atyre se ajo i ka 786.000 km katrorë dhe 7.5 milion banorë/.Mes tjerash, është për t’u habitur se si i tërë populli serb  po e duron rrenacakun Jeremiq , por as nuk  duhet të çuditeni ngase të gjithë ata, jo vetëm që janë gënjeshtarë por edhe u besojnë gënjeshtrave/këtë e ka dëshmuar edhe vetë ideologu i tyre/Dobrica  Qosiq/.

Mes tjerash duhet theksuar edhe faktin se sikur Danillo Tyrk të shkonte në Serbi me 70 ekonomistë të firmave më të njohura ,atëherë Serbia me zhurmën e saj të gëzueshme do të dëgjohej deri në mars, ngase të gjithë e dinë rëndësinë e tregut slloven për nevojat e rajonit, ngase sllovenët nuk bëjnë hajgare por punojnë tamam si duhet dhe si e kërkon ekonomia e tregut. Ata kanë qenë të tillë qysh moti /edhe në ish Jugosllavi/, prodhimet e të cilëve janë shitur’’Si hallva’’, e që edhe sot e asaj dite Kosova  e pi me oreks qumështin e tyre.

Gjatë vizitës së tij shumë tësuksesshme Tyrk na përgëzoi  edhe për zgjedhjet tona fer dhe të lira të cilat u vlerësuan shumë lart nga Bashkësia ndërkombëtare, e që u zhvilluan pa asistencën e jashtme, pa marrë parasysh për disa parregullësi.

Dhe si përfundim mund të konkludohet se me ardhjen e sllovenëve në Kosovë do të ndalet edhe tregu serb tek ne, ngase prej tyre kurrë nuk kemi pasur asnjë të mirë.


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora