E marte, 16.04.2024, 10:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Pierre-Pandeli Simsia: Kujtime rreth Festivalit te 11-te te Kenges ne RTVSH, 22-24 Dhjetor 1972

E enjte, 11.10.2007, 08:21 PM


Nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia
Pas Festivalit te suksesshem te 10-te te Kenges ne R.T.V., ku kenget e tij pothuajse pa perjashtim u pelyen dhe u mirepriten nga te gjithe, nje vit me vone pritej te zhvillohej Festivali i radhes, i 11-ti. Interesimi i njerezve per te pare ate festival ishte shume i madh, sepse edhe vete jeta kulturore artistike ne Shqiperi po merrte nje zhvillim. Sapo kishin dale televizoret e pare ne Shqiperi, keshtu qe edhe kengetaret me te degjuar te atyre viteve, si Vace Zela, Tonin Tershana, Justina Aliaj, Sherif Merdani, ... degjuesit e shumte qe vetem zerin ia kishin degjuar, deshironin edhe t'i shihnin. Shume pak familje shqiptare ishin pajisur me televizore bardhe e zi, prandaj dhe ato pak familje qe e kishin ate, i hapnin dyert. Nuk ke se si te mos i kujtosh sot ato vite, kur nje dhome e vogel e nje familje, mbushej plot me djemte dhe vajzat e lagjes a te pallatit ku jetonim. Edhe sot i falenderojme ata prinder, qe kurre nuk u merziten me ne, femijte e asaj kohe, qe i shkonim orar e pa orar dhe zinim vend ne nje pjese te asaj dhome para televizorit. Keshtu beme atehere, edhe kur jepej filmi serial: "Ne cdo kilometer". Te shikoje njeren seri te atj filmi, ishte e pamundur te lije tjetren pa e pare, prandaj dhe vajtjet tona ne ato familje, nuk u bene asnjehere bezdisese per ata familjare te mire. Pervec disa familjeve te pakta shqiptare qe kishin televizore, ishin pajisur edhe disa ndermarje shteterore te ndryshme me televizore. Edhe mua ne ate Dhjetor te vitit 1972 m'u dha mundesia, nepermjet nje shokut te vellait tim, qe ishte me i madh se une ne moshe, ta shihja ate festival, pavaresisht se isha shume i ri ne moshe, e pash ate festival ne sallen e nje ndermarje te qytetit tim. Nuk ka te beje mosha ime shume e re ne ate kohe, perpara memories sime te mprehte, qe i rruaj me se te fresketa ato ngjarje, sidomos kenget dhe festivalet neper vite. Sic shtyheshin njerezit perpara sportelit te nje kinemaje per te prere nje bilete kur vjen nje film i bukur, ashtu beme edhe ne perpara asaj dere salle per te pare ate festival te mirepritur, Festivalin e 11-te Kenges. Po shkruaj disa kujtime rreth atij festivali. Festivali i 11-te i Kenges ne R.T.V. u zhvillua nga data 22-24 Dhjetor 1972, ne Sallen e Teatrit te Operas dhe Baletit ne Tirane. Regjisori i atij festivali ishte i talentuari Mihallaq Luarasi. Prezantues ishin, e bukura Edi Luarasi dhe simpatiku Bujar Kapexhiu. Nje cift i shkelqyer dhe i zgjedhur per te prezantuar nje aktivitet te tille artistik. Ne ate festival u paraqiten 20 kenge, te cilat u kenduan nga 19 kengetare, sepse, vetem k engetari Sherif Merdani kendoi dy kenge. Kenget u kenduan ne! nje int erpretim. Kenget e atij festivali u shoqeruan nga orkestra e drejtuar nga Zhani Ciko, si dhe nga orkestrina frymore e drejtuar nga trompisti i talentuar Gasper Curcia. Gjithashtu, nje shkendije filloi te ndizej ne ate festival, por qe u fik sapo u ndez. Ishte kiraristi i talentuari Alfons Borici me grupin e tij qe shoqeruan disa kenge te atij festivali. Kenget u shoqeruan nga tre vajza dhe tre djem, te cilet perbenin edhe kompleksin e festivalit. Pervec jurise qendrore te Tiranes, ishin edhe disa juri te tjera ne qytete te ndryshme te vendit. Festivali ishte i organizuar ne kete menyre qe te gjitha kenget, pra te 20-te kenget, te kendoheshin naten e pare dhe, ne naten e dyte do perseriteshin po te 20-ta kenget, por me nje ndryshim, se kenga e fundit do kendohej e para, e keshtu me radhe, kenga e parafundit ne naten e pare, u kendua e dyta... Kenga e pare qe hapi festivalin ishte kompozimi i Josif Minges me titull: "Sonte u takoj te gjitheve" (...Presin zerin tim/ un e i tyre jam/ Une u takoj/ te gjitheve sot...), e kenduar nga Zija Saraci. Kenga e dyte e festivalit ishte ajo me titull: "Ne ekranin e televizorit" (Ne ekranin e televizorit/ kishe dal mes shokve edhe ti/ Hapa syte, hapa kraharorin/ Rri n' ekran i dashur, thoshnja rri/ Une te ndiqja me sy, por ti mes shokve prane/ Si te vija aty/ Tek ti ne ekran...) e kenduar me mjeshteri nga mjeshtrja e kenges dhe e skenes, e paarritshmja Justina Aliaj. Pastaj vazhduan kenget e tjera, te cilat ishin plot ndjenje, zjarr, surpriza, te mirepritura nga spektatoret. "Vajza e qelqte" do ta titullonte poezine e saj Zhuliana Jorganxhi, se bashku me kompozitorin Kastriot Gjini, qe do sillnin kengen me te njejten titull ne ate festival dhe qe do mirepritej interpretimi i Sherif Merdanit.( Kur nje dite mes nesh/ lindi dashuria / s'dija cfare t'i beja / duarve te mija / as me to/ as me t'tuat, jo/ une nuk dija cfare te bej...) Djaloshi i rri dhe engjellor Dorian Nini ne ate festiva l do kendonte kengen: "Erdh' nje djale ne fshatin tim&q! uot; (Er dh nje djale ne fshatin tim / vajzen me t'mire rrembeu ai, u trondit fshati ne qetesi...). Suzana Qatipi dhe Valentina Gjoni ishin te vetmet kengetare qe dolen ne skene me pantallone doku, tip kominoshe, me dy rripa te lidhura prapa. Suzana Qatipi do kendonte kengen "Vajzat dhe kompozitori" (Diana dhe Brikena/ Vera dhe Entela/ Njerez te gezuar, ne cdo rruge shikon/ Ju moj vajza s'e dini se une/ zemren time ve ne pentagram/ ne k'te kenge qe kompozoj/ rri profili juaj Po...) , ndersa Valentina Gjoni kendoi kengen "Stina me e bukur" (Nje mengjes me tha shoqja ime/ cilen stine ti do?/ c'ti thoshja une/ une jam vajze e re po pranveren/ ate stine e dua shume...) Djaloshi i shkathet qe mori edhe duartrokitjet e shokeve te tij studente qe ishin te pranishem ne salle, Bashkim Alibali, kendoi kengen "Kenga e studentit" (Ndaj do desha sonte kengen, ta kendoja pa mbarim/ kenga e studentit c'qenka/ kur ai niset ne agim...) Nje djalosh tjeter, Francesk Radi, q e sapo kishte filluar te kendonte me kitaren e tij, s'kishte si ta "tradhetonte" edhe ne ate festival. Ja si e prezantoi Edi Luarasi ne ate festival: "Kur degjojme zera nga bota. Muzika Francesk Radi, Teksi Francesk Radi, Kendon Francesk Radi" (Mora shoket shkuam ne park/ ishte mbremje ishte qetesi/ me kitaren ulur ne nje stol/ nisa nje kenge per shoket e mij...) "Naten Vone", keshtu titullohej kenga e Tish Daise qe ne ate festival e kendoi Vace Zela. Ne naten e pare, pasi mbaroi strofa e pare e kenges, ku pritej te vazhdonte orkestra, per cudi, ajo, orkestra e nderpreu vazhdimin e saj. Vacja e hutuar, ktheu koken pas dhe me nje zgjuaresi te rralle te castit, pershendeti spektatoret, si per t'i then, se ketu mbaron kenga. Por ishte spikerja ajo, Edi Luarasi qe do t'ia kujtonte ne naten e dyte kur i tha: "Vace, sot te takon te kendosh nje kenge e gjysem" Salla durtrokiti dhe qeshi, ashtu si qeshi edhe vete e madhja Vace. Me vone nderpre rja e kenges Naten vone, neper ze u justifikua, si nje ngate! rese, se pse deri ne castin e fundit qe do zhvillohej festivali, kenga kishte nje tekst tjeter, dhe menjehere ia kishin nderuar tekstin. Megjithese u degjua nga kompozitore dhe muzikante profesioniste, le te mbetet si nje thashethem, ky justifikim. Ema Qazimi do kendonte ne ate festival kengen "Kush me njeh mua" e cila edhe u vleresua me cmimin e trete.( Sa cudi, me mblidhen gjithe djaleria/ dhe vrapojne pas gjurmeve te mija... Kush me merr mua/ merr yll nje grua/ bukurine dhe shpirtin s'ma njeh...) E kujt nuk i pelqeu Liliana Kondakci ne ate festival, kur kendoi kengen e Aleksander Pecit "Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash" (... Por ti je e vogel dhe nuk di/ por ti as nenen nuk e njeh, as kukullat as balonat nuk i sheh,... Une embel ty sot po t'kendoj, vajza ime me degjon, te dhuron sonte kjo feste nje balon...) Iliriana Carcani ishte nje tjeter kengetare, qe terhoqi vemendjen e shikuesve dhe teleshikuesve. Jo vetem zeri i saj i kthjellet dhe kumbues qe shpertheu ne salle kur kendoi kengen" Syte e nje vajze" ( Ne syte e vajzes, ne duart e saja, veten time, dua te shoh...)kompozuar nga Kujtim Laro me tekst nga Sadik Bejko, ajo do kujtohej per nje fare kohe, per unazat e shumta e te bukura qe i shkelqenin ne cdo gisht te dores. Ne ate festival do kendonin edhe kengetare te tjere si, Petrit Dobjani, Ilmi Sino, Lefter Agora... Ndersa dy kengetaret finalistet te festivalit, konkurentet kryesor, qe "lufta" kush te fitonte cmimin e pare dhe qe spektatori doli disi i "zhgenjyer" kur u dha cmimi i pare, ishin Lindita Sota dhe Tonin Tershana. "Udhet jane te bukura", keshtu titullohej kenga e Agim Krajkes me tekst te Agim Shehut ne ate festival qe e kendoi Lindita Sota (Theodhori). Megjithese kjo kenge e pati jeten shume te shkurter si te gjitha kenget e tjera, edhe sot pas 34 vjetesh, ata qe e kane degjuar, vazhdon t'i fishkelleje tingujt e saj, sidomos refreni: " Ua, Kafe Flora burra plot, pa rum pa, / vijne tre vajza ulen tok, pa rum pa, peshperijne me hare, ! pa rum p a,/ shoqet tona vijne tek ne, pa rum, pa... Uaaaa rruget tona kudo vene, pa rum pa, hap pas hapi bashke me djem, pa rum pa/ mos me shih baba ashtu, pa rum pa/ une jam vajze qe vij nga ju, pa rum pa...) Tonin Tershana kendoi kengen "Erdhi pranvera", kompozuar nga Pjeter Gaci me tekst te Llazar Siliqit.( Hapa dritaren e dhomes sime/ ne kornizen e qiellit te kalter/ hyri nje dege bajame/ e mbushur me lule te bardha/ Prane meje dikush tha/ erdhi pranvera/ por une nuk e besova... Kur erdhe ti tek une/ me ata floket e verdhe/ me nje bluze te holle, zbuluar supet e njome. Kur neper syte e tu celte lule limoni/ kur neper buzet e tua pikonte er e limonit/ e besova, erdh pranvera, kish ardh pranvera...). Kur erdhi casti final, ai i dhenies se cmimeve, Edi dhe Bujari shpesh komunikonin direkt nepermjet linjes telefonike me jurite e rretheve. "Salla degjon?" pyesnin jurite dhe Edi pyeste sallen "Salla degjon?" "po poooo, degjoheshin zera nga salla. Dhe Edi me delikatese i pergjigjej "Po, salla degjon". Deri ne minutat e fundit kenga "Udhet jane te bukura" ishte me pike me te larta dhe fitorja ishte e padiskutuar per Agim Krajken, Agim Shehun dhe Lindita Soten, por ne minutat e fundit, kur juria e Tiranes qe ishte ne salle, i jep 101 pike kenges "Erdhi Pranvera", jo vetem spektatoret ne salle, por edhe ne qe e ndiqnim ne ate salle te vogel, shperthyem ne: Uuuuuuuuuuu. Ishte nje e papritur e madhe. Keshtu perfundoi Festivali i 11-te i Kenges ne R.T.V.ne ate Dhjetor te vitit 1972 me tre cmime kengesh. Cmimi i pare "Erdhi Pranvera" kenduar nga Tonin Tershana. Cmimi i dyte "Udhet jane te bukura" kenduar nga Lindita Sota. Cmimi i trete " Kush me njeh mua" kenduar nga Ema Qazimi. Keto jane disa nga kujtimet qe ruaj nga ai festival, qe po t'i degjosh tani ato kenge, si dhe tekstet e tyre, te vjen cudi se si mund te akuzohet dhe te denohet nje festival i tille me ato kenge .Ja disa nga kenget qe u kenduan ne ate festival,dhe qe me p! as u gjy kuan si liberale apo armiqesore.

Titulli i Kenges - Kengetari

1) Sonte u takoj te gjitheve - Zija Saraci 2) Ne ekranin e televizorit - Justina Aliaj 3) Vajza e qelqte - Sheriff Merdani 4) Rruga e Dibres - Sheriff Merdani 5) Naten vone - Vace Zela 6) Erdhi pranvera - Tonin Tershana 7) Kush me njeh mua - Ema Qazimi 8) Kur degjojme zera nga bota - Francesk Radi 9) Udhet jane te bukura - Lindita Sota 10 )Erdh' nje djale ne fshatin tim - Dorian Nini 11) Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash - Liliana Kondakci 12) Nata e fundit e studenteve - Bashkim Alibali 13) Vajzat dhe kompozitori - Suzana Qatipi 14) Dhoma 23 - Shkelqim Pashollari 15) Stina me e bukur -  Valentina Gjoni 16) Syte e nje vajze - Iliriana Carcani 17) Kenge per Anijen Tirana - Petrit Dobjani 18)...... Ilmi Sino 19)..... Lefter Agora;



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora