E enjte, 18.04.2024, 10:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet këngëtarja e këngës popullore, Mimoza Gjoni

E hene, 21.12.2009, 07:10 PM


Flet këngëtarja e këngës popullore, Mimoza Gjoni

Dashurinë e parë e kujtoj me shumë dhimbje dhe mall

Tiranës po i kushtoj albumin tim të parë “Të ruajmë kryeqytetin”

Nga Albert Zholi

Në aktiviete e fundit që ka zhvilluar Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve një nga këngëtaret më të spikatura ka qenë këngëtarja Mimoza Gjoni. Repertoti i saj përmban këngë popullore të të gjitha trevave të Shqipërisë ku mbizotërojnë këngët popullore të Shqipërisë së jugut, dhe Shqipërisë së mesme. Por fillimet e saj të të kënduarit ajo i ka me këngët polifonike kur këndonin në shtëpi familjarisht. Energjike, e qeshur, e dashur, shumë praktike, tashmë ajo po bëhët një nga këgëtaret më të pëlqyera në aktivitetet e shoqatave artistike, dhe pse për vite të tëra ka kënduar jashtë shtetit. Hyrja e saj në konkurencën e këngëtareve të këngëtarve popullore ka ardhë në mnëyrë  të bindshme, pasi ajo ndoshta është ndër të paktat këngëtare që i këndon të gjitha këngët popullore të trevave shqiptare. Në bisedë ajo është shumë e sinqertë dhe nuk rrëfen rrugën e vështirë dhe të bukur të këngës nga Gjermania, Maqedonia, Kosova dhe tashmë në Tiranë, qytetin ku ka lindur që tashmë po i dedikon albumin e sajë të parë.

Mimoza, ju kohët e fundit keni marë pjesë në shumë aktivitete që ka zhvilluar Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Unioni Kombëtar Artistik si dhe shoqata “Sofra Shkodrane”, si jeni ndjerë në këto aktivitet?

Është një ekperiencë e bukur afër 3 vjeccare. Tashmë mund të them se jam afirmuar me këto aktivitete dhe publiku është njohur me mua, me repertorin tim dhe me preferencat e dyanëshme. Jeta jashtë atdheut ka bërë të jem larg publikut shqiptar në atdhe, por afër atij emigrant. Jeta sjell ndryshime.

Si lindi kënga tek Mimoza?

Eh, si lindi. Natyrshëm. Unë me origjinë jam nga jugu. Në shtëpinë time këndohej gjithmonë polifoni. Më merrte babi dhe më thoshte këndo dhe ti. Hyra mes tyre si pa u ndjerë. Për ccdo ditë këndoja polifoninë labe. Këngët e para ishin “Bejke bardhë”,  por dhe këngët korrccare dhe përmetare. Mbaj mënd që këndoja dhe këgën “Kur më shkoje në ato varre, me fustanin zvarrë, zvarrë”, etj…apo këngën “Cupëzë cc’mu bëre ftua”.

Në atë kohë kush ka qenë këngëtarja juaj e preferuar (vitet 1991-94)?

Ka qenë Fitnete Rexha. Nëna ime e pëlqente shumë dhe në mëngjes para se të ikte në punë hapte radion me ton të ulët dhe dëgjonte këngët e saj. Eddhe unë i dëgjoja dhe u rrita me to. Ishin këngë që dhe sot i dëgjoj por dhe i këndoj me ëndje.

Ju si shumë këngëtare shqiptare duke qenë jashtë shtetit e keni filluar aty aktivitetin?


Si gurisht. Cdo këngëtare ka udhën e vet të këngës. Jeta e vështirë ekonomike bëri që unë të emigroj. Gjermania ashtu si shumë këngëtare të tjera shqiptare ishte vendi ku gjeta hapësirën dhe kushtet për të kënduar. Aty këngëtarja vlerësohet dhe respetohet. Shumë  këngëtare aty japin koncerte dhe pse jetojnë në Shqipëri.

Përvecc Gjermanisë ku është shtrirë aktiviteti juaj?

Kryesisht në Maqedoni dhe në Kosovë. Jan dy treva ku pëlqehet shumë kënga popullore shqiptare sidomos ato epike. Këto treva sidomos janë të dashuruara me këngët patriotike. Këngët më të dashura janë “A vritet pafajësia” dhe të gjitha këngët trimiërore për UCK-në. Unë i këndoj të gjtha këngët popullore shqiptare të ccdo treve ndaj jam e ftuar nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim

Ju tashmë po përgatisni albumin e parë. Nuk është paksa vonë?

Asnjëherë nuk është vonë. Mjafton që ato që hedh në treg të jenë ndryshe, vetvetja, të jenë brenda individualitetit dhe profilit tënd. Ka këngëtare që bëjnë shumë shumë albume..por?

Si titullohet albumi dhe me kë bashkpunoni?

Unë do të bëj një album ndryshe që në titull. Pra do të titullohet “Duajeni Tiranën” Si ta duan? Tirana po ndryshon, por bashkë me ndryshimin bëhen ndërtime pa kriter, ndërtime që kanë humbur shumë monumnete historike, ndërtesa të vjetra që indetifikoheshin me Tiranën. Unë kam lindur në Tiranë dhe e dua shumë qytetin tim. Tirana është zemra ime. Disa gjëra të rralla të Tiranës që janë pjesë e historisë së saj duhet ti ruajmë. Unë në këtë album po bashkpunoj me poetin Mynyr Hoxha dhe kompozitorin Adem Berati.
 
A keni dashuruar dhe si e kujtoni dashurinë e parë?

Shumë femra sduan të dashurohen. Lidhja nuk do të thotë dashuri. Se dashuria të bën me krahë po aq sa dhe të lëndon shumë. Unë kam dashuruar. Dashuria ime e parë me një piktor ka qenë dhe mbetet një ëndërr e bukur. Një kujtim që sa herë e kujtoj më sëmbon në zemër. Fjalët për këtë rast janë të tepërta, zemra e ndjen më mirë se ccduhet. Por ja që zemra smund të flasë. Ajo është një peshore farmacie që e mban seksret njësinë dhe sasinë e matjes së dashurisë. Kur dashuron, duket sikur një erë e fshehtë dhe e bukur të ndjek pas dhe të mbush me aromë lumturie dhe të jep forcë më shumë se ke.

Me kë jeni lidhur më shuë në këto momente

Me nënë time. E dua më shumë se vetja. Atë e kam mike, nënë, shoqe, baba, gjithccka. Ashtu si me pjesatrët e tjerë të familjes me nipërit dhe mbesat.

Kjo do të thotë se nuk ke shumë miq të ngushtë?

Unë kam shumë koleg, por pak miq të afërt. Unë flas, shkëmbej mendime, pij kafe, por nuk jam shumë e hapur. Në jetë unë dua të më respektojnë, jo të më duan. Respekti të ccon edhe tek dashuria njerëzore.

Shoh se i kushton shumë kohë lukut..

Jo shumë, normal. Aq sa i duhet një femre të duket e rregullt. Dal e veshur mirë dhe me një tualet konstant. Me veshjen time respektoj veten, spektatorët, miqësinë.

Rrobat i bleni firmato?

Skam një preferencë të veccantë. Shikoj vitrinat dhe ato që më pëlqejnë I blej majfton që të më rrinë mirë në trup.

Minifundet i përdorni?

Po (qesh). I rrinë mirë trupit tim (aha).

Keni bërë ndonjëherë flirt?

Jo, ..Se njoh këtë praktikë jetese. Më duket pa bukuri. Se di…Sinqerisht nuk gënjej..

Ccfarë lexon më shumë gazeta apo libra?

Libra. Studioj libra psikologjik. Ato më heqin streset e ditës. Tashmë kam blerë dhe po lexoj disa libra të tillë “Si të krijojmë miq”, ‘Dëshira dhe siguria në jetë” etj…Pëlqej dhe romane me këto tema.

Hobet?

Kërcimi dhe kënga

Pushimet ku i bëni?

Jashtë, në Turqi ose në Itali.

Ushqimi preferuar?

Frutat, sallatat, peshku.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora