E shtune, 20.04.2024, 03:12 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Ngritja e pagave të deputetëve të Kosovës shqetësin qytetarët

E hene, 21.12.2009, 09:55 PM


Komunikatë e Shoqatës së të burgosurve politik të Kosovës, Dega në Besianë

NGRITJA E PAGAVE TË DEPUTETËVE TË PARLAMENTIT TË KOSOVËS SHQETËSON QYTETARËT DHE SHTRESAT E VARFRA

Nga Milazim KADRIU

Nëpërmes të një komunikate për medie Shoqata e të burgosurve politik,dega në Besianë të nënshkruar nga kryetari i kësaj dege Afrim Fusha reagon ndaj propozimit për rritjen e pagave të deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Në komunikatë thuhet se Paralajmërimi i rritjes se rrogave për deputetet e Kuvendit të Kosovës, kohë më parë, ka shqetësuar të gjithë ata qytetar dhe shtresat e varfra të cilat mezi ia dalin që të mbijetojnë, pa të ardhura, pa punë dhe pa mbështetje të duhur institucionale. Kjo, na jep arsyen që të krijojmë bindjen se pjesa dërmuese e atyre që përfaqësojnë institucionet e Kosovës, nuk janë gjë tjetër veç matrapaz politik dhe njerëz që pozitën e shfrytëzojnë për të gërryer në kockat dhe lëkurën e popullit dhe aspak të punojnë për të.

Mendojmë se, jo rritja e pagave, por zvogëlimi i tyre është rruga më e mirë për të krijuar së paku një imazh më të mirë tek qytetarët e këtij vendi. Në kohën kur varfëria e skajshme ka kapluar pjesën dërmuese të popullatës na del edhe ky propozim, thua se kjo është një dhuratë para Vitit të Ri që po vjen.

Kërkesa e ish të burgosurve politik për miratimin e një ligji për të drejtat e tyre, ka mbetur aty ku ka filluar dhe ka pak gjasa që të bëhet miratimi i tij. Pikërisht duke u arsyetuar se, nuk ka mjete për ta mbuluar këtë, nëse miratohet. Por ja që për pagat e atyre që “përfaqësojnë” popullin dhe institucionet janë të bollshme. Dega e shoqatës së të burgosurve politik në Besianë shpreh shqetësimin për këtë nismë, dhe ky është edhe një fakt shtesë se ish të burgosurit e kësaj dege do të fillojë protesta në të  ardhmen për të kërkuar miratimin e ligjit, ashtu siç kanë bërë kategori të tjera për ti realizuar të drejtat e tyre. Dhe kjo do të ndodh!


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora