Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Abuzimi me idealin e demokracisë

| E premte, 18.12.2009, 10:58 PM |


Abuzimi me idealin e demokracisë

Nga Gjon KEKA

Koha po ecën, bota po ndryshon shtetet po zhvillohen dhe po bëhen pjesë e historisë së integrimeve brenda gadishullit ballkanik dhe atij të Unionit Europian. Ndërsa shteti i mbikqyrur i Kosovës ende po përballet me vetveten, të tashmen dhe të ardhmen e tij, kjo ndodh për dy arsye që janë tepër të rëndësishme; e para Kosova gjendet në një pozicion të fëmijut të vogël që mbjell dhe çimenton në kokën e tij çka të dojë dhe si ti ofrohen ato(këtu është fjala për proceset e rrënjëve të demokracisë dhe qeverisjes),e dyta ka të bëjë me vendosjen e themeleve pastaj forcimin e shtetit jurdik , aftësia e menaxhimit të shtetit në përputhje me rendin dhe rregullat e demokracisë dhe ato të detyrimeve ndërkombëtare ,zhvillimit të proceseve tjera ekonomike, kulturore sociale etj.Në shtetin e mbykqyrur të Kosovës ende nuk mund të flitet për nje qeverisjes të mirë dhe të përgjegjshme në raport me qytetarët dhe të tjerët,duke parë se qeverisja e mirë është ajo që përcakton një ideal të lartë e që kjo mund të arrihet shumë me vështirësi në tërësinë e saj ,por hapat e parë që shihen tani tregon se qeverisja në Kosovë është në thelb abuzuese ,korruptive dhe shkelëse me këmbët e saj e ligjit dhe të kushtetutës.Poashtu mund të thuhet se per të siguruar shteti i mbykqyrur i Kosovës një zhvillim të qëndrueshëm,një demokracisë që i ka rrënjët te qytetari(populli) ,veprimet duhet të ndërrmen duke punuar dhe mos u shmangur asnjë herë nga ideali i demokracisë dhe i proceseve të integrimit në familjen Europiane.Duhet theksuar gjithashtu se fondi monetar ndërkombëtare ,institucionet tjera financiare dhe donatorët e ndryshëm kanë vë si bazë dhe kusht duke kërkuar nga qeveria e shtetit të mbykqyrur të Kosovës që të bëjë reforma rrënjësore ashtu që të ketë një siguri më të madhe investuese e përkrahëse, sepse duhet ditur se kjo mbështetje e dhënë shkon gjithësesi në rrënjosjen e demokracisë ,zhvillimit ekonomik, dhe qeverisje efektive dhe të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve e jo të interesave të tij personale apo klaneve të ndryshme.Ndërsa duhet nënvizuar gjithësesi se një qeverisje e mirë që pretendon të ketë Kosova duhet t'i familjarozoj këto karakteristika apo më mirë të i bëjë pjesë të pandashme të qeverisjes se saj;heqja qafe e korrupcionit,dekriminalizimin e politikës, sundimi i ligjit duke ditur se qeverisja e mirë kërkon kornizat e drejta ligjore të zbatuara në mënyrë të panashme dhe të pandikuara politikisht,mbrojtja e të drejtave të njeriut,gjyqësor të pavarur të paanshëm dhe të pandikuar politikisht,transparenca,përgjegjshmëria .Pastaj nevoja e ndërmjetësimit të interesave të ndryshme në shoqëri për të arritur një konsensus të gjerë në shoqëri në atë që është në interesin më të mirë të të gjithë komuniteteve, një perspektivë afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm për të arritur qëllimet e zhvillimeve të gjithmbarshme,barazia dhe mirëqenia e përgjithshme,efikasiteti dhe efektiviteti i qeverisjes ashtu që proceset që kanë përpara institucionet qeverisëse të prodhojnë rezultate që i plotësojnë nevojat e shoqërisë së shtetit të mbykqyrur të Kosovës,që bën shfrytëzimin më të mirë të burimeve në dispozicion të vendit,gjithashtu përdorimi i arsyeshëm dhe i qëndrueshëm i burimeve natyrore të Kosovës dhe mbrojtja e mjedisit,llogaridhënia etj etj .
Sidoqoftë është e ditur se çdo vend qeverises është tepër i ndjeshëm ndaj elementeve rrënuese të shtetit siç është korrpucioni dhe krimi i organizuar,por këto elemente janë më të thekuara sidomos tek shtetet e sapokrijuara, ato në tranzicion dhe shtetet e qejfeve.
Korrupcioni paraqet një sfidë serioze për qeverisjen dhe zhvillimin e vendit në përgjithësi.,ky fenomen rrënues demton tërë fushën politike tërë shtetit të Kosovës,po ashtu dëmton demokracinë dhe qeverisjen institucionale si dhe proceset tjera pozitive që duhet të ndodhin në një vend demokratik.Gjithashtu korrupcioni në Kosovë ka reduktuar dhe humbur nevojnë e të qenit qeverisje e përgjegjshme pastaj ka deformuar përfaqësimin në politikë, ka çoroditur në tërësin gjyqësorin,defomimi në rrafshin e sundimit te ligjit dhe korrupcioni i theksuar në administratën publike ka rezultuar në ofrimin e shërbimeve të padrejtë.Ndërsa në të njejtën kohë korrupsioni në shtetin e mbykqyrur të Kosovës po e minon legjitimitetin e qeverisë dhe vlerat demokratike që janë mbjell në themelet e institucioneve të përgjithshme të Kosovës. Poashtu mund të vërehet se korrupcioni në Kosovë ka dëmtuar thellë zhvillimin ekonomik të vendit duke krijuar kështu deformime të konsiderueshme ,joefikasiteti në të gjitha nivelet e zhvillimeve dhe sektorëve si ato publik ashtu edhe në sektorët privat.
Ndërkaq korrupcioni në shtetin e mbykqyrur të Kosovës gjithashtu ka gjeneruar shtrembërime ekonomike në sektorin publik dhe atë të investimev e kapitale duke i larguar edhe investuesit e huaj dhe disa nga projektet kapitale që do të mund të ishin në planin e zhvillimeve të gjithmbarshme ekonomike të vendit.
Disa nga veprime të tjera korruptive janë edhe ato të partive politike të cilat normalisht se kanë edhe një fond partiak për të cilat nuk din askush se nga e kanë burmin ato e që ka mjaftë dyshime si dhe lë vend për korrupsion edhe të partive politike ,pastaj blerja e votave në kohë zgjedhore ,harxhimet marramendëse të fushatave zgjedhore etj etj.

Më pastaj është edhe çështja e fenomenit të krimit të organizuar të cilat në një mënyrë apo tejtër janë të motivuara politikisht ,sepse disa nga organizata kriminale dhe terroriste dhe ato të mafias kanë herë pas herë edhe lidhje të afërta në mes të pushtetit ,politikës dhe veprimeve të tyre kriminale .Organizatat e tilla kriminale dhe terrosite ekzistojnë në gjithë botën por më së shumti janë të theksuara dhe mbushura në shtetet në tranzicion,në shtete e sapokrijuara siç është Kosova ,në shtetet ku nuk ka sundim të ligjit dhe në shtet ku krimi dhe korrpucioni lulëzojnë.Vendet me krim të organizuar përfshijnë krimet e drejtpërdrejta , mashtrimet, shantazhet etj etj Kështu që organizatat kriminale dhe terroriste lehtë mund të kapërcejën kufijtë midis vendeve duke kërkuar që të gjejën strofkullën e tyre, ata posa të krijojnë strofkullën e tyre së pari mbledhin politikën apo i fusin hundët në politikë e pastaj së bashku me disa nga veglat e politikës së atij vendi ata kryejne veprimet e tyre antihumane.

Dhe krejt nw fund fenomene tjera që dëmtojnë demokracinë ,qeverisjen dhe progresin e shtetit të mbykqyrur të Kosovës në përgjithësi janë; kleptokracia dhe plutokracia .Në kuadër të kësaj në njërën anë pasurohen pushtetarët dhe politikanët ndërsa në anën tjetër shtohen vuajtjet dhe vështirësit e shumicës së qytetarëve të Kosovës .Në këtë mënyrë politikanët dhe pushtetarët e tillë injorojnë problemet ekonomike dhe sociale dhe vrapojnë në kërkimin për të mbledhur gjithnjë e më shumë pasuri vetjake apo klanore.Çështja e fundit që mund të futet në këtë reflekcion është edhe ajo e kërkesës së deputetëve të Kosovës për rritje pagash ,ndërsa në anën tjetër afër 70% e popullësisë janë në gjendje të mjerë ekonomike ,gjë që është në kundërshtim të plotë më nivelin e zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës ,thjeshtë është një injorim total i gjithë jetës reale në vend.Me anë të kësaj pushtëtarët i ulin vlerat e proceseve politike ,ekonomike dhe demokratike në vend ,ndërsa në anën tjetër lejojnë vetes hapësirë për të influencuar politikën në favor të pasurimit të tyre edhe më të madhë.Kosova si një vend i ri duhet të fokusohet thellësisht në çrrënjosjen e fenomeneve korruptive ,të krimit të organizuar dhe te organizatave terrosite të cilat e dëmtojnë dhe parasëgjithash e rrënjon themelin e shtetit dhe ardhmërine Kosovës.Demokracia dhe shtetit funksionojnë vetëm kur rrënjët janë futur thellë në lirinë ,barazinë, paqen,progresin dhe shtetin juridik, ndërsa jeta e shtetit të Kosovës varet kryekput nga proceset që ajo ndërton brenda ndërtesës së saj te re të demokracisë ,duke ditur se themelet e demokracisë zën vend vetëm në atë vend ku i jepet hapësirë dhe ku politika mbështillet nga morali dhe profesionalizmi.Rruga e Kosovës drejtë rrugës së integrimeve euroatlantike mvaret në thelb nga veprimet e saj si shtet i ri me demokraci fillestare, pastaj qeverisja e mire , shteti ligjor, sundimi i ligjit dhe progresi i përgjithshëm i vendit.