E premte, 15.11.2019, 05:55 AM (GMT)

Komente

Albert Zholi: Kuvendi i Italisë - Të shohim me vëmendje zhvillimet në atdhe dhe problemet e diasporës.

E hene, 08.10.2007, 04:09 PM


Nga Albert Zholi
 

Albert Zholi
Kuvendi i Italisë, për zgjedhjen e delegatëve për në Kongresin e dytë të Lidhjes Shqiptare në Botë,  u zhvillua ne qytetin e bukur te Triestes (datë 07.10.2007),nën drejtimin  e një prej kryetarëve të saj zonjës Vitore Stefa-Leka tashmë e njohur si një nga aktivistet potente në mbarë diasporën. 
Në sallën e takimit vinin deri në Tiranë nëpërmejt bisedës së drejpërdrejt telefonike, zërat e shqiptarëve dhe arbëreshërve që  kishin ardhur nga krahina të ndryshme të Italisë, si kryetar degësh të LSHB-së, apo dashamirësve të sajë. Kishte shkuar në këtë takim serioz dhe festiv Kryetari i LSHB_së,  zoti Simon Kuzhnini,  Kryetari i Kuvendit per Italinë,  njekohësisht dhe kryetari i Bashkimit të Shoqatave Shqiptaro-Arbëreshe,  zoti Alban Kraja. 
Intersant ishte fakti se bashkë me  emigrantët delegatë
kishin ardhur përfqasues nga Komuniteti arbëresh, si aktivistja e palodhur arbëreshe, Kristina Zoli  nga Cosenza(Kozensa) dhe Mario Morri nga Catanzaro, Francessco Pellicano nga Piana Degli Palermo.
Kishin ardhur përfaqsues nga Iatalia e Jugut dhe Italia e mesme si nga Rimini ku është zyra e Kuvendit Lshb-së për Italinë si dhe e Bashkimit Shoqatave shqiptaro-arbëreshe, nga veriu kryetari i Bashkimit të katër shoqatave të Venetos, zoti Arif Musa,  me zëdhënësen e shtypit të këtyre katër shoqatave Mardena Kelmendi (shoqata “Shote Galica”, “Dardania”, “Rinia” dhe ajo “Iliria”. Përfaqsuesit e shoqatave folën në këtë kuvend për aktivitetet e tyre si dhe për detyrat që dalin për Kongresin e dytë të LSHB-së.  Duhet theksuar se Komuniteti shqiptar i Italise është ndër më të organizuarit në diasporë. Në këtë takim gjatë kohës së  mbledhjes  morën në telefon dhe përfaqsues të shumë shoqatave që nuk mundën të mirrnin pjesë për arsye të ndryshme. Në bisedë telefonike zhvilluam këtë bisedë të shkurtër me disa nga pjesmarrsit e takimit:
-Z Simon Kuzhnini, President i Lidhjes Shqiptare në Botë.
-Zimon mund të na thoni dicka për Kuvendin e degës së LSHB_së për Italinë ?
-Ky takim u zhvillua për të përcaktuar detyrat që na dalin përprara Kongresit të dytë të LSHB-së që do të zhvillohet në Tiranë në data 27-28 tetor 2007 në Tiranë. E ndieja si detyrim për të ardhur në Itali, jo vëtëm se komuniteti shqiptar në Itali për nga numri renditet i dyti pas atij të Greqisë, por edhe sepse ky komunitet është më i organizuari, më aktivi që mban lidhje të forta me LSHB-në, dhe që ka propoganduar bindshëm vlerat shqiptare në mbarë gjeografinë italiane. Me punën dhe aktivitete e tyre në Itali dega e LSHB-së ka mundur të thyejë atë imash disi negativ që ishin munduar të përhapnin media të ndryshme për emigrantët tanë. Tani jemi të gjithë koshient, se emigrantët shqiptarë në Itali, janë të prefruar në shumë fusha të artit, kulturës, sportit, pa diskutuar zanatcinjtë . Kjo dhe falë punës vetmohuese të degëve të LSHB-së. Por këtu dua të përmend edhe rolin e
 arbëreshëve që mbajnë  lidhje të vazhdueshme dhe kanë qënë dhe janë pjesë e pamdarë e aktiviteteve tona dhe shoqatave të ndryshme të emigrantëve. Arbëreshët nuk e ndajnë veten nga shqiptarët në cdo rast.
-Si po zhvillohet ky Kuvend?
-Sic mund ta dëgjoni edhe nëpërmjet lidhjes telefonike është një atmosferë shumë, shumë, e ngrohtë. Një atmosferë shqiptare. Këndohet shqip, flamuj shqiptarë, flitet vetëm shqip. Eshtë një takim emeocionues. Mua më duket se jam në Shqipëri, si në një takim në qendër të Tiranës. Eshtë disi e pabesueshme që në emër të shqiptarizmës të mblidhen delegatë nga gjithë italia për të përcaktuar detyrat. Kjo tregon se në emigarcion atdhedashuria për cdo ditë po rritet.
-Me z Alban Kraja, kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Botë për Italinë.
-Z Alban, cili është qëllimi i Kuvendit të Triestes.
-Qëllimi kryesor është për ti dhënë impakt LSHB-së. Eshtë një moment që ne duhet të dalim nga rutina, nga mënyra steriotipe e të vepruarit dhe bashkpunimit. Eshtë koha për një punë serioze, aktive për shumë probleme që kanë të bëjnë me diasporën dhe imazhin e Shqipërisë kudo në botë. LSHB i ka të gjitha mundësitë për të bërë një kthesë në mënyrën e bashkpunimit dhe të propogandimit të vlerave qyettëruese, civilizuesetë shqiptarëve kudo në botë. Npërmjet një,pune sensibilizuese me të gjitha degët kudo në botë, ne mund të përcojmë aty ku punojmë dhe jetojmë kulturën tonë të lashtë, artin, letërsinë, sportin, cilësitë dhe virtutet më të mira të popullit tonë , një nga popujt më të lashtë në botë.
-Cfarë problemesh kanë sot emigratët tanë në Itali dhe më gjerë.
-Problemet janë të shumta. Por kryesorja është legalizimi i tyre. Legalizimet bëhen me afte kohore të shkurtar pao shtyhen dhe shtyhen si në kalendat greke. Ne në Kongres duhet ti bëjmë dhe një apel politikës shqiptare që ti kthje sytë më shumë nga diaspora. Jashtë punojnë dhe jetojnë shumë emigrantë me tituj shkencorë që bota  u hap dyert ndërsa atdheu ua mbyll. Ne duhet të kemi vendin tonë në atdheun tonë.  Cdo qeveri shqiptare duhet ti kthejë sytë nga diaspora. Të marrë mednimet e saj. Të bëjë lehtësira për investime. Të ndihmojë për ruajtjen e gjuhës, tarditave, dokeve , zakoneve. Me një përkrahje modeste të cdo qeveria dhe me punën e LSHB-së, mund të bëhen shumë gjëra në interes të cështjes kombëtare.
 
Me aktivisten e shquar Vitore Stefa-Leka
-Dy fjalë për Kuvendin e Triestes?

-Një Kuvend i vecantë për mua. Aq më tepër që ka pjesmarrës dhe nga arbëreshët. Tashmë po përcaktojmë delegatët e Kongresit të dytë të LSHB-së. Ky do të jetë një kongres me objektiva të qarta, sepse tashmë janë pjekur kushtet për një punë mbarëshqipatre për probleme të ndryshme. LSHB duhet ta thotë fjalën e saj dhe duhet të ketë mbështetjen e cdo qeverie shqiptare për probleme që kanë të bëjnë me diasporën por edhe me ardhmërinë e vendit tonë. Lobet e vendeve të tjera kanë një ndikim të fuqishëm në jetën politike të vendeve prej nga rrjedhin dhe po ashtu, kanë një përkrahje të gjithanshme për problemet me karakter kombëtar duke ruajtur normat dhe parimet e organizmave ndërkombëtarë për problemet etnike dhe kufijve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT