E marte, 27.10.2020, 05:12 PM (GMT)

Editorial

Engjëll Koliqi: Në shkollën e Stubllës kanë filluar ndryshimet

E hene, 08.10.2007, 04:10 PM


Në shkollën e Stubllës kanë filluar ndryshimet:
Sec po gëzohet edhe Dom Mikeli

Sapo mori detyrën drejtori i ri, filloi implementimi i projektit të përbashkët të Këshillit të Stubllës dhe i SHIKH “Stublla” në diasporë, për meremetimin e ambientit shkollor.  Fazën e parë të projektit, që parasheh thurjen e oborrit të shkollës dhe meremetimin e kulmit, e mbikëqyr arsimtari Gjon Gjergji. Popullata vendore e Stubllës ndihmon akcionin me mjete materiale dhe financiare.
 
Nga Engjëll KOLIQI

Drejtori i ri jep shembull edhe me punë fizike
Stubëll, tetor 2007. – Vendbanimi pitoresk dhe shumë i bukur në mes të maleve – Lulja Krenare e Karadakut, siç quhet nga shumë Stublla, tashmë llogaritet qytezë, sepse me infrastrukturën e saj, gjithnjë e më shumë po i përngjan një qyteti të bukur pitoresk, çfarë shihen në vendet më të zhvilluara. Të gjitha këto ndryshime pozitive po ndodhin, falë banorëve shumë të vyeshëm dhe me tradita të bekuara të kontributit, qoftë atyre që jetojnë këtu, qoftë atyre në diasporë, që për ta ndihmuar vendin e tyre janë organizuar në shoqatat simotra, me të njëjtin emër, në tri shtete europiane – Shoqata Integruese Kulturore Humanitare “Stublla”, në Zvicër, në Itali dhe në Gjermani. Banorët e këtij vendi të bukur, nuk prajnë me projektet zhvillimore në infrastrukturën e Stubllës.
Edhepse akcionet punuese dhe projektet zhvillimore këtu kanë histori të gjatë dhe janë ndërmarrë edhe në periudhat shumë të vështira historike, në këtë reportazh po ndalemi vetëm në projektet e realizuara dhe të radhitura në radhën e priotiteteve, në vitet e pasluftës:
• Meremetimi i lokalit dhe ambientit shkollor, në bashkëpiunim me organizmat italiane humanitare – ACLI dhe IPSIA, që për rregullimin e lokalit të shkollës fillore “Dom Mikel Tarabulluzi”, ku vijojnë mësimet edhe nxënësit e paraleles së ndarë të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia. Projekti i realizuar menjëherë mbas përfundimit të luftës (më 1999), ka kushtuar rreth 90 mijë DM.
• Ndërtimi i poligonit të vogël sportiv, në oborrin e shkollës, në vitin 2000 – dhuratë nga Klubi i Futbollit “Roma”, në vlerë prej 31 milionë LIT.
• Asfaltimi i arteries kryesore që lidh disa lagje të Stubllës, me muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë dhe të Martirëve – në vitin 2002 – në vlerë prej afër 170 mijë €uro, para kryesisht të investuara nga mërgimtarët e Stubllës e me pjesëmarrjen edhe të Ministrisë së Transporteve të Kosovës, me 35 mijë €uro dhe të Komunës së Vitisë, me 15 mijë €uro.
• Ndërtimi i Qendrës Rinore, një projekt i madh, ku falë donacionit të skeletit të çeliktë, mërgimtarët e Stubllës e realizuan me investim të disa dhjetëra mijëra €urosh.
• Parku dhe Sheshi i Martirëve, një projekt i mrekullueshëm, i realizuar nga SHIKH “Stublla”, në vlerë prej mbi 20 mijë €urosh, në vitin 2005.

Në koordinim me Këshillin e Stubllës, SHIKH “Stublla” ka hartuar listën e projekteve për vendlindjen dhe sipas radhës në prioritet, sivjet kanë filluar punët në realizimin e projektit për restaurimin e objektit shkollor dhe të rregullimit të ambientit shkollor, një projekt me vlerë prej afër 100 mijë €urosh. Ky projekt ishte inicuar më herët, por nuk filloi, sepse mërgimtarët kishin vënë si kusht ndërrimin e kuadrit udhëheqës në shkollë, për ta implementuar projektin, për shkak se lokali shkollor ishte shkatërruar nga pakujdesia, respektivisht mospërgjegjësia e faktorit njeri. Sapo ka marrë kompetencat drejtori i ri i Shkollës Fillore “Dom Mikel Tarabulluzi” – Prof Fran Gjergji, ka filluar realizimi i fazës së parë të projektit, që parasheh kompletimin e thurjes së oborrit të shkollës, ndërtimin e depos së druve dhe të gjanave të tjera për mirëmbajtjen e objektit shkollor, si dhe të nyjeve sanitare, si dhe ndërrimi i kulmit të shkollës. Jo vetëm që e kanë mirëpritur këtë akcion banorët e Stubllës, por ata edhe po e ndihmojnë konkretisht. Të gjithë gurët, me të cilët po ndërtohet muri i oborrit të shkollës, po i ofrojnë banorët re këtushëm falas. Këtë shembull e dha i pari drejtori i ri, i cili i pari ka sjellë dy traktora gurë (4 metra kubë). Ai edhe po e lyente (bojatiste) vetë zyren  e drejtorit. Për mbikëqyrjen e punimeve ishte caktuar arsimtari Gjon Gjergji, i cili edhe punonte me mjeshtrit. Ai na tha se kontributi i banorëve të këtushëm, në akcionet punuese, është një traditë e kahmotshme. Edhe kur e kemi realizuar fazën e mëparshme të thurjes së oborrit të shkollës, mbi 70 traktora gurë kishin sjellur këtu stubllanët, vullnetarisht. Edhe tash, nuk prajnë ndihmat e stubllanëve. Ndërmarrjet ndërtimore të Stubllës kanë ofruar kryerje punësh të caktuara në këtë projekt dhe të gjithë logjistikën për realizimin e projektit. Në këtë fazë punët pë kryhen me mbështetje logjistike dhe të personelit të ndërmarrjes “Gapi”. Pronari i kësaj ndërmarrjeje – Ing Gaspër Demaj na tha se gjithçka ka ofruar falas dhe se kur sheh gatishmërinë e stubllanëve për të kontribuuar sa më shumë në këtë akcion – i duket se po gëzohet e po qesh edhe vetë Dom Mikeli. Ai, edhe në cilësinë e nënkryetarit të Këshillit të Stubllës, po merret me organizimin e stubllanëve, për të dhënë secili kontributin e vet, konform nevojave konkrete. Pra, e luante rolin e një koordinatori të zellshëm. Pronari i ndërmarrjes “Kristal” – Franklin Ramaj, ka ofruar rregullimin e dy lokaleve të brendshme – të sallës së informatikës dhe të bibliotekës. Edhe Fran Gjoni, me ndërmarrjen e tij “Gjoni” ka ofruar kontributin e vet, si edhe ndërmarrjet tjera dhe banorët e Stubllës, që çdo ditë po sjellin gurë e para, në shërbim të realizimit të projektit. Deri tash, nga SHIKH “Stublla” nga Italia kanë mbërritur 5 mijë €uro dhe së shpejti presim edhe një shumë prej mbi 25 €urosh nga shoqatat simotra “Stublla” – në Itali, Zvicër dhe Gjermani – ka thënë kryetari i Këshillit të Stubllës – Sarë Gjergji, i cili nuk prante të falënderonte sidomos mërgimtarët, që siç thotë gjithnjë – janë faqebardhësia e Stubllës Krenare.

 

 

Do e meremetojnë shkollën stubllanët e vyeshëm



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora