Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pierre-Pandeli Simsia: Kur do te kthehemi ne Shqiperi?!

| E hene, 08.10.2007, 05:51 PM |


Nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia
Ne ikem atehere nga Shqiperia ne fillimin e viteve 90-te, duke shqyer dyert e ambasadave te huaja dhe duke kacavjere e gjakosur ne kangjellat e hekurta te mureve rrethues te tyre. Ne ikem atehere si te babezitur drejt shteteve te huaja, te uritur per te pare boten e jashteme, pa e ditur se kush na priste. Ne ikem atehere,duke kapercyer malet, duke ecur dite e nete te tera, e duke fjetur ne pyje mes egersirave. Ne ikem atehere duke care detin e qete e te trazuar me vapore e me anije, duke pare se si shoket qe kishim ne krahe binin ne det per t`u bere ushqim per peshqit dhe per te mos u gjedur me kurre......... Ne po ikim tani perseri nga malet, nga deti me gomone.... duke pare se si shoku qe kemi prane e perpin dallga e detit,se si foshja qe qan ne krahet e nenes pa grene e pa pire e remben e njejta dallge e mallkuar dhe nena e pafuqishme mes nates se erret dhe te ftohte nuk ka force t`a rriktheje e t`a marre perseri prane gjirit te saj. Ne po ikim perseri me nje vize turistike per te mos u kthyer me. Ne ikem e po ikim nga atdheu yne, nga toka jone, cdo vite, cdo jave, cdo ore..... Ne erdhem ne toke te huaj, se dhe ajo ka nevoje per ne. Jane metrote per t`u ndertuar, jane dhent e dhit per t`u kullotur, jane ullinjt per t`u shkundur e per t`u mbledhur, jane pleqte, jane njerezit e semure qe kane per sherbim shqipetar, jane pjatat dhe tenxheret e restoranteve per t`u lare e ferkuar nga duar shqipetare, jane....... Ne erdhem ne toke te huaj duke gjetur vendin qe na takon te jemi ne jete.Po studjojme,po shkollohemipo mbarojme shkollen ne universitet me me emer ne bote me rezultate te shelqyera.Ne erdhem ne toke te huaj per te mbajtur ne xhep diplomat e Masters Degree dhe ate te Profesor e Doktorit. Ne erdhem ne toke te huaj per te cuditur profesoret,mesimdhenesit tane,duke u treguar atyre racen e bukur e te zgjuar shqipetare,Shqiperine e panjohur....... Ne erdhem ne toke te huaj per t`i dhene lirise njerezimin bijte tane me te mire, ushtaret,marinsat,heronjt tane ne luften kunder terrorizmit. Ne erdhem ne toke te huaj,por edhe duam te kthehemi,po ku do shkojme,kush na pret? (Sa keq! Te mendosh kush na pret ne shtepine tone). Po hyjme ne vitin e 15-te qe jemi larguar nga Shqiperia,ndoshta dhe jemi rritur edhe plakur pak nga vuajtjet dhe streset e mergimit e atdheu yne ndoshta nuk do na njohe,por ne duam te kthehemi te punojme per nenen tone,se kaloresit e saj te keqinj qe e drejtojne , i kane hipur mashkes xanxare, duke e bere nje Nene te vuajtur, te mberdhire, pa drita, pa uje, te permbytyr mes shiut, llumit dhe baltes. Ne duam te kthehemi perseri,po ku do vemi? Nuk mund te blejme dot nje apartament banimi ne periferi te qytetit a kryeqytetit,me leket qe kemi kursyer gjate ketyre viteve ne toke te huaj.Ato leke nuk majfojne,se kaloresit xanxare te shtetit tone i kane "blere" apartamentet e tyre ne qender te kryeqytetit sa trefishi i siperfaqes i atij qe duam te blejme ne me nje trefish me pak lekesh se ato qe kerkojme ne. Ne duam te kthehemi po ku do kthehemi? Kaloresit kane filluar te "shtrojne" rruget per t`a bere udhetimin e tyre me makinat e shtrejta sa me te rehatshem per te shkuar drejt vilave te tyre te "blera"ne Shkembin e Pellumbave, ne Malin e Robit a ne Kalane e Lekuresit.... Ne duam te kthehemi, po ku do kthehemi? Nese Shqiperia eshte i vetmi vend pa metro, vijme ne e i ndertojme metrote ne shtetin tone. Nese ka ullinj per te shkudur e per t`i mbledhur Shqiperia, vijme ne e t`a bejme ate pune ne token tone. Nese ka piata dhe tenxhere ne restorantet shqipetare vijme ne i lajme. Nese shqiperia eshte vertet shtet ligjor demokratik, vijme ne e t`a drejtojme ate, por a do na pranojne valle kaloresit xanxare qe e kane privatizuar edhe drejtimin e Shqiperise e nuk zbresin kollaj mushka ku kane hipur? Ne duam te kthehemi nje dite ne Shqiperi dhe do kthehemi, po kur? As vete nuk e dime.