E enjte, 28.05.2020, 09:07 AM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Leni Nanë Terezën të pushojë në paqe...!

E hene, 14.12.2009, 10:56 PM


LENI NANË TEREZËN TË PUSHOJË NË PAQË ..!

Nga Fritz RADOVANI

    Papa Gjon Pali II, kërkoi Shejtnimin e Nanë Terezës së Kalkutës, pak ditë mbasi Ajo pushoi në Paqë, e Nderueme dhe e mbulueme me Flamurin e Indisë...
    Qeveria shqiptare do me kenë “ma e Krishtenë se Papa”..!  
Pa i hjekë ende një leskër kultit të diktatorit dhe të gjithë pasuesve apo trashigimtarve të tij, që në vitin 1961 akuzonin pikërisht Nanë Terezën Shqiptare të Kalkutës, me epitetët që as sot nuk mund ti shkruej për Te në shkrimin tem, aq sa banale aq të turpëshme për gojën e flliqtë të një qeveritari dhe drejtuesi të shtetit shqiptar, mbasardhësit e tij të sotëm kërkojnë “Eshtnat e Saja, me u preh n’Atdhe..!”. Dyert e shtetit shqiptar ishin të mbylluna për te si nga Enver Hoxha ashtu edhe nga Ramiz Alia, i cili pat deklarue në vitin 1991 se, “kërkesa për hapje të shtëpijave e saja të bamirësisë asht shkelje ligji” e, nga kush shkelej ligji...? Pikërisht, nga një pasues i denjë i mësuesit të vet që i ka fillue krimet në 1944, me 12.000 kosovarët e premë në besë në Kukës, Tivar e Ulqin dhe, i ka vazhdue me sa e sa vrasje të djemve të rinjë në piramidat kufitare me Pëllumb Pëllumbaj etj. në vitin 1990, me të cilët nuk mjaftohej tue i këputë jetën në lule të rinisë, por edhe donte të kënaqej tue i shetitë në pjacat e qyteteve ndër kamjona të lidhun me tela me ferra e të shemtuem në fëtyrë nga plumbat e këtij krimineli gjakatar. Nuk do të hyj fare me shpjegue veprat antikombëtare të tij në vitin 1967 me të ashtuquejtunin “Revolucion Kultural”, të cilin ky hipokrit e drejtonte në Shkoder, dhe epte udhëzime nga shtëpia e drejtorit Institutit Pedagogjik Mihajl Priftit, sesi me akuzue, me vra dhe me krye vepra tjera kriminale kundër Klerit Katolik Shqiptar, tue arrijtë me pushkatue Priftin e Kosovës Martire, Don Shtjefën Kurtin vetëm e vetëm se “kishte Pagëzue një fëmijë...”e, prap, i pangopun arrinë me ndertue mu në zemër të qytetit të Shkodres fëtyren e vet amorale “Muzeun Ateist”... i Shqipnisë “Ateiste”..!
    Në vitin 1985, dy javë mbas Ditës së Lumnueshme të Popullit të Shkodres, dhe mbarë Shqipnisë 11 Prillit, vjen po në Shkoder, ky Ramiz Ali dhe jep udhëzime për terror e vrasje:
Në një mbledhje “sekrete” në Komitetin e Partisë së Rrethit me 7 sekretarë Partie të ndërmarrjëve të Shkodres ka porositë: “… Shoku Enver na la... duhet të jemi më vigjilentë se kurrë mbasi armiqtë e Partisë do të punojnë për të prishë unitetin tonë. Ata në këtë kohe, si gjithënjë, do  kërkojnë për të gjetë mundësinë për të realizuar qëllimet e tyre të këqija ndaj Partisë... Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë... por, kudo.., që të vëreni një çfaqje të vogël mos prisni, por sinjalizoni Partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit!... ” (Prill 1985).
    Gati dy vjet mbas shembjes së Murit Berlinit, asht prap ky kasap që vret me 2 Prill 1991, Martirin Arben Broci me shokë, tue la me gjakun e Rinësë Shkodrane, Sheshin e Shkodres para komitetitit PPSH, vetëm  me zhdukë çdo thirrje për Demokraci...
    Atëherë, si mendohet me u ba nesër “rivorrimi i Nanë Terezëz”, kur Presidenti B.Topi nuk ka as dy jave që asht fotografue me paraardhësin e vet pikërisht, pranë këtij Ramiz Ali e, tash do me u fotografue edhe pranë Nanë Terezës..?!
    Qeveria shqiptare ma parë të bajnë rivorrimin e thesit me Eshtnat e At Fishtës, Dedë Gjo’Lulit, At Mati Prennushit, e mijra e mijra Martirve të vramë nga këta diktatorë terroristë, të cilve, paturpësisht u jep edhe shpërblime mijra euro për krimet e kryeme...në vend të prangave!
    Pak kohë ma parë kam lexue një tregim të shkruem me pseudonimin Y (D. L. Shantoja), i cili shpjegon se, atëherë, kur e ka shkrue, nuk e dinte a asht ndollje e vërtetë apo përrallë...:
    “Ujët e budallës...
    Motit në një qytet kishte kalue shumë kohë pa ra shi e thatësina e madhe kishte kapë atë vend. Astronomët e atëhershëm çonin papushue turbinat e veta ka qielli për me mujtë me lexue në shkelqimin e yjëve ndonjë shenj shiu të afërm. Mbas sa vrojtimesh e studimesh të bame, kishin mujtë me lajmue popullin se shi do të binte, por kush të pinte nga ai ujë do ti lonte mendja e kokës...
Si me ia ba..? Me luejt mendsh të gjithë njëheri ishte një punë e pabukur dhe e damëshme. Menduen me i nda në vedi disa njerëz ma në shenjë e të dashtun dhe me i rezervue atyne atë pak ujë që kishte teprue. Në atë qytet njerëzit ma në shenjë e të dashtun për popullin e tyne ishin njerëzit e Qeverisë, kështu, populli mbushi fuqia, vozga e mastela me ujë e ia çoi përsonelit qeveritar...
Qielli u vra. Re të zeza e mbulojnë anë e kand; ndigjohet krizma e bumbullimës, shiu nisi me cikrrue e, në fund një shtërgatë e madhe bie me furi mbi atë qytet. Mbas pak orësh mbushën pusa e vija e, populli i etshëm vrapon pa farë kujdesi me pi nga ai ujë. Por qe! Parafolja e astronomve po vërtetohët! Nuk mbet kush pa pi nga ai ujë përveç përsonelit qeveritar por, as nuk mbet kush pa luejtë mendsh...
Qyteti u ndrrue menjëherë në një çmendi! Kur qeveritarët dolën nga zyret e veta dhe shikuen gjithë popullin tue dhanë shenja marrije dhe po konstatonin se vetëm ata kishin mbetë të urtë, nuk kishin çka të banin me një popull të dalun mendësh, atëherë, thanë: “A e bajmë një gja..? A pimë edhe na nga ai ujë i shiut që ra sot? Nuk kemi si rrimë kështu! Të marrët janë ba shumicë...e, shumica, na e dimë, se fiton gjithmonë! Po, bahemi pra, edhe na me ta..!”
Si thanë ashtu vepruen...Edhe Qeveria, piu nga ai ujë dhe Qeverisë mbarë i pat luejtë çëkerku...
Përralla në Lesh, shëndetja prej nesh..!
Ndiç, po, due me thanë...”

    Edhe, unë,  mbas 86 vjetësh që asht shkrue ky tregim... po, sot..., i vërtetë...
    “Ndiç, po, due me thanë..!”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora