E enjte, 26.11.2020, 01:01 AM (GMT)

Editorial

Camet: Perdoremi nga qeveria per pazare politike

E diele, 07.10.2007, 05:01 PM


Nga Luljeta Ndoka

“Ceshtja came eshte perdorur per pazare politike me qellim krijimin e nje stabiliteti midis Greqise dhe Shqiperise”. Ka qene kjo deklarata e djeshme e kryetarit te shoqates “Cameria”, Ardian Tano, bere gjate kongresit te Partise Demokratike per Integrim. Ai ka bere thirrje per kthimin e pronave te tyre dhe ka akuzuar qeverine, se po i neglizhon me ndergjegje. Sipas kryetarit Tano, shqiptaret e Camerise jane minoritet ne Greqi, por nje minoritet qe nuk i ka gezuar asnjehere te drejtat e tyre. “Edhe ne kohen kur kane jetuar ne Greqi ne vitet 1912 -1945 ata kane qene gjithnje te diskriminuar. Nuk u lejohej qe te mesonin gjuhen shqipe, te perdornin flamurin e tyre, ndersa ka dhe shume te drejta te tjera, qe u jane mohuar”, vuri ne dukje ai. Sipas kreut te shoqates “Cameria”, ceshtja came ka paresore kthimin e cameve ne tokat e tyre, te drejten e prones dhe te gjitha te drejtat e tjera, qe burojne nga karta e te drejtave te njeriut per minoritetet ne bote.

Ceshtja came, sipas anetareve te shoqates, kerkon ne radhe te pare nje trajtim politik, sepse camet jane perzene nga trojet e tyre me orientim te qarte politik. “Shoqeria jone ka ndermarre te gjitha veprimtarite e domosdoshme per te zgjidhur kete ceshtje duke aktivizuar te gjithe komunitetin dhe duke synuar qe te beje pjese te kesaj ceshtjeje te gjithe spektrin e politikes. Per hir te se vertetes na duhet te pranojme se nuk e kane luajtur rolin e tyre. Ne marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise, pala jone nuk eshte treguar aspak dinjitoze”, ka nxjerre si perfundim kryetari i shoqates. Ne fakt, sipas tij, ceshtja came mbetet nje nga pikat kyce, qe mban pezull marredheniet midis ketyre dy vendeve dhe ngre krye sa here qe te diskutohen marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise. “Keto dy vende nuk mund te kene marredhenie te sinqerta, nese nuk zgjidhet kjo ceshtje”, eshte shprehur Tano, duke bere edhe nje here thirrje per bisedime.

Gjate kongresit te djeshem, pjesemarresit deklaruan se greket tregohen shume agresive, sa here bie fjala per ceshtjen came. Perballe ketij problemi, sipas tyre, duhet patjeter qe pala shqiptare te beje te pamunduren per te ngritur zerin per ceshtjen came. “Edhe kur pala shqiptare e ka bere dicka te tille, kemi pare nje reagim shume te ashper te pales greke duke kercenuar dhe me kthimin e emigranteve”, u shpreh kreu i shoqates “Cameria”. Nje tjeter menyre qe, sipas tij, ka zgjedhur shteti grek per te bere presion eshte mosfirmosja ende e Marreveshjes se Asocim-Stabilizimit, e cila po e mban Shqiperine peng duke i penguar hyrjen ne Bashkimin Evropian. “Eshte shume e sigurt, qe nuk mund te kete marredhenie te mira mes Shqiperise dhe Greqise, nese nuk zgjidhet ceshtja came. Sepse Cameria do te jete gjithnje si nje hije mes ketyre marredhenieve, qe nuk mund te quhen te mira, per hir te se vertetes”, ka perfunduar Ardian Tano.

Kerkesat e cameve:

Kthimi ne tokat e tyre

E drejta e prones

Te gjitha te drejtat e tjera qe burojne nga karta e te drejtave te njeriut per minoritetet



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora